Tag: humbet

  • Berisha: Fermerët e Sarandës do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot. Nuk humbet kush nga subvencionet në bujqësi

    Berisha: Fermerët e Sarandës do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot. Nuk humbet kush nga subvencionet në bujqësi

    Gjatë fjalës së tij në Sarandë, krydemokrati Sali Berisha është shprehur se, do të 5-fishohen subvencionet për fermerët dhe bujqësinë.

    Sipas tij, nga subvencionet askush nuk humbet. ‘Fermerëve të Sarandës u jap fjalë se, do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot. Po, pse? Sepse përsëri paratë do iu kthehen qytetarëve. Dhe, është e faktuar, nuk humbet kush nga subvencionet në bujqësi. Nuk humbet kush, aspak, përkundrazi’, theksoi Berisha.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Miqtë e mi, Made in Albania është zotimi ynë. Atë që prodhon Saranda, që prodhon Shqipëria, do të jetë e famshme në gjithë botë, do bëhet krenari për ne. Fermerëve të Sarandës u jap fjalë se, do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot. Po, pse? Sepse përsëri paratë do iu kthehen qytetarëve.

    Po pse 5 herë?

    Sepse, fermeri i Maqedonisë së Veriut, fermeri i Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, nuk po krahasohem me Greqinë se është vend anëtar i BE-së, se atje është dhe më shumë, por këto subvencionojnë fermerët 5-fishin e asaj që subvencionojmë ne.

    Në qoftë se, ne lëmë 32 milionë euro për 400 mijë fermerë, Maqedonia e Veriut jep 230 milionë euro, Kosova 210 milionë euro, Serbia 380 milionë euro, dhe me radhë.

    Po ata, si i japin? Ata kanë një parim. Paratë do ua kthesh atyre që ua merr, se ata të gjithë paguajnë taksa, të gjithë paguajnë TVSH.

    Dhe, është e faktuar, nuk humbet kush nga subvencionet në bujqësi. Nuk humbet kush, aspak, përkundrazi.

    Çfarë ndodhi? Hoqi subvencionet, tani blejmë litrin e qumështit 2 herë më shtrenjtë, blejmë kilogramin e mishit 2 herë më shtrenjtë. Rinia ikën? Jo. Ne do të subvencionojmë dhe do mbrojmë prodhimet tona çdo sezon. Ja, jam këtu, ju jap fjalën. Çdo fermer që do kredi, do të marër kredi të buta. Shteti do paguajë 80% të interesave, përveç subvencionit.

    Qeveria do investojë 70 milionë euro në vit kanalizime, kullime, në mbrojtje të tokës. Inpute bujqësore që nuk shiten në vendet anëtare të BE, nuk do mund të shiten kurrë në Shqipëri dhe dhe ai që guxon t’i importojë do dënohet për krime të rënda për këtë shkelje.

    Natyrisht, Shqipëria madhështore, të jemi realistë, është Shqipëria e ëndrrës e këtyre djemve dhe vajzave.

    Ëndrra e tyre është ëndrra digjitale, duhet ta pranojmë, me të drejtë. Do bëjmë gjithçka me kompani të mëdha, që të shndërrohet në një epiqendër të fuqishme rajonale të inteligjencës artificiale, internetit 3, data qendrave, blockchain dhe kriptomonedhave, digjitalizimin më të thellë. Në këtë mënyrë ne, ecim me projektin tonë.

  • “Numri 1” për femra humbet finalen e Shtutgardit, Sinner 46 javë në krye të renditjes botërore te meshkujt

    “Numri 1” për femra humbet finalen e Shtutgardit, Sinner 46 javë në krye të renditjes botërore te meshkujt

    22 Prill 2025

    9:59

    Telesport

    Tenistja letoneze Jelena Ostapenko fitoi turneun WTA-500 të Shtutgardit. Në finale ajo mundi 2-0 (6-4, 6-1) numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka.
    Një rezultat surprizë, pasi bjellorusja konsiderohej favorite, por Ostapenko befasoi të gjithë, me një ndeshje thuajse të përkryer, duke fituar edhe gati 1 milionë dollarë premio.
    Kjo ishte hera e parë që letonezja shkonte në finalen e Shtutgardit dhe ia doli mbanë të fitojë titullin e 9 në karrierë. Për Sabalenka kjo është hera e katërt që humbet në finalen e këtij turneu.
    Ndërkohë, te meshkujt, tenisti italian Jannik Sinner qëndron në krye të renditjes botërore edhe pse nuk luan prej më shumë se dy muajsh, i pezulluar për doping. Ai është në krye të renditjes për 46 javë.
    Gjermani Alexander Zverev ka bërë rokadë në renditjen me spanjollin Carlos Alcaraz, duke u ngjitur në vendin e dytë.

  • Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

    Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

    Ç’ndodh nëse vota humbet në postë? Kjo ishte pyetja që i’u drejtua Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
    Celibashi tha se ka pak gjasa të ndodhë, por në çdo rast votuesi do të njoftohet.
    Ylli Rakipi: Ç’ndodh nëse një zarf humb rrugës? Ndodh që edhe DHL të humbasë, për shembull. Madje edhe nga kompanitë më prestigjioze. Kush mban përgjegjësi?
    Ilirjan Celibashi: Është e operatorit të kontraktuar. Ka përgjegjësi, si për rastin që dërgesa monetare humbasin. Nuk besoj se do të jetë ky rasti. Edhe nëse do të jetë një fletë votimi që humbet, nuk e përcakton ajo rezultatin e zgjedhjeve, apo standardin.
    Ylli Rakipi: Do të njoftohet personi nëse vota e tij humbet?
    Ilirjan Celibashi: Po, do të njoftohet. Ne tregojmë çdo votë se ku shkon, si shkon.
    Ylli Rakipi: Pala që do të humbë zgjedhjet, do të ngrejë pretendime.
    Ilirjan Celibashi: Kush humbet, thotë më shumë se kaq…

  • Disfatë në Londër, Shqipëria humbet në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

    Disfatë në Londër, Shqipëria humbet në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

    Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundemi 2-0 nga Anglia në Wembley.
    Në mitikun Wembley të pushtuar nga tifozët kuqezinj, ndeshja nisi me një kontroll asfikses të topit nga skuadra angleze. Pasime të shumta dhe një ritëm i lartë nga “Tre Luanët”, që detyruan kuqezinjtë e Sylvinhos të luanin në gjysëmëfushën e tyre.
    Goli dukej çështje kohe dhe në fakt kështu ishte, pasi do të vinte minuta e 19, aty ku një vertikalizim i saktë nga Bellingham do të nxirrte të lirë 18 vjeçari debutues Lewis-Skelly që godet saktë për sjellë golin e parë të Anglisë në këto kualifikuese nën drejtimin e Thomas Tuchel.Skelly bëhet lojtari më i ri që shënon në debutim me përfaqësuesen angleze.
    Ekipi ynë mundohet të reagojë në të 28, por ishim të pafat teksa topi devijuar në këmbët e Burn shkon në traversë. Anglia tenton të dyfishojë shifrat në të 35, aty ku Bellingham pati një shans të artë, por Strakosha neutralizoi mjaft mirë gjithçka. Fundi i fraksionit të parë foli sërish për të besuarit e Tuchel, aty ku Bellingahm, Kane dhe Burn iu afruan ndjeshëm golit, por Starkosha dhe fati ishte në anën e kuqezinjve, duke bërë që Shqipëria të shkojë në pushimin e pjesëve me disavantazhin e vetëm një goli.
    Në pjesën e dytë ritmi mbetet i njëjtë me vendasit që dominojnë në kontrollin e lojës, ndërsa ekipi ynë mendon thjesht të mbrohet. Broja do të ishte lëvizja e parë e Sylvinhos pas më shumë se sa 1 ore lojë. Dhe pikërisht futja e Brojës i dha kuqezinjve më shumë kreativitet përpara, me gjigandin që u mundua të ishte aktiv, duke vendosur në vështirësi në disa momente prapavijën e anglezëve. Një Angli jo e bukur në pjesën e dytë na ndëshkon sërish me sulmuesi kryesor të saj Harry Kane, që në minutën e 77, i shpëton mbulimit të Ajetit e nuk fal për ta çuar topin në rrjetë.
    Përfundimisht mbyllet 2 me 0 në Wembley për “Tre Luanët”, e nisim me humbje fushatën e eleminatoreve drejt Botërorit 2026, ndërsa të hënën ndaj Andorrës në Tiranë do të kemi shansin për të marrë pikët e para.

  • Apple po humbet 1 miliardë dollarë çdo vit me Apple TV+

    Apple po humbet 1 miliardë dollarë çdo vit me Apple TV+

    Apple po humbet më shumë se 1 miliardë dollarë çdo vit në shërbimin e saj streaming Apple TV+ raportoi The Information.

    Gjiganti i teknologjisë ka shpenzuar më shumë se 5 miliardë dollarë në përmbajtje që kur lançoi Apple TV+ në 2019-ën por shpenzimet i uli rreth 500 milionë dollarë vitin e kaluar thoshte raporti.
    Apple TV+ ka ngelur pas rivalëve si Netflix, Disney+ dhe Amazon Prime Video për nga numri i abonentëve. Lideri i industrisë Netflix kishte 301.63 milionë përdorues ndjekur nga Disney+ me 124.6 milionë dhe Discovery me 116.9 milionë.

    Prodhuesi i iPhone nuk jep shifra për këtë shërbim, por llogaritet se Apple TV+ kishte rreth 40.4 milionë abonentë në fund të 2024 sipas analistëve të Visible Alpha.

    Produksionet e Apple TV+ kanë fituar më shumë se 2,500 nominime dhe 538 fitore, tha CEO Tim Cook gjatë raportimit të fitimeve në Janar.
    /PCWorld Albanian