Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehet kundër njoftimeve për hapjen e rreth 20 qendrave të pritjes për të huajt emigrantë në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Gjokutaj e cilëson këtë nismë si “politikë antikombëtare” të Kryeministrit dhe qeverisë.
Sipas tij, vendimi “nuk ka në bazë humanizmin, por interesin personal të Kryeministrit për të siguruar mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit”. Ai akuzon se qeveria “pret të huajt dhe përzë popullin e saj”, duke e quajtur këtë qëndrim tradhëti.
Gjokutaj e lidh këtë çështje edhe me atë që ai e përshkruan si “projekt i Sorros”, duke përmendur figura historike serbe dhe duke e interpretuar si pjesë të një qasjeje më të gjerë politike në rajon. Në reagimin e tij, ai përmend gjithashtu marrëdhëniet mes Kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Avokati thekson se “kombi, territori dhe gjuha janë elementë jetikë për një vend” dhe shprehet se këto janë sot në rrezik nga vetë qeveria shqiptare. Postimin e mbyll me vargje të Naim Frashërit, duke bërë thirrje ‘për të mos u bërë tradhëtorë”.
Gjokutaj:
Lajmi për hapjen e 20 qendrave te pritjes se te huajve emigrantë në Shqipëri është prova e cila provon politikën antikombëtare të KM dhe Qeverise që ai drejton!Ky veprim nuk ka në bazë humanizmin por interesin personal të KM dhe bandës së tij për të patur mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!
Një KM që pret të huajt dhe përze popullin e tij duke shpopulluar Shqipërinë është tradhëtar!Shpopullimi i Shqipërisë dhe popullimi i saj me të huaj është pjesë e projektit të Sorros projekt i cili është paraprirë në vitet ‘30 nga Ministri serb famëkeq Vasa Çubriloviç e gjatë luftës së Kosovës nga Vojislav Sheshelj!
Tek ky akt antikombëtar e ka origjinën edhe miqësia e ngushtë e KM Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç!Kombi, territori dhe gjuha janë elementët bazë dhe jetikë për ekzistencën e një vendi!
Ato sot janë në rrezik jo nga të huajt por nga vete KM i Shqipërisë dhe Qeveria e tij! Sepse jemi rasti unik në botë kur një njeri ve popullin dhe shtetin kolateral vetëm për “bythën” e tij!Sa më shpejt të largohen këta shqipfolës aq më shpejt do të mëkëmbet Shqipëria!Naimi i madh pat shkruar për këtë tarikat që nuk i ka munguar Shqipërisë së pafat:
…Hiqni dorë, hiqni dorëMblithni mënt’ e turpërohiMos u bëni trathëtorëSe pastaj do të pendohi!
Tag: huajt
-

Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
-

“Qeveria, politikë antikombëtare”/ Flet Gjokutaj: Një KM që pret të huajt dhe përzë popullin e tij është tradhtar!
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehet kundër njoftimeve për hapjen e rreth 20 qendrave të pritjes për të huajt emigrantë në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Gjokutaj e cilëson këtë nismë si “politikë antikombëtare” të Kryeministrit dhe qeverisë.
Sipas tij, vendimi “nuk ka në bazë humanizmin, por interesin personal të Kryeministrit për të siguruar mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit”. Ai akuzon se qeveria “pret të huajt dhe përzë popullin e saj”, duke e quajtur këtë qëndrim tradhëti.
Gjokutaj e lidh këtë çështje edhe me atë që ai e përshkruan si “projekt i Sorros”, duke përmendur figura historike serbe dhe duke e interpretuar si pjesë të një qasjeje më të gjerë politike në rajon. Në reagimin e tij, ai përmend gjithashtu marrëdhëniet mes Kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Avokati thekson se “kombi, territori dhe gjuha janë elementë jetikë për një vend” dhe shprehet se këto janë sot në rrezik nga vetë qeveria shqiptare. Postimin e mbyll me vargje të Naim Frashërit, duke bërë thirrje ‘për të mos u bërë tradhëtorë”.
Gjokutaj:
Lajmi për hapjen e 20 qendrave te pritjes se te huajve emigrantë në Shqipëri është prova e cila provon politikën antikombëtare të KM dhe Qeverise që ai drejton!Ky veprim nuk ka në bazë humanizmin por interesin personal të KM dhe bandës së tij për të patur mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!
Një KM që pret të huajt dhe përze popullin e tij duke shpopulluar Shqipërinë është tradhëtar!Shpopullimi i Shqipërisë dhe popullimi i saj me të huaj është pjesë e projektit të Sorros projekt i cili është paraprirë në vitet ‘30 nga Ministri serb famëkeq Vasa Çubriloviç e gjatë luftës së Kosovës nga Vojislav Sheshelj!
Tek ky akt antikombëtar e ka origjinën edhe miqësia e ngushtë e KM Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç!Kombi, territori dhe gjuha janë elementët bazë dhe jetikë për ekzistencën e një vendi!
Ato sot janë në rrezik jo nga të huajt por nga vete KM i Shqipërisë dhe Qeveria e tij! Sepse jemi rasti unik në botë kur një njeri ve popullin dhe shtetin kolateral vetëm për “bythën” e tij!Sa më shpejt të largohen këta shqipfolës aq më shpejt do të mëkëmbet Shqipëria!Naimi i madh pat shkruar për këtë tarikat që nuk i ka munguar Shqipërisë së pafat:
…Hiqni dorë, hiqni dorëMblithni mënt’ e turpërohiMos u bëni trathëtorëSe pastaj do të pendohi! -

Pronat në periferi shiten më shumë, ekspertët: Qendra e kërkuar nga të huajt për investime
Rreth 11 muaj duhen në Tiranë për të kryer një transaksion në tregun e pasurive të patundshme.Banka e Shqipërisë thotë se gjatë periudhës janar-qershor, koha mesatre e shitjes së banesave në kryeqytet u rrit ndjeshëm, nga 7 që ishte në vrojtimin e mëparshëm. Edhe në rang vendi ky tregues ka pësuar rritje.
“Këtë gjë e kemi hasur që nga viti i kaluar kur kryeministri dha një njoftim që do të kishte një rivlerësim, gjë e cvila nuk ndodhi në vitin 2024 dhe ne tani presim të ndodhë në janar të 2026. Kjo e ka bërë tregun të jetë më i tkurrur sepse ata që nuk e kanë pasur prioritet për të shitur, kanë pritur prioritet për të shitur, kanë vendosur që të presin rivlerësimin. Edhe ata që nuk kanë pasur prioritet për të blerë, kanë pritur rivlerësimin për të bërë blerjen”, shprehet agjenti imobiliar Orgest Beti.
“Çmimet janë rritur. Nganjëherë abuzohet, vendosen çmime më të larta për të procuar tregun. Ndoshta edhe nga agjentët që nuk janë të specializua dhe nuk njohin mirë tyregun. Për një çmim më të lartë duhet edhe një kohë më e gjatë që ajo pronë të shitet”, tha Ervin Demirxhiu, agjent imobiliar.
Fakt është që një pjesë e mirë e shitjeve kryhen me çmim të rishikuar, kryesisht 5% më pak se çmimi fillestar. Në raste të rralla, çmimi i negociuar mes shitësit dhe blerësit arrin edhe deri në 20% më pak.
“Çmimet që janë të publikuara nuk janë asnjëherë finale, ka negociata, kemi klering, nëse një familje ka një mjet, pronë tjetër, ka shkëmbime. Bëjnë që ajo vlerë që kemi afishuar në fillim të mos jetë ajo vlerë transakioni”, Beti.
“Bëhen negocime, ka politika të caktuara të zyrave të pasurive të patundshe. Disa agjentë mundohen t’i rrisin vetë çmimet që më pas të arrijnë te çmimi që do klienti. Unë jam kundër sepse krijon abuzime, por edhe step klientin, blerësin sepse frenohet nga çmime”, Demirxhiu.
Zonat më të preferuara të qytetit janë në vend të dytë për numrin e shitjeve të realizuara. Vendi i parë zihet nga zonat periferike.
“Janë për shtresa të caktuara. Nuk ka çmime fikse, brenda një çmimi futen disa elementë, por çmimet e kullave në Tiranë maksimalisht shkojnë 3-4-5 mijë euro metri katrorë, ndërsa për apartamente me qira shkojnë edhe në 2.000, 2.500 apo ka edhe nga ato që janë me sipërfaqe të madhe dhe çmimi i qirasë arrin edhe në 3.000 euro në muaj”, tha agjenti imobiliar Orgest Beti.
“Zona e qendrës ka kërkesë si nga vendasit, edhe nga të huajt. Janë shumë të kërkuara nga të huajt edhe për investim sepse zonën e qendrën e shohin më të sigurt, më të aksesueshme dhe ka interes”, Demirxhiu.
Në parashikimet për të ardhmen, 54% e agjentëve të pyetur nga Banka e Shqipërisë pohojnë se çmimet e pronave do të jenë të qëndrueshme. Ndërsa 40% e tyre mendojnë se do të rriten më tej, ndikuar edhe nga zhvillimi që pritet në treg me anëtarësimin në BE. -

“Safari i Sarajevës”, akuza Vuçiçit që iu bashkua vrasjeve me snajper
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është akuzuar për përfshirje në “safarin njerëzor” gjatë Luftës në Bosnje, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha për të qëlluar civilë në Sarajevë. Sipas gazetarit kroat investigativ, Domagoj Margetic, Vuçiç ishte i pranishëm në një prej pozicioneve ushtarake mbi qytet nga ku të huajt paguan për të qëlluar banorët gjatë rrethimit të Sarajevës nga 1992 deri në 1996. Sipas asaj që shkruan The Telegraph, ai ka dorëzuar një kallëzim pranë prokurorëve italianë, duke përfshirë dëshmi video dhe fotografike që, sipas tij, tregojnë presidentin serb në aktivitete të tilla.
Margetic pretendon se Vuçiç ishte pjesë e një njësie paramilitare nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe dhe se një pozicion snajperi u vendoste mbi varrezat hebraike të Sarajevës. Gjatë rrethimit të qytetit, mbi 10 mijë njerëz u vranë nga sulmet me artileri dhe snajper.
Mbështetësit e Vuçiçit i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se objekti që shfaqet në videon e vitit 1993 ishte një çadër, dhe jo armë. Zëdhënësja e presidentit tha se këto pretendime janë “informacion i rremë dhe i motivuar politikisht” dhe kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Serbisë.Në Itali, prokurorët kanë nisur hetime pas informacionit se të huajt e pasur, përfshirë italianë, rusë dhe amerikanë, morën pjesë në “safarët” kundër civilëve boshnjakë, ku kishte një çmim të shtuar për gra, fëmijë dhe burra në uniformë. Milicia serbe e Bosnjës, nën komandën e Radovan Karaxhiç, i lejonte këto aktivitete.
Një dokumentar i vitit 2022, “Sarajevo Safari”, ka ngritur të njëjtat akuza për të huajt që vizitonin qytetin si “turistë lufte”. Ekspertët dhe ish-diplomatët ballkanikë thonë se pretendimet mund të jenë të sakta, por duhet të trajtohen me kujdes dhe të hetohen nga autoritetet ndërkombëtare.
Prof. Jasmin Mujanovic, ekspert për Ballkanin, ka postuar një video që duket të tregojë Vuçiçin me një automjet të dekoruar me kafkë, duke shtuar se ka dëshmi të shumta nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë që konfirmojnë ekzistencën e “safarëve njerëzorë” nga forcat nacionaliste serbe për të huajt e pasur. Ai nënvizon se këto akuza janë të besueshme, por kërkojnë prova të jashtëzakonshme dhe hetime të plota nga policitë italiane dhe ndërkombëtare. -

Të huajt paguhen 500-700 euro. Ja sa pagë kërkojnë shqiptarët!
Agjencitë e rekrutimit të punonjësve nga jashtë thonë se “importi” i punëtorëve pritet të rritet më tej, pasi emigrimi i shqiptarëve nuk po ndalet, ndërsa nevojat e bizneseve për fuqi punëtore po rriten.
Arlind Kurti përfaqësues i një prej agjencive në treg thotë se të huajt që vijnë për punë në Shqipëri dominojnë me paga mesatare, për shkak edhe të standardit të ulët ekonomik nga vendet që vijnë.
“Ne jemi orientuar më shumë te punëtoret nga Filipinet. Shumica e tyre kur nënshkruajnë një kontratë janë në nivelin e 500-700 euro pagë mujore, ndërsa shqiptarët kërkojnë gati dyfishin e tyre 1500 euro në muaj. Por çdo kontratë vlerësohet sipas rastit dhe aftësive të punëmarrësit”, tha Kurti në Vizon Plus.
Sipas të dhënave nga agjencitë e rekrutimeve, tashmë punëmarrësit kanë më shumë fuqi të negociojnë për pagën dhe kushtet e punës dhe punëdhënësit më të prirur për të pranuar negociatat.
Plakja e popullsisë si dhe emigrimi i fuqisë punëtorë janë kërcënimet kryesore të ekonomisë, të cilat ende nuk po gjejnë adresim me politikat ekonomike. -

Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve
Pas disa ditësh linçimesh, sulmesh ndaj turqve dhe djegies e shkatërrimit të pronës së tyre, histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet. Policia po e shtrëngon kontrollin mbi të huajt.
Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.
Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.
Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”.
Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiq vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
“Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiq.
Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiqit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
Turqit dhe ekonomia malazeze
Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
Kryeministri Spajiq është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht. -

Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve! Analiza e DW: Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”
Pas disa ditësh linçimesh, sulmesh ndaj turqve dhe djegies e shkatërrimit të pronës së tyre, histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet. Policia po e shtrëngon kontrollin mbi të huajt.
Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.
Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.
Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”
Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiç vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
“Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiç.
Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiçit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
Turqit dhe ekonomia malazeze
Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
Kryeministri Spajiç është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht./DW -

Amendamentet e reja në Ligjin për të Huajt: Mali i Zi forcon kushtet për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm
Pas katër vitesh përgatitjeje, në Parlamentin e Malit të Zi kanë mbërritur ndryshimet e reja në Ligjin për të Huajt, të cilat ashpërsojnë ndjeshëm kushtet për zgjatjen e lejeve të qëndrimit të shtetasve të huaj. Propozimi, që pritet të shqyrtohet nga deputetët më 7 nëntor, është harmonizuar me 12 direktiva të Bashkimit Evropian dhe konsiderohet thelbësor për mbylljen e Kapitullit 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria – dhe Kapitullit 2 – Liria e Lëvizjes së Punëtorëve.
Kushtet e reja për qëndrim
Sipas versionit të fundit të ligjit:
• Të huajt që kanë kompani në Mal të Zi do të mund ta zgjasin lejen e qëndrimit vetëm nëse kompania ka të paktën tre punonjës me kohë të plotë, nga të cilët njëri duhet të jetë shtetas malazez. Kompania duhet të jetë aktive dhe të paguajë rregullisht taksat dhe detyrimet shtetërore.
• Të huajt që zotërojnë pasuri të paluajtshme do ta zgjasin qëndrimin në varësi të vlerës dhe madhësisë së pronës, sipas akteve nënligjore që pritet të miratohen.
• Të punësuarit e huaj duhet të kenë kontrata me kohë të plotë dhe paga më të larta se paga minimale; çdo shkelje e rregulloreve, përfshirë ndryshimin e adresës së regjistruar, do të sjellë humbjen e të drejtës së qëndrimit.
Qëllimi: parandalimi i abuzimeve dhe përputhja me BE-në
Drejtori në detyrë i Drejtorisë për Gjendjen Civile dhe Dokumentet Personale në Ministrinë e Brendshme, Dragan Dašić, deklaroi se ndryshimet synojnë përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe parandalimin e abuzimeve që janë bërë me ligjin aktual, ku shumë të huaj kanë hapur kompani fiktive për të marrë leje qëndrimi.
“Ata hapin kompani për një euro dhe sjellin familjet e tyre. Shteti merr vetëm rreth 117 euro në muaj, ndërsa familje të tëra përfitojnë leje qëndrimi,” – tha Dašić.
Ai shtoi se Ministria e Brendshme dhe Administrata Tatimore do të bashkëpunojnë ngushtë për të kontrolluar realisht aktivitetin e kompanive të huaja.Të dhënat aktuale
Në Mal të Zi aktualisht jetojnë rreth 100,000 të huaj, nga të cilët 30,000 janë banorë të përhershëm, kryesisht nga ish-republikat jugosllave, dhe 70,000 janë me qëndrim të përkohshëm – më së shumti nga Rusia, Serbia, Ukraina dhe Turqia.
Nga ta, rreth 40,000 janë të punësuar, ndërsa mbi 9,000 kanë leje qëndrimi si themelues kompanish.
Vetëm shtetasit turq përbëjnë 13,300 persona me leje qëndrimi, me mbi 5,000 që e kanë marrë në bazë të themelimit të kompanive dhe një numër të ngjashëm për shkak të punësimit.Konteksti dhe tensionet e fundit
Çështja e të huajve është bërë temë e nxehtë pas incidentit midis qytetarëve turq, azerbajxhanas dhe malazezëve, që çoi në heqjen e përkohshme të regjimit pa viza për turqit dhe disa protesta me tone anti-turke në disa qytete të vendit.
Krahasim me BE-në
Sipas Dašić, kufizimet e reja janë më të buta se ato në vendet e BE-së:
“Në Kroaci, një i huaj duhet të ketë tre punonjës, dy kroatë. Në Mal të Zi do të mjaftojnë tre punonjës, njëri prej tyre malazez.”
Ai theksoi se qëllimi është mbrojtja e interesit ekonomik dhe demografik të vendit, duke shtuar se “Mali i Zi nuk ka më luksin të pranojë të huaj pa mjete financiare”.
-

Komuniteti serb në Kosovë kërkon pezullimin e zbatimit të Ligjit për të huajt
Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe pjesëtarë të komunitetit akademik nga mjediset serbe në gjithë Kosovën i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “masa konkrete” për të parandaluar “rrënimin e mëtejshëm” të sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në Kosovë.
Ata kërkuan nga vendet e QUINT-it, Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të ushtrojnë trysni për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të Ligjit për të huajt.
Sipas tyre, shërbimet shëndetësore dhe të arsimit serb në Kosovë tani po “rrezikohen” nga zbatimi i zgjedhjeve ligjore që, “në një kuadër juridik të parregulluar, prodhojnë pasoja të dëmshme”.
Ky reagim vjen pas paralajmërimit nga autoritetet kosovare për të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare.
Sipas këtij ligji, të drejtë për leje qëndrimi kanë, ndër të tjerë, edhe ata që vijnë në Kosovë për studime ose punë, por duhet të paraqitet dëshmi nga një institucion arsimor i akredituar ku do të ndjekin shkollimin, ose dëshmi se institucioni i caktuar është i regjistruar në Kosovë në rastin e ushtrimit të së drejtës për punë.
Zbatimi i këtij ligji mund të ndikojë në qëndrimin e mjekëve, profesorëve ose studentëve nga Serbia, ngase të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset serbe në Kosovë, përfshirë Universitetin e Mitrovicës së Veriut, funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe nuk janë të akredituara, pra nuk kanë licencë pune.
Në thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të reaguar, theksohet se edhe shumë persona të zhvendosur nga Kosova përballen me pengesa administrative gjatë sigurimit të dokumenteve kosovare.
Gjithashtu, një numër i serbëve në Kosovë ende nuk kanë dokumente kosovare, megjithëse autoritetet kosovare vitin e kaluar mundësuan marrjen “shtesë” të shtetësisë mbi bazën e dokumenteve të lëshuara nga organet e Serbisë.
“Një zhvillim i tillë do të përbënte shkelje serioze të të drejtave të njeriut të një komuniteti etnik dhe do të pamundësonte çdo perspektivë reale të ndërtimit të një Kosove shumetnike dhe ruajtjes së stabilitetit në gjithë rajonin”, vlerësohet më tej në thirrje, të cilën e kanë nënshkruar, ndër të tjera, Qendra për Veprim Shoqëror Afirmativ – CASA, Nisma e Re Shoqërore, Grupi Joformal i Profesorëve nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, Proaktiv, Aktiv, Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndëretnik, si dhe Komunikimi për Zhvillim Shoqëror.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetit akademik i referohen parimeve të përmbajtura në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “si i vetmi kuadër ndërkombëtarisht i njohur për zgjidhjen e këtij problemi”, si dhe të drejtave kushtetuese dhe ligjore të komunitetit serb në Kosovë, të cilat garantojnë barazinë para ligjit, të drejtën për arsimim në gjuhën e tyre, të drejtën për qasje në kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale pa diskriminim.
Ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së në Kosovë ata u kanë bërë thirrje që të kërkojnë “moratorium të përkohshëm në zbatimin e Ligjit për të huajt, deri në përfundimin e rishikimit të përputhshmërisë me standardet e përcaktuara nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më 18 shtator, paralajmërimin e autoriteteve kosovare për zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt e përshkroi si “kërcënime të reja të Prishtinës që synojnë një valë të re persekutimi dhe dëbimi të serbëve”.
Kjo Zyrë theksoi gjithashtu se, nëse BE-ja dhe QUINT-i nuk reagojnë, Beogradi “do të jetë i detyruar të shqyrtojë një përgjigje adekuate politike dhe juridike ndaj këtij cenimi drastik të të drejtave themelore të popullit serb përmes veprimeve të reja të njëanshme dhe të dhunshme”. -

Rritje marramendëse e çmimeve të banesave, blerësit e huaj ‘zhduken’ nga tregu
Vetëm 15% e pronave të shitura në 6-mujorin e parë të vitit u blenë nga të huajt, që është shifra më e ulët që prej fillimit të vitit 2023. Por, Banka e Shqipërisë thotë se fokusi i investimeve të huaja vijon të jetë tregu i pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, çmimet e pronave vijojnë të njohin vetëm rritje.
Në 12 muajt e fundit çmimet e pronave kanë njohur shtrenjtimin më të madh që prej vitit 2020, kohë kur çmimet u rritën mesatarisht gjatë vitit me 44.3%, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti shtrenjtimi ishte 41.7%, referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë.
Nga përllogaritjet, bazuar në vrojtimet e bankës qendrore, rezulton se shtrenjtimi mesatar i pronave në këtë 5-vjeçar është gati 25%. Pra nëse në vitin 2020, një apartament kushtonte 100 mijë euro, vlera e tij sot ka kapërcyer në 125 mijë euro.
Faktorët kryesorë, sipas ekspertëve të tregut por edhe të Bankës së Shqipërisë, janë kostot e shtuara të ndërtimit si dhe futja masive në tregun e pronave e parave të huaja.
“Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje shumë të lehtë. Ndryshimi vjetor në indeksin e përgjithshëm ishte 1% në tremujorin e parë të vitit 2025”, thotë Banka në raportin e stabilitetit financiar. Praktikisht kostot e shtuara janë shumë modeste në raport me çmimet e reja të apartamenteve.
Faktori tjetër, i evidentuar më së shumti vitet e fundit ka të bëjë me blerjet e banesave nga shtetas të huaj, e mbështetur edhe në vlerën e lartë të investimeve të huaja që përqëndrohet në këtë treg.
Nga Janari i këtij vitit deri në qershor, të huajt kanë blerë 253 milionë euro prona, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet, jo vetëm për biznes por edhe për të banuar. Në 5 vite, vlera e investimeve të huaja në prona arrin në 1.5 miliardë euro.
Por edhe në këtë aspekt ka një paradoks. Vetë Banka e Shqipërisë tregon se të huajt po blejnë më pak prona në vend (si numër pronash).
“Pronat e shitura te jorezidentët zinin më pak se 15% të shitjeve të përgjithshme, nga një nivel prej 20% në gjashtëmujorin e mëparshëm”, vijon raporti.
Pra, të huajt blenë më pak prona si numër, por mund të kenë qenë më të kushtueshme, duke marrë në konsideratë faktin që kjo kategori preferon zonat më të kushtueshme të vendit.
Periudha me numrin më të madh të pronave të blera nga të huajt ishte viti 2020 sipas të dhënave të bankës, ndërsa si mesatare 5-vjeçare të huajt blenë 25% të pronave të shituara në Shqipëri.
ÇMIMET E APARTAMENTEVE SIPAS BSH
Janar-Qershor 2020 +40%
Qershor-Dhjetor 2020 +48.6%
Janar-Qershor 2021 +6.7%
Qershor-Dhjetor 2021 +9%
Janar-Qershor 2022 +39.2%
Qershor-Dhjetor 2022 +16.6%
Janar-Qershor 2023 +11.6%
Korrik-Dhjetor 2023 7.6%
Janar-Qershor 2024 8%
Korrik-Dhjetor 2024 44.5%
Janar-Qershor 2025 41.7%
INVESTIMET E HUAJA NË PRONA
Viti 2020 80 mln euro
Viti 2021 191 mln euro
Viti 2022 291 mln euro
Viti 2023 323 mln euro
Viti 2024 379 mln euro
Janar-Qershor 2025 253 mln euro
BLERJET E APARTAMENTEVE NGA TË HUAJT
Janar-Qershor 2020 35%
Qershor-Dhjetor 2020 36%
Janar-Qershor 2021 32%
Qershor-Dhjetor 2021 ?
Janar-Qershor 2022 13%
Qershor-Dhjetor 2022 19%
Janar-Qershor 2023 14%
Korrik-Dhjetor 2023 26%
Janar-Qershor 2024 27%
Korrik-Dhjetor 2024 18%
Janar-Qershor 2025 15%