Kryeministri Edi Rama ka ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita në këtë seancë të të legjislaturës së re në Kuvend. Përgjigjen, kreu i qeverisë, e jep përmes Diellës, ministren e re të Inteligjencës Artificiale.
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkruan Rama në “X”.
Tag: humbës
-

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…
-

PD e nisi me bllokim të foltores së Kuvendit, reagon Rama: Diella më tha ‘humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra’
Teksa Partia Demokratike vijoi me tensione edhe në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X”.
Ai ka shkruar se në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar Diella, ministrja më e re e qeverisë së re të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon“, shkruan Rama në “X”.Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet e pyeta?
Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon😬
— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2025Top Channel
-

Rama ‘flet’ me Diellën dhe thumbon Berishën: Humbës nuk është kush rrëzohet…
Rama dhe Balla ne Kuvend
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘bashkëbisedimin’ me Diellën, ministren e tij virtuale, e cila tashmë duket se do e këshillojë dhe për qëndrimet që ai do të mbajë në raport me kundërshtarët e tij politik. Duke iu referuar Berishës që zaptoi sërish sot foltoren e Kuvendit, Rama tha se humbës nuk është ai që rrëzohet, por ai që gërmon aty ku ra, duke cituar fjalët e ‘Diellës’.
Rama: Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon!
Seanca e sotme parlamentare, e para për legjislacionin e ri nisi me debate. Opozita refuzoi që të jepte propozimet e saj për Komisionin e Verifikimit të Mandateve, ndërkohë që seanca do të rifillojë në orën 17:00. Në nisje të seancës së sotme, ishin të pranishëm në sallë ambasadorët më të rëndësishëm në vendin tonë, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentare të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e PS për komisionin, mes tyre Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla. Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00. /ZËRI -

“Berisha më humbës së Luli”, Minxhozi: Lideri i PD nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen
Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Tirana Live’ akuzat e Berishës ndaj kompanisë ndërkombëtare DHL për procesin zgjedhor. Minxhozi tha se historia e Berishës është një film i përsëritur dhe se ai kërkon të shëtis fajin e humbjes kudo. Analisti përmendi edhe procesin e rinumërimit, ku tha se PD mori më shumë vota padrejtësisht.
“Historia e Berishës me zgjedhjet është një film i përsëritur. Ne e dinim sjelljen e Berishës, që në rast humbjeje doktori do shëtiste fajin për humbjen kudo. Në rast humbje kryetari i partisë mban përgjegjësinë dhe ikën.
Shqiptarët kanë më shumë probleme për tu marrë sesa me akuzat e Berishës për humbjet e zgjedhjes. Fati i zgjedhjeve u vendos në ditën e zgjedhjeve, ndodhi një proces rihapje kutish dhe u pa se PD kishte marrë më shumë vota të padrejta sesa PS. Nuk dihet se çfarë kërkon doktori përveçse të fitoj kohë.”
Më tej, në analizën e tij Minxhozi komentoi humbjen e Berishës duke e cilësuar atë më humbës sa vetë Lulzim Basha i cili në 2021 kërcënoi bindshëm mazhorancën për rotacionin e ëndërruar politik.
“Të tjerët në PD e ndrydhin në heshtje atë që kanë për të thënë, flas për ata në lista të hapura. Është një situatë ku Berisha po vijon procesin e të mësuarit të partisë së tij, për faktin që ai është më humbës sesa Luli dhe Meta. Në 2 vite më parë humbi 54 bashki, dhe sot në zgjedhjet parlamentare ka çerek vota më pak sesa Basha dhe Kryemadhi që në 2021 shkuan pranë ëndrrës së rotacionit politik”-tha Minxhozi. -

Sikur të isha… grua! Kandidatët që u mundën me kuotë gjinore e jo me votë
8 kandidatë burra të 11 majit, të 8-të të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur. Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.
Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë.
Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate.
Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu me 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.
Olta Xhaçka me 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë.
Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë.
Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur.
Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.
Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho.
Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.
TIRANË
Xhemal Qefalia 9950 (Humbës)
Anila Denaj 9257 (Fituese)
Pandeli Majko 46736 (Humbës)
Toni Gogu 6680 (Humbës)
Olta Xhaçka 6288 (Fituese)
BERAT
Julian Zyla 6002 (Humbës)
Erdis Hyka 5058 (Humbës)
Hatixhe Konomi 4467 (Fituese)
DURRËS
Ilir Ndraxhi 8244 (Humbës)
Gentian Hilla 5881 (Humbës)
Etleva Budini 4910 (Fituese)
KORÇË
Arian Jaupllari 8461 (Humbës)
Besa Spaho 7957 (Fituese)/ Shqiptarja.com -

Jashtë Kuvendit të ri nga “kuota gjinore”! Cilët janë kandidatët burra që u mundën nga gratë socialiste
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Zgjedhjet e 11 majit lanë jashtë përbërjes së Parlamentit të ri shumë emra të njohur, por disa prej tyre nuk u ‘dogjën’ nga votat. Tetë kandidatë burra të 11 majit, të Partisë Socialiste, nuk mundën të siguronin një vend në Parlamentin e ri në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur. Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.
Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë. Cilët janë kandidatët që u prekën nga kuota gjinore?
Në Tiranë Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate. Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu 6680 janë ‘viktima’ të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri. Olta Xhaçka 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë.
TIRANËXhemal Qefalia 9950 (Humbës)Anila Denaj 9257 (Fituese)Pandeli Majko 46736 (Humbës)Toni Gogu 6680 (Humbës)Olta Xhaçka 6288 (Fituese)
Në Durrës po ashtu dy kandidatë janë lënë jashtë Kuvendit prej gjinisë. Ilir Ndraxhi ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por kjo e fundit rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.
DURRËSIlir Ndraxhi 8244 (Humbës)Gentian Hilla 5881 (Humbës)Etleva Budini 4910 (Fituese)
Kuota gjinore ka ‘djegur’ edhe deputetin e 6-të i Korçës, i cili do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho.
KORÇËArian Jaupllari 8461 (Humbës)Besa Spaho 7957 (Fituese)
Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur.
BERATJulian Zyla 6002 (Humbës)Erdis Hyka 5058 (Humbës)Hatixhe Konomi 4467 (Fituese) -

’11 maji’/ Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore e jo me votë, U ‘dogjën’ Qefalia, Majko, Gogu dhe…
8 kandidatë burra të 11 majit, të 8-të të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur. Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.
Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë, informon ‘shqiptarja.com’ permes gazetares Esiona Konomi. Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate. Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.
Olta Xhaçka 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë. Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë. Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur. Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.
Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho. Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.
TIRANË
Xhemal Qefalia 9950 (Humbës)Anila Denaj 9257 (Fituese)Pandeli Majko 46736 (Humbës)Toni Gogu 6680 (Humbës)Olta Xhaçka 6288 (Fituese)
BERAT
Julian Zyla 6002 (Humbës)Erdis Hyka 5058 (Humbës)Hatixhe Konomi 4467 (Fituese)
DURRËS
Ilir Ndraxhi 8244 (Humbës)Gentian Hilla 5881 (Humbës)Etleva Budini 4910 (Fituese)
KORÇË
Arian Jaupllari 8461 (Humbës)Besa Spaho 7957 (Fituese) -

Akuzat e PD për zgjedhjet, Rama tallet: Shohin zarfe e trena bullgarë nga të katërta anët, humbës kronikë
Nga festa e fitores së socialistëve që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar akuzat e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, presionit ndaj administratës, apo skemave si “treni bullgar” në qarqe si Elbasani dhe Tirana.
Rama tha se Partia Demokratike jeton në një univers paralel, ku sipas tij shohin vetëm zarfa që mësyjnë nga të katër anët dhe trena bullgar. Ai më tej i cilësoi rivalët e PS si humbës kronik që nuk mund ta pranojnë realitetin.
“Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti nuk ka qenë mirë as Shqipëria nuk ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të katra anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura”, tha Rama. -

Akuzat e PD për vjedhje të zgjedhjeve, Rama: Shohin zarfe e trena bullgarë nga të katërta anët, humbës kronikë
Nga festa e fitores, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, presionit ndaj administratës, apo skemave si “treni bullgar” në qarqe si Elbasani dhe Tirana. Rama tha se Partia Demokratike jeton në një univers paralel, ku sipas tij shohin vetëm zarfa që mësyjnë nga të katër anët dhe trena bullgar. Ai më tej i cilësoi rivalët e PS si humbës kronik që nuk mund ta pranojnë realitetin.
”Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti nuk ka qenë mirë as Shqipëria nuk ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik.Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të katra anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura”.
-

“Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së
Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në parti familjare, e cila punon për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.
Ai theksoi se Sali Berisha është kthyer në humbës serial zgjedhjesh dhe në këto kushte ai duhet të japë dorëheqjen.
“PD është pronë familjare e Berishës. Mburoja e fundit është që të mbulojë PD si mburojë personale dhe familjen e tij. Berisha e ka në natyrën e tij manipulimin dhe intrigën.
Ai nuk ka turp t’i thotë vetes misionar. Ata që i shkojnë nga pas shkojnë për interes dhe jo për parime. Berisha vazhdon të gënjejë vetveten dhe ato që i shkojnë nga pas.
Ai është humbës i disa zgjedhjesh dhe pasi i ka humbur ato nuk ka moral të jetë në krye të PD dhe opozitës shqiptare. Sa herë nuk i ka fituar zgjedhjet i ka quajtur të vjedhura, ndërsa kur ka fituar i ka quajtur demokratike”, tha ai.
Sipas tij, më 11 maj u dëshmua fakti se Partia Demokratike ka pësuar një tkurrje të frikshme në elektorat dhe votat e saj kanë shkuar te partitë e reja. Sipas tij, faji kryesor për këtë panoramë të zymtë të PD është e një personi të vetëm: Sali Berishës!
“Retorikën e Berishës nuk e beson më askush. I ka mbetur njolla e zezë personale me këto histori të shpikura. Humbës serial që prej 2013.
Përçarja e PD dallohet tek fakti që PS ka një rritje të vogël, ndërkohë PD e Sali Berishës ka humbur 13-14% dhe kjo ka shkuar te partitë e vogla, partitë e vogla kane marrë elektoratin e Sali Berishës dhe ai vijon me këto histori qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen”, tha ai.