Tag: humbet

  • Tragjedi në Gjermani, humbet jetën i riu nga Kosova

    Tragjedi në Gjermani, humbet jetën i riu nga Kosova

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

    Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

    Pavarësisht përmasave të mëdha dhe rëndësisë që ka si kryeqytet, Tirana vijon të përballet me sfida të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm.
    Një raport i fundit për qeverisjen vendore evidenton se 61% e ujit të prodhuar nuk faturohet apo humbet në rrjet. Kjo ka bërë që kryeqyteti të përballet me sfida të mëdha të eficencës dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës ekzistuese.
    Raporti thekson se Tirana, me mbi 31% të popullsisë së Shqipërisë, gjeneron të ardhurat më të larta nga taksat dhe tarifat vendore, por kjo bashki mbetet gjithsesi pjesërisht e varur nga transfertat e qeverisë qendrore për projektet e mëdha infrastrukturore.
    Ekspertët theksojnë se Bashkia e Tiranës duhet të përqendrohet më shumë në kontrollin e informalitetit, përmirësimin e të ardhurave të veta dhe transparencën në menaxhimin e fondeve, për të përballuar sfidat e mëdha të zhvillimit të qëndrueshëm.
    Tv Klan

  • Vijon procesi i rinumërimit në Tiranë, ja cilët janë deputetët që kanë përfituar vota të pamerituara

    Vijon procesi i rinumërimit në Tiranë, ja cilët janë deputetët që kanë përfituar vota të pamerituara

    Mëngjesin e kësaj të hëne ka rinisur procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është dita e pestë e rinumërimit, ndërsa deri tani janë hapur 437 kuti nga 1282 në total. Sipas rezultateve të deritanishme, janë konstatuar gabime në numërim, por pa ndonjë trend që mund të ndryshojë shpërndarjen e mandateve.
    Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) rezulton se Partia Demokratike ka marrë 219 vota pa meritë, të cilat do t’i zbriten nga rezultati fillestar. Partia Socialiste ka gjithashtu 193 vota të pamerituara. Nisma “Shqipëria Bëhet” humb 26 vota, ndërsa PSD e Tom Doshit humbet 23 vota.
    Në anën tjetër, koalicionit të Lulzim Bashës i shtohen 13 vota dhe koalicionit të Enkelejd Alibeajt i shtohen 7 vota që rezultojnë se iu ishin marrë gabimisht në numërimin e parë.
    Sa i përket kandidatëve brenda partive, rinumërimi tregon se:
    Ilir Alimehmeti ka marrë 61 vota pa meritë në numërimin e parë.
    Jorida Tabaku ka 22 vota pa meritë.
    Ilir Meta ka 28 vota të pamerituara.
    Nga radhët e PS:
    Ervin Hoxha humbet 193 vota.
    Xhemal Qefalia humbet 125 vota.
    Fatmir Xhafaj humbet 82 vota.
    Olta Xhaçka humbet 34 vota, ndërsa Blerina Gjylametit i shtohen 3 vota.
    Procesi i rinumërimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

  • Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

    Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

    Elinara është e eliminuara e parë e mbrëmjes së sotme nga Ferma Vip 2, e cila humbet mundësinë për të qenë pjesë e finales së madhe të 20 qershorit.

    Luana lexoi vendimin e publikut pas televotimit të hapur mrbëmjen e së premtes, ku përballë njëri-tjetrit ishin Elinara dhe Andrea, të cilët dumbës sfidat respektivisht përballë Yllit dhe Anduelit.
    Pjesë nga biseda:

    Luana: Vendimi është marrë dhe besoj se pas këtij momenti të bukur është momenti të ndaj lajmin jo fort të bukur. Unë kam në duar zarfin. Një hap larg finales së madhe, njëri prej jush sonte nuk e ka mundësinë ta prekë. Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largohet sonte nga Ferma VIP është Elinara.
    Elinara: Falenderoj produksionin që më bëri këtë ftesë. Falenderoj shqiptarët, uroj të kem qenë një personazh që kam dhënë shpresë, dhe të kem qenë burim frymëzimi. Ju ruorj të gjithë fermerëve rrugëtim të mabrë.

  • Auron Tare: Shqipëria po humbet autenticitetin turistik duke ndjekur modele të huaja

    Auron Tare: Shqipëria po humbet autenticitetin turistik duke ndjekur modele të huaja

    Studiuesi Auron Tare ka ngritur sërish shqetësimin për mënyrën sesi po zhvillohet turizmi në Shqipëri, duke paralajmëruar humbjen graduale të autenticitetit dhe identitetit kulturor të vendit.

    Në një lidhje për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, Tare tha se Shqipëria nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndërtuar një industri të qëndrueshme turistike. Ai theksoi mungesën e përgatitjes, infrastrukturës, si dhe të shkollave profesionale që do të trajnonin udhëzuesit dhe punonjësit e shërbimeve turistike me standarde të larta.

    “Në kohën që ne ishim, nuk morëm masa, nuk u përgatitëm, nuk krijuam infrastrukturë, nuk krijuam shkollat e shërbimit, shkollat e guidave. Shkollat tona marrin licenca jo domosdoshmërisht bazuar në njohuri të thella, shërbimin e hotelerisë apo shërbime të tjera,” u shpreh ai.

    Sipas Tares, vendet si Spanja, Italia apo Greqia kanë bërë gabime të mëdha në të kaluarën duke shkatërruar peizazhet dhe duke aplikuar modele ndërtimi që nuk i përshtaten traditave lokale, por tashmë po i korrigjojnë këto gabime duke rikthyer arkitekturën tradicionale.

    “Ndërkohë ne po bëjmë të kundërtën, po vazhdojmë marrëzitë e arkitekturës së huaj, të cilët vijnë në Shqipëri, bëjnë eksperimente, por Shqipëria po humbet gjithmonë e më shumë autenticitetin e vet”, theksoi Tare.

    Eksperti nënvizoi se Shqipëria kishte mundësinë të mësonte nga gabimet e vendeve të tjera që kanë dekada eksperiencë në turizëm, por sipas tij, për fat të keq, këtë avantazh nuk e kemi shfrytëzuar.

  • PS merr mandatin e nëntë në Vlorë, PD humbet një vend në Kuvend

    PS merr mandatin e nëntë në Vlorë, PD humbet një vend në Kuvend

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Do përsëritet 1997-ta nëse humbet PD-ja në zgjedhje? Çfarë thotë ish-ministri Xhafaj

    Do përsëritet 1997-ta nëse humbet PD-ja në zgjedhje? Çfarë thotë ish-ministri Xhafaj

    Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, foli për konfliktet e vazhdueshme të kandidatëve të PD-së, pak ditë para fushatës. Xhafaj tha se nuk beson se do të ketë ndonjë konflikt pas zgjedhjeve nëse PD-ja humbet, pasi sipas tij, shoqëria shqiptare sot është ndërgjegjësuar edhe nuk ndjek partitë politike.
    Dritan Hila: Kemi një situatë që ka kaluar në dhunë. Nallbati rrahu një shofer kamioni, Xhelal Mziu dhunoi një militant socialist. Alizoti thotë: “Do t’ju hamë të gjallë!” Një kandidat në Korçë thotë: “Do t’ju zhdukim.” Mund të çojë në një konflikt nëse humbet PD-ja?
    Fatmir Xhafaj: Jo. Por për fat të mirë janë gjëra sporadike, nuk janë një dukuri përgjatë gjithë procesit elektoral. Ky proces në tërësinë e vet është i qetë, po shkon mirë. Besoj se është një tregues i ndërgjegjësimit, i pjekurisë së shoqërisë shqiptare, më shumë sesa meritë e partive politike. Është pjekur shoqëria shqiptare, por është forcuar edhe kultura demokratike në vend. Unë nuk besoj se do të ketë diçka.
    Dritan Hila: Keni qenë edhe ministër Rendi, besoni se shoqëria shqiptare nuk ka elementë të kalojë pranë një ndezjeje si ajo e 1997-ës?
    Fatmir Xhafaj: Jo nuk besoj.

  • “Interi pa Lautaron humbet shumë, Barcelona është mësuar të luajë në stadiume të nxehta”

    “Interi pa Lautaron humbet shumë, Barcelona është mësuar të luajë në stadiume të nxehta”

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Rafael Benitez ka analizuar sfidën e kthimit mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League, që do të luhet të martën në mbrëmje në një “San Siro” thuajse të mbushur plot.
    “Si do të jetë ndeshja? E njëjtë, ose shumë e ngjashme me atë të Montjuïc, sepse natyra e këtyre dy skuadrave nuk ndryshon brenda një jave. Çdo skuadër mbart me vete mënyrën se si e ka ndërtuar këtë rrugëtim të ndritur në Champions.
    Sigurisht, pa Lautaron, nëse nuk ia del të rikuperohet, Inzaghi humbet shumë. Por, nëse vëreni, edhe javën e kaluar Martinez nuk ishte në fushë në pjesën e dytë dhe rastet nuk munguan. Nëse do të jetë, potenciali ofensiv zikaltër mbetet i frikshëm. Megjithatë, alternativat ekzistojnë dhe filozofia nuk ndryshon”.
    Benitez ka vlerësuar mënyrën sesi Interi arriti ta sfidojë Barçën: “Zikaltërit kanë ditur si ta godisnin Barcelonën duke e nxjerrë në fushë të hapur. Kishin soliditet dhe prani në zonën kundërshtare, e ndjenin forcën në muskuj dhe centimetra, si në skemat e topave të ndalur, ashtu edhe në lojë të hapur. Pastaj ishin kundërsulmet, të shumta, që lanë gjurmë dhe ndoshta ndikuan më vonë, me mendje të ftohtë. Tranzicionet ishin një armë tejet efikase, në krahë, por edhe në qendër”.
    Sa i përket rolit të “San Siros” si faktor shtesë për zikaltrit, Benitez është i matur: “Faktori fushë mund të ndikojë, por vetëm deri në një pikë. Barcelona është mësuar të luajë në ambiente të nxehta, nuk ndikohet lehtë.
    Katalanasit ndjekin logjikën e tyre: zotërim i topit, kërkim i thellësisë, cilësi e lojtarëve të rinj, që nuk kanë vetëm guxim, por këmbë të mira dhe shumë mend. Janë në formë, siç e treguan edhe në Kupën e Mbretit ndaj Realit, edhe pse ndaj Interit, në fund lanë përshtypjen se ndjenë peshën e kohës shtesë”.