Interi i befasoi të gjithë sportdashësit me paraqitjen zhgënjyese në finalen e Ligës së Kampionëve. Humbja e thellë 5-0 ishte e papritur për opinionin sportiv. Di Kanio e ka konsideruar të papranueshme lojën e Interit, duke i konsideruar si amatoresk golat e pësuar nga zikaltrit.
“E papranueshme, e pakuptueshme, e papranueshme. Nuk mund të luash në këtë mënyrë në një finale të Ligës së Kampionëve. Kanë pësuar gola si në kalçeto”, është shprehur Paolo Di Kanio./Sport Ekspres/
Tag: humbja
-

“Kanë pësuar gola si në kalçeto”, ish-lojtari italian befasohet nga humbja e Interit: E papranueshme
-

Humbja dramatike përballë PSG / Në rrjet plas humori, Inter si Berisha: Nuk e njohim rezultatin!
Pas finales së Champions, ku Inter pësoi një humbje dramatike 5-0 me PSG, në rrjetet sociale ka plasur humori.
Sali Berishën kanë nisur ta krahasojnë me ekipin italian, ku ndër të tjera edhe Inter ashtu si kreu i PD pritet të mos e njohë rezultatin. -

“Humbja, tronditëse për PD”, gazetari: Berisha ishte i përgatitur, askush nuk kërkon largimin e tij
Gazetari i ABC News, Andon Kello thotë se kreu i PD, Sali Berisha ishte i përgatitur për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Kello u shpreh se askush në PD nuk kërkon largimin e Sali Berishës, nga drejtimi i kësaj force politike.
“I vetmi i përgatitur për humbjen, ishte kreu i PD, Sali Berisha. Është fytyra e vetme e PD në këto dy javë. Sigurisht, rezultati është pranuar. Të paktë janë ata që besojnë ato që thotë Berisha. Humbja është pranuar, janë 300 mijë vota diferencë me PS. Demokratët dhe lidershipi i PD, e dinë shumë mirë që me 500 mijë vota, nuk mund të jesh forcë qeverisëse. Sot nuk ka asnjë zë që të dalë dhe të thotë që të japë dorëheqjen Sali Berisha”, theksoi ai. -

Rinis Kuvendi, Berisha i njëjti/ Gazetari: Humbja, tronditëse për PD, Berisha ishte i përgatitur, askush nuk kërkon…
Gazetari, Andon Kello thotë se kreu i PD, Sali Berisha ishte i përgatitur për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një intervistë, Kello u shpreh se askush në PD nuk kërkon largimin e Sali Berishës, nga drejtimi i kësaj force politike.
“I vetmi i përgatitur për humbjen, ishte kreu i PD, Sali Berisha. Është fytyra e vetme e PD në këto dy javë. Sigurisht, rezultati është pranuar. Të paktë janë ata që besojnë ato që thotë Berisha. Humbja është pranuar, janë 300 mijë vota diferencë me PS. Demokratët dhe lidershipi i PD, e dinë shumë mirë që me 500 mijë vota, nuk mund të jesh forcë qeverisëse. Sot nuk ka asnjë zë që të dalë dhe të thotë që të japë dorëheqjen Sali Berisha”, theksoi ai. -

“PD e tronditur nga humbja e thellë”, Lita: Nuk e priste një disfatë të tillë
Gazetari Lavdrim Lita tha se 2 javë pas procesit zgjedhor nuk ka një rezultat të plotë për 11 Maji. Ai e sheh si një neglizhencë nga ana e KQZ-së. Gazetari u shpreh se PD-ja është e tronditur nga humbja, ndërsa PS-ja nga fitorja. Ai theksoi se opozita po ankohen dhe po kërkon shpjegim pasi nuk e pranon dot humbjen.
“2 javë pas procesit zgjedhor nuk me një rezultat të plotë. Nuk kemi akoma numrin zhytarë të votuesve, çka lë dyshime se këto që po merret duket si një neglizhencë kaq kohë pas zgjedhjeve. Nuk jemi as në ritmet e Kosovës apo Malit të zi që e nxjerrin pas 72 orësh.
PD-ja është e tronditur nga humbja, ndërsa PS-ja nga fitorja. Kur është konsumuar pushteti pas 12 vitesh qeverisje, arriti që të ngrihej në 83 mandate, 10 më shumë se në mandatin e tretë. PD-ja nuk e priste kaq të thellë humbjen dhe prandaj po mundohet të ankohet dhe të gjejë forma shpjegimi për këtë gjë”, tha Lita -

Mesfushori kuqezi shpëton skuadrën e tij nga humbja/ Qazim Laçi shënon në Çeki
Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi rrjetën e barazimit 1-1 që Sparta e Pragës arriti në fushën e rivalit, Olomouc. Qazim Laçi shënoi një gol shumë të bukur në Çeki, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja.
Ishte një realizim shumë I bukur për Laçin, që këtë sezon në kampionat ka tre gola dhe katër asiste. Gjithsesi, vitin e ardhshëm shqiptari nuk do të mundë të luajë në kupat e Europës.
Skuadra e tij, Sparta e përfundoi kampionatin çek në vendin e pestë, ndërsa pak ditë më parë humbi edhe finalen e Kupës së Çekisë. -

Kandidatët humbës kërkuan pamjet filmike, zbulohet mesazhi i Ramës: Humbja e garës, jo shkak për të humbur edhe fytyrën. Zero shanse për devijim vote
Duket se votat e kandidatëve në Parkun Olimpik, shtuan edhe garën mes ‘shokëve’ të së njëjtës parti, ku në një grup WhatsApp të PS, ka pasur ‘përplasje’ mes garuesve për Tiranës.
Disa prej tyre, që mbetën jashtë Kuvendit, kanë kërkuar pamje filmike nga qendrat e numërimit të votave, duke hedhur dyshime për numërim jo të saktë. Fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale, më pas ka ndërhyrë Edi Rama ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores.
Mesazhi i plotë i Ramës është lexuar nga Grida Duma mbrëmë në Top Story.
“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.
Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.
Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi”, ka shkruar Rama. -

Humbja e thellë e PD në diasporë, Spahiu: Bie çdo akuzë për manipulime në Shqipëri
Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike për manipulim dhe vjedhje votash në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se PD është e vetmja parti që konteston rezultatin, pa paraqitur prova konkrete.
Spahiu argumentoi se humbja e thellë e PD-së edhe në diasporë, ku diferencat ishin të mëdha në vende si Italia, Anglia dhe Gjermania, e bën të pamundur pretendimin për manipulim masiv të votave. Ai e cilëson këtë si një “fyerje për inteligjencën kombëtare” dhe jo një problem të PS-së apo pushtetit aktual.
“Në kaq parti në garë elektorale, si ka mundësi që vetëm një parti e konteston rezultatin dhe procesin, që në fakt ka 50% e komisioneve dhe votave?! Nuk po ankohen partitë e tjera apo të vogla… Ata nuk thonë se u janë vjedhur votat me shumicë. Këta pretendojnë se janë vjedhur votat nga bandat kriminale… Si shpjegohet vota e diasporës shqiptare në Itali, Angli, Gjermani etj., ku diferenca është e madhe? Kjo është fyerje e inteligjencës kombëtare dhe jo problem PS-je dhe pushteti.”
Ai vlerësoi gjithashtu rezultatin e Berishës si të lartë, duke marrë parasysh situatën e tij politike dhe penale.
“PD ka marrë 50 dhe kur ke një lider që nuk kalon dot as La Manshit dhe është non grata, duhet të kishte përfunduar me 5 deputetë dhe jo me 50. Por ai ka elektoratin e tij, si në kohën e Enver Hoxhës ka elektoratin e tij dhe që i qëndrojnë besnikë…”
Në lidhje me konsulentin amerikan Chris LaCivita dhe sjelljen e opozitës, Spahiu tha se elektorati i PD-së është i vendosur dhe konsulenti ka parë Shqipërinë thjesht si një mundësi fitimi.
“Shqipëria është vend i veçantë, që po t’i dali edhe një kaldaist i ambasadës, besojnë verbërisht, manipulohen, besojnë verbërisht te Berisha… Pas katër vitesh do akuzohet edhe Trump për korrupsion dhe kështu me radhë… për këta vetëm Berisha dhe Meta nuk janë të korruptuar apo janë të pastër. Këta nuk e kuptojnë që këta e kanë prerë faturën.” -

Humbja drastike në zgjedhje, Berisha mbledhje urgjente me drejtuesit politikë të qarqeve
Për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike. Në fokus të takimit të tyre do të jetë rezultati i zgjedhjeve, për të cilat, Berisha thotë se ishin “farsë elektorale”. Ai ka premtuar “betejë për votën e lirë” dhe më 16 Maj, ditën e samitit të Komunitetit Politik Europian, Berisha ka paralajmëruar një protestë.
Drejtuesit politikë të qarqeve për PD-në janë:Tiranë-Belind KëlliçiDurrës-Oerd BylykbashiShkodër-Luçiano BoçiLezhë-Agron GjekmarkajFier-Gazment BardhiElbasan-Tomor AlizotiKorçë-Ivi KasoKukës-Flamur HoxhaGjirokastër-Tritan ShehuVlorë-Bujar LeksajBerat-Eno BozdoDibër-Xhelal Mziu
