Pas disa ditësh linçimesh, sulmesh ndaj turqve dhe djegies e shkatërrimit të pronës së tyre, histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet. Policia po e shtrëngon kontrollin mbi të huajt.
Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.
Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.
Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”.
Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiq vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
“Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiq.
Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiqit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
Turqit dhe ekonomia malazeze
Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
Kryeministri Spajiq është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht.
Tag: huajve
-

Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve
-

Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve! Analiza e DW: Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”
Pas disa ditësh linçimesh, sulmesh ndaj turqve dhe djegies e shkatërrimit të pronës së tyre, histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet. Policia po e shtrëngon kontrollin mbi të huajt.
Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.
Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.
Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”
Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiç vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
“Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiç.
Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiçit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
Turqit dhe ekonomia malazeze
Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
Kryeministri Spajiç është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht./DW -

“Jashtë turqit”, Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve
Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.
Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.
Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.
Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”
Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiq vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
“Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiq.
Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiqit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
Turqit dhe ekonomia malazeze
Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
Kryeministri Spajiq është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht./DW -

Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve
Më shumë turistë se një vit më parë por jo drejt synimit të 15 milionë të huajve deri në fund të vitit. Ecuria e turizmit në vendin tonë në muajin gusht ka qenë edhe më e suksesshme se e gjithë periudha tjetër e vitit. 3.36 milionë turistë shtuan ndjeshëm sipas INSTAT edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese shqiptare.
Me 35.1% u rrit ky tregues në të cilën përqindjen më të madhe e zënë të huajte.
“Fundi i gushtit deri tani ka qenë më mirë. Kemi një rritje 30% krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim janë të stepur nga rrjetet sociale por kur vinë në Shqipëri ndryshojnë mendim”, tha Jetmira Hoxha, eksperte ekonomie.
Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.
“Turistët qëndrojnë në hotele se janë udhëtime të organizuara. Për strukturat akomoduese që pronotohen online kanë patur një rënie për shkak të turistëve që vojnë në mënyrë individuale dhe zgjedhin vet ku do të shkojnë. Nëse flasim për individët që kanë ardhur dhe kanë preferuar bregdetin kanë qenë me ture ditore. Por dhe vende të tjera që shfaqin histori si berati.”
Më së shumti të huajt kanë preferuar të vizitojnë Tiranën, pasuar më tej nga vendet historike si dhe bregdeti.Top Channel
-

6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm në verën e 2024, përbënë 55% të totalit të huajve
Më shumë se gjysma e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në 2024 për të punuar kanë qenë të punësuar në sektorin e turizmit.Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, janë punësuar në total 6,906 shtetas të huaj në turizmin sezonal përgjatë 4 muajve të sezonit turistik.Numri i të huajve të punësuar në këtë sektor për periudhën qershor 2024- shtator 2024 është: Qershor- 1.607 punonjës të huaj; Korrik- 1.862 punonjës të huaj; Gusht- 1.866 punonjës të huaj; Shtator- 1.571 punonjës të huajNumri i të huajve sezonale të punësuar në turizëm përbën rreth 55% të totalit të punësimeve të huajve në vend për 2024.Për 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) janë miratuar online 12,654 kërkesa nga shtetas të huaj për t’u pajisur me Leje Unike që përfshin leje për punësim + vizë + leje qëndrimi. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit rreth 29%. Ndërsa në raport me 2018 numri i tyre është trefishuar.Sipas përfaqësuesve të bizneseve të huajt janë angazhuar kryesisht në sektorë si shërbimi hotelier, kuzhina me pozicione kuzhinier apo ndihmës/kuzhinier, mirëmbajtja, shërbimi në pozicione kamarier, ndihmëskamarier, sportelist, pastrimi etj, duke plotësuar nevojat për fuqi punëtore në zonat me fluks të lartë turistësh, veçanërisht në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin.Por pavarësisht tendencës në rritje të miratimit të kërkesave për leje pune të shtetasve të huaj, veçanërisht prej sektorit të shërbimeve në bare-restorante dhe akomodim, sipas të analizës së të dhënave struktura e tregut të punës rezulton se vijon të mbetet ende e dominuar nga punëtorët vendas, ndërsa pjesëmarrja e të huajve në tregun shqiptar të punës mbetet ende e ulët në raport me totalin e të punësuarve.Për vitin 2024 punonjësit e huaj zunë një peshë prej 2,2% kundrejt totalit të të punësuarve në vend.Ndërsa ekspertët e punësimit kanë pohuar se pesha e tyre e ulët në totalin e të punësuarve tregon se ndikimi i drejtpërdrejtë i fuqisë punëtore të huaj nuk është ende domethënës në përmasa makroekonomike në vend.Po ashtu skema për marrjen e punonjësve të huaj sipas bizneseve dhe shoqatave vijon të mbartë një sërë sfidash. Problematika kryesore mbetet largimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, por edhe mungesa e kualifikimit, ndryshe nga sa paraqitet në CV-të e tyre./ D.AzoBurimi: TatimetBurimi: Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe AftësiveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin
Afro 22 mijë shtetas të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar.
Referuar të dhënave të INSTAT, në vendin tonë në vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur me 2.2%, krahasuar me një vit më parë.
54.3% e të huajve me leje qëndrimi kanë arsye kryesore punësimin, e ndjekur nga bashkimi familjar me 24.5%. arsye të tjera me 16.3%, studimi me 4% dhe qëllime humanitare me 0.9%.
E ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri dominojnë nga shtetasit e Kosovës, Italisë dhe Turqisë, rritje të kërkesave për t’u pajisur me leje në vendin tonë vijnë edhe Azia, Amerika dhe Afrika.
Trend ky që reflektohet edhe në tregun e punës në Shqipëri, ku mbulohen shërbime të ndryshme me krahun e punës të shtetasve të huaj.
Krahasuar me vitin 2023, shtetasit nga Amerika dhe Afrika kanë shënuar rritje me 23.4%, ndërsa ata nga Azia rritje me 20%. Ajo që bie në sy është fakti se kërkesat për leje qëndrimi po rriten në vendin tonë.
Afro 62% e të huajve forcë pune në Shqipëri janë meshkuj, kundrejt 38% që janë femra. -

22 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, indianët dhe filipinasit kryesojnë
Shqipëria po përballet me një realitet të ri demografik dhe ekonomik: praninë gjithnjë e më të dukshme të të huajve që jetojnë dhe punojnë brenda kufijve të saj. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë vitit 2024 u pajisën me leje qëndrimi gati 22 mijë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin paraardhës. Ky është një tregues i qartë se vendi po kthehet nga një “eksportues” i fuqisë punëtore në një destinacion tërheqës për punëtorë të huaj.
Struktura dhe origjina e të huajveNë krye të listës së të huajve që zgjedhin Shqipërinë është Kosova, me mbi 4500 shtetas që kanë leje qëndrimi, duke reflektuar lidhjet historike, gjuhësore e kulturore mes dy vendeve. Italianët zënë vendin e dytë me 3763 leje qëndrimi, pasuar nga turqit. Risia e këtij viti është futja e Indisë dhe Filipineve në pesëshen kryesore, një fakt që tregon diversifikimin e burimeve të krahut të punës dhe hapjen e Shqipërisë ndaj tregjeve të reja të emigracionit.
Arsyet e qëndrimit: nga puna tek familja dhe studimet
Profili i të huajve tregon një prirje të qartë drejt ekonomisë: gati gjysma e tyre (11 mijë persona) janë pajisur me leje qëndrimi për arsye punësimi. Ky fenomen lidhet ngushtë me nevojat e tregut vendas, ku mungesa e fuqisë punëtore po shtyn bizneset të kërkojnë alternativa jashtë vendit. Përveç punës, një pjesë e rëndësishme e të huajve kanë ardhur për bashkim familjar dhe studime, duke sjellë një larmi të re sociale dhe kulturore.
Profil demografik i të huajve
Të dhënat tregojnë se 62% e të huajve janë meshkuj, ndërsa 38% femra. Mosha më e përhapur është ajo 30–39 vjeç, që përkon me grupmoshën më aktive në tregun e punës. Ky fakt vërteton se Shqipëria po tërheq kryesisht individë në moshë pune, të gatshëm të kontribuojnë në sektorët ekonomikë ku ka mungesa.
Tregues rajonal dhe ndërkombëtar
Nga viti 2023 në 2024 është vërejtur një rënie prej mbi 5% të të huajve nga vendet europiane, ndërkohë që ka pasur një rritje me 23% të të ardhurve nga Afrika dhe me 20% nga Azia. Ky ndryshim reflekton transformimet globale të emigracionit: ndërsa qytetarët europianë kanë mundësi të tjera më të favorshme në vendet e BE-së, Shqipëria po bëhet një pikë referimi për punëtorët nga vendet në zhvillim, ku konkurrenca për tregje pune është më e lartë.
Impakti në tregun e punës shqiptar
Fakti që në “Top 5” është futur India dhe Filipinet tregon një prirje të qartë të bizneseve shqiptare për të kërkuar krah pune nga Azia. Sektori i ndërtimit është mbështetur kryesisht tek punëtorët indianë, ndërsa sektori i shërbimeve dhe turizmit po gjen mbështetje tek filipinasit, vietnamezët e tajlandezët. Ky zhvillim është një zgjidhje pragmatike për mungesën e fuqisë punëtore vendase, por gjithashtu hap diskutime mbi kushtet e punës, integrimin social dhe ndikimin kulturor të këtij fenomeni.
Përfundim: Shqipëria në një udhëkryq demografik
Rritja e të huajve me leje qëndrimi nuk është vetëm një statistikë, por një sinjal i qartë se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Nëse deri dje vendi shquhej për emigracion masiv drejt Europës, sot ai po përjeton një “import” të fuqisë punëtore. Sfida që shtrohet është se si institucionet shqiptare dhe shoqëria do të menaxhojnë këtë proces, për ta kthyer në një mundësi reale zhvillimi dhe jo në një burim tensioni social. -

Shqiptarët ikin në emigracion, bizneset i zëvendësojnë me indianë në ndërtim dhe filipinas në shërbim
Gati 22 mijë të huaj ishin të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare përgjatë vitit të kaluar, duke pësuar një rritje me 2.2 për qind në krahasim me vitin 2023.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se shumica e të huajve pa pasaporta shqiptare vijnë nga Kosova, me 4592 në total, ndjekur më pas nga Italianët me 3763 leje qëndrimi.
62 për qind e tyre janë meshkuj, ndërsa 38 për qind femra. Grupmosha më e përfaqësuar është 30 deri në 39 vjeç, që zë një të katërtën e totalit, ndërsa sa u takon arsyeve të qëndrimit në Shqipëri, gati 11 mijë prej tyre deklarojnë punësimin, ndërsa të tjerë janë për bashkim familjar dhe studime.
Nga 2023 në 2024, të dhënat tregojnë rënie me mbi 5 për qind të të huajve me origjinë nga një prej vendeve europiane, rritje me 23 për qind të të huajve me origjinë nga Afrika dhe me 20 për qind e atyre nga Azia.
Ndërkohë, në listën e pesë vendeve kryesore të origjinës së të huajve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në 2024 u shtua India dhe Filipinet, që pasojnë Kosovën, Italinë dhe Turqinë.
Të dhënat tregojnë prirjen e bizneseve shqiptare për të gjetur krah pune jashtë vendit. Tregut indian i është drejtuar kryesisht sektori i ndërtimit, ndërsa bizneset e shërbimit janë orientuar drejt Filipineve, Vietnami dhe Tajlandës.

