Tag: humbja

  • Humbja me Shqipërinë mund ti kushtojë pankinën, a paralajmëroi Stojkoviç dorëheqjen si trajner i Serbisë

    Humbja me Shqipërinë mund ti kushtojë pankinën, a paralajmëroi Stojkoviç dorëheqjen si trajner i Serbisë

    Humbja përballë Shqipërisë duket se i ka dhënë fund eksperiencës së Dragan Stojkoviç në pankinën e Serbisë dhe ky mund të jetë rasti unik kur dorëheqja e teknikut ka ndodhur praktikisht LIVE gjatë ndeshjes.
    Në pjesën e dytë të ndeshjes, me Shqipërinë në avantazh, nga tribunat nisën thirrjet “Piksi largohu”, drejtuar trajnerit të Serbisë. Dhe sipas mediave serbe, në ato momente, trajneri Stojkoviç u çua në këmbë.
    Ai bëri një përshëndetje nga tribuna ku nisi thirrja drejt tij dhe pastaj u zhyt në pankinë për të mos u çuar më në këmbë, Në minuta e fundit të ndeshjes, ekipin e drejtoi zëvendëstrajneri Bata Zhivkoviç i cili jepte udhëzimet në fundin e sfidës deri në vërshëllimën përfundimtare.
    Sipas mediave serbe, ky është mesazhi i qartë i lamtumirës së trajnerit serb nga pankina.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nuk keni kurrë uri në mëngjes? Ja çfarë po ju thotë trupi juaj

    Nuk keni kurrë uri në mëngjes? Ja çfarë po ju thotë trupi juaj

    Humbja e oreksit në mëngjes nuk duhet të alarmojë, pasi shpesh është një mesazh i trupit që tregon mungesë gjumi, stres të shtuar ose ritme hormonale të çrregullta, raporton Tportal. Specialistët sugjerojnë një fillim më të qetë të ditës, me një gotë ujë dhe një meze të lehtë para kafesë së parë, për të ndihmuar rikthimin e oreksit.

    Shumë njerëz zgjohen pa dëshirë për të ngrënë ose për kafe, dhe kjo nuk lidhet gjithmonë me zakone të gabuara, por me bashkëveprimin kompleks të hormoneve dhe ritmeve biologjike. Stresi dhe kortizoli shpesh pengojnë ndjenjën e urisë, duke mbajtur trupin “në gjendje mbijetese” dhe duke fokusuar energjinë tek detyrat e ditës.

    Gjumi i pakët ose me ndërprerje gjithashtu ndikon në ritmet hormonale, duke vonuar rikthimin e urisë në mëngjes. Ekspertët këshillojnë një fillim të ngadaltë të ditës, frymëmarrje të thella, pak shtrirje dhe ekspozim ndaj dritës natyrale.

    Kafeja me stomak bosh mund të maskojë ndjenjën e urisë dhe të rrisë kortizolin, ndaj sugjerohet të konsumoni disa kafshata të lehta para saj, ose alternativisht ujë të ngrohtë me limon dhe xhenxhefil. Humbja e oreksit që zgjat javë me radhë dhe shoqërohet me lodhje apo të përziera kërkon këshillë mjekësore.

    Zakonet e mbrëmjes ndikojnë drejtpërdrejt në mëngjes: një darkë e vonë dhe e bollshme mund të “vrasë” oreksin, ndaj rekomandohet të hani vakte të lehta të paktën tre orë para gjumit.

    Kjo qasje ndihmon trupin të ruajë ekuilibrin fizik dhe mendor, duke bërë që mëngjesi të mos jetë më një detyrim, por një moment i natyrshëm dhe i shëndetshëm i ditës.

  • Valdano deshifron kaosin e Barcelonës: Humbja 4-1 ndaj Sevilla ishte e frymëzuar nga… Bielsa!!!

    Valdano deshifron kaosin e Barcelonës: Humbja 4-1 ndaj Sevilla ishte e frymëzuar nga… Bielsa!!!

    6 Tetor 2025

    10:49

    Alfred Lleshi

    Jorge Valdano, ish-trajner i Tenerife (1992-1994), Real Madrid (1994-1996) dhe Valencia (1996-1997), komentoi humbjen e Barcelonës 4-1 ndaj Sevilla në La Liga, duke u referuar më parë te humbja ndaj PSG-së në Champions: “PSG e la Barcelonën pak të pambrojtur. Barcelona përfundoi duke u bërë e vetëdijshme për disa dobësi të saj, veçanërisht në 30 minutat e fundit të ndeshjes”.
    Për humbjen ndaj Sevilla, Valdano tha se ndikoi edhe nxehtësia e madhe në qytet, teksa theksoi presionin e ngjeshur të ekipit vendas, që e përshkroi si ‘bielsist’, duke u referuar te Marcelo Bielsa: “Sevilla aplikoi presionin një kundër një, një qasje ‘bielsiste’, që i mbyti mesfushorët e Barcelonës”.

  • I inatosur nga humbja, Mascherano zbulon çfarë bisedoi “vesh më vesh” me Messin

    I inatosur nga humbja, Mascherano zbulon çfarë bisedoi “vesh më vesh” me Messin

    4 Tetor 2025

    9:39

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano, tha se diskutimi me Leo Messin pas humbjes 5-3 kundër Chicago Fire ishte thjesht taktike. “Asnjë problem me Leon, diskutuam për bllokun e ulët të Chicago. Pas dy golave të parë ata i mbyllën mirë hapësirat, diskutuam për mënyrën si të gjenim hapësira mes linjave”, – shpjegoi Mascherano.
    Ai pranoi përgjegjësinë për humbjen: “Nuk më shqetëson as humbja, as fitorja. Kur gaboj nuk kam problem ta them. Nuk është e pazakontë të shpreh atë që ndjej”.
    Mascherano vlerësoi edhe Rodrigo De Paul në muajt e tij të parë në MLS, pas ardhjes nga Atlético Madridi: “E shoh mirë. Nuk iu japim rëndësi të tepruar të statistikave, performanca në fushë është kryesore. Rodrigo ka dhuntinë se mbulon shumë hapësira dhe na jep fleksibilitet, më shumë në mes sesa në krah, sipas strategjisë së ndeshjes”.
    Trajneri përfundoi: “Më e rëndësishme nuk është sa vrapon, por si vrapon”.

  • Humbja ndaj PSG, Henry i ashpër me Barcelonën: Kjo nuk është rruga e duhur për të fituar Champions

    Humbja ndaj PSG, Henry i ashpër me Barcelonën: Kjo nuk është rruga e duhur për të fituar Champions

    Ikona e njohur, Thierry Henry nuk hezitoi të kritikonte Barçën pas humbjes ndaj PSG në Champions.
    “Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me atë linjë të lartë, më vjen keq. Kundër ekipeve të mëdha, je i ekspozuar në mënyrë të pashmangshme”.

    “Çdo aksion mund të shndërrohet në gol, dhe pikërisht kjo ndodhi kundër PSG-së. E kemi thënë prej kohësh, por ata nuk donin ta ndryshonin”.
    “Trajnerët mund të jenë kokëfortë me strategjinë e tyre, por në ndeshje vendimtare kjo mund të jetë e kushtueshme. Barcelona duhet të mësojë të jetë më e kujdesshme nëse dëshiron të kthehet në protagoniste në Evropë”.
    © BalkanWeb

  • Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea

    Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea

    2 Tetor 2025

    10:01

    Telesport

    Humbja 0-1 në fushën e Gallatasaraj ka lënë pasoja te skuadra e Liverpool. Përveç rezultatit negative, skuadra e “reds” ka ardhur në Angli edhe me dy dëmtime.
    Lëndimet e sulmuesit Ekitike dhe portierit Alisson shtuan zhgënjimin për Liverpool. “Dëmtimi i Ekitike nuk duket shumë serioz”, tha trajneri i Liverpool, Slot.
    “Shqetësimi më i madh është për Alisson. Ai qëndroi i shtrirë pasi bëri një pritje. Pas ndeshjes e pamë duke ecur duke çaluar dhe ky është problem”, shtoi trajneri holandez.
    “Alisson nuk do të luajë këtë fundjavë në kampionat, kështu që Mamardashvili do të jetë gati për debutimin e tij në Premier League”, tha Slot.
    Liverpool ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe synon që ndaj Chelsea të largojë situatën negative të javës së fundit.

  • Courtois “bekon” Champions-in e ri: Kemi mësuar nga humbja ndaj Milanit, vitin e kaluar

    Courtois “bekon” Champions-in e ri: Kemi mësuar nga humbja ndaj Milanit, vitin e kaluar

    17 Shtator 2025

    10:57

    Alfred Lleshi

    Real Madridi fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Olimpique Marseille në “Bernabéu”, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League. Portieri Thibaut Courtois, protagonist, komentoi për “Movistar”:
    “Pati momente që më kujtuan sezonin e kaluar. Trajneri ka vizion të plotë për lojtarët kreativë si Mbappé dhe Arda Güler, ata dinë të kthehen pas topit, gjë që redukton shumë rastet e kundërshtarit. Gjithashtu, tekniku i ri kërkon që të luajmë më lart se sezonin e kaluar, një ndryshim i rëndësishëm për mua”.
    Courtois theksoi edhe rëndësinë e faktorit fushë: “Është e vërtetë që fitorja në shtëpi përbën çelësin për të shkuar larg në Champions. E mësuam këtë nga humbja ndaj Milanit sezonin e kaluar. Krijuam shumë raste, por dy golat erdhën nga penalltitë. Performanca jonë meritonte më shumë sonte, duhej të fitonim me diferencë më të madhe”.

  • Hemingway: Gjëja më e dhimbshme është humbja e vetes duke e dashuruar dikë tepër!

    Hemingway: Gjëja më e dhimbshme është humbja e vetes duke e dashuruar dikë tepër!

    ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura për dashurinë:

    Nga të gjitha format e kujdesit, kujdesi në dashuri është ndoshta më fatali për lumturinë e vërtetë./ Bertrand Russell

    Sa më e madhe dashuria, aq më e madhe është tragjedia kur dashuria të përfundojë./ Nicholas Sparks

    Gjeje atë që e do dhe lëre të të vras./ Charles Bukowski

    Kurrë mos ua mbyll buzët atyre që tashmë ua ke hapur zemrën./ Charles Dickens

    Gjëja më e dhimbshme është humbja e vetes duke e dashuruar dikë tepër, dhe duke harruar se edhe ju jeni gjithashtu të veçantë. / Ernest Hemingway

    Ne humbim kohë duke e kërkuar dashurinë ideale, në vend se ta krijojmë dashurinë ideale./ Tom Robbins

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TRAGJEDIA E JETËS ËSHTË SE PLAKEMI SHPEJT DHE BËHEMI TË MENÇUR SHUMË VONË

  • Humbja e thellë ndaj Spanjës, Montella: Jemi të zhgënjyer

    Humbja e thellë ndaj Spanjës, Montella: Jemi të zhgënjyer

    Numri një i stolit të Turqisë, Montella bëri analizën e tij për humbjen 6-0 ndaj Spanjës.
    “Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer, kjo dhemb si për lojtarët ashtu edhe për tifozët. Jam i mërzitur edhe me rezultatin. Në fillim patëm disa raste, por nuk i shfrytëzuam, ndërsa kundërshtari shënoi dy herë. Në një situatë të tillë, besimi zhduket.

    Spanja fitoi çdo duel në çdo pjesë të fushës, kjo nuk kishte të bënte me taktikat.
    Ky është një ekip në zhvillim, me hapësirë për t’u rritur. Nëse veprojmë me mençuri, do të nxjerrim mësimet e nevojshme nga kjo humbje”- tha Montella.