Dean Huijsen, një nga fytyrat e reja të Real Madridit, foli në prag të debutimit në Botërorin për Klube, duke treguar entuziazëm të madh dhe pjekuri të admirueshme. “Mezi po presim të fillojmë, jemi Real Madridi dhe objektivi ynë është të fitojmë”, – deklaroi me vetëbesim mbrojtësi i ri, ish-lojtar i Romës dhe Juventusit.
Ai theksoi se është përshtatur shpejt në dhomat e zhveshjes së “Los Blancos”: “U gjenda menjëherë mirë me shumë shokë skuadre, është një grup i madh, i bashkuar dhe i përulur. Të gjithë kanë dëshirë të punojnë, kjo është gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje. Janë të gjithë njerëz të mirë”.
Për trajnerin e ri, Xabi Alonso, tha: “Këmbëngul shumë mbi idenë e tij të lojës, të cilën përpiqemi ta përvetësojmë çdo ditë. Duam të fillojmë sa më parë për ta vënë në praktikë”.
Huijsen foli edhe për Franco Mastantuono, përforcimin e ardhshëm të Real Madridit: “Besoj se të gjithë kanë parë diçka nga ai. Është i ri, me shumë potencial. Mezi po presim që ta njohim nga afër”.
Në fund, mbi presionin e të veshurit të fanellës së bardhë: “Sinqerisht, nuk më intereson kjo pjesë. Jam këtu për të luajtur futboll, për të bërë atë që më pëlqen dhe ndihmuar skuadrën. Niveli i lojtarëve këtu është shumë i lartë dhe e kupton menjëherë kur je në fushë me ta. Kush më ka impresionuar më shumë? Të gjithë”.
Tag: huijsen
-

Huijsen: Jemi Real Madridi, duhet të fitojmë gjithmonë. Presioni? As që e mendoj fare…
-

Real Madridi “blindon” mbrojtjen për një dekadë. Pas Huijsen, rinovon deri më 2031 Raul Asencio
Real Madridi vazhdon të ndërtojë themelet e së ardhmes me një strategji të qartë për të garantuar stabilitet dhe cilësi në repartin difensiv për vitet në vijim. Pas transferimit të Dean Huijsen, mbrojtësit spanjoll 19-vjeçar, që ka firmosur deri në qershor 2030, tashmë, sipas të përditshmes spanjolle “AS”, madrilenët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së një tjetër talenti të madh, Raul Asencio.
Asencio do të qëndrojë në “Santiago Bernabéu” deri në vitin 2031, me një rritje të ndjeshme të pagës si shpërblim për paraqitjet e shkëlqyera gjatë sezonit të fundit. Më shumë sesa kaq, Real Madridi ka përfshirë në kontratën e tij një klauzolë largimi prej 1 miliard euro, duke ndjekur traditën e klubit për të “blinduar” yjet e së ardhmes.
22-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga me ekipin e parë, këtë sezon, duke qenë titullar në 18 prej tyre. Ai ka grumbulluar 1.671 minuta lojë në total. Debutimi i tij erdhi më 9 nëntor 2024 në fitoren 4-0 ndaj Osasuna, ku Asencio spikati me një asist spektakolar për Jude Bellingham.
Ndeshja e parë si titullar ishte më 24 nëntor 2024, në triumfin 3-0 kundër Leganés. Që atëherë, Asencio u bë pikë e qëndrueshme në mbrojtjen e ekipit të Carlo Ancelottit.
Në total, mes La Liga-s, Champions League, Kupës së Mbretit dhe Kupës Interkontinentale, mbrojtësi i ri ka luajtur 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kaluar shifrën e 3.000 minutave në fushë. Performanca e tij ka bindur plotësisht drejtuesit e Real Madridit që ta shpërblejnë me një kontratë të re dhe ta konsiderojnë pjesë të projektit afatgjatë.
Real Madridi tashmë ka themelet për një mbrojtje solide në dekadën e ardhshme, me dy qendërmbrojtës të rinj dhe shumë të talentuar si Huijsen e Asencio, të cilët do të jenë boshti i prapavijës së “Los Blancos” në vitet që vijnë. -
E krahasojnë me Ramos, Dean Huijsen, lojtari më ri të Real Madrid
Ish mbrojtësi i Buornemëth Dean Huijsen, u prezantua sot nga Florentino Perez si lojtari më ri të Real Madridit. Futbolisti spanjoll i lindur në Amsterdam (20 vjeç) ka firmosur me Los Blancos deri në 30 qershor 2030.
Perez në prezantim:
“Sot është edhe një herë një ditë me emocione të mëdha për tifozët e Real Madridit, përpara se të nisen për në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me sfidën tonë të madhe të radhës. Si tifozë të Real Madridit, ne e dimë se ky klub aspiron të vazhdojë të fitojë dhe kjo është ajo që na shtyn të punojmë.
Ne kemi një ekip të shkëlqyer, me lojtarë që kanë shënuar një epokë, dhe duam të vazhdojmë të ecim së bashku në rrugën e trasuar nga lojtarët më të mirë në botë. Sot jemi të lumtur sepse prezantojmë një nga ata lojtarë që po hyjnë në botën e futbollit me një bum. Zgjodhe ta mbrosh këtë stemë dhe këtë fanellë sepse ishte ëndrra jote që kur ishe fëmijë. Familja jote i di të gjitha sakrificat që të është dashur të bësh për t’u bërë një nga mbrojtësit qendrorë më të mirë në botë.
Në moshën 20 vjeç, ke treguar se futbolli yt i frymëzon tifozët. Je një mbrojtës qendror modern, gati për të triumfuar te Real Madridi. Shumë klube të donin, por ti zgjodhe Madridin. Mbërrin plot shpresë te një klub që do të përfaqësojë sfidën më të madhe të karrierës tënde profesionale. Që tani e tutje, do të jetosh me një familje të re dhe do të kuptosh se gjithçka që ke arritur është falë unitetit. Në Bernabeu, do ta ndjesh fuqinë e këtij klubi”, deklaroi Perez.
-
Huijsen prezantohet në Madrid, gati Karrera
Klubi i Real Madrid zyrtarizon Dean Huijsen si një lojtar i ri i Real Madridit. Klubi spanjoll e njoftoi këtë duke zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit spanjoll të lindur në vitin 2005 përmes pagesës së klauzolës së përfundimit prej 50 milionë paundësh (rreth 60 milionë euro).
Pasi e bleu lojtarin sezonin e kaluar nga Juve për 15 milionë plus 3 në bonuse, Bournemouth ka vendosur një fitim të konsiderueshëm kapitali në kontekstin e një operacioni që sjell gjithashtu para në arkën e Bianconerëve (10%) dhe ato të Malagas (5%), klubit ku djali u stërvit.
“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Realit.
Ndërkaq Real me Çabi Alonson në timon pret të përfundojë blerjen e Alvaro Karreras në ditët në vijim.
Vazhdo leximin
-

E KRYER | Reali bën dy goditjet e para të merkatos, zbulohen dy objektivat e tjera dhe 100 mln euro të tjera investim!
Ashtu si pritej, tashmë Dean Huijsen mund të konsiderohet afrimi i dytë i Real Madrid për merkaton e verës pas Alexander-Arnold. Spanjolli ndodhet aktualisht në Londër duke iu nënshtruar vizitave mjekësore, ndërsa i afrohet një transferimi nga Bournemouth te Real Madrid. Fabrizio Romano raporton se mbrojtësi 20-vjeçar po përfundon pjesën kryesore të testeve të tij mjekësore, dhe nënshkrimi i kontratës pritet së shpejti.
Ai e ka konfirmuar transferimin me shenjën e tij dalluese “Ja ku shkojmë”, duke treguar se marrëveshja është e përfunduar. Real Madridi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh të Huijsen, me tarifën e strukturuar në tri këste.
Gjigantët spanjollë synojnë ta finalizojnë marrëveshjen menjëherë për ta përfshirë Huijsen në skuadrën e tyre për Kupën e Botës për Klube FIFA në qershor. Pavarësisht interesit nga klubet e Ligës Premier si Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Newcastle United, Huijsen i dha përparësi një transferimi te Real Madridi.
Mbrojtësi i ri pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030, me një pagë fillestare bruto prej 9 milionë eurosh, që potencialisht do të rritet në 11 milionë euro në varësi të performancës.
Afrimi i Huijsen shihet si një veprim strategjik nga Real Madridi për të forcuar mbrojtjen e tyre, veçanërisht me lojtarë kyç që po shërohen nga lëndimet. Trajneri i ri Xabi Alonso thuhet se e ka miratuar nënshkrimin, duke e parë Huijsen si një figurë qendrore në planet e ardhshme të klubit. Transferimi pritet të njoftohet zyrtarisht pasi të përfundojnë të gjitha formalitetet, duke e bërë Huijsen një nga transferimet më të shtrenjta mbrojtëse në historinë e Real Madridit.
Por, Real Madrid ka dy objektiva të tjera gati. Flitet për Carreras, mbrojtësi i rritur te Akademia Blancos dhe që luan sot te Benfica (vlera 50 mln euro) dhe një mesfushor, me Angelo Stiller (Stuttgart) në fokus. Për krahun e majtë të mbrojtjes gjithashtu monitorohet edhe Kerkez i Bournemouth gjithashtu.
-

Real Madrid godet sërish në merkato, siguron yllin e Premier League
Pas afrimit të Trent Alexander-Arnold, Real Madrid ka siguruar edhe një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Klubi madrilen ka arritur marrëveshjen për transferimin e Dean Huijsen nga Bournemouth për shumën e 50 milionë eurove, sa edhe ishte klauzola e lirimit të lojtarit.
Huijsen, i cili ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur në Premier League gjatë këtij sezoni, pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me “Los Blancos”.
Lojtari tashmë ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet së shpejti.
Një rol kyç në këtë lëvizje ka pasur trajneri i ardhshëm i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili e ka identifikuar Huijsen si një element thelbësor për projektin e tij në “Santiago Bernabéu”. -

Reali i Madridit bën goditjen e parë në treg për sezonin e ri, blen talentin Dean Huijsen
Adriatik BALLA
Sezoni po shkon drejt fundit dhe klubet e mëdha janë hedhur menjëherë në aksion për të pikasur elementët e dëshiruar për sezonin e ardhshëm. Zhgënjimi në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampioneve të Europës e ka bërë Realin e Madridit të mendojë seriozisht për të hyrë në merkato, i bindur që blerjet e reja mund të jenë ato që do të sjellin ndryshimin për mirë të situatës. Largimi i trajnerit Ançeloti do të hapë një kapitull të ri, pasi Ksabi Alonso ka kërkuar menjëherë përforcime kur të marrë drejtimin e skuadrës. Gjithçka te Reali në këtë periudhë do të kthehet në kantier, ku s’do të mungojnë largimet, por fillimisht po ideohen afrimet.
Kështu, Reali i Madridit është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Burnemuth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i Spanjës, 20-vjeçar, është afër arritjes së marrëveshjes për kushtet personale me klubin madrilen, duke refuzuar disa oferta për të qëndruar në Angli. Klauzola e lirimit në kontratën që Huijsen kishte nënshkruar më pak se një vit më parë me Burnemuth do të aktivizohet nga Real Madridi, ndërsa pagesa do të bëhet në tre këste. Dy klubet e mëparshme të lojtarit do të përfitojnë nga kjo marrëveshje – Juventusi do të marrë 10%, ndërsa Malaga 5% të shumës totale. Sipas burimeve të shumta të “BBC Sport”, marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Real Madridi ka synuar që transferimi të përfundohet para Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në SHBA.
Huijsen kishte në tavolinë deri në shtatë oferta, përfshirë interesimin nga klubet e Premier League si Çelsi, Liverpul, Arsenal dhe Njukasëll, por zgjodhi të rikthehet në Spanjë, ku është rritur dhe ka luajtur për akademinë Kosta Unida CF në Marbella si dhe ekipin e të rinjve të Malagës. Ksabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen që pritet të zëvendësojë Karlo Ançelotin në stolin e Real Madridit, ka pasur rol kyç në këtë vendim, duke e bërë prioritet transferimin e një mbrojtësi të ri. Huijsen iu bashkua Bournemouthit verën e kaluar nga Juventusi për një shumë prej 12.6 milionë funte. Ai ka regjistruar 34 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola. Ky do të jetë transferimi i dytë nga Premier League te Real Madridi këtë verë, pasi edhe Trent Aleksander-Arnold i Liverpulit pritet të transferohet në kryeqytetin spanjoll. -

Bayern interesohet për qendërmbrojtësin spanjoll
Dean Huijsen (20) po shkëlqen te Bournemouth dhe po tregon se mund të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Ai është holandez, por luan me kombëtaren e Spanjës. Sipas mediave gjermane, Bayern ka disa vite që e ndjek talentin dhe ka ruajtur kontakte me babain e këtij të fundit.
Kontrata aktuale e Huijsen skadon në vitin 2030 dhe ka klauzolë largimi 58 mln euro. Për të kanë interes edhe Chelsea, Liverpool dhe Arsenal, por Bayern duket më pranë tij. -

58 mln euro për një qendërmbrojtës 20 vjeç, Bayern “all in” në merkato
24 Prill 2025
17:39
Telesport
Dean Huijsen (20) po shkëlqen te Bournemouth dhe po tregon se mund të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Ai është holandez, por luan me kombëtaren e Spanjës. Sipas mediave gjermane, Bayern ka disa vite që e ndjek talentin dhe ka ruajtur kontakte me babain e këtij të fundit.
Kontrata aktuale e Huijsen skadon në vitin 2030 dhe ka klauzolë largimi 58 mln euro. Për të kanë interes edhe Chelsea, Liverpool dhe Arsenal, por Bayern duket më pranë tij. -

Flet talenti spanjoll që luan në Premier: Të gjithë futbollistët ëndërrojnë te veshin fanellën e Real Madrid
11 Prill 2025
12:01
Telesport
Emri i mbrojtësit 19-vjeçar spanjoll Dean Huijsen është lidhur shpesh me Real Madrid javët e fundit. Fakt të cilin dhe ai vetë nuk e fsheh.
Madje mbrojtësi i Bournemouth konfirmon se të luajë me fanellën e “los blancos” mbetet një dëshirë ende e parealizuar.
Në një intervistë me “Chiringuito”, ai u shpreh: “Një nga miqtë e mi më të ngushtë më dërgoi një artikull për Real Madrid”.
“Më tha që të shkoja në Madrid. Nuk e mohoj që është një klub i madh. Çdo lojtar dëshiron të luajë në klubin më të madh të mundshëm“, tha Huijsen.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2030 me Bournemouth, klub ku u transferua nga Juventus verën e kaluar. Ai ka realizuar 2 gola në 25 ndeshje në Premier League.