Deputeti demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit.
Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet.
Kaso tha se në këtë gjendje po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.
“Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.
Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për tu përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”,-tha Kaso.
Tag: humbet
-

Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, debati është sa për formalitet
-

U21, Erald Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak të dëmtimit
9 Nëntor 2025
12:19
Telesport
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka një ndryshim.
Sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit.
Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin, i cili do të bashkohet me ekipin në Moldavin. -

U21/ Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak dëmtimi, ftohet Gudjufi
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka një ndryshim.
Sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit.
Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin, i cili do të bashkohet me ekipin në Moldavin.
Vazhdo leximin
-

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rama ‘kritikon’ BE: Po humbet! Shqipëria nuk ka pritur asnjë një lider rus
Edi Rama
PARIS-Kryeminstri Edi Rama ndodhet në Paris ku është pritur nga presidenti vendas, Emmanuel Macron në rezidencën presidenciale Elysee për Forumin e Paqes. Në fjalën e tij teksa komentonte planin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama sugjeron për Europën autonominë e saj, pasi po humbet në këtë luftë. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që prej komunizmit nuk ka pritur një lider rus.
Edi Rama: Që Putin do luftë është e qartë. Kur bëhet fjala për Ukrainën, unë përfaqësoj një vend, Shqipërinë që nuk ka marrëdhënie më Rusisë, apo ka shkallët më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë, përfaqësoj të vetmin vend në rajon që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur qysh prej viteve 1960. I patëm gjatë komunizmit, i patëm në formën më të keqe, nuk na merr malli për ta. Në këta 35 vite, nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit të artë, por as pararuse. Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën. Unë jam më i gjati mes të gjithëve, përfaqësoj një vend shumë të vogël për të luajtur çfarëdolloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshojë trajektoren. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël, unë besoj se më duhet tu dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm, por nëse mendimet e tyre që nuk janë kaq të gjatë sa unë por kanë pas vende të mëdha janë gabim ,është problem i madh.
Rama me batutë tha se Italia është Shqipëria e madhe dhe se komplimentoi kryeministren Giorgia Meloni duke e cilësuar si një grua të shkëlqyer.Edi Rama: Jeni nga Italia jeni nga një Shqipëri e madhe nga shumë mënyra. Italianët janë shqiptarët e veshur me Verache. Meloni do të ishte shumë dakord. Keni një kryeministre një grua të shkëlqyer, nuk është e gjatë por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë.
Kreu i qeverisë u pyet edhe në lidhje me raportet mes vendeve në rajon, ku u ndal në raportin e Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, problem në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë është Kosova dhe pikëpamjet e ndryshme në lidhje me shtetësinë e saj. Rama theksoi se përpos konfliktit mes tyre, kjo nuk duhet të ndalojë punën për ato gjëra që bien dakord vendet me njëra-tjetrën.“Ne jemi të patundur në idenë që jo vetëm paqja është, e mirë se çdo gjë tjetër, por “komshi i lumtur, shtëpi e lumtur” ma ka mësuar gjyshja. Sigurohu që fqinjët nuk po vdesin urie. Kemi politika bashkëpunimi edhe me shtetet e tjera në rajon. Kemi një problem të madh me Serbinë, Kosova, pasi për ne është një shtet në të drejtën e vet, ndërsa për ata nuk është. Kishim dy opsione, ose do të vijonim të mbesnim me kokën pas e të dëmtonim ekominë e të ardhmen, ose alternativa tjetër ishte të thonim nuk ishim dakord por kjo nuk duhet të na ndalojë të punojmë për ato gjëra që biem dakord”, tha Rama.
-

Rama në Paris ‘kritikon’ BE: Po humbet. Shqipëria, i vetmi vend që nuk ka shkelur një lider rus
Edi Rama
PARIS-Kryeminstri Edi Rama ndodhet në Paris ku është pritur nga presidenti vendas, Emmanuel Macron në rezidencën presidenciale Elysee për Forumin e Paqes. Në fjalën e tij teksa komentonte planin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama sugjeron për Europën autonominë e saj, pasi po humbet në këtë luftë. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që prej komunizmit nuk ka pritur një lider rus.
Edi Rama: Që Putin do luftë është e qartë. Kur bëhet fjala për Ukrainën, unë përfaqësoj një vend, Shqipërinë që nuk ka marrëdhënie më Rusisë, apo ka shkallët më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë, përfaqësoj të vetmin vend në rajon që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur qysh prej viteve 1960. I patëm gjatë komunizmit, i patëm në formën më të keqe, nuk na merr malli për ta. Në këta 35 vite, nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit të artë, por as pararuse. Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën. Unë jam më i gjati mes të gjithëve, përfaqësoj një vend shumë të vogël për të luajtur çfarëdolloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshojë trajektoren. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël, unë besoj se më duhet tu dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm, por nëse mendimet e tyre që nuk janë kaq të gjatë sa unë por kanë pas vende të mëdha janë gabim ,është problem i madh. Jeni nga Italia jeni nga një Shqipëri e madhe nga shumë mënyra. Italianët janë shqiptarët e veshur me Verache. Meloni do të ishte shumë dakord. Keni një kryeministre një grua të shkëlqyer, nuk është e gjatë por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. -

Telashe për Barcelona, humbet për 3 javë mesfushorin pas dëmtimit në El Clasico
30 Tetor 2025
8:51
Telesport
Përveç humbjes në “El Clasico” kundër Real Madrid, ka edhe një tjetër lajm të keq për Barcelonën: Pedri, i ndëshkuar me karton të kuq në “Santiago Benabeu” do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Klubi “blaugrana” do të jetë pa mesfushorin spanjoll deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar. Pra, Pedri do të mungojë deri në mes të nëntorit.
Qëllimi i stafit mjekësor është që Pedri të jetë përsëri i disponueshëm për ndeshjet e dyfishta midis La Liga dhe Champions League në fund të nëntorit, kundër Atlético Bilbao dhe Chelsea.
Gjithsesi, mungesa e tij për 2-3 javë do të jetë e rëndësishme, pasi trajneri Hansi Flick humbet një nga lojtarët kryesorë të mesfushës dhe jo vetëm. -

Slot: Shqetësuese kur humbet 4 ndeshje radhazi, por nuk po i shfrytëzojmë rastet e shumta
Nuk ishte vetëm humbja e Liverpool në Anfield (1-2 ndaj Manchester United) që shkaktoi një trazirë të madhe. Kampionët në fuqi të Anglisë i habitën tifozët e tyre pasi kanë humbur 4 ndeshjet e fundit, duke humbur terren të konsiderueshëm ndaj vendit të pare.
Trajneri i “reds”, Arne Slot, foli për për këtë situatë: “Mendoj se njerëzit kanë tendencë të harrojnë se sa raste kishim kur ishim në disavantazh në pjesën e parë”.
“Kur humbet, u kushton më shumë vëmendje topave të luajtur keq, por në pjesën e parë, Isak pati një-me-një me portierin, Gakpo goditi dy herë shtyllën, kështu që edhe atëherë patëm raste për të barazuar 1-1“, kujtoi Slot.
“Në pjesën e dytë, është e vërtetë që, ndërsa skuadra tjetër lodhet gjithnjë e më shumë, ne krijojmë më shumë raste. Kjo ndodhi kundër Crystal Palace, kundër Chelsea dhe ndodhi përsëri me United”, deklaroi trajneri holandez.
“Natyrisht, ka shqetësime. Nëse humbet katër herë radhazi, duhet t’i kesh, por e dimë që nëse vazhdojmë të luajmë kështu, atëherë do të kemi një shans të mirë për të fituar më shumë ndeshje”, shtoi Arne Slot.
Ai ka edhe mënyrën se si dilet nga kjo periudhë e errët: “Nëse përmirësojmë disa gjëra, do të kemi edhe më shumë raste, por kurrë nuk mund të jesh 100% i sigurt se do të jesh në gjendje të krijosh tetë, nëntë ose dhjetë raste të pastra përsëri në ndeshjen tjetër“.
“Këta lojtarë kanë luftuar për një kohë të gjatë nga një disavantazh 0-1 për t’u përpjekur të rikthehen. Nëse e ruajmë këtë mentalitet, ka shumë pozitivitet për të marrë në ndeshjet e ardhshme. Humbja katër herë radhazi sigurisht që ka një ndikim në ekip”, tha Slot. -

Zgjedhjet në Turqi kthehen në një katastrofë për Erdoganin, humbet në çdo drejtim, ja çfarë thotë sondazhi
Një sondazh i ri ka zbuluar një rezultat të papritur për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke treguar një nivel të lartë të pakënaqësisë shoqërore në Turqi.
Sipas sondazhit të realizuar nga kompania Gundemar në 60 provinca të Turqisë, Erdogan humbet në të gjitha skenarët përballë kundërshtarëve të tij kryesorë, me dallime që arrijnë deri në 16 pikë.
Në detaje, Erdogan humbet me 11 pikë ndaj Ekrem Imamoglu, 16 pikë ndaj Mansur Yavas dhe 5 pikë ndaj Ozgur Ozel. Po ashtu, partia CHP, që është partia e opozitës kryesore, udhëhoq përballë partisë AKP të presidentit Erdogan.
Në pyetjen “Nëse do të mbaheshin zgjedhje këtë të diel, për cilën parti do të votonit?”, rezultatet janë si më poshtë:
-CHP: 35,83%
-AKP: 30,95%
-DEM: 8,34%
-MHP: 6,39%
Në skenarët hipotetikë për zgjedhjet presidenciale, rezultatet janë edhe më dramatike:
-Ekrem Imamoglu: 55,58%
-Recep Tayyip Erdogan: 44,42%
Kryetari i Stambollit, Imamoglu, udhëheq me një diferencë prej 11,16 pikësh, duke regjistruar distancën më të madhe të parë në një sondazh që pas vitit 2019.
Po ashtu, Mansur Yavas, kryetari i Ankarasë, është shumë më i fuqishëm përballë Erdogan, duke pasur një diferencë prej 16 pikësh:
-Mansur Yavas: 58,09%
-Recep Tayyip Erdogan: 41,91%
Kjo e bën Yavasin kandidat më të fortë përballë presidentit turk. Në fund, lideri i CHP, Ozgur Ozel, merr 52,31% kundrejt 47,69% të Erdogan.
-

Europa po humbet çdo ditë sipërfaqe natyrore dhe tokë bujqësore sa 600 fusha futbolli
Europa po humbet hapësira të gjelbra që dikur strehonte faunën, thithte karbonin dhe siguronte ushqim, me një ritëm prej 600 fushash futbolli në ditë. Të paktën kështu ka zbuluar një investigim i “The Guardian”.
Analiza e imazheve satelitore në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropën kontinentale gjatë një periudhe pesëvjeçare tregon shpejtësinë dhe shkallën me të cilën toka e gjelbër po shndërrohet në gri, duke u zënë nga asfalti për rrugët, tulla dhe beton për fusha golfi luksoze dhe ndërtesa banimi.
Humbja e pyjeve të Amazonës është matur prej vitesh me imazhe satelitore dhe monitorim në terren, por deri tani shkalla e tokës së gjelbër të humbur në Evropë nuk ishte matur në këtë mënyrë.Në hetimin e parë të këtij lloji në Evropë, projekti “Green to Grey” në bashkëpunim me shkencëtarë nga Instituti Norvegjez për Kërkime në Natyrë (NINA) ka zbuluar shkallën e humbjes së natyrës dhe tokës bujqësore nga ndërhyrjet njerëzore.
Projekti ndërkufitar i organizuar nga “The Guardian”, Arena for Journalism in Europe (Arena), NINA, transmetuesi norvegjez NRK dhe media të tjera në 11 vende, ka gjetur se Evropa humbet rreth 1 mijë e 500 km² tokë në vit nga ndërtimet. Rreth 9 mijë km² tokë sipërfaqe e barabartë me Qipron, është shndërruar nga e gjelbër në gri midis viteve 2018 dhe 2023, sipas të dhënave. Kjo është ekuivalente me gati 30 km² në javë ose 600 fusha futbolli në ditë.
Natyrat e humbura përbëjnë shumicën, rreth 900 km² në vit, por studimi tregon se po ndërtohet edhe mbi tokë bujqësore me rreth 600 km² në vit, me pasoja serioze për sigurinë ushqimore dhe shëndetin në kontinent.
Steve Carver, profesor i natyrës së egër në Universitetin e Leeds, tha: “Toka e humbur për shkak të zhvillimit është një nga shkaqet kryesore të humbjes së natyrës së egër dhe tkurrjes së biodiversitetit. Por po humbasim edhe tokë bujqësore dhe produktive ndërsa qytetet tona zgjerohen në zonat e gjelbërta dhe tokat bujqësore.”
Zhvillimet më të zakonshme, që përbëjnë një të katërtën e rasteve, janë për banesa dhe rrugë. Por natyra dhe toka bujqësore po shkatërrohen gjithashtu për luks, turizëm, konsumizëm dhe industri.
Arena zbulon se në Portugali, pothuajse 300 hektarë nga dunat e mbrojtura të rërës në plazhin Galé pranë Melides (rreth një orë në jug të Lisbonës) janë humbur për të krijuar një fushë të re golfi në CostaTerra Golf and Ocean Club, ku pronat do të shiten rreth 5.6 milion paund.
Resorti, ende në ndërtim, është shtëpia e dytë e Princeshës Eugenie dhe bashkëshortit të saj, Jack Brooksbank, i cili punon për zhvillimin. Ai po ndërtohet mbi tokë të mbrojtur nga Natura 2000, e cila duhet të jetë e mbrojtur sipas rregullave të BE-së.
Resorti premton “luksin e thjeshtë të jetesës evropiane” në “bregdetin e fundit të paprekur të Atlantikut në Evropën jugore”. Fusha e tij 75 hektarëshe e golfit pritet të konsumojë deri në 800 mijë litra ujë në ditë për mirëmbajtjen.
Përjashtime për zhvillimet në tokën e Natura 2000 mund të jepen vetëm nëse ka interes publik domethënës. Autoritetet portugeze miratuan resortin, i cili zotërohet nga kompania amerikane Discovery Land Company, me argumentin e përfitimit ekonomik.
Ioannis Agapakis, avokat në organizatën mjedisore ClientEarth, tha se një fushë golfi nuk plotëson këto kritere. “Në mënyrë të qartë nuk është interes publik domethënës,” tha ai. “Vetëm fakti që ka përfitime ekonomike apo zhvillim ekonomik nuk e bën atë interes publik domethënës.”
Discovery Land Company deklaroi: “Po zhvillojmë CostaTerran si model për menaxhim mjedisor dhe qëndrueshmëri në rajon. Çdo aspekt i pronës, nga dizajni i fushës së golfit, tek menaxhimi i ujit të shiut dhe i mbetjeve, deri tek ruajtja e habitatit dhe korridoreve të egër është projektuar për të përmbushur apo tejkaluar standardet e BE-së, duke përfshirë kornizën Natura 2000. Do të vazhdojmë të inovojmë dhe të gjejmë zgjidhje për ta bërë CostaTerran pronën më të përgjegjshme të këtij lloji.”
Në Turqi, laguna Çaltılıdere në provincën e Izmirit në bregun e Egjeut është mbuluar me më shumë se një kilometër katror themeli betoni për një marinë për riparimin dhe ndërtimin e jahteve luksoze, tregon investigimi. Çaltılıdere, zyrtarisht e shpallur zonë e lagunës nga Turqia, ishte shtëpia e flamingove, pelikanëve, kormoranëve, peshkut detar dhe peshkut bass. Gjithashtu shërbente si depo karboni dhe mbrojtje natyrore nga përmbytjet.
Por autoritetet lokale e hoqën statusin e mbrojtur në 2017 pas një mbledhjeje të tensionuar dhe të kontestuar të një komisioni lokal. Imazhet satelitore tregojnë se pika e rëndësishme për zogjtë migratorë është mbuluar nga betoni.
Yatek, kooperativa e industrisë që po zhvillon projektin e marinës, thotë se do të sjellë rritje të madhe ekonomike dhe mijëra vende pune në zonë. “Njerëzit më të pasur në Turqi dhe në botë do të sjellin jahtet e tyre të mëdha këtu për t’i riparuar apo ndërtuar,” tha ish-drejtori i Yatek në një intervistë në 2021. Kooperativa parashikon prodhimin e deri në 132 jahteve luksoze në vit.
Yatek deklaroi se projekti është “plotësisht i përputhshëm me ligjet dhe ndjek të gjitha procedurat ligjore, përfshirë marrjen e raportit për vlerësimin e ndikimit në mjedis (EIA)”, dokument ky i nevojshëm për lejimin sipas ligjit të BE-së. -

“Kam folur me Tudor, por…” Zhegrova humbet sfidën me Inter: Nuk jam gati
Juve-Inter “ndez” Serie A, por nuk e ka luksin ta shijojë nga fusha këtë super sfidë, Edon Zhegrova. Në ditën e tij të prezantimit, si një nga blerjen e bujshme të “Zonjës së Vjetër”, ishte vetë Zhegrova i cili konfirmoi se nuk është ende gati të zbres në fushë, nuk është rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjes që iu nënshtrua në ije:
“Jam shumë i lumtur, jam pritur shumë mirë këto ditë nga i gjithë ambienti. Kam kaluar një periudhë të vështirë, por tani jam mirë. Kam folur me Tudor, por nuk mund të jem pjesë e ekipit për këtë takim, më duhet ende të punoj. Do të mbështes ekipin”, u shpreh Zhegrova.()