Tag: humbjen

  • Maresca justifikon humbjen: Në pjesën e dytë humbëm kontrollin, në Champions objektivi mbetet kualifikimi

    Maresca justifikon humbjen: Në pjesën e dytë humbëm kontrollin, në Champions objektivi mbetet kualifikimi

    Tjetër rezultat zhgënjyes për Chelsea, që dje u mund 2-1 në Bergamo nga Atalanta, në ndeshje e raundit të gjashtë të Champions League. Italianët përmbysën disavantazhin që Chelsea kishte pas pjesës së parë.
    “Atalanta ka bërë të njëjtat gjëra dhe i bën shumë mirë për tetë ose nëntë vjet. Ata përpiqen të jenë agresivë, kanë ide të qarta kur kanë topin, por ne nuk kishim vuajtur aq shumë deri në barazimin 1-1“, tha Enzo Maresca, trajneri i Chelsea, që e justifikoi kështu humbjen.
    “Pas barazimit dinamika e ndeshjes ndryshoi, por pas kësaj patëm disa raste për ta bërë rezultatin 2-2. Është një moment kur gjërat po shkojnë në atë drejtim“, shtoi trajneri italian i londinezëve.
    “Në pjesën e parë shënuam, por në pjesën e dytë humbëm kontrollin e lojës dhe pësuam golin e barazimit, por patëm më shumë raste. Dy gola të lehtë që mund dhe duhej t’i kishim shmangur“, shpjegoi Maresca.
    Lidhur me zëvendësimet, ai shtoi: “Chalobah, Pedro Neto dhe Fernandez u zëvendësuan për shkak të gjendjes fizike. Fofana kishte një problem me sytë. Formacioni titullar ishte thuajse i njëjtë me atë që luajti kundër Tottenham, Barcelonës, Wolverhampton dhe Arsenal“.
    Duke folur për objektivin në Champions, ai tha: “Ato nuk ndryshojnë. Me dy fitore, mund të jemi në tetë të parat, përndryshe do të luajmë për playoff. Tani duhet të kthehemi te fitoret sa më shpejt të jetë e mundur”.

  • Sheila Haxhiraj rrëfen mes lotësh humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

    Sheila Haxhiraj rrëfen mes lotësh humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Luftëtari pëson humbjen e tretë radhazi

    Luftëtari pëson humbjen e tretë radhazi

    Luftëtari pësoi sot humbjen e tretë radhazi. Në përballjen me Lushnjen në fushën e vet, ekipi i Gjirokastrës doli me rezultatin 1 me 2.
    Golat për Lushnjën u shënuan nga Salvatore Ribaudo në minutën 18’ dhe Marjus Korreshi në minutën 29’. Për Luftëtarin ngushtoi diferencën në 71’ Kalonji Nyanguila.
    Në minutat e para Lushnja arriti të dominonte dhe mbylli pjesën e parë me epërsi 0-2. Luftëtari tentoi rikthimin në pjesën e dytë, por vetëm arriti të shënojë një gol — nuk mjaftoi për barazim.
    Me trajnerin e ri Bledar Devolli, Luftëtari s’ka arritur ende të marrë një fitore. Kujtojmë që ai humbi në debutimin e tij me Apolloninë, më pas me Burrelin dhe sot me Lushnjen.

  • Roma fillon rrëshqitjen, Cagliari i shkakton humbjen e dytë rresht (video)

    Roma fillon rrëshqitjen, Cagliari i shkakton humbjen e dytë rresht (video)

    7 Dhjetor 2025

    16:56

    Telesport

    Pas humbjes 0-1 ndaj Napoli-t fundjavën e kaluar, Roma ka pësuar sot humbjen e dytë rresht, duke u mundur 1-0 nga Cagliari. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë. Zeki Celik ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli ndaj Folorunsho. Fillimisht u dyshua se ndërhyrja ishte brenda zonës dhe arbitri dha penallti. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekrah dhe ndërhyrja ishte në kufijtë e zonës së rreptësisë. Vetëm karton i kuq për mbrojtëisn turk të Romës.
    Ndërkohë në minutën e 82-të, pas një veprimi të bukur në zonë, Gianluca Gaetano gjen rrjetën dhe i jep Cagliari-t avantazhin e shumëkërkuar. Rezultati final 1-0. Pas kësaj fitoreje, Cagliari ngjitet në vendin e 14-të me 14 pikë, Roma mbetet në vendin e 4-të me 27 pikë.
    SHIKOGOLIN

  • Tragjedi brenda një familjeje, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

    Tragjedi brenda një familjeje, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

    Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarëve brenda vetëm një dite.
    I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për vdekjen e të atit e dha i biri, Besniku, i cili një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor. Askush nuk e kishte menduar se brenda 24 orëve, të njëjtët njerëz do të duhej të njoftonin edhe vdekjen e tij, duke e kthyer dhimbjen e familjes Qokaj në një tragjedi të dyfishtë që ka tronditur mbarë komunitetin.
    Besnik Qokaj humbi jetën papritur, dyshohet nga një arrest kardiak fatal, duke e zhytur familjen dhe komunitetin në pikëllim të thellë. Brenda pak orësh, dy prej shtyllave të shtëpisë u shuan, duke e lënë të mbuluar me zi derën e familjes Qokaj.
    Në rrjetet sociale, administratorët e faqeve lokale kanë publikuar edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnik Qokajn, i cili vetëm një ditë më parë u kishte kërkuar ndihmë për të shpërndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij.
    “Para një dite, mora një telefonatë nga Besnik Qokaj, i cili me zërin e tij të lodhur nga dhimbja më kërkoi të postoja në “Nikaj Mertur News” njoftimin e vdekjes së babait të tij, Ndue Martin Qokaj, 88 vjeç. Në atë moment, kisha përballë një djalë që po përpiqej të mbante veten, ndërsa po përballonte humbjen e një njeriu të shtrenjtë. Unë e dëgjova, e ngushëllova dhe mendova se kjo ishte dhimbja më e madhe që do t’i trokiste këto ditë në derë.
    Por sot… më erdhi një lajm që më tronditi deri në palcë. Njoftimi i vdekjes ishte për vetë Besnikun. Vetëm një ditë pasi më telefonoi për të lajmëruar humbjen e babait, edhe ai vetë kishte ndërruar jetë, nga një arrest kardiak.Një tragjedi e dyfishtë, e pashpjegueshme, e papërballueshme për këtë familje.
    Është e vështirë të gjesh fjalë kur realiteti është kaq i rëndë. Të marrësh njoftimin për vdekjen e babait, dhe të nesërmen të marrësh lajmin për vdekjen e djalit që të telefonoi vetë… kjo është një plagë që vështirë dikush më kupton, duke e shtuar dhimbjen në një nivel që vetëm Zoti mund ta caktojë.
    Dera e Qokajve sot është e mbuluar me zi. Të humbësh babë e bir, njëri pas tjetrit, është një dramë që rrallë e ka parë historia e fiseve tona në Nikaj-Mertur. Dhimbje që nuk ka fjalë, nuk ka varg, nuk ka ngushëllim që ta përshkruajë.
    Besniku ishte njeri i mirë, i qetë dhe i sjellshëm. E kam në mendje telefonatën e tij të fundit, kërkesën e thjeshtë por të rëndë, që ta ndihmoja për t’i dhënë njoftim miqve dhe ilakeve për humbjen e të atit. Nuk e mendoja kurrë se pas një dite, do të më duhej të shkruaja edhe për të.
    Zoti i pastë pranë vetes, bashkë me babanë që e deshi shumë.Zoti e forcoftë familjen Qokaj në këtë tragjedi të rëndë.Ngushëllime të sinqerta gjithë të afërmve, miqve dhe komunitetit tonë që sot është i pikëlluar thellë,” shkruan Nikaj Mërtur News.

  • VIDEO-Mes lotësh, Selvije Jao flet për humbjen e Shpat Kasapit: Nuk e di se si t’i tregoj djalit! Ishe shumë i mirë për këtë botë mizore…

    VIDEO-Mes lotësh, Selvije Jao flet për humbjen e Shpat Kasapit: Nuk e di se si t’i tregoj djalit! Ishe shumë i mirë për këtë botë mizore…

    Ish-partnerja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, foli sot në përkujtimoren e tij për dhimbjen e saj të madhe për humbjen e papritur të ish-bashkëshortit, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare javën e kaluar si pasojë e arrestit kardiak. 

    Mes dhimbjes ajo tha se fëmija i tyre Roeli, që është vetëm 3 vjeç nuk e ka kuptuar ende se babai i tij nuk do të jetë më me atë. 

    Ajo u shpreh se e ka shumë të vështirë dhe nuk e di se si t’ia tregojë djalit këtë lajm të hidhur. 

    Selvije Jao: Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka më babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë. Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat dhe të rritte me të gjitha virtytet. Unë i kam thënë shpesh Shpatit, ti je shumë i mirë dhe shumë i sinqertë për këtë botë mizore.

     

  • “Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

    “Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

    27 Nëntor 2025

    8:52

    Telesport

    Tek Inter ende ndjejnë zhgënjim për humbjen 1-2 ndaj Atletico Madrid në Champions League. Humbje që erdhi në minutat shtesë, me spanjollët që shënuan golin e fitores atëherë kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit.
    “Nuk e meritonim humbjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë, mendoj se në të ardhmen ndoshta do të kemi edhe pak më shumë guxim… dhe fat”, u shpreh Yann Bisseck, mbrojtësi gjerman i Inter.
    24-vjeçari nuk mund ta fshehë zhgënjimin e tij për humbjen. “Ata gjuajtëm tre herë dhe shënuam dy gola, nuk është e drejtë, por ky është futbolli. Jam i kënaqur me performancën“, tha Bisseck.
    Në fund, mbrojtësi zikaltër komentoi: “Nuk mund të thuash asgjë të keqe për ekipin edhe pse e humbi këtë ndeshje. Dhemb, dhemb vërtet.”

  • Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

    Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

    Artistja e njohur, Orinda Huta ka ndarë sot një moment të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke folur me sinqeritet për humbjen e të atit dhe boshllëkun e madh që ai la pas.
    Gjatë pjesëmarrjes në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, moderatorja tregoi se i ati ka qenë jo vetëm shtylla kryesore e familjes, por edhe burimi i energjisë pozitive dhe i frymës së punës që ajo dhe motra e saj mbartin sot.
    “Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur na duhen këto momente, nuk i kemi,” – u shpreh ajo me emocione.
    Ajo tregoi se mungesa e babait është e thellë dhe e pazëvendësueshme, por kujtimet e tij mbeten një udhërrëfyes në jetën e saj të përditshme.
    “Absolutisht ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Është përpjekur gjithmonë të na japë pozitivitet, punë dhe mirënjohje. Nuk kam asgjë tjetër për t’i thënë, veçse se e dua shumë,” shtoi Orinda, duke emocionuar panelin dhe publikun.
    Në fund, Orinda theksoi se kujtimet me të atin mbeten sot një nga thesaret më të çmuara të jetës së saj dhe një arsye më shumë për të vlerësuar familjen dhe çdo moment me njerëzit e dashur.

  • Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë, do i thoja se…

    Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë, do i thoja se…

    Showbiz E Martë, 25 Nëntor 2025 21:28
    Këngëtarja Orinda Huta ka ndarë sot një moment nga jeta e saj personale, duke folur për humbjen e të atit dhe mungesën e madhe që ai la.
    Pjesë e panelit të sotëm në ”Goca dhe Gra”, Orinda tregoi se i ati i ka rritur me një frymë shumë pozitive dhe një frymë të punës. ”Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur i duam këto moment nuk i kemi.
    Mungesa e babit është shumë e madhe. Absolutisht ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Ai është përpjekur për të na dhënë një frymë pozitive dhe të punës. Na ka dhënë kujdes dhe mirënjohje. Nuk do i them asgjë tjetër por vetëm se e dua shumë”, u shpreh Orinda.

  • Partnerja e këngëtarit shqiptar humb fëmijën: “Tani të ka parajsa”

    Partnerja e këngëtarit shqiptar humb fëmijën: “Tani të ka parajsa”

    Partnerja e Endrik Bebes, ish-banor i Big Brother VIP Albania, ka njoftuar publikisht humbjen e fëmijës që po prisnin. Lajmin e trishtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it.

    Çifti tashmë është prindër të një fëmije tjetër, dhe partnerja e Endrik ka tentuar që shtatzëninë e dytë ta mbajë të fshehtë. Vetëm pas humbjes së foshnjës, ajo vendosi ta bëjë publike lajmin e trishtë, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe dhe përpjekjen e saj për ta përballuar këtë moment të vështirë.

    Postimi i saj është një reflektim i ndjeshmërisë dhe guximit për të folur hapur për humbjen, një temë shpesh e ndjerë por rrallë e ndarë publikisht.
    Të humbësh një fëmijë është dhimbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe që prek thellë çdo zemër. Në këto momente, çdo ndjenjë trishtimi, zhgënjimi apo boshllëku është e kuptueshme dhe e drejtë. Nuk ka mënyra të lehta për ta përballuar një humbje të tillë, por është e rëndësishme të dihet se nuk jeni vetëm. Mbështetja e familjes, e miqve dhe e njerëzve që ju duan mund të sjellë një dritë shprese dhe ngrohtësi në këtë periudhë të vështirë. Të ndash dhimbjen, edhe pse e vështirë, është një hap i guximshëm dhe një mënyrë për të ndjerë që dhimbja mund të përballohet ngadalë. Kujtimi i ëndrrës së vogël që nuk arriti të vijë në jetë mund të mbahet me dashuri dhe respekt, duke u bërë pjesë e forcës tuaj për të vazhduar përpara.❤️