Tag: huaja

  • Prokuroria e Parisit nis hetimet ndaj platformës X,  për ndryshimin e algoritmit dhe ndërhyrje të huaja

    Prokuroria e Parisit nis hetimet ndaj platformës X, për ndryshimin e algoritmit dhe ndërhyrje të huaja

    Seksioni i krimit kibernetik i Zyrës së Prokurorit të Parisit ka hapur një hetim ndaj X, rrjetit social të njohur (më parë Tëitter) në pronësi të Elon Musk. Sipas prokurorisë, platforma dyshohet se ka modifikuar algoritmin e saj për qëllime ndërhyrjeje të huaja.

    Pas marrjes së dy raporteve në janar që pretendojnë “përdorim të dyshuar të algoritmit të X për qëllime ndërhyrjeje të huaja”, xhandarmëria kombëtare është ngarkuar me detyrën për të hetuar X si një entitet juridik, si dhe “personat fizikë” që e menaxhojnë atë, megjithatë, pa e përmendur drejtpërdrejt Elon Musk.

    Hetimi u hap më 9 korrik, por u bë publik vetëm sot. “Bazuar në verifikime, kontribute nga studiues francezë dhe prova të ofruara nga disa institucione publike”, – shpjegon një deklaratë nga Prokuroria e Parisit, “më 9 korrik 2025, Prokuroria e Parisit hapi një hetim në Drejtorinë e Përgjithshme të Xhandarmërisë Kombëtare kundër platformës X (më parë Twitter), një entitet juridik dhe disa individëve”.

    Hetimi do të përqendrohet, në veçanti, në krimet e mëposhtme: “ndryshim i funksionimit të një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave nga një bandë e organizuar” dhe “nxjerrje mashtruese e të dhënave nga një sistem i automatizuar i përpunimit të të dhënave nga një bandë e organizuar”.

  • Aksident  i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital

    Aksident i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital

    Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në zonën e njohur si “NShG-ja”.
    Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga 32-vjeçari Agim Serani.
    ani, është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi Afrim Likaj, 54 vjeç.
    Përplasja mes mjetit motorik dhe biçikletës ka shkaktuar lëndime për të dy drejtuesit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

    Fatmirësisht, burime zyrtare bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

  • Vajza nga Kolumbia dhe Panamaja/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, arrestohet i riu

    Vajza nga Kolumbia dhe Panamaja/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, arrestohet i riu

    Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
    Policia bën me dije se i riu bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
    Po ashtu policia raporton se ka nisur procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.
    “Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.   Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.     Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/ Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim kolumbiani 

    Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/ Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim kolumbiani 

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
    I riu i arrestuar është identifikuar si Kenado Prela, ndërsa kolumbiani është ende në kërkim.
    Në njoftimin e bluve bëhet me dije se ka nisur hetimi për shtatë të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi u kapën në flagrancë në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka, ky dyshohet se ushtronin prostitucion.
    Efektivët sekuestruan një shumë parash, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.
    “Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.  
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.    
    Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.     
    Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Finalizohet operacioni policor “Crossline”/Punonjëset kapen mat në apartamentin me qira ditore, arrestohet 20-vjeçari..

    Finalizohet operacioni policor “Crossline”/Punonjëset kapen mat në apartamentin me qira ditore, arrestohet 20-vjeçari..

    Procedohen penalisht 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion.
    Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.
    Njoftimi i policisë:
    Tiranë/
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Crossline”, për goditjen e veprimtarisë krimininale të trafikimit të shtetaseve të huaja, me qëllim shfrytëzimin e tyre, për prostitucion. Vihet në pranga një 20-vjeçar, punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i dyshuar shtetas kolumbian.
    Procedohen penalisht 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion.
    Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme. Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
    Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.
    Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

    Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

    Trafikonin shtetase të huaja me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, arrestohet një 20-vjeçar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i dyshuar shtetas kolumbian.
    Procedohen penalisht 7 shtetase të huaja 6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja, pasi janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion.
    “Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.
    Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.  
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.    
    Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

    OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

    Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri por edhe në Kosovë po orientohen më së shumti në pasuritë e paluajtshme dhe jo në eksporte dhe vlerë të shtuar të lartë që garanton një rritje ekonomike afatgjatë.Këtë nënvizon raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që ndalet tek ecuria e Ballkanit Perëndimor sa u takon masave në një sërë fushash.“Megjithëse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë tërhequr nivele më të larta të hyrjeve të IHD-ve, këto investime nuk janë gjithmonë të fokusuara në sektorë të orientuar drejt eksportit dhe me vlerë të shtuar të lartë, të cilët do të mbështesnin rritjen ekonomike afatgjatë. Për shembull, prodhimi përbën më pak se 10% të hyrjeve të IHD-ve në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, pasi shumica e investimeve drejtohen drejt sektorit të pasurive të paluajtshme. Në Kosovë, 63% e hyrjeve të IHD-ve në vitin 2023 shkuan në pasuri të paluajtshme (CEFTA, 2024)” thuhet në raport.I njëjti dokument analizon se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të hapurat në botë ndaj IHD-ve (Investimeve të Huaja Direkte), sipas Indeksit të Kufizimeve Rregullatore të IHD të OECD, i cili mbulon masat ligjore që diskriminojnë investitorët e huaj. Në vitin 2020, rezultati i rajonit ishte pak më pak se gjysma e mesatares së OECD, duke treguar një regjim investimesh më pak kufizues (OECD, 2024).“Veçanërisht, të gjithë investitorët e huaj trajtohen si subjekte ligjore vendase sapo të regjistrohen dhe të vendosin selinë e tyre në tregun vendas. Në të gjitha ekonomitë, përveç Kosovës, ekzistojnë kufizime të IHD vetëm në disa sektorë të konsideruar me rëndësi strategjike, si mbrojtja, energjia dhe media. Pavarësisht këtyre kufizimeve minimale, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë zbatuar një kuadër për mekanizma gjithëpërfshirës të shqyrtimit të IHD-ve.Për më tepër, ndonëse hapja relative ndaj IHD-ve mund të jetë e dobishme për të tërhequr investime, ajo gjithashtu mund ta ekspozojë rajonin ndaj ndikimeve potencialisht të dëmshme nga lloje dhe burime të caktuara investimesh. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur korniza të forta ligjore për investime, të cilat lehtësojnë hyrjen e investitorëve dhe mbrojnë asetet e tyre. Rrjeti i gjerë i marrëveshjeve për investime i këtyre ekonomive gjithashtu ofron garanci shtesë për investitorët e huaj” thuhet në raport.Ai nënvizon se vende të ndryshme kanë aplikuar shkallë favorizuese taksimi ashtu sikurse kanë lehtësuar procedurat për tokën në përdorim apo procedurat e lehtësuara të licencimit”.Të dhëna të tjera të bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në vitin 2024, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ishin 379 milionë euro, gati një e treta e totalit të investimeve.Edhe në tre muajt e parë të 2025-s, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arritën në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Në tremujorin e parë të vitit, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dominuan fluksin e investimeve të huaja direkte me 29% të totalit./ N.Maho Të huajt blenë 104 mln euro prona në janar-mars; Mbajnë në këmbë investimet e huajaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

    Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

    Një shqiptar dhe dy shtetase të huaja janë vënë në pranga, pasi akuzohen për prostitucion e shitje lëndësh narkotike.

    “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit”, njoftoi policia.
    Ndërkohë hetimi ka nisur për disa persona të akuzuar si më poshtë:
    -ndaluan shtetasin G. M., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, dhe më pas dyshohet se e ka kanosur për të mos kallëzuar në polici;
    -ndaluan shtetasin G. H., 32 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash, shtetases A. F;
    -shpallën në kërkim F. K., 35 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Laro” ka goditur me grushte një 32-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.
    -arrestuan shtetasin M. C., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me pëllëmbë një të mitur 16-vjeçar;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçare.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti shqiptar

    Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti shqiptar

    Dy shtetase të huaja janë dhe një shqiptar janë arrestuar nga blutë e Tiranës të cilët akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”.
    Gjatë kontrollit në ambientin ku ata ushtronin këtë veprimtari të paligjshme, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga 36-vjeçari shqiptar.
    “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit”, njoftoi policia.