Kim Kardashian ka folur me sinqeritet për përkushtimin e saj në ndjekjen e karrierës juridike, teksa në episodin e ri të The Kardashians, të transmetuar të enjten, 11 dhjetor, u organizua një festë surprizë për të shënuar diplomimin e saj nga shkolla e ligjit pas gjashtë vitesh studimi. Mes të ftuarve ishte edhe analisti politik dhe avokati Van Jones, personi që e kishte inkurajuar Kim-in të ndiqte këtë program.
Në një rrëfim personal, 45-vjeçarja tregoi: “E gjithë kjo rrugëtim kërkoi një ekip. Gjithçka filloi me Van Jones, i cili më rekomandoi këtë program.”
Gjatë fjalimit të tij, Jones e quajti hyrjen e Kardashian në botën e drejtësisë penale “një mrekulli”, duke theksuar se ajo solli vëmendjen e publikut në një fushë të vështirë dhe shpesh të nënvlerësuar. Ai shtoi me humor se, edhe pse disa njerëz e akuzuan nismën si një “stunt publicitar ”, askush nuk do të shpenzonte gjashtë vite thjesht për publicitet.
Megjithatë, Kardashian e mori komentimin me sportivitet. “Ky njeri nuk më njeh,” tha ajo me shaka. “Kim K. do të merrte gjashtë vite për një stunt publicitar… do të ishte stunt-i më i zgjuar ndonjëherë!” Ajo sqaroi se ndonëse e tha me humor, motivi i saj për të hyrë në juridik ishte i vërtetë dhe i sinqertë.
Kardashian dhe Jones kanë punuar së bashku në reforma të drejtësisë penale, bashkëpunim që dikur solli edhe thashetheme për një lidhje mes tyre, diçka që të dy e mohuan publikisht dhe me humor.
Pavarësisht diplomimit, Kardashian konfirmoi në nëntor se nuk e kaloi provimin e Kolegjit të Avokatëve të Kalifornisë, por mbetet e vendosur ta provojë sërish.
Tag: humor
-

Kim Kardashian, diplomim mes shakasë dhe kritikave: “Nuk e bëra për publicitet”
-

Raporton problemet e Lushnjes/ Korreshi me ironi: O deputet na duhen bote, ka vajt m*** në gju! Shalsi: Bëj humor dhe me gjendjen ku jeni katandis
Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi nga foltorja, është ndalur te problemet që ka zona që ai përfaqëson, e kryesisht më përmbytjet javët e fundit.
Mes ironisë ai ka treguar se Lushnja ka problem me kanalizimet dhe me ujin e pijshëm.
“O zoti kryetar do të kërkoj dhe një herë ndjesë ty se fjalimet e mia nuk flasin për hapje kapitujsh si kolegët e mi…
Më marrin banorët në telefon dhe më thonë deputet më duhen dy bote për të thith pusetat se ka vajt m*ti në gju, në Lushnjë në qendër ndodh kjo. Si do ia bëjmë? Bora zbardhi tej për tej fusha edhe male, viti i ri do të na gjejë duke dhjerë në hale… nga uji i pijshëm”, tha ai.
Korreshit i është përgjigjur deputeti i PS Eduard Shalsi, i cili duke i vlerësuar humorin, i tha që ta përdorë duke bërë humor edhe për gjendjen që është sot opozita.
“Saimiri njihet për humorin e tij, dhe pas Agronit, humori i të cilit është me shkrim, vjen ti. Por do të bëj një sugjerim, mund të bësh pak humor dhe me gjendjen ku jeni katandis tani”, tha Shalsi.
“Për sugjerimin që më dhe, nuk kam gjet deri tani asnjë që të vjedhë më shumë sesa ju”, iu përgjigj Korreshi.
-

Përse Robert Berisha i dhuroi Nora Istrefit unazën me diamant?
Një nga marrëdhëniet më të komentuar në skenën muzikore shqiptare është padyshim ajo mes Nora Istrefit dhe ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Edhe pse secili ka vijuar jetën e tij pas ndarjes, dyshja vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes sa herë që shfaqen bashkë në publik dhe kësaj here, një gjest i thjeshtë, por domethënës, e riktheu diskutimin mbi dinamikën e tyre.
Gjatë një mbrëmjeje televizive ku e shkuara dhe e tashmja u përplasën në një mënyrë krejt të natyrshme, Nora Istrefi ishte e ftuara e radhës në emisionin e Robert Berishës. Takimi i tyre, i qetë dhe pa të papritura, u shndërrua shpejt në një atmosferë emocionale falë sinqeritetit dhe humorit që i karakterizon të dy.
Nora foli për sfidat personale që nga mosha 22-vjeçare, periudhë kur karriera e saj sapo po ngjitej, ndërsa paralelisht po përballej me fejesën, martesën dhe më pas mëmësinë. Ajo tregoi se shpesh ishte e pasigurt nëse do të mund të rikthehej në të njëjtin ritëm pune, por pranoi se pavarësisht presioneve, çdo vendim e ka çuar aty ku është sot.
Roberti ndërhyri me humor karakteristik, duke e pyetur me të qeshur: “A ke qenë e martume Nora se nuk e paskan dit?”, duke shkaktuar një moment të lehtë të cilin Nora e ktheu po me humor.
Por momenti që i befasoi të gjithë erdhi kur ai nxori një kuti të vogël me bizhuteri dhe i dhuroi Norës një unazë diamanti që, siç tregoi, e kishte blerë në Shtetet e Bashkuara. Dhurata nuk ishte romantike ishte një premtim për vajzën e tyre, Renee-n.
“Këtë unazë e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha ai, duke e shndërruar objektin në një kujtim familjar që sipas tij duhet të udhëtojë me kohën derisa vajza të rritet.
Nora, e surprizuar, reagoi me falënderim dhe humor: “Paska me u gëzu Renee për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdori pak deri sa të rritet.”
Roberti shtoi se unaza kushtonte rreth 10 mijë dollarë, detaj që e ndau po me humor për të zbutur intensitetin e momentit. -

Rama “shigjeton” me humor ‘burrat ballkanas’, mesazhi i veçantë për Marta Kos
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e Zgjerimit, se BE-ja duhet t’i japë një shans Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike, qoftë edhe pa të drejtë veto dhe vote, që të jenë anëtarë të Unionit dhe t’i shërbejnë Evropës.
Gjatë fjalës së tij, nuk munguan as batutat.
Ai u ndal tek fjalimet e gjata qe bëjnë “burrat ballkanas” në podium, teksa me humor i sugjeroi komisioneres Kos bërjen e një libri.“Dhe për ta mbyllur, e dini se si shkon puna me burrat ballkanas kur marrin fjalën dhe që thonë do e mbyllim, por nuk e mbyllin, por do ta mbyll vërtetë fjalën time, duke i lejuar vetes një kënaqësi të vogël. Do i japë një këshill Marta Kos, teksa ajo po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohet që edhe historia të shkruajë për të në faqet e saj. Ndaj ajo duhet të sigurohet që kur të mbarojë mandati i saj, ajo thjesht do duhet të botojë një libër me titull “Antologjia e plotë e një zgjerimi të bërë nga unë”. Dhe i jap fjalën Martës se në të gjithë lagjen ballkanike që janë dëshmitarë këtu, se do t’i përmbahen me fisnikëri nga pretendimet për të drejtën e autorit për kapitullin e Shqipërisë”, tha Rama.
/vizionplus.tv -

Si e kontrollojnë hormonet jetën tonë trupin, emocionet dhe vendimet që marrim
Ndoshta nuk i shohim, por hormonët janë “dirigjentët” e padukshëm të trupit tonë. Ata vendosin se si ndihemi, sa energji kemi, si reagojmë ndaj stresit, madje edhe kë kujtojmë apo dashurojmë.
Çdo ndryshim i vogël hormonal mund të ndikojë tek humori, pesha, gjumi dhe dëshirat tona më të thella.
Truri dhe hormonet: lidhja që na drejton pa e kuptuarNë tru, hipotalamusi dhe hipofiza janë si qendra kontrolli që dërgojnë sinjale për gjithë trupin. Kur je i stresuar, ato nxisin prodhimin e kortizolit, hormonin e stresit. Ai të ndihmon të përballosh situata të vështira, por kur qëndron i lartë për shumë kohë, sjell lodhje, shtim në peshë dhe ankth. Nga ana tjetër, dopamina dhe serotonina janë “hormonët e lumturisë”. Ato ndikojnë në motivim, humor dhe madje edhe në mënyrën si e shohim botën. Kur janë në ekuilibër, ndihesh i qetë dhe energjik; kur bien, gjithçka duket më e errët.
Hormonet që ndikojnë në trup dhe marrëdhënie
Tek gratë, estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë jo vetëm në ciklin menstrual, por edhe në mënyrën si ndihen gjatë muajit, nga energjia te ndjeshmëria emocionale. Tek burrat, testosteroni është i lidhur me forcën fizike, dëshirën seksuale dhe vetëbesimin. Një ekuilibër i shëndetshëm hormonal përkthehet në humor stabil, oreks normal dhe gjumë të mirë. Ndërsa çrregullimet hormonale shpesh janë arsyeja e padukshme pas lodhjes kronike, shtimit të peshës apo ndryshimeve të papritura në humor.
Si t’i mbajmë në ekuilibër
Gjumi i mirë, aktiviteti fizik, ushqimi me bazë natyrale dhe shmangia e stresit janë “ilaçi” më i thjeshtë për t’i mbajtur hormonet në balancë. Trupi është inteligjent, mjafton t’i japim kushtet e duhura që të rregullojë vetë ekuilibrat e tij. -

Tensione mes Ramës dhe Spajiç/ Kryeministri bën humor për territorin e vogël të Malit të Zi (PAMJET)
Përplasje verbale midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi u panë gjatë një paneli të përbashkët të mbajtur në Chatham House të Londrës, një nga institutet më prestigjioze ndërkombëtare të analizave.
Gjatë këtij takimi, ku u diskutuan çështje të rëndësishme rajonale dhe politike, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri disa komente ironike që duket se shkaktuan tension me homologun e tij malazez, Milojko Spajiç.Rama bëri shaka për madhësinë e Malit të Zi, duke aluduar lehtë me humor për territorin e vogël të këtij vendi, pas deklaratës së Spajiç i cili shprehu mospajtim me disa nga qëndrimet e Ramës. Ky moment duket se krijoi një atmosferë paksa të tensionuar në panel, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.
-

A po ju sjell moti i ftohtë në humor të keq? Ja çfarë po ndodh me trupin dhe mendjen tuaj
Ndërsa temperaturat bien dhe ditët bëhen më të shkurtra, shumë njerëz ndihen më të lodhur, më pa energji dhe shpesh në humor të keq pa ndonjë arsye të qartë. Nëse edhe ju ndiheni kështu, nuk jeni të vetmit dhe shkenca ka një shpjegim të qartë për këtë.
Pse moti i ftohtë ndikon në humor
Kur moti ftohet dhe dielli shihet më rrallë, trupi ynë përjeton ndryshime hormonale që ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen emocionale. Mungesa e dritës diellore ul nivelin e serotoninës, hormonit që ndihmon në ruajtjen e humorit dhe ndjenjës së mirëqenies. Në të njëjtën kohë, rritet melatonina, hormoni që rregullon gjumin, duke na bërë të ndjehemi më të përgjumur dhe më të lodhur gjatë ditës. Kjo përzierje hormonale është arsyeja pse shumë njerëz përjetojnë atë që quhet “depresioni sezonal” ose trishtimi i dimrit, që shfaqet zakonisht në muajt e ftohtë dhe të zymtë
Shenjat që moti po ndikon te ju
Nëse vini re disa nga këto simptoma, ndoshta është koha të kujdeseni pak më shumë për veten:Ndiheni të mërzitur pa ndonjë arsye të veçantë
Keni më pak energji ose përqendrim
Flini më shumë se zakonisht
Humbni interesin për gjërat që më parë ju gëzonin
Keni dëshirë më të shtuar për ushqime të ëmbla apo karbohidrateKëto janë sinjale që trupi juaj po reagon ndaj mungesës së dritës dhe ndryshimit të ritmit ditor.
Si të përmirësoni humorin në ditët e ftohta
Ekspertët sugjerojnë disa mënyra të thjeshta për ta luftuar këtë gjendje:Dilni në dritë natyrale çdo ditë, qoftë edhe për pak minuta.
Lëvizni – aktiviteti fizik stimulon prodhimin e serotoninës.
Mbani një rutinë të qëndrueshme gjumi.
Konsumoni ushqime të pasura me vitamina D dhe omega-3, që ndihmojnë trurin dhe sistemin nervor.
Socializohuni – edhe një kafe me një mik mund të përmirësojë humorin tuaj ndjeshëm.Në disa raste, mjekët mund të rekomandojnë terapi me dritë (light therapy) ose këshillim psikologjik, nëse simptomat vazhdojnë për një periudhë të gjatë.
Moti i ftohtë dhe errësira e dimrit nuk janë vetëm një ndryshim sezoni, por një sfidë biologjike për trupin dhe mendjen. Prandaj, në vend që të ndëshkoni veten për mungesë energjie apo humor të keq, kuptojeni se është një reagim natyral dhe mund të menaxhohet me disa zakone të vogla që sjellin dritë, edhe në ditët më të ngrysura. -

Szczesny: Kthimi im në fushë? Këmbënguli gruaja ime, ndoshta donte të më hiqte qafe…
Wojciech Szczęsny, në një intervistë për “TVP Sport”, rrëfeu me humor arsyet e rikthimit të tij të papritur në fushë, 3 muaj pasi kishte zyrtarizuar “pensionimin”, duke zbuluar se vendimin për të nënshkruar me Barcelonën e nxiti kryesisht gruaja e tij: “Akoma nuk e di nëse gruaja e bëri sepse e pa si një mundësi të madhe për mua, apo thjesht donte të lirohej nga unë në shtëpi…”
Pas tërheqjes nga futbolli, Szczęsny po përqendrohej te familja. Si baba i dy fëmijëve, Liam dhe Noelia, ai tha: “Të jesh baba është sfida më e vështirë, por edhe më e bukura që kam përjetuar. Nuk e di sa mirë po ia dal, duhet të pyesni gruan dhe fëmijët, por kjo është ‘ndeshja’ që më sjell më shumë kënaqësi”.
Megjithatë, ishte gruaja e tij Marina që e shtyu të rikthehej: “Nuk doja më të luaja, po përgatitesha të isha baba me kohë të plotë. Marina insistoi. Në fund ia doli, jam shumë mirënjohës ndaj saj”. Me humor dhe përzemërsi, Szczęsny tregoi anën më personale të rikthimit, që surprizoi shumë, por tani e gjen veten duke mbrojtur portën e Barcelonës me të njëjtin pasion dhe vendosmëri si gjithmonë. -

Na ishte dikur/ Estrada e Shkodrës- e shkatërruan atë që na argëtonte në kohët më të vështira
Duket sikur “Estrada e Shkodrës” ka marrë jetë nga vitet 1950 dhe sidomos në vitin 1954 me tashmë titullimin e ri “Estrada në Penxhere” që u luajt te ish-kinemaja verore, për herë të parë.
Po ashtu dhe modeli profesionist i saj bashkuar si fillim humori ndryshe – e vitit 1958 me regjisorin e parë Paulin Sekuj!
Por ky duket të ishte fillimi profesionist dhe tashmë rruga e gjatë deri në ditët tona, me të cilën na është mësuar dhe goja duke i thënë – Estrada!
Po pra po – diçka që të bën të qeshësh, të argëtohesh, humor, barsoleta, skeçe, këngë, një shou i asaj kohe madhështor sa nuk ka më, që sot (të ngjashmit) dhe pse duken modernë nuk bëjnë asgjë tjetër, por e “imitojnë”!
Duket sikur “Portokallia” moderne që është një imitim i dikur shou-t të Pipo Frankos është ndryshe, kur në fakt është vazhdim i Estradës së famshme në vitet e diktaturës! Po pra skeçe, batuta, këngë, valle, monologje, prezantues, pantonima, imitime, orkestër, regji, skena! Pse çfarë kishte ndryshe – Estrada Profesioniste jo vetëm në Shkodër, por dhe Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë, Durrës, Lushnje dhe Sarandë po të doni!
Gjithçka e vijon kjo pra dhe ka trashëgimi, por ka dhe diçka kur nuk duan trashëgimi – se e “vdesin” një gjallesë artistike humori, krijimtarie, muzike, arti, skenografie, shfaqje apo shou që i thonë sot padrejtësisht!
Ka një ndryshim nga Estrada te Portokallia dhe ky ndryshim është se Estrada vdiq ose u zhduk nga bashkitë dhe njerëzit e tyre, kurse Portokallia u ngrit dhe mbahet nga privati dhe televizioni!
Dallime të tjera nuk ka, sepse çdo vijim në kohë sjell ide dhe mënyra të reja prezantimi dhe arritjeje! Dakord!
Nëqoftëse i kanë vdekur estradat në qytetet e tjera të Shqipërisë dhe mund të quhet faj i madh, në Shkodër fundi i saj është krim!
Në vendin e humorit, barsoletës dhe batutës, tashmë me aktorët e jashtëzakonshëm në moshë – po shuhet plotësisht Estrada! Pse? Po historia tregoi se talentet e humorit në kohën e para çlirimit erdhën nga zanatçinjtë dhe dugajxhinjtë, por dhe sistemi i punës artizanale e cila projektohej në humor!
Mbas çlirimit, nga talentet që dilnin nga ndërmarrjet dhe kolektivat që cilat kishin mijëra talente shkodrane në estradat e tyre amatore! Krijimi i Estradës Profesioniste dhe qindra e qindra shfaqjeve, por dhe shumë premiera të tyre janë frut i një pune kolosale, por e talenteve të dala kryesisht jo nga shkolla, por jeta, Shkodra, humori shkodran.
Nuk ishin vetëm aktorët e mëdhenj të humorit duke filluar nga Tano Banushi dhe vazhduar te të mëdhenjtë që tashmë o kanë dalë në pension ose po dalin me radhë dhe që në fund kanë mbetur shumë pak!
Me cilën shkollë arti ose teatrimi u zëvendësua Tano Banushi, po Paulin Preka, po Zef Deda, po Besnik Çinari, po Zyli Miloti, po Drande Xhaji, po Katrina Biga që u largua që në fillim, po shumë të tjerë jo të Estradës Profesioniste si Gjosho Vasia e Gëzim Kruja, por dhe Sandër Ruçi?!
Kush ishte pra ajo shkolla e artit që ka zëvendësuar këta gjigandë të humorit, por absolutisht të Estradës fantastike të Shkodrës?! Askush, dhe sigurisht ka një arsye përveç se janë gjigandë në talent?!
Administrimi i Bashkisë së Shkodrës u lavdërua me këta gjigandë dhe po ashtu dhe me aktorët e teatrit të dramës –i ka shfrytëzuar për të gjitha evenimentet kryesisht politike dhe frymëzimet e kësaj natyre deri në përgjithësimin e artit demokratik si dikur artit socialist! “Mos o zot ma keq” – po po dhe sa i ka paguar?!
Në socializëm kanë marrë rroga akademikësh në demokracinë e 26 viteve rroga urie! Sot talentet e jashtëzakonshëm të lojës së humorit nuk arrijnë të marrin në muaj më tepër se sa 250 euro si me shkollë dhe si pa shkollë!
Po pra vetëm (më pak) 250 euro rroga “e bukur” e të jashtëzakonshmëve pa shkollë teatri dhe të lartë, për të shkatërruar me dashje Estradën!
Jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë, megjithatë unë them se krimi është bërë në Shkodër sepse aty ka lindur si Estrada e vërtetë dikur dhe në komunizëm! Të gjitha Bashkitë e Shkodrës deri më sot nuk morën një herë parasysh se “Estrada e Shkodrës” është kolonë vertebrale e qytetit ashtu si dhe “Teatri i Dramës”!
Në fakt e ndërruan emrin nga “Estrada Profesioniste” në “Teatrin e Komedisë”, por kjo është një tipike e kohës me “antikomunizëm” dhe hajde se po e justifikojmë se nuk bën ndonjë gjë të madhe – por dhe teatri i komedisë së administrimit prej 26 vitesh nga po e njëjta forcë politike në Shkodër, po shuhet!
Nuk po ripërtërihet dhe nuk janë në gjendje të kenë emra të lartë të komedisë dhe shou-t humoristik! Janë të gjithë në moshë dhe kanë dalë në pension me sasi lekësh qesharakë deri në krim!
Nuk janë të zot për të bërë “me qeshë” më në Shkodër, sepse nuk kanë as kush ju shkruan pjesë, dhe rregullon skenar dhe ato që janë – preferencat partiake dhe nganjëherë “ashtu si kot” religjionare, nuk të lënë në Teatrin Migjeni!
Bashkia e Shkodrës, prej vitesh shkatërron fonde për futbollin si në “bingo” por sigurisht ul pagat për punonjësit e artit dhe kulturës (kur ja shton dhe shteti që në fakt jua jep) dhe trajton aktorët si të ishin pastruese shkolle – gjithë nderimin dhe pastruesve të shkollave!
Sot “Estrada Profesioniste” në Shkodër “ka vdekur” dhe unë e di se ajo “ka vdekur” që para disa vitesh, por ajo po vdes dhe duke dalë në pension dhe figurat e fundit të mëdha të saj!
Ato figura që kanë bërë dhe bëjnë të qeshin miliona shqiptarë në të gjithë botën! Estradën e Shkodrës e “vdiqën”, sepse kishin idenë se ishte komuniste dhe ishte e ideologjizuar, por dhe se “nuk asht e jona”!
E “vdiqën”, më tepër atë se “Teatrin e Dramës” i cili dhe mund të transformohej më kollaj (për llogari të njerëzve që bëjnë politika idiote mbi bazë inatin) dhe mban (suporton) dhe jo talente brenda!
Por humor dhe për “me ba me qeshë” nuk mund të pranohen njerëz që kanë diplomë dhe nuk të prodhojnë humor! Pastaj duke i keqpaguar dhe keqtrajtuar, askush nuk do t’i afrohej dhe nga talentet e rinj, sepse nuk do të mbanin veten me “bukë thatë” dhe jo më të krijonin familje!
Si mund të mbajë familje një talent në humor dhe “Teatrin e Komedisë” me 280.000 lekë të vjetra të paguara deri vonë?! Po po – as treqind mijë! Shumë shpejt kriza e aktorëve të dramës do të shfaqet dhunshëm, sepse askush nuk do qëndrojë me të tillë trajtim!
Kishte mundësi bashkia të ndërronte shikim, të ndërronte strategji – ti nxirrte aktorët dhe Estradën në kapitalizëm, në demokraci, por askush prej drejtuesve jo kaq shumë të ditur, se sa armiq, nuk veproi në kuadrin lokal!
Kishin mundësi të paguanin me projekte, kishin mundësi të transformonin administrimin vendor të Estradës dhe Teatrit apo dhe punonjësve të shërbimit – por asnjëherë nuk e bënë!
Kishin mundësi të vendosnin një taksë shtesë (të gjithë do të paguanin në përgjithësi) apo të shfrytëzonin buxhete të mirë kontrolluar për të shpalosur strategji të reja menaxhimi – por asnjë herë nuk e morën seriozisht, sepse dikujt nuk i ka dalë inati i madh me talentet e mëdha, të dala padyshim në kohën e vështirë të diktaturës!
Ndërkohë që shpartalluan Estradën dhe po i shkojnë deri në fund Teatrit – nuk ndërtuan “Estradën e Re dhe Teatrin e Ri” që të ballafaqohej me tregun, por dhe të ruante vlerat e trashëgimisë së lartë nga koha e kaluar!
Nuk prodhuan dhe nuk nxorën asnjë talent të ri humori dhe ata që shkëlqejnë disi, ikin në Tiranë, se aty paguajnë 200 euro më shumë ose dhe akoma më shumë!
Pushteti vendor njëngjyrësh në Shkodër prej tre dekadave, padyshim fajtor i madh i strategjive të munguara dhe qëllimeve të këqija – ka shkatërruar trashëgiminë artistike dhe sportive në Shkodër. Por për këtë të fundit, jam i detyruar të bëj një shkrim tjetër!/Besi Bekteshi-(ekskluzive.al)
ObserverKult
Lexo edhe:
“O NATË E KOBSHME! NATË TRI HERË MIZORE”… POEZIA QË SHPREH DËSHPËRIMIN E GJERGJ FISHTËS
