Tag: huijsen

  • Huijsen mbron Yamal dhe Vinicius: Nëse duhet t’i qortojnë, në rregull, por shpesh teprohet

    Huijsen mbron Yamal dhe Vinicius: Nëse duhet t’i qortojnë, në rregull, por shpesh teprohet

    13 Nëntor 2025

    14:04

    Alfred Lleshi

    Viti 2025 është i jashtëzakonshëm për Dean Huijsen. Në moshën 19-vjeçare, qendërmbrojtësi i Real Madridit ka kaluar nga pritshmëritë në realitet, duke debutuar me Spanjën (pas dëmtimit të Íñigo Martínez) dhe fituar menjëherë vend titullari te “Los Blancos”. Në një intervistë për “Radio MARCA”, ish-lojtari i Romës dhe Juventusit tha: “Përqendrohem te vetja dhe mundohem të përmirësohem çdo ditë. Po e  menaxhoj mirë këtë fazë të karrierës”.
    Huijsen, që u formua nën drejtimin e Iraola te Bournemouth, para se të kalonte në Madrid, shtoi: “Nuk ndjek çfarë thonë mediat, bëj jetën time normale: stërvitje, shtëpi, kaq”.
    Ai foli edhe për përvojën me kombëtaren: “Këtu jemi shokë, në kampionat rivalë. Atmosfera është shumë e mirë”. Huijsen mbrojti Lamine Yamal dhe Vinícius nga kritikat: “Nëse duhet të na qortojnë, në rregull, por shpesh teprohet”. Me këmbë në tokë dhe objektivin e Botërorit në horizont, ai shihet si e ardhmja e mbrojtjes spanjolle.
     

  • Xabi Alonso merr 4 lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

    Xabi Alonso merr 4 lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

    23 Tetor 2025

    17:39

    Telesport

    Dean Huijsen, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Ceballos do të rikthehen në fushë për klasiken spanjolle me Barcelonën.
    Xabi Alonso merr kështu 4 lajme të mira para ndeshjes më të rëndësishme të vitit, sfidë e cila luhet të dielën.
    Huijsen ka vuajtur një dëmtim muskulor që nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të tetorit, ndërsa Carvajal nuk luan që pas derbit të Madridit.
    Alexander-Arnold ka pasur probleme në kofshë prej 3-4 javësh. Gjithsesi, situata tashmë është pozitive. Nuk dihet nëse Alonso do t’i zgjedhë për formacionin, por lajmi është që ata janë gati për 26 tetorin e shumëpritur.

  • Babai i Huijsen flet hapur: Dean dhe talente të tjera të Juventusit u larguan nga ky drejtor

    Babai i Huijsen flet hapur: Dean dhe talente të tjera të Juventusit u larguan nga ky drejtor

    Ndeshja e Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma, vjen në një moment shumë delikat për Juventusin. Një përballje që mund t’i thellojë edhe më shumë vështirësitë e bardhezinjve ose, në të kundërt, t’i japë Tudorit frymëmarrje pas periudhës negative. Në anën tjetër të fushës, me fanellën e Real Madridit do të jetë Dean Huijsen, ish-mbrojtësi i Next Gen të Juves, i cili tani po fiton terren si lider i mbrojtjes së “Los Blancos”.
    Në prag të ndeshjes, ka folur babai i Huijsen, duke kujtuar me mall periudhën torineze, por edhe kritikuar ish-drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli: “E kujtoj me shumë kënaqësi kohën e Dean te Next Gen, ishte një projekt shumë i bukur, i ndërtuar mirë nga Tognozzi, Cherubini dhe Manna. I vetmi problem ishte drejtori (Giuntoli), që i shiti të gjithë talentet para se ata të kishin mundësinë të shfaqeshin me fanellën e Juventusit. Mendoj se ky nuk ishte qëllimi fillestar i projektit”.
    I pyetur nëse me drejtuesit e rinj dhe trajnerin aktual, Dean do të ishte ende lojtar i Juventusit, ai u përgjigj: “Do t’ju përgjigjem me një pyetje: a do ta kishte shitur drejtuesi i re Dean për 15 milionë euro? Pastaj, varet edhe nga trajneri, cilin lojtar do të kishte preferuar ai. Nuk më takon mua të gjykoj për këtë”.

  • Kapërcimet në Transfermarkt: Huijsen, Olise dhe Yıldız rriten në vlerë, bien Rodrygo dhe Vinicius

    Kapërcimet në Transfermarkt: Huijsen, Olise dhe Yıldız rriten në vlerë, bien Rodrygo dhe Vinicius

    Sajti i specializuar i vlerësimit të futbollistëve, Transfermarkt, ka përditësuar vlerat duke sjellë plot ndryshime.
    Një surprizë e madhe është Michael Olise. Nga 100 mln euro, ylli i Bayern sot vlerësohet 130 mln euro. Rritje ka pësuar edhe Upamecano, i cili sot kushton nga 50 në 60 mln euro.
    Një tjetër lojtar i kampionatit gjerman që ka pësuar rritje është Karim Adeyemi. Nga 45 mln euro, sot ai vlerësohet 60 mln euro. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027 dhe në fund të këtij sezoni do të jetë në qendër të vëmendjes. Pse? Me një vit të mbetur në kontratë, mund të blihet lirë, rreth 35 mln euro.
    Vinicius Junior në La Liga ka pësuar rënie. Nga 170 mln euro, braziliani sot vlerësohet 150 mln euro. Dean Huijsen, ndërkohë, është rritur me 10 mln euro (nga 60 në 70). Shoku i tij i skuadrës, Rodrygo, ka rënë nga 90 në 80.
    Tre lojtarë të PSG kanë pësuar rritje. Si kampionë Europe, Ousmane Dembele nga 90 mln euro tani vlerësohet 100 mln euro, Joao Neves nga 80 mln euro në 90 mln euro, kurse Vitinha nga 80 mln në 90 mln euro.
    Kenan Yıldız ka kapërcuar shumë. Ylli i Juventusit, nga 50 mln euro, sot vlerësohet 75 mln euro.
     
     

  • Xabi Alonso nuk e do, ylli i Real Madrid drejt largimit

    Xabi Alonso nuk e do, ylli i Real Madrid drejt largimit

    Real Madrid ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e Antonio Rudiger, e cila skadon verën e ardhshme, për shkak të rolit të tij të reduktuar në ekip.
    Lojtari gjerman nuk ka arritur ta bindë trajnerin e ri Xabi Alonso, pavarësisht se ka qenë një figurë kyçe në mbrojtje për tre vitet e mëparshme. Madridi dëshiron të lirojë hapësirë ​​në buxhetin e pagave, me Rudiger që shihet si një zëvendësues i shtrenjtë nga trajneri.
    Verën e kaluar, Madridi investoi shumë gjatë verës, me tre nga pesë nënshkrimet e tyre që përforcuan mbrojtjen.
    Në fakt, skuadra spanjolle mori Trent Alexander-Arnold nga Liverpool-i, përpara se të paguanin një tarifë të kombinuar prej 110 milionë eurosh për qendërmbrojtësin Dean Huijsen dhe mbrojtësin e majtë Alvaro Carreras.
    Raul Asencio, pas një sezoni mbresëlënës debutimi në sezonin 2024-25, fitoi një ngritje në detyrë nga Castilla.
    Huijsen tashmë e ka siguruar vendin e tij në formacionin titullar të Madridit pas disa paraqitjeve bindëse. Rudiger dhe Asencio luajtën përkrah ish-mbrojtësit të Bournemouth në Kupën e Botës për Klube, me të dy mbrojtësit që treguan humbje të shpeshta në përqendrim.
    Megjithatë, që nga fillimi i sezonit 2025-26, partneriteti i Huijsen me Eder Militao ka dhënë garanci në mbrojtje.
    Sipas një raporti nga Bild, Alonso nuk është i bindur nga aftësitë e Rudiger, me trajnerin që beson se gjermani është bërë jashtëzakonisht i prirur ndaj dëmtimeve dhe i paqëndrueshëm.
    Në të vërtetë, një dëmtim në kofshë në shtator dhe operacioni pasues do të thotë që ish-lojtari i Chelsea do të mbetet jashtë loje deri të paktën në fillim të dhjetorit.
    Sapo të shërohet, nuk ka gjasa që ai të zëvendësojë Huijsen ose Militao në zemër të mbrojtjes, përveç nëse Alonso zgjedh një mbrojtje me tre lojtarë.
    Kontrata e Rudiger me Madridin skadon verën e ardhshme. I vetëdijshëm se ai do të mbushë 33 vjeç në mars dhe fakti që roli i tij është reduktuar në atë të një zëvendësuesi, drejtuesit e klubit nuk po shqyrton mundësinë e zgjatjes së kontratës për mbrojtësin.
    Madridi është i etur të lirojë hapësirë ​​në buxhetin e pagave duke shitur Rudiger, i cili aktualisht fiton një pagë bruto vjetore prej 14 milionë eurosh.
    Për më tepër, Real Madrid interesohet edhe për Ibrahima Konate, kontrata e të cilit me Liverpool-in skadon verën e ardhshme. Lojtarë si Marc Guehi dhe Dayot Upamecano janë gjithashtu në listën e Los Blancos.

  • “Huijsen refuzoi Liverpool dhe Bayern, sepse priste skuadrën e ëndrrave”

    “Huijsen refuzoi Liverpool dhe Bayern, sepse priste skuadrën e ëndrrave”

    2 Tetor 2025

    16:30

    Telesport

    Dean Huijsen në verë pati oferta nga disa klube të mëdha europiane, por zgjodhi Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar.
    Falë klauzolës së largimit, rreth 62,5 mln euro, klubi madrilen e pati të thjeshtë ta blinte pa negociata.
    Babai i qendërmbrojtësit, në një intervistë për Tuttosport, ka shpjeguar pse u mor ky vendim.
    “E donin klubet më të mëdha në Europë, por me edukatë ne i refuzuam ato vetëm duke pritur për Real Madridin, skuadra e tij e ëndrrave. Ai donte vetëm Real Madridin. Po, e kërkuan klube si Bayern, Tottenham, Liverpool, Newcastle. Të gjitha e donin”, ka thënë ai.
     

  • Babai i Huijsen nuk përmbahet: Motta ishte brutal, Juventusi u shokua

    Babai i Huijsen nuk përmbahet: Motta ishte brutal, Juventusi u shokua

    29 Shtator 2025

    8:22

    Alfred Lleshi

    “Tuttosport” hapet sot me fjalët e forta të babait të Huijsen: “Motta ishte brutal, Juve u shokua”. Në intervistën ekskluzive, ai thotë: “Ishte e vështirë ta linim Torinon. Dean tani dëshiron të fitojë gjithçka me Real Madridin. Edhe ‘Golden Boy’”.

    I ati i Dean Huijsen tregoi tronditjen kur morën lajmin nga Juventusi: “Ishte një shok i vërtetë. Nuk mund ta besonim, mbetëm të ngrirë. Shumë keq, tepër keq. Një ditë e zezë, e tmerrshme. Një rrufe në qiell të hapur. Pse? E pyesnim veten pa mundur të kuptonim arsyet e kësaj ndarjeje të detyruar.
    Dean ishte për mrekulli në Torino, flet shkëlqyeshëm italisht, ishte i vlerësuar dhe i dashur nga të gjithë: nga stafi, shokët e skuadrës, gjithë ambienti i Juves, deri te magazinieri. Giuntoli ishte kategorik, ndërsa Motta brutal kur i thanë që nuk do të bënte më pjesë në projekt dhe se duhej të largohej, se nuk kishte më leje të stërvitej me ekipin e parë”.

  • Agjenti i Huijsen zbulon prapaskenat: PSG ishte gati të nënshkruante me të

    Agjenti i Huijsen zbulon prapaskenat: PSG ishte gati të nënshkruante me të

    20 Shtator 2025

    10:21

    Alfred Lleshi

    Ali Barat, agjenti i Dean Huijsen, ka zbuluar për “Footmercato” se para se të kalonte te Real Madridi, për klientin e tij kishte shfaqur shumë interes edhe PSG:
    “Luis Campos, si gjithmonë, ishte një nga të parët që e njohu potencialin e tij. PSG ishte një opsion i vërtetë, por Dean besonte se kishte më shumë mundësi të luante rregullisht te Bournemouth sesa në Paris”.
    Për vendimin final të lojtarit, Barat shtoi: “Në këtë nivel, vendimet nuk bazohen vetëm tek oferta më e lartë ekonomike, por te rruga më e mirë për karrierën. Për Dean, Real Madridi përfaqëson opsionin më të mirë për të ardhmen e tij në këtë fazë të karrierës”.

  • Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Dean Huijsen po përshtatet çuditërisht shpejt me ekipin kombëtar spanjoll. Mbrojtësi 20-vjeçar, i sapoardhur nga transferimi i tij te Real Madrid, foli për Marca-n rreth përvojës së tij me La Roja dhe lidhjes së tij me Lamine Yamal, të dy mik dhe rival në ligë.
    “Lamine? Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shpresoj që të bëjë mirë këtu me Spanjën, por që të mos na shkaktojë shumë probleme në ndeshjet tona të La Ligas”, bëri shaka qendërmbrojtësi i Madridit.
    Huijsen dhe Yamal mishërojnë në mënyrë të përsosur brezin e ri të futbollit spanjoll: talent të parakohshëm, një personalitet të fortë dhe shumë, shumë më tepër. “Është e veçantë që trajneri ka besim tek ne. Kjo tregon se ai nuk ka frikë të marrë rreziqe me lojtarët e rinj”, theksoi ish-lojtari i Juventusit, Romës dhe Frosinone-s, duke theksuar se si atmosfera në dhomën e zhveshjes nxit rritjen dhe pjekurinë.
    Hujsen foli gjithashtu për muajt e tij të parë te Real Madrid: “Është një hap i madh për çdo lojtar të vijë te Real Madrid. Ndihem mirë. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe ambientet, udhëtimet… gjithçka është spektakolare. Jam shumë i lumtur. I dëgjoj shumë Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup shumë i lidhur dhe bëjmë gjëra së bashku.”

  • Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

    Huijsen: Stërvitja te Real Madridi ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare

    3 Shtator 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Dean Huijsen rrëfeu muajt e parë te “Los Blancos”: “Për çdo futbollist, transferimi te Real Madridi është diçka e madhe. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe infrastruktura, udhëtimet…, gjithçka është fantastike. Jam shumë i lumtur. Mësoj shumë nga Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup i bashkuar dhe bëjmë gjithçka së bashku”.
    Për stërvitjen me Mbappé, Vinicius dhe Rodrygo: “Është më e vështirë se ndeshjet, por mbetet gjëja më e mirë për mua, sepse më bën të përmirësohem çdo ditë. Stërvitja e Real Madridit është edhe më e fortë, ka nivel më të lartë se disa ndeshje zyrtare”.
    Për Kupën e Botës me Spanjën: “Së pari duhet të kualifikohemi. Por, natyrisht, të luash një Botëror është diçka shumë speciale”. Për Lamine Yamal te kombëtarja: “Një lojtar i madh. Shpresoj të performojë shumë mirë këtu, ndërsa kur përballemi në kampionat, të mos bëjë shumë”.