Tag: hungari

  • Begaj vizitë zyrtare në Hungari/ Takime me Sulyok dhe Orban, në fokus anëtarësimi në BE

    Begaj vizitë zyrtare në Hungari/ Takime me Sulyok dhe Orban, në fokus anëtarësimi në BE

    Presidenti Bajram Begaj, do të niset sot për një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij, presidentit hungarez, Tamás Sulyok.
    Kjo vizitë synon të forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunim për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunim për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO.
    Agjenda e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron parashikon takime të veçanta me Presidentin Sulyok, me Kryeministrit Viktor Orban, si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér.
    Pjesë e agjendës së kësaj vizite është edhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari.
     

  • Atletja e talentuar Juri Hoxha me 7 shtator konkuron në Hungari për garën 21 kilometra

    Atletja e talentuar Juri Hoxha me 7 shtator konkuron në Hungari për garën 21 kilometra

    E talentuara Juri Hoxha, atletja e njohur shqiptare për gara të gjata, këtë herë do konkuroj në Hungari. Gara do jetë me 7 shtator në Budapest. Juri Hoxha e nis sezonin e ri me objektiva te reja, ajo mbetet sfidante me kohën. Në Hungari garon për një kauzë: për personat me aftesi ndryshe dhe për shendetin mendor.
    Gara do të jetë 21 kilometra.

  • Bitri i jep drejtim të ardhmes, nënshkruan në Hungari

    Bitri i jep drejtim të ardhmes, nënshkruan në Hungari

    Eneo Bitri i ka dhënë drejtim të ardhmes, teksa ka firmosur në Hungari me skuadrën e Nyíregyháza Spartacus.
    Bitri ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

    “E njoh ekipin, vitin e kaluar munda ta përjetoja nga afër se si tifozët krijojnë një atmosferë fantastike në stadium. Doja një sfidë të re dhe jam i lumtur që Nyíregyháza më kontaktoi.
    Jemi ende në fillim të sezonit, e di që kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, skuadra përbëhet nga futbollistë të mirë dhe duhet të përparojmë hap pas hapi, por jam i sigurt se do të kemi sukses. Tashmë kam takuar disa nga lojtarët, përshtypjet e para janë pozitive dhe do të doja që ta arrinim qëllimin e vendosur së bashku” – tha Eneo Bitri.

  • Fitorja në Hungari, Markez thyen rekordin historik

    Fitorja në Hungari, Markez thyen rekordin historik

    MM93 vazhdoi marshimin e tij triumfues duke fituar jo vetëm garën Sprint por dhe të dielën Çmimin e Madh të Hungarisë.

    Me këtë sukses, piloti i Ducati arriti fitoren e tij të shtatë radhazi në MotoGP, të dhjetën e sezonit në 14 gara, dhe konsolidoi një epërsi prej 175 pikësh në renditje ndaj ndjekësit më të afërt.

    Në fakt kjo është diferenca më e madhe e regjistruar ndonjëherë pas 14 garave të zhvilluara të Çmimit të Madh në historinë e garës mbi motorrë të nivelit superior.

    Vazhdo leximin

  • Markez absolut, pas pak Gara Sprint e Hungarisë

    Markez absolut, pas pak Gara Sprint e Hungarisë

    102 pole position në karrierë dhe i 8-ti në 2025 për Mark Markez

    Piloti spanjoll Mark Markez me Ducati numër 93, shkëlqen në pistën Balaton në Hungari në MotoGP. Udhëeqësi absolut i këtij botërori ishte i saktë në këtë pistë, duke luajtur me sa duket një sport të ndryshëm krahasuar me rivalët e tij. Me këtë pozicion të parë të fituar në Hungari, Markez arrin në polin e 74-të në MotoGP.

    Pas tij Marko Bexeki me Aprilia-n e tij në vendin e dytë pavarësisht ndërsa në të tretin Fabio Di Xhanantonio i rikthyer në nivele pretendimi. Performancë negative për Françesko banjaia me Ducati por dhe Aleks Markez

    Gara tjetër e MotoGP është planifikuar për sot pasdite, me garën e sprintit që fillon në orën 15:00.

    Vazhdo leximin

  • Ekipi i zemrës në Hungari, ata përfunduan në Ishujt Faroe. Çmenduria e kushtueshme e familjes tifoze spanjolle

    Ekipi i zemrës në Hungari, ata përfunduan në Ishujt Faroe. Çmenduria e kushtueshme e familjes tifoze spanjolle

    Raundi preliminator i “Conference League” ka sjellë një nga historitë më kurioze të sezonit për një familje tifozësh të Rayo Vallecano. Álvaro García dhe prindërit e tij, Eufemio Vicente García (Ufe) dhe María Luisa Muñoz (Marisa), vendosën të udhëtonin drejt Ishujve Faroe, të bindur se aty Rayo do të përballej me Kí Klaksvík.
    Gjithçka nisi pas shortit të 4 gushtit, kur Rayo mësoi se kundërshtari i saj do të dilte nga përballja mes Neman Grodno (Bjellorusi) dhe Kí Klaksvík (Ishujt Faroe). Meqë bjellorusët ishin të detyruar të luanin në Hungari me dyer të mbyllura, e vetmja mundësi për ta parë ndeshjen ishte në Ishujt Faroe.
    Pas fitores 2-0 të Klaksvík në ndeshjen e parë, familja bleu biletat më 7 gusht. Megjithatë, surpriza erdhi kur Neman përmbysi rezultatin dhe u kualifikua me penallti. Pavarësisht zhgënjimit, familja nuk e anuloi udhëtimin dhe më 10 gusht mbërriti në Ishujt Faroe, ku u pritën ngrohtësisht nga vendasit.

    El @RayoVallecano ⚡ finalmente no viajó a las Islas Feroe 🇫🇴 para jugar la @Conf_League en el Estadio Nacional de Tórvøllur frente al @KI_Klaksvik 🔵 pero la franja sí lo hizo ⚪🔴⚪ pic.twitter.com/Y0IW0Ocd4a
    — Alvi ⚡ 100% 🇪🇺 (@alvi7_VK) August 20, 2025

    Vetë administratori i rrjeteve sociale të klubit dhe një trajner i moshave, Høgni, u bënë mikpritësit e tyre, duke iu organizuar edhe një tur në stadium e dyqane. Në shenjë falënderimi, ata dhuruan një fanellë historike të Rayo të sezonit 1999-2000.
    Udhëtimi nuk ishte i lehtë. Fillimisht fluturuan për në Kopenhagë, pastaj në Ishujt Faroe, ndërsa kthimi do të bëhej me ndalesë në Paris. Ata duhej të merrnin me qira edhe një makinë. Shpenzimi total arriti rreth 1.600 euro për person.
    Álvaro tregoi në “El Partidazo de COPE”: “Prindërit dhe unë thamë se do të shkonim patjetër në fazën preliminatore. Pas shortit, zgjodhëm Ishujt Faroe sepse ishin favoritë dhe e dinim që kundër bjellorusëve do të luhej me dyer të mbyllura. Në fillim ishte zhgënjim, por tani po e shijojmë shumë. Madje do t’u dhuroj një fanellë të Rayo”.
    Edhe babai i tij shtoi për kostot: “Vetëm fluturimet na kanë kushtuar 2.700 euro (900 secili), apartamenti 1.300 euro për 6 ditë dhe makina e marrë me qira 700 euro”. Pra, në total, aventura e tyre kushtoi rreth 4.700 euro.

  • Egnatia pret humbësin e Dinamo-Ludogorets, sonte në Hungari…

    Egnatia pret humbësin e Dinamo-Ludogorets, sonte në Hungari…

    Liga e Kampionëve luan sot ndeshje të tjera në kuadër të turit të parë të kompeticionit madhor të UEFA-s.

    Në orën 20:45 Linfild e Irlandës së Veriut do të presë Shelburn të Irlandës si dhe Dinamo Minsk e Bjellorusisë përballet në Hungari me Ludogoretsin nga Bullgaria.

    Te të dyja duelet skuadrat udhëtuese nisen nga fitorja në të vajtjes me shifrat 1-0. Interesant fakti që humbsja e çiftit Dinamo Minsk-Ludogorets do të takohet në Conference, turi i dytë, me Egnatian e eleminuar turpshëm mbrëmë në Islandë nga Breidablik 5-0 (5-1 në dy takime).

    Vazhdo leximin

  • Aksident i rëndë në kufirin Serbi-Hungari! Humb jetën shtetasi nga Maqedonia e Veriut

    Aksident i rëndë në kufirin Serbi-Hungari! Humb jetën shtetasi nga Maqedonia e Veriut

    Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në mëngjes rreth orës 05:15 pranë Horgoshit, në autostradën afër kufirit Serbi–Hungari.

    Një makinë me targa të Maqedonisë së Veriut, tipi “KIA”, doli nga rruga dhe u përmbys pranë vendbanimit Vishnjevac. Si pasojë, një pasagjer 39-vjeçar me inicialet N.A. humbi jetën në vendngjarje.

    Shoferi A.A., 60 vjeç, u plagos rëndë dhe u dërgua në spitalin e Suboticës për trajtim mjekësor. Mediat serbe raportojnë se ndaj shoferit pritet të ngrihet kallëzim penal për shkelje të rëndë të sigurisë në komunikacion.

    Ngjarja ndodhi mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

  • Rrëfehet Ilir Meta: Miqtë e huaj më ofruan azil politik në një vend të BE, ja pse refuzova

    Rrëfehet Ilir Meta: Miqtë e huaj më ofruan azil politik në një vend të BE, ja pse refuzova

    President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej disa muajsh ndodhet në qeli me vendim të GJKKO-së, është shprehur dje se miqtë e tij të huaj i kishin ofruar edhe azil politik në vende të BE dhe NATO-s, por ai kishte refuzuar. Por kjo deklaratë e Metës ka faktuar atë që gazeta “SOT”, paralajmëroi dy vite më parë (13 nëntor 2023) me titull: “Zbardhen prapaskenat pse Ilir Meta nuk mund të marrë azil politik në Hungari, ja arsyet pse Orban nuk i hap dyert ish-presidentit duke mos përsëritur rastin “Gruevski”. Ndërkohë ish-presidenti Meta në një intervistë për “Syri” shprehet se për arrestimin e kishin paralajmëruar miq të huaj.
    “Në 21 Tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Sali Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta. Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik. Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat. Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin. Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO. I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo.
    Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot. Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve. Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj. Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur”, deklaroi Meta.

  • Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Hungari, zbulohet agjenda

    Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Hungari, zbulohet agjenda

    Osmani, gjatë vizitës në Hungari, do të pritet gjithashtu nga Laszlo Kover, kryeparlamentarit të Hungarisë. Në kuadër të kësaj vizite, Vjosa Osmani do të zhvillojë takime edhe me oda ekonomike në Hungari.Në kuadër të agjendës.
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të presidentit hungarez, Tamas Sulyok. Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest.
    Osmani po ashtu do t’i drejtohet studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd me një ligjëratë dhe diskutim me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”, ku do të shpalosë prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë integrimin euroatlantik.