Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Docialiste, Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Nanon si njeriu që moderinzoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë.
“Sot e humbëm Kryetarin Nano, Do ta kujtojmë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano për kontributin vendimtar në 14 vite me radhë kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e partisë sonë, duke e bërë unikale mes partive politike në Shqipëri. Fatos Nano modernizoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. Faleminderit për mundësinë që më dhe të mësoj shumë prej teje, U prehsh në paqe shef,” shprehet Taulant Balla.
Tag: humbëm
-

Nano u nda nga jeta/ Balla mes pikëllimit: Humbëm kryetarin që modernizoi Shqipërinë
-

Allegri: Humbëm me Arsenal por jam i kënaqur, duhet ende të përmirësojmë shumë aspekte
Milan humbi ndaj Arsenal në ndeshjen hapëse të turneut aziatik, por për Massimiliano Allegri, ndeshja kundër londinezëve, pavarësisht një skuadre të reduktuar, ishte një mundësi për të testuar punën e bërë në stërvitje këto ditë.
“Ishte padyshim një provë e mirë kundër një prej ekipeve më të forta në Evropë. Jam i kënaqur me atë që pashë edhe pse jemi përgatitur vetëm për 15 ditë. Do të kemi kohë të mësojmë dhe të përmirësohemi“, tha Allegri.
Trajneri e përgatiti ndeshjen e tij të parë të Milan për këtë sezon me një mbrojtje me tre lojtarë, që shpesh kalonte në një mbrojtje me pesë lojtarë për të provuar të përmbante Arsenal, me Pulisic përkrah Leao, i cili u shty jashtë në të majtë në fazën mbrojtëse.
“Djemtë më treguan se ishin të gatshëm të punonin shumë dhe ne po rrisim nivelin e sakrificës kur nuk jemi në posedim. Mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë mundësitë tona në lojë të hapur, por jam i lumtur edhe pse absolutisht duhet të bëjmë më mirë“, shtoi Allegri.
Duke folur për Leao, që luajti në qendër të sulmit, trajneri tha: “Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer, jam i kënaqur. Natyrisht që humbëm, kështu që nuk jam plotësisht i lumtur, por tani gjëja e rëndësishme është të përgatitemi mirë për sezonin. Për një orë luajtëm në të njëjtin nivel me Arsenal, gjë që nuk është një arritje e vogël“. -

‘E humbëm Arditën…’, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë
Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD, Bledjon Nallbatika bërë të ditur ndarjen nga jeta të Ardita Kapos, një vajzë e re dhe grua e jashtëzakonshme që luftoi me guxim dhe shpresë kundër një sëmundjeje të rëndë për vite me radhë.
Ai e përshkroi Arditën si një mike të dashur, zërin e grave dhe një lidere të përkushtuar, që shërbeu me pasion si kryetare e grave të Partisë Demokratike. Nallbati i uroi ngushëllime familjes dhe forcë vajzave të saj, duke theksuar se mungesa dhe shembulli i saj do të mbeten gjithmonë të gjallë në zemrat e tyre.
Postimi i plotë:
Humbëm Arditën…
Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.
Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën.
Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe, ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura.
U prehsh në paqe, Ardita. -

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të Artan Lames.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Spiropali ka shprehur ngushëllimet e saj familjes dhe të afërmve.
Ajo theksoi se Lame dijet dhe talentin i vuri në shërbim të ndryshimit dhe rrëfimit bukur të tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.
“Trishtim! Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studjuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.
Ngushëllime Mirelës, djalit, të afërmve dhe miqve të shumtë!
Paç Paqen e pasosur, Tan!“, shkruan Spiropali. -

Spiropali mesazh ngushëllimi: “Humbëm Artan Lamen, studiuesin e pasionuar”!
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Artan Lames.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi Lamen si një “drejtues dhe studiues të pasionuar”, duke theksuar se “kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë”.“Trishtim.Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të shumtë!Paç Paqen e pasosur, Tan!”, shkruan ajo.
-

Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do të bënte nëse Rama i troket në derën e shtëpisë
Ilir Vrenozi, figura që është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Në stilin e tij karakteristik, Vrenozi hyri në studio duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.
“Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen. Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.
Lidhur me refuzimin e ftesës për kafe nga Kryeministri Edi Rama, Vrenozi tha me humor:“Kështu jam unë, jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera. Do i them që nuk jam.”
Ai e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, duke theksuar besnikërinë ndaj demokratëve. Megjithatë, u shpreh se nëse do ishte kontaktuar më herët për një podcast me Kryeministrin, do e kishte pranuar për të thënë atë që mendon. “Tani që humbëm, po të më shohin me të, do thonë u shit,” tha ai.
Në fund, nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”.
/vizionplus.tv -

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin
Endrit Shabani edhe njëherë ka kritikuar sistemin zgjedhor që kanë vendosur dy partitë e mëdha në vend, i cili sipas tij nuk lejon rotacionin.
I ftuar në Debat me Alba Alishanin, Shabani iu rikthye edhe njëherë qëndrimit se të rinjtë që morën pjesë në këto zgjedhje duhet të shkonin bashkë si një koalicion, dhe do të kishin një numër më të madh deputetësh.
“Entuziazëm kishim pasi feedback ishte pozitiv. 70 mijë shqiptarë dolën dhe votuan për alternativën tonë. Në Fier dhe Vlorë humbëm mandatet për 100 vota. PS me aq vota ka 9 mandate në Vlorë. Ne kemi vetëm 1. Është një betejë që kemi bërë kundër sistemit. Deformon përfaqësimin në demokraci. Është një sistem i kopsitur për të penguar rotacionin.
Shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme të jemi një grup më i madh. Më vjen keq që nuk na u bashkuan të rinjtë e tjerë. Po të ishim bashkë, të rinjtë kanë marrë 10% të votave. Ne sot do kishim 10-12 mandate. Arlind Qori do ishte aty. Shehu do kishte më shumë mandate. Ne luftuam në çdo cep. Është përgjegjësi i çdo aktori që të përpiqet t’i përfaqësojë të gjithë”, tha Shabani. -

“Humbëm 3-0 dhe të gjithë mendojnë për përmbysjen, vetëm te Reali ndodh”, Bellingham-i: Që në Londër besuam te kthimi i rezultatit
Jude Bellingham-i është paraqitur në konferencë për shtyp së bashku me Ancelott-in në prag të sfidës kundër Arsenalit. Mesfushori anglez është shprehur përpara gazetarëve se fjala ‘Remontada’ (përmbysje) është më e përdorura në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit. Bellingham-i ka thënë se të gjithë besojnë te përmbysja, e cila është edhe pjesë e historisë së këtij klubi.
“Fjala më e përdorur në dhomën e zhveshjes ditët e fundit është ‘Remontada’. Që kur ishim në autobus në Londër, ne të gjithë besuam se mund ta kthejmë këtë rezultat. Do të shkojmë me mentalitetin se vetëm një përmbysje është e mundur. Jemi besimplotë për shkak të historisë së klubit. Humbëm 3-0, një nga rezultatet më të këqija… dhe për disa arsye të gjithë mendojnë se do ta përmbysim. Është një ndjesi e bukur. Do të thotë që je në një klub si asnjë tjetër. Në klubin më të mirë”, është shprehur Jude Bellingham-i./Sport Ekspres/ -

Chelsea del nga zona Champions, Maresca i zhgënjyer: Pësuam gol dhe humbëm besimin
14 Prill 2025
9:34
Telesport
Chelsea arriti një barazim zhgënjyes në fushën e tij ndaj Ipswich (2-2), që e largon nga zona e Champions League. Madje tani londinezët kanë zbritur në vendin e gjashtë në Premier League, dy pikë pas Newcastle.
I mërzitur nga ky rezultat trajneri Enzo Maresca, me skuadrën e tij që rikuperoi dy gola në pjesën e dytë. “Goli i tyre i parë e ndryshoi dinamikën e lojës. Ne kishim kontrollin në 20 minutat e para, por i humbëm rastet për të shënuar”, tha Maresca.
“Më pas gabuam e pësuam të dytin, ndërsa në pjesën e dytë u kthyem në lojë. Ky është futbolli. Ndonjëherë mjafton një gjë e vogël për të ndryshuar dinamikën e ndeshjes. Pësuam gola dhe humbëm besimin”, tha trajneri italian.
Maresca nënvizon paraqitjen në pjesën e dytë: “Ne ndryshuam diçka në planin taktik. Mesazhi ishte mjaft i qartë: Ta nisim në mënyrën e duhur dhe krijoni raste. Kur pësoni një gol është koha të jeni më të fortë dhe të vazhdoni”.