Izraeli do të humbasë “të gjithë mbështetjen” nga Shtetet e Bashkuara nëse përpiqet të ecë përpara me aneksimin e Bregut Perëndimor.
Kështu deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë me revistën “Time”, në lidhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e botuar sot.
Trump u pyet në lidhje me ata që ushtrojnë presion mbi qeverinë izraelite për të aneksuar të gjithë ose një pjesë të Bregut Perëndimor.
“Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe”, tha Trump. “Dhe nuk mund ta bëni këtë tani. Ne kemi mbështetje të madhe nga vendet arabe. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Nuk do të ndodhë. Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo ndodh”, vijoi ai.
Tag: humbasë
-

Trump: Izraeli do të humbasë mbështetjen tonë nëse anekson Bregun Perëndimor!
-

Sytë janë nga Kushtetuesja/ Zgjedhja e një anëtari të gjykatës: Ose do pranohet vota, ose do humbasë fjala drejtësi
Çështja e zgjedhjes së anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese nisi si një procedurë e zakonshme, por u kthye në një pasqyrë të qartë të mënyrës si funksionon drejtësia në vend.
Pas mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më 30 shtator, ku një votë u shpall e pavlefshme, debati doli nga salla e gjyqtarëve dhe hyri në sytë e publikut. Sepse kur në qendër të vendimmarrjes vihet një fletë letre, dhe jo vullneti i një gjyqtari, pyetja bëhet shumë më e thjeshtë dhe shumë më e rrezikshme: kush e përcakton drejtësinë – ligji, arsyeja apo administrata.
Gjykata e Lartë e quajti procesin “të ligjshëm, transparent dhe të dokumentuar”. Por pas gjithë frazave formale, një fakt mbetet i pandryshuar:
një votë u hodh dhe nuk u numërua. Një vullnet u shpreh dhe u fshi. Një vendim u mor, por u trajtua sikur ligjshmëria mjafton për të zëvendësuar drejtësinë.
Tani është radha e Gjykatës Kushtetuese. Jo për të heshtur me dinjitet, por për të folur me përgjegjësi. Sepse ky nuk është më një debat institucional – është një test për vetë pavarësinë e saj. Një test që do tregojë nëse vendimet merren sipas formës, apo sipas ndërgjegjes.
Nëse gjyqtarët janë të barabartë, apo të kontrolluar nga rregulla që i nënshkruajnë, por nuk i kuptojnë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të qëndrojë jashtë kësaj.
As të zgjedhë komoditetin e heshtjes, e as të fshihet pas shpjegimeve teknike. Sepse heshtja e saj nuk do të lexohet si maturi, por si frikë. Dhe frika nga e vërteta është gjithmonë shenja e parë e një drejtësie të dobët. Ky vendim nuk është thjesht një çështje juridike.
Është një çështje besimi. Nëse në këtë vend një votë e dhënë nga një gjyqtar mund të humbasë vlerën e saj në emër të një procedure, atëherë pyetja bëhet edhe më e rëndë: si mund të besojë publiku në drejtësi, kur drejtësia vetë ka frikë t’i numërojë votat e veta?
Kushtetuesja e ka në dorë t’i japë fund kësaj mjegulle. Jo për të shpëtuar një emër, por për të shpëtuar parimin. Në fund, gjithçka do të mbetet shumë e qartë: ose do të pranohet vota, ose do të humbasë fjala “drejtësi” -

“Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi”, Ursula von der Leyen thirrje investuesve: Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani
Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në fjalën e saj, von der Leyen theksoi se tani është koha e duhur për të investuar në Ballkanin Perëndimor.
“Te sektori i biznesit duhet të jemi të qartë, nëse zgjidhni Ballkani Perëndimor, zgjidhni Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë”, theksoi Presidentja e KE.Usula von der Leyen: Ekonomitë tuaja (të Ballkanit Perëndimor) janë të prirura të rriten me shpejtësi, ne e miratuam planin e rritjes së BE për Ballkanin për këtë arsye. Së bashku punojmë për reforma dhe krah reformave vijnë investimet. Plani i rritjes synon dyfishimin e PBB rajonale për dekadën e ardhshme. Mesazhi im për investuesit është i drejtpërdrejtë, mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi, koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani./vizionplus.tv
-

Telashe për Lakers, LeBron James do të humbasë fillimin e sezonit për shkak të nervit shiatik
11 Tetor 2025
17:36
Telesport
Nëse “vendimi i dytë” kishte të bënte me një sponsorizim pijesh, “i treti” ka të bëjë me shëndetin e LeBron James. Me sezonin e NBA-së vetëm disa ditë larg, ylli i Los Angeles Lakers është i detyruar të qëndrojë jashtë për shkak të disa problemeve me nervin shiatik.
Ky problem do ta pengojë atë të përballet me Golden State Warriors të Stephen Curry më 21 tetor, ditën e debutimit në NBA për sezonin e ri. Basketbollisti do të duhet t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme brenda tre deri në katër javësh.
Siç raportohet nga mediat amerikane, ai do të humbasë thuajse të gjitha seancat stërvitore të parasezonit, si dhe ka munduar në dy miqësoret e luajtura deri më tani. Trajneri JJ Redick e përshkroi problemin si “një inflamacion të një nervi”, por LeBron James nuk është gati të dorëzohet.
“Pavarësisht se si shkojnë gjërat, jam shumë i zënë sepse nuk e di se kur do të mbarojë edhe pse fundi është afër. Ajo që e mban flakën gjallë është se dashuria ime për lojën është e paprekur dhe pasioni im për stërvitjen është po aq i paprekur”, tha LeBron James. -

Salianji nis ‘foltoret’ anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Korçë. Në një postim në Facebook, Salianji se Korça mbetet shtëpia e tij politike, ku gjithomë do të rikthehet për ringritur.
Ndërsa më tej jep mesazhin se ‘Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit’.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook. -

Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …
Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Korçë. Në një postim në Facebook, Salianji se Korça mbetet shtëpia e tij politike, ku gjithomë do të rikthehet për ringritur.
Ndërsa më tej jep mesazhin se ‘Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit’.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook. -

Salianji takohet me mbështetësit e tij në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit
Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.Top Channel
-

Salianji takohet me mbështetësit e ti në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit
Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.Top Channel
-

Qeveria e Francës në “fije të perit”, Kabineti François Bayrou rrezikon të mos e kalojë votbesimin
Franca rrezikon të humbasë edhe kryeministrin e tretë vetëm brenda 15 muajve, pasi shefi i qeverisë në detyrë François Bayrou ka kërkuar të përballet me një votëbesim në parlament.
Sipas gjasave, Bayrou pritet ta humbasë votbesimin në seancën që do të zhvillohet këtë të hënë. Kjo pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.
Kryeministri i qendrës i emëruar nga Macron më pak se 9 muaj më parë, po rrezikon me shpresën se votimi do të bëjë bashkë deputetët pas propozimit të tij për shkurtimin e shpenzimeve publike.Bayrou beson se shkurtimet janë të nevojshme për të frenuar deficitin dhe borxhet në rritje të shtetit francez.
Megjithatë, deputetët e opozitës janë zotuar se do të shfrytëzojnë rastin për ta rrëzuar Bayroun dhe qeverinë e tij pakicë të përbërë nga ministra të qendrës dhe të djathtë.Shkarkimi i tij do ta detyronte Macronin ta nisë një tjetër kërkim të lodhshëm për ta gjetur zëvendësuesin e tij.
Nga ana tjetër vetë Macron është zotuar se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit, por rrezikon të kthehet në një president pa ndikim në planin e brendshëm nëse paraliza politike vazhdon.
/vizionplus.tv -

Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool
1 Shtator 2025
16:40
Telesport
Alexander Isak do të humbasë një shumë të konsiderueshme parash. Arsyeja është se Newcastle nuk do t’i akordojë fondin e parashikuar për “besnikërinë” ndaj klubit, duke qenë se ai pati kërkuar me ngulm largimin.
Liverpool ka arritur ta blejë suedezin për rreth 130 mln paundë, rekord në historinë e Premier League.
Për fatin e tij të keq, Isak do të humbasë disa milionë euro të parashikuara në kontratën e tij të vjetër (me Newcastle), nëse do të vijonte kontratën me disa sezone të tjera.