Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal anës autostradës Lushnjë–Fier.
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.
Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Tag: humbet
-

Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të lënduar në aksin Lushnjë-Fier (Foto)
-

Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të lënduar
Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal anës autostradës Lushnjë–Fier
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.
Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.Top Channel
-

Europa po humbet rëndësinë
“Burokracia nuk ka për të na nxjerrë nga stuhia, politika po. Rregulloret nuk do të na bëjnë më të fortë, idetë po. Ideologjitë nuk do të çlirojnë shoqëritë tona, por vlerat kur aplikohen në realitetin ku jetojmë, munden”, citohet ajo.
Sipas saj, Europa duhet: “Të bëjë më pak, por ta bëjë më mirë”.
Meloni ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet pasi kontinenti nuk mund të mbështet më në SHBA.
“Ne duhet të jemi gati të paguajmë çmimin e lirisë dhe pavarësisë sonë. Vetëm ata që janë të aftë të mbrohen, janë me të vërtetë të lirë në zgjedhjet e tyre”, ka shtuar Meloni. -

Humbet lushnjari 77-vjeçar, gruaja shkon e kërkon në polici
Gruaja denoncon humbjen e bashkëshortit të moshuar, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore.
Policia e Lushnjës bëri sot me dije se ditën e djeshme (25 gusht), në Komisariat është paraqitur dhe ka kërkuar ndihmë, e moshuara Rr. H., se po atë ditë ishte larguar nga banesa bashkëshorti i saj, A. H., 77 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga skleroza.
“Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.
Shërbimet e policisë kanë marrë edhe fotografi të personit të humbur, teksa po ushtrojnë kërkime në disa zona të qytetit dhe po pyesin të njohurit dhe qytetarët. -

Ilir Meta: Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur
Nga Ilir Meta-
Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji.Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale.
Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!
I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar! -

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale
Trajneri i Liverpool, Slot analizoi hunbjen ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield.
“Çështja kryesore, nuk mendoj se kishte një problem kryesor, përveç nëse skuadra tjetër humbet dy penallti dhe ti prapë humbet brenda pesë penalltive, kjo sigurisht që nuk ndihmon.“Pas barazimit, megjithëse kishim një mundësi të madhe me Mo Salah, në fund mund të kishim humbur edhe gjatë lojës.
Ndoshta ishim me fat që arritëm të shkonim te penalltitë”-tha ai. -

Bayerni po i humbet lojtarët një nga një, dëmtohet edhe talenti 19-vjeçar
Bayern Munich po i humbet lojtarët një nga një. Pas Jamal Musiala, që do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa muaj për shkak të frakturës së fibulës, dhe Serge Gnabry, i cili së fundi ka ulur ngarkesën stërvitore për shkak të problemeve fizike, tani vjen një tjetër telash për Vincent Kompany. Ky dëmtim, të paktën, nuk pritet të jetë afatgjatë.
Siç ka bërë të ditur klubi bavarez, Paul Wanner ka pësuar një dëmtim të lehtë të ligamenteve të kyçit të këmbës së majtë gjatë miqësores kundër Tottenham Hotspur, e zhvilluar të enjten në mbrëmje. Mesfushori ofensiv gjerman, vetëm 19 vjeç, hyri në fushë në minutën e 68-të kundër “Spurs” dhe luajti deri në fund të ndeshjes, por tani nuk do të jetë i gatshëm për kampionët e Gjermanisë.
Sipas “Sky Sport DE”, Wanner do të mungojë maksimumi dy javë. Futbollisti i majtë, i lindur në vitin 2005, që dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar tek Elversberg dhe Heidenheim, konsiderohet një talent i madh nga Bayerni. Pas largimeve të Thomas Müller, Mathys Tel dhe Leroy Sané, ai kishte shpresuar me të drejtë të gjente hapësira në skuadër. Megjithatë, sipas të njëjtit burim, asgjë nuk përjashtohet dhe largimi i tij gjatë kësaj merkatoje verore mbetet ende i mundshëm. -

Avioni me 300 persona humbet në lartësi, raportohen dhjetëra të plagosur
Bota E Enjte, 31 Korrik 2025 18:00
Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku. Avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme.
Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të mbrëmjes së mërkurë.Turbulencat ishin aq të forta sa pasagjerët dhe karrocat me ushqime u hodhën në ajër, duke përplasur gjithçka brenda kabinës. Disa stjuardesa u rrëzuan. Disa anëtarë të ekuipazhit ishin mes të plagosurve. Të gjithë të lënduarit u transportuan në spital pas uljes së avionit. Në bord ndodheshin 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë ekuipazhi.
-

Trump po humbet durimin me Rusinë/ Erdogan dëshiron të përshpejtojë procesin për një samit Putin-Zelensky
Donald Trump po “humbet durimin” me Vladimir Putinin sepse Moska nuk po bën asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në një intervistë me Fox News.
Në këtë mes ka ndërhyrë Turqia, e cila synon të përshpejtojë axhendën për një samit midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky në Stamboll. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e njoftoi këtë, duke shpjeguar se të dy vendet tashmë “kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u takuar në Stamboll, por negociatat për datën dhe kushtet e mbërritjes së udhëheqësve po vazhdojnë.
Në përgjithësi, Erdogan dëshiron ta përshpejtojë këtë proces dhe po mbështetet në diplomacinë e të dy udhëheqësve”. Presidenti beson se një takim midis të dyve do të ndihmonte në kapërcimin e ngërçit në negociata, të cilat kanë arritur në fazën e tretë pa përparim të konsiderueshëm.
