Tag: humbja

  • Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Ali Ahmeti: Humbja e tij lë boshllëk të madh në gazetari dhe jetën publike shqiptare!

    Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Ali Ahmeti: Humbja e tij lë boshllëk të madh në gazetari dhe jetën publike shqiptare!

    Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për vdekjen e papritur të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.
    Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti e quan Zhejin si një zë të guximshëm dhe të pavarur në hapësirën mediatike shqiptare.

    “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, në moshën 63-vjeçare.
    Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, gjë që përbën dëshmi e integritetit dhe kulturës së tij të lartë intelektuale.
    Humbja e tij lë një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe dhe i qoftë e lehtë toka shqiptare.”, shprehet ai.

  • Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

    Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

    Një Neymar i rrallë në karrierën e tij u shfaq natën e kaluar, pasi Santos i tij pësoi humbjen më të madhe të karrierës: 6-0 ndaj Vasco da Gama, skuadër ku luan Philippe Coutinho, i cili realizoi dopietë. Neymar doli nga fusha duke qarë dhe mbuluar fytyrën prej turpit, përpara tifiozëve që vërshëllenin dhe kritikonin ashpër lojtarët e tyre.
    Kjo ishte humbja më e thellë jo vetëm e Neymar, por edhe në historinë e Santos. “Një ndeshje turpëruese”, – komentoi vetë numri 10 përmes rrjeteve sociale. Para kësaj, humbja më e rëndë në karrierën e Neymar ishte 4-0 ndaj PSG më 2017, kur luante me Barcelonën.
    Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama është gjithashtu rekordi më negativ i Santos, që pas kësaj vendosi ta shkarkonte trajnerin Cleber Xavier. “Jam totalisht i zhgënjyer me lojën tonë. Ju keni çdo të drejtë të protestoni, por pa dhunë. Megjithatë keni të drejtë të na shani. Është një ndjenjë turpi të madh. Kurrë në jetën time nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë”, – deklaroi ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së për gazetarët.
    Pamja që përmblodhi gjithë këtë poshtërim ishte përqafimi që trajneri i Vasco da Gama, ish-trajneri i kombëtares braziliane Fernando Diniz, u detyrua t’i jepte në fund të ndeshjes Neymarit të dërrmuar, i cili e la fushën mes lotësh dhe duke mbuluar fytyrën me fanellë.

  • Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

    Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

    Trajneri i Liverpool, Slot analizoi hunbjen ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield.
    “Çështja kryesore, nuk mendoj se kishte një problem kryesor, përveç nëse skuadra tjetër humbet dy penallti dhe ti prapë humbet brenda pesë penalltive, kjo sigurisht që nuk ndihmon.

    “Pas barazimit, megjithëse kishim një mundësi të madhe me Mo Salah, në fund mund të kishim humbur edhe gjatë lojës.
    Ndoshta ishim me fat që arritëm të shkonim te penalltitë”-tha ai.

  • Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

    Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

    Një ditë e trishtë për fermeren e njohur Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një postim emocional në Instagram, Elinara ka shprehur pikëllimin dhe dashurinë e thellë për të ëmën.
    “Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” – shkruan ajo mes dhimbjes.

    Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve që kanë reaguar me ngushëllime dhe fjalë mbështetëse në komente.

  • Humbja ndaj Chelsea-s trazon ujërat, PSG nxjerr në shitje plot 11 lojtarë

    Humbja ndaj Chelsea-s trazon ujërat, PSG nxjerr në shitje plot 11 lojtarë

    16 Korrik 2025

    11:55

    Telesport

    Humbja 3-0 ndaj Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, duket se ka trazuar ujërat te PSG. Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, kampioni i Francës po përgatit një operacion “spastrimi” në ekip, ku pritet të largohen 11 lojtarë.
    Në listën e largimit, emrat e parë janë ata të Milan Skriniar, Nordi Mukiele, Carlos Soler, Marco Asensio dhe Randal Kolo Muani, të cilët sezonin e kaluar ishin të huazuar dhe nuk janë më në planet e mundshme të Luis Enrique. Emra të tjerë që po ashtu janë në listën e largimit dhe vetëm pritet oferta e duhur për ta, janë Gabriel Moscardo, Lucas Hernandez, Lucas Beraldo, Kang-in Lee dhe Gonçalo Ramos.
    Ndërsa dilema më e madhe është Gigio Donnarumma. Kontrata e portierit italian skadon verën e vitit të ardhshëm dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim. Nëse italiani nuk rinovon, te PSG duan ta largojnë që këtë verë duke parë interesin e disa klubeve të mëdha si Chelsea dhe Manchester City, me qëllim që të mos lejojnë largimin e tij si lojtar i lirë verën e ardhshme. Në anën tjetër, Donnarumma duket se është i bindur për të vazhduar deri në fund të kontratës me PSG-në, por italiani nuk duket i bindur për një rinovim të mundshëm…

  • Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese

    Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese

    Sipas një studimi të realizuar nga Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health në Baltimore, një çrregullim i veçantë siç është humbja e dëgjimit, mund të përbëjë një sinjal paralajmërues për demencën. Studiuesit kanë zbuluar se në 32% të rasteve, humbja e dëgjimit e konfirmuar përmes testimeve audiometrike lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës.

    Demenca prek mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën dhe, si me të gjitha sëmundjet neurodegjenerative, diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të garantuar një cilësi më të mirë të jetës dhe për të mundësuar ndërhyrje më efektive.

    Lidhja mes dëgjimit dhe trurit

    Sipas doktor Jason Smith, autor kryesor i studimit, “Trajtimi i humbjes së dëgjimit mund të vonojë ose madje të parandalojë një përqindje të konsiderueshme të rasteve të demencës në popullatë.”

    Studiuesit shpjegojnë se humbja e dëgjimit mund të shkaktojë ndryshime në zonat e trurit të lidhura me vëmendjen dhe funksionet ekzekutive, si korteksi ballor dhe lobi temporal, zona këto që ndikohen rëndë edhe nga vetë demenca.

    Në përputhje me këtë teori, neurologu Steven Allder shpjegon për Medical News Today se humbja e dëgjimit mund të rrisë rrezikun për demencë sepse:

    “Redukton stimulimin dëgjimor që merr truri. Kjo ulje ndikon në izolimin social, në angazhim më të vogël njohës dhe në ndryshime strukturore në tru me kalimin e kohës. Kur dëgjimi dëmtohet, truri detyrohet të përdorë burime shtesë për të përpunuar informacionin e munguar, duke lënë më pak kapacitet për memorien dhe funksionet e tjera njohëse.”

    Të dhënat nga studimi

    Studimi përfshiu persona të moshës 66 deri në 90 vjeç (mosha mesatare 74.9 vjeç), të cilët nuk kishin shenja të demencës në fillim. Ata u ndoqën për 8 vite dhe gjatë kësaj periudhe:

    Dy të tretat e pjesëmarrësve kishin humbje të konsiderueshme të dëgjimit.

    Një pjesë e tyre mori diagnostikimin me demencë gjatë kohës së studimit.

    Bazuar në analizat statistikore, 32% e rasteve të demencës mund të ishin shmangur nëse humbja e dëgjimit do të ishte parandaluar ose trajtuar në kohë.

    Kjo nuk do të thotë se 32% e personave me humbje dëgjimi do të zhvillojnë domosdoshmërisht demencë, por nënvizon rëndësinë e madhe që ka diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme, si pjesë e një strategjie parandaluese globale ndaj sëmundjeve neurodegjenerative.

  • Ndarja nga jeta e Leka Bungos/ Begaj: Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm

    Ndarja nga jeta e Leka Bungos/ Begaj: Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo.
    Përmes një telegrami, Kreu i Shtetit shpreh dhembjen për humbjen e një prej figurave më të shquara të artit shqiptar.
    “Mësova sot me dhembje ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, një nga figurat më të shquara të skenës shqiptare, të cilin pata fatin ta njihja nga afër dhe jo vetëm përmes artit të tij.
    Krijimtaria e tij e pasur do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit tonë. Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e teatrit dhe artit shqiptar”, – shkruan Presidenti i Republikës në nderim të figurës së Leka Bungos si “ njeriu që, me pasionin, dinjitetin, si edhe humorin e tij të hollë i dha aq shumë Shqipërisë”.

  • Dumfries: Humbja e finales dhe largimi i Inzaghit ishin tronditëse për Interin

    Dumfries: Humbja e finales dhe largimi i Inzaghit ishin tronditëse për Interin

    9 Qershor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Dëshpërimi për humbjen në finalen e Champions League kundër PSG-së vazhdon të rëndojë në dhomën e zhveshjes së Interit. Këtë e dëshmon edhe Denzel Dumfries, i cili në një intervistë për të përditshmen holandeze “Algemeen Dagblad” ka treguar momentin e vështirë që po kalojnë zikaltrit, duke u ndalur veçanërisht te largimi i trajnerit Simone Inzaghi.
    “Me Inzaghin kemi mbërritur bashkë tek Interi katër vite më parë. Me të, stafin dhe shokët e skuadrës kishim krijuar një grup shumë të lidhur, thuajse si një familje. Pas finales së Mynihut nuk jemi parë më fizikisht, por jemi kontaktuar. E falënderova për gjithçka. Ishte paksa tronditës largimi i tij, por futbolli është i tillë. Tani fillon një kapitull i ri”.
    Megjithë zhgënjimin për një fund sezoni pa trofe, Dumfries është i kënaqur me rrugëtimin personal: “Ishte një sezon i mirë për mua nga ana personale, mendoj se jam rritur shumë si teknikisht, ashtu edhe mendërisht. Sidoqoftë, të humbasësh një finale dhe ta mbyllësh sezonin duarbosh, është shumë e vështirë për ta përtypur. Ndonjëherë zgjohem dhe ende e pyes veten: Çfarë ndodhi?”

  • Përfitimet që i sjell trupit, rënia nga pesha

    Përfitimet që i sjell trupit, rënia nga pesha

    Të gjithë e dimë se humbja e peshës është gjë e mirë, por a e dini sa e mirë është në të vërtetë humbja e peshës? Duke filluar nga memoria e deri te frymëmarrja, largimi i kileve të tepërta sjell efekte pozitive në të gjithë trupin.

    Mushkëritë

    Humbja e 5-10% të peshës është dëshmuar se i zvogëlon problemet me frymëmarrje dhe përmirëson funksionin e mushkërive. Kjo nënkupton se nuk do të lodheni më aq shumë kur ecni shkallëve.

    Mëlçia

    Heqja e kilogramëve parandalon krijimin e dhjamit në mëlçi. Vlen të pwrmendet se dhjami në mëlçi mund të çojw në probleme të ndryshme shëndetësore, madje edhe në kancer të mëlçisë.

    Shpina

    Të qenit mbipeshë ju bën më të rrezikuar nga dhimbja e shpinës, ndërkaq largimi i peshës dhe aktiviteti fizik ju ndihmon t’i parandaloni dhimbjet e tilla.

    Truri

    Jo vetëm qw mirëmbajtja e peshës e bën trurin të punojë mirë edhe kur të plakeni, ajo gjithashtu e ndihmon t’i përmirësojë performancat. Hulumtimet sugjerojnë se funksioni ekzekutiv dhe memoria përmirësohen pas humbjes së peshës.

    Gjunjët

    Nëse indeksi i masës tuaj trupore (BMI) është 30 e lart, ju jeni shumë më të prirë të zhvilloni osteoartrit në gjunjë. Por, për çdo gjysmë kilogram të peshës që humbni, ju zvogëloni ngarkesën që bën presion mbi gjunjët tuaj. Pra, edhe humbja më e vogël e peshës ju ndihmon t’i ruani gjunjët.

    Zemra

    Doktorët thonë që humbni peshë dhe efektet do t’i vëreni menjëherë në zemër. Studimet tregojnë se humbja e 10% të peshës është ndërlidhur me zvogëlim të madhësisë së zemrës dhe trashësisë së artereve – që të dyja lajme të mira sa i përket rrezikut të sulmit të zemrës.

  • Humbja e thellë ndaj PSG, Interi bën lëvizjen e papritur, ja ndryshimet në…

    Humbja e thellë ndaj PSG, Interi bën lëvizjen e papritur, ja ndryshimet në…

    Interi ka bërë zyrtare goditjen e parë në këtë merkato verore, duke nënshkruar me mesfushorin kroat Petar Sucic nga Dinamo Zagreb. Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit, përfshirë në Kupën e Botës për Klube këtë verë.
    Sucic luan si mesfushor shkatërrues dhe pritet të shërbejë si zëvendësuesi i Hakan Calhanoglu në skuadër. Edhe pse Interi nuk ka bërë publike shumën e transferimit, raportimet flasin për një pagesë fillestare prej 14 milionë eurosh, me bonuse shtesë deri në 2.5 milionë euro.
    Me Dinamon, Sucic ka zhvilluar 75 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola në të gjitha kompeticionet. Ai numëron gjithashtu 7 paraqitje dhe 1 gol me kombëtaren e Kroacisë.
    Ky afrimi mund të ndikojë në të ardhmen e Kristjan Asllanit, pasi konkurrenca në repartin e mesfushës shtohet, duke rritur mundësitë që ai të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere.