Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë.
Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli i dytë më i lartë i investimeve në një tremujor, pas tetor-dhjetor 2024, kur treguesi arriti në 110 milionë euro.
Vitet e fundit Shqipëria është bërë një treg interesant për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt, sidomos në bregdet, ku çmimet ishin të lira në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, apo Mali i Zi.
Në vitin 2024, të huajt blenë prona me vlerë rreth 380 milionë euro. Që nga viti 2021, kur filloi interesi i huajve, kryesisht në bregdetin shqiptar, deri në mars 2025, të huajt kanë blerë rreth 1.3 miliardë euro prona në vend, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që i llogarit këto flukse si investime të huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Rëndësia e investimeve në pasuri të paluajtshme në raport me totalin e investimeve në vend është rritur ndjeshëm. Në vitin2014, blerjet e pronave nga të huajt zinin vetëm 5.7% të investimeve të huaja, ndërsa në 2024-n, kjo peshë u rrit në 24%.
Rekordi u shënua në tremujorin e parë të këtij viti, ku blerjet e shtëpive nga të huajt zunë gati 29% të totalit të fluksit të investimeve të huaja në vend.
Në vend të dytë ishin Aktivitete financiare dhe të sigurimit, me 75 milionë euro, pothuajse njësoj me një vit më parë, duke zënë 20.7% të totalit.
Edhe këto janë kryesisht investime në rritjen e kapitalit të bankave për shkak të kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë pa efekt direkt në ekonomi.
Industria nxjerrëse tërhoqi 51 milionë euro në tremujorin e parë, pothuajse njësoj sa një vit më parë.
Në industrinë përpunuese, investimet zbritën në 32 milionë euro, me tkurrje 24% me bazë vjetore.
Investimet në Tregtia me shumicë dhe me pakicë u rritën me 28% në 32 mln euro.
Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë, që dikur ishte kontribuuesi kryesor i investimeve të huaja për shkak të investimeve në energji dhe gazsjellësin TAP solli vetëm 27 milionë euro investime, ose 7.5% të totalit.
Në total, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit ishin 362 milionë euro, me rritje të lehtë prej 2.3% me bazë vjetore./ Monitor
Tag: huaja
-

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021
-

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë.Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli i dytë më i lartë i investimeve në një tremujor, pas tetor-dhjetor 2024, kur treguesi arriti në 110 milionë euro. Burimi: Banka e Shqipërisë Vitet e fundit Shqipëria është bërë një treg interesant për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt, sidomos në bregdet, ku çmimet ishin të lira në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, apo Mali i Zi.Në vitin 2024, të huajt blenë prona me vlerë rreth 380 milionë euro. Që nga viti 2021, kur filloi interesi i huajve, kryesisht në bregdetin shqiptar, deri në mars 2025, të huajt kanë blerë rreth 1.3 miliardë euro prona në vend, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që i llogarit këto flukse si investime të huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme. Burimi: Banka e Shqipërisë Rëndësia e investimeve në pasuri të paluajtshme në raport me totalin e investimeve në vend është rritur ndjeshëm. Në vitin2014, blerjet e pronave nga të huajt zinin vetëm 5.7% të investimeve të huaja, ndërsa në 2024-n, kjo peshë u rrit në 24%.Rekordi u shënua në tremujorin e parë të këtij viti, ku blerjet e shtëpive nga të huajt zunë gati 29% të totalit të fluksit të investimeve të huaja në vend.Në vend të dytë ishin Aktivitete financiare dhe të sigurimit, me 75 milionë euro, pothuajse njësoj me një vit më parë, duke zënë 20.7% të totalit.Edhe këto janë kryesisht investime në rritjen e kapitalit të bankave për shkak të kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë pa efekt direkt në ekonomi.Industria nxjerrëse tërhoqi 51 milionë euro në tremujorin e parë, pothuajse njësoj sa një vit më parë.Në industrinë përpunuese, investimet zbritën në 32 milionë euro, me tkurrje 24% me bazë vjetore.Investimet në Tregtia me shumicë dhe me pakicë u rritën me 28% në 32 mln euro.Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë, që dikur ishte kontribuuesi kryesor i investimeve të huaja për shkak të investimeve në energji dhe gazsjellësin TAP solli vetëm 27 milionë euro investime, ose 7.5% të totalit.Në total, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit ishin 362 milionë euro, me rritje të lehtë prej 2.3% me bazë vjetore. Burimi: Banka e Shqipërisë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Berat/Prostitucion në banesën e marrë me qira, arrestohen 2 shtetaset e huaja dhe…
Prokuroria njofton se janë vënë në pranga dy shtetase të huaja nga Vietnami dhe pronari i banesës me qera në Berat, në të cilën ushtronin prostitucion.
Mësohet se është arrestuar shtetasi Xh. S., 31-vjeç, i cili rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.
Vietnamezet me iniciale Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe, dhe pronari i banesës u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Prostitucioni”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Ushtronin prostitucion në banesën e marë me qera, me kërkesë së Prokurorisë Berat arrestohen 2 shtetaset vietnameze dhe pronari i banesës
Tre persona, dy shtetase vietnameze dhe shtetasi shqiptar Xh.S. u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal dhe për veprat penale parashikuar nga neni 115 dhe 300 i K.Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370, të vitit 2025, rezultoi se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë disa shtetase të huaja të cilat janë organizuar nga një person në qytetin e Beratit ende i paidentifikuar. Shtetaset në fjalë, deklaruan se kishin ardhur për turizëm por me pas duke pasur nevojë për më shumë para për biletën e kthimit, vendosën të kryejnë këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Shtetaset e huaja ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në një apartament me qera të rezervuar nga “Airbnb” dhe kishin edhe një faqe ë eb me numrat e tyre të kontaktit shërbimet që ofronin.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me në bashkëpunim me Drejtorine Vendore te Policise Berat, arriti të zbulojë vendndodhjen dhe aktivitetin e paligjshëm.
Pas kontrollit të apartamentit në posedim nga shtetasi Xh.S., u konstatuan valuta të huaja dhe para shqiptare. -

Nami në Elbasan me vajzat e huaja, Prokuoria çon në gjyq 13 latino-amerikane
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim ndaj 13 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Amerika Latine, të cilët ushtronin veprimtarinë e ndaluar të prostitucionit.
Më konkretisht të pandehur janë marrë shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët kanë qenë tutorët, 8 vajza të huaja nga Amerika Latine të rekrutuara për prostitucion, si dhe dy shtetas të dyshuar si klientë që kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë në disa qytete të vendit dhe rrjeti operonte duke shfrytëzuar platforma ndërkombëtare online të prezantimit të eskortave, ku përmes publikimit të fotove dhe tarifave, realizohej kontakti me klientët shqiptarë dhe të huaj.
Njoftimi i prokurorisë:
Hetimet disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.1461 të vitit 2024, u zbulua një rrjet prostitucioni ku shtetase të huaja nga Amerika Latine dhe vende të tjera ishin rekrutuar, transportuar dhe vendosur në Shqipëri për të ushtruar veprimtari prostitucioni kundrejt pagesës.
Në qendër të këtij rrjeti qëndronin shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët, përmes një skeme të mirëmenduar dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, koordinonin aktivitetin e paligjshëm dhe përfitonin nga shërbimet seksuale të ofruara nga gratë e rekrutuara.
Në total u dërguan për gjykim 13 të pandehur, ndër të cilët: 2 organizatorë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” në rrethana cilësuese; 2 shtetas të dyshuar si klientë që kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës; 8 shtetase të huaja, nga Amerika Latine, të akuzuara për ushtrimin e prostitucionit në territorin e Republikës së Shqipërisë; dhe1 person i përdorur për shfrytëzim.
gijotina.com/ -

Prostitucion me të huaja (latine, kineze, ukrainase e ruse)! Skema si eskortat e VIP-ave vijnë dhe ikin nga vendi
Me shtimin masiv të turistëve gjatë viteve të fundit, përveç bumit për të shijuar natyrën mbresëlënëse të detit dhe alpeve shqiptare, një tjetër lloj “turizmi” sa vjen e lulëzon. Vajza të huaja, kryesisht latine dhe kineze, e kanë kthyer në një biznes fitimprurës ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës në Shqipëri. Qarqet kryesore ku ky fenomen është hasur më shpesh nga autoritetet janë kryeqyteti dhe zonat bregdetare, aty ku janë kryer goditjet nga ana e bluve.
Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, nga janari deri në mesin e korrikut, u zhvilluan të paktën 15 operacione për goditjen e rrjeteve të prostitucionit. Të paktën 22 persona tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata rrezikojnë nga 2 deri në 5 vjet burg. Përveç tyre, në hetim në gjendje të lirë u morën gati 100 vajza të huaja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Edhe ato rrezikojnë ndëshkim ligjor, nga gjobë deri në 3 vjet burg.
Gjashtë raste me hetim të thelluar u finalizuan në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Durrës dhe 1 tjetër në Korçë. Goditja më e rëndësishme u bë gjatë muajit mars në Tiranë nga Antitrafiqet, në operacionin “Orkidea”, ku me vendim gjykate u ekzekutua urdhri për 11 masa sigurie “arrest në burg”, me 44 vajza në hetim në gjendje të lirë. Përgjithësisht, vajzat që merren në hetim, japin deklarime dhe nuk pengohen për të lëvizur. Por nuk do të ishte për t’u habitur, nëse do të gjendeshin duke e ushtruar sërish aktivitetin.
Burime nga policia bëjnë me dije për Report TV se të rejat e huaja që shfrytëzohen për prostitucion vijnë nga vende të Amerikës Latine, Kolumbia, Brazili, Ekuadori apo Venezuela. Më tej, nga vende si Ukrainë dhe Rusia, si dhe nga Kina. Në Durrës për shembull, të gjitha rastet e hetuara këtë vit ishin jo vetëm me tutorë kinez, por edhe të reja kineze që ushtrojnë prostitucion.
Në Shqipëri prostitucioni është ilegal, por një parajsë në lulëzim nga trafikantët. Pothuajse të gjitha vajzat e huaja që përfundojnë në Tiranë, hyjnë në tregun vendas përmes disa faqeve online si “Escort Tirana”, një rrjet ndërkombëtar i njohur, por edhe linja të tjera. Një pjesë e madhe udhëtojnë nga Amsterdami, një vend që e ka të legalizuar, përfshirë edhe tymosjen e hashashit. Vetëm muajin e fundit, në Rinas tentuan të kalojnë të paktën 10 vajza që dyshoheshin se janë eskorta, më cigare hashash, që u morën në hetim në gjendje të lirë. Një pjesë janë larguar nga vendi prej frikës, thonë burimet, por të tjera kanë vijuar në Shqipëri dhe po mbahen në vëzhgim.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, vatra ku ushtrohet prostitucioni me të huaja janë apartamentet ditore “AirBNB”. Me kalimin e kohës, u pa se hapësirat më private, larg ambienteve të hoteleve, janë më të volitshme edhe për klientelën, por edhe më të vështira për t’u identifikuar nga policia. Në Tiranë nuk ka ndonjë zonë “të preferuar”. Eskortat janë të shpërndara në të gjitha lagjet.
Prej majit e në vijim, ka një tendencë në rritje në jug të vendit. Nga Vlora deri në Ksamil, ka një dyndje të madhe turistësh, e për pasojë lëvizje të eskortave në këto zona. Kur vjen puna te çmimet, burime nga Antitrafiqet thonë se nëpër bisedat e përgjuara është zbuluar se 100 euro është shifra më e ulët për këtë lloj shërbimi, duke arritur edhe deri në 500 euro më maksimalja. Megjithatë, një pjesë e klientelës së tyre janë VIP, të cilët paguajnë edhe me tepër, në këmbim të të qenit sidomos diskret.
Përgjithësisht të huajat që zbarkojnë në Shqipëri nuk qëndrojnë gjatë, nga disa ditë në disa javë. Ata vijnë si pjesë një turi vizitash në Evropë dhe Ballkan. Pasi mbyllin ciklin në Shqipëri përgjithësisht zhvendosen në vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Serbia.
Tejmbushja e tregut të paligjshëm me vajza të huaja, me tipare latine, ka bërë që vajzat shqiptare të konsiderohen praktikisht jashtë tregu, të paktën me pagesat që konsiderohen “të shtrenjta”. Burime nga Antitrafiqet thonë se ka një tendencë në ulje të qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime ekstra, të cilat përgjithësisht kanë qenë me vajza shqiptare. /shqiptarja.com/ -

Eskortat e huaja “pushtojnë” Shqipërinë, skema si funksion tregu i s*ksit
Me shtimin masiv të turistëve gjatë viteve të fundit, përveç bumit për të shijuar natyrën mbresëlënëse të detit dhe alpeve shqiptare, një tjetër lloj “turizmi” sa vjen e lulëzon. Vajza të huaja, kryesisht latine dhe kineze, e kanë kthyer në një biznes fitimprurës ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës në Shqipëri. Qarqet kryesore ku ky fenomen është hasur më shpesh nga autoritetet janë kryeqyteti dhe zonat bregdetare, aty ku janë kryer goditjet nga ana e bluve.
Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, nga janari deri në mesin e korrikut, u zhvilluan të paktën 15 operacione për goditjen e rrjeteve të prostitucionit. Të paktën 22 persona tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata rrezikojnë nga 2 deri në 5 vjet burg. Përveç tyre, në hetim në gjendje të lirë u morën gati 100 vajza të huaja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Edhe ato rrezikojnë ndëshkim ligjor, nga gjobë deri në 3 vjet burg.
Gjashtë raste me hetim të thelluar u finalizuan në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Durrës dhe 1 tjetër në Korçë. Goditja më e rëndësishme u bë gjatë muajit mars në Tiranë nga Antitrafiqet, në operacionin “Orkidea”, ku me vendim gjykate u ekzekutua urdhri për 11 masa sigurie “arrest në burg”, me 44 vajza në hetim në gjendje të lirë. Përgjithësisht, vajzat që merren në hetim, japin deklarime dhe nuk pengohen për të lëvizur. Por nuk do të ishte për t’u habitur, nëse do të gjendeshin duke e ushtruar sërish aktivitetin.
Burime nga policia bëjnë me dije për Report TV se të rejat e huaja që shfrytëzohen për prostitucion vijnë nga vende të Amerikës Latine, Kolumbia, Brazili, Ekuadori apo Venezuela. Më tej, nga vende si Ukrainë dhe Rusia, si dhe nga Kina. Në Durrës për shembull, të gjitha rastet e hetuara këtë vit ishin jo vetëm me tutorë kinez, por edhe të reja kineze që ushtrojnë prostitucion.
Në Shqipëri prostitucioni është ilegal, por një parajsë në lulëzim nga trafikantët. Pothuajse të gjitha vajzat e huaja që përfundojnë në Tiranë, hyjnë në tregun vendas përmes disa faqeve online si “Escort Tirana”, një rrjet ndërkombëtar i njohur, por edhe linja të tjera. Një pjesë e madhe udhëtojnë nga Amsterdami, një vend që e ka të legalizuar, përfshirë edhe tymosjen e hashashit. Vetëm muajin e fundit, në Rinas tentuan të kalojnë të paktën 10 vajza që dyshoheshin se janë eskorta, më cigare hashash, që u morën në hetim në gjendje të lirë. Një pjesë janë larguar nga vendi prej frikës, thonë burimet, por të tjera kanë vijuar në Shqipëri dhe po mbahen në vëzhgim.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, vatra ku ushtrohet prostitucioni me të huaja janë apartamentet ditore “AirBNB”. Me kalimin e kohës, u pa se hapësirat më private, larg ambienteve të hoteleve, janë më të volitshme edhe për klientelën, por edhe më të vështira për t’u identifikuar nga policia. Në Tiranë nuk ka ndonjë zonë “të preferuar”. Eskortat janë të shpërndara në të gjitha lagjet.
Prej majit e në vijim, ka një tendencë në rritje në jug të vendit. Nga Vlora deri në Ksamil, ka një dyndje të madhe turistësh, e për pasojë lëvizje të eskortave në këto zona. Kur vjen puna te çmimet, burime nga Antitrafiqet thonë se nëpër bisedat e përgjuara është zbuluar se 100 euro është shifra më e ulët për këtë lloj shërbimi, duke arritur edhe deri në 500 euro më maksimalja. Megjithatë, një pjesë e klientelës së tyre janë VIP, të cilët paguajnë edhe me tepër, në këmbim të të qenit sidomos diskret.
Përgjithësisht të huajat që zbarkojnë në Shqipëri nuk qëndrojnë gjatë, nga disa ditë në disa javë. Ata vijnë si pjesë një turi vizitash në Evropë dhe Ballkan. Pasi mbyllin ciklin në Shqipëri përgjithësisht zhvendosen në vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Serbia.
Tejmbushja e tregut të paligjshëm me vajza të huaja, me tipare latine, ka bërë që vajzat shqiptare të konsiderohen praktikisht jashtë tregu, të paktën me pagesat që konsiderohen “të shtrenjta”. Burime nga Antitrafiqet thonë se ka një tendencë në ulje të qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime ekstra, të cilat përgjithësisht kanë qenë me vajza shqiptare. (Report TV) -

Shqipëria “parajsë” e tutorëve, prostitucion me të huaja në ‘AirBNB’, zbardhet skema si eskortat e VIP-ave vijnë dhe ikin nga vendi
Me shtimin masiv të turistëve gjatë viteve të fundit, përveç bumit për të shijuar natyrën mbresëlënëse të detit dhe alpeve shqiptare, një tjetër lloj “turizmi” sa vjen e lulëzon. Vajza të huaja, kryesisht latine dhe kineze, e kanë kthyer në një biznes fitimprurës ofrimin e shërbimeve seksuale kundrejt pagesës në Shqipëri. Qarqet kryesore ku ky fenomen është hasur më shpesh nga autoritetet janë kryeqyteti dhe zonat bregdetare, aty ku janë kryer goditjet nga ana e bluve.
Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, nga janari deri në mesin e korrikut, u zhvilluan të paktën 15 operacione për goditjen e rrjeteve të prostitucionit. Të paktën 22 persona tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata rrezikojnë nga 2 deri në 5 vjet burg. Përveç tyre, në hetim në gjendje të lirë u morën gati 100 vajza të huaja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Edhe ato rrezikojnë ndëshkim ligjor, nga gjobë deri në 3 vjet burg.
Gjashtë raste me hetim të thelluar u finalizuan në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Durrës dhe 1 tjetër në Korçë. Goditja më e rëndësishme u bë gjatë muajit mars në Tiranë nga Antitrafiqet, në operacionin “Orkidea”, ku me vendim gjykate u ekzekutua urdhri për 11 masa sigurie “arrest në burg”, me 44 vajza në hetim në gjendje të lirë. Përgjithësisht, vajzat që merren në hetim, japin deklarime dhe nuk pengohen për të lëvizur. Por nuk do të ishte për t’u habitur, nëse do të gjendeshin duke e ushtruar sërish aktivitetin.
Burime nga policia bëjnë me dije për Report Tv se të rejat e huaja që shfrytëzohen për prostitucion vijnë nga vende të Amerikës Latine, Kolumbia, Brazili, Ekuadori apo Venezuela. Më tej, nga vende si Ukrainë dhe Rusia, si dhe nga Kina. Në Durrës për shembull, të gjitha rastet e hetuara këtë vit ishin jo vetëm me tutorë kinez, por edhe të reja kineze që ushtrojnë prostitucion.
Në Shqipëri prostitucioni është ilegal, por një parajsë në lulëzim nga trafikantët. Pothuajse të gjitha vajzat e huaja që përfundojnë në Tiranë, hyjnë në tregun vendas përmes disa faqeve online si “Escort Tirana”, një rrjet ndërkombëtar i njohur, por edhe linja të tjera. Një pjesë e madhe udhëtojnë nga Amsterdami, një vend që e ka të legalizuar, përfshirë edhe tymosjen e hashashit. Vetëm muajin e fundit, në Rinas tentuan të kalojnë të paktën 10 vajza që dyshoheshin se janë eskorta, më cigare hashash, që u morën në hetim në gjendje të lirë. Një pjesë janë larguar nga vendi prej frikës, thonë burimet, por të tjera kanë vijuar në Shqipëri dhe po mbahen në vëzhgim.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, vatra ku ushtrohet prostitucioni me të huaja janë apartamentet ditore “AirBNB”. Me kalimin e kohës, u pa se hapësirat më private, larg ambienteve të hoteleve, janë më të volitshme edhe për klientelën, por edhe më të vështira për t’u identifikuar nga policia. Në Tiranë nuk ka ndonjë zonë “të preferuar”. Eskortat janë të shpërndara në të gjitha lagjet.
Prej majit e në vijim, ka një tendencë në rritje në jug të vendit. Nga Vlora deri në Ksamil, ka një dyndje të madhe turistësh, e për pasojë lëvizje të eskortave në këto zona. Kur vjen puna te çmimet, burime nga Antitrafiqet thonë se nëpër bisedat e përgjuara është zbuluar se 100 euro është shifra më e ulët për këtë lloj shërbimi, duke arritur edhe deri në 500 euro më maksimalja. Megjithatë, një pjesë e klientelës së tyre janë VIP, të cilët paguajnë edhe me tepër, në këmbim të të qenit sidomos diskret.
Përgjithësisht të huajat që zbarkojnë në Shqipëri nuk qëndrojnë gjatë, nga disa ditë në disa javë. Ata vijnë si pjesë një turi vizitash në Evropë dhe Ballkan. Pasi mbyllin ciklin në Shqipëri përgjithësisht zhvendosen në vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Serbia.
Tejmbushja e tregut të paligjshëm me vajza të huaja, me tipare latine, ka bërë që vajzat shqiptare të konsiderohen praktikisht jashtë tregu, të paktën me pagesat që konsiderohen “të shtrenjta”. Burime nga Antitrafiqet thonë se ka një tendencë në ulje të qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime ekstra, të cilat përgjithësisht kanë qenë me vajza shqiptare./Shqiptarja -

SHBA urdhëron diplomatët të ndalojnë komentet mbi zgjedhjet në vendet e huaja
Marco Rubio
UASHINGTON- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u dha udhëzime diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të mos komentojnë mbi drejtësinë ose integritetin e zgjedhjeve të zhvilluara nga vendet e huaja. Sipas Reuters, ky urdhër shënon një ndryshim të rëndësishëm nga qasja tradicionale e Uashingtonit për promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme jashtë vendit. Urdhri, i dërguar në të gjitha postet diplomatike amerikane në një kabllogram të brendshëm të Departamentit të Shtetit më 17 korrik, thotë se Departamenti nuk do të lëshojë më deklarata në lidhje me zgjedhjet ose postime në mediat sociale nga Uashingtoni, përveç nëse ka një interes “të qartë dhe bindës” të politikës së jashtme.
“Kur është e përshtatshme të komentojmë për zgjedhjet e huaja, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në përgëzimin e kandidatit fitues dhe, kur është e përshtatshme, në vënien në dukje të interesave të përbashkëta të politikës së jashtme”, thuhej në kabllogram, i cili ishte shënuar si “i ndjeshëm”, por jo i klasifikuar.
“Mesazhet duhet të shmangin dhënien e mendimeve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë,”-shkruhej ndër të tjera. Mesazhet në lidhje me zgjedhjet duhet të vijnë ose nga vetë Sekretari ose nga zëdhënësi i Departamentit dhe u ndaloi diplomatëve amerikanë të lëshonin deklarata të tilla pa miratimin e qartë nga udhëheqja e lartë e agjencisë.
Kabllogrami i referohej fjalimit të Presidentit Donald Trump më 13 maj në Riad, kur ai kritikoi ata që i quajti “ndërhyrës perëndimorë” që u tregojnë vendeve të Lindjes së Mesme se si të qeverisin punët e tyre, duke thënë se kjo nuk ishte më punë e Uashingtonit.
Kur u pyet në lidhje me kabllogramin, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit përsëriti në komentet e dërguara me email disa nga pikat në direktivë dhe tha se kjo qasje ishte në përputhje me theksin e administratës mbi “sovranitetin kombëtar”.
Shtetet e Bashkuara tradicionalisht e kanë parë promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, si dhe lirinë e shtypit, si një objektiv thelbësor të politikës së jashtme, megjithëse kritikët kanë theksuar vazhdimisht standardin e dyfishtë që Uashingtoni ka pasur ndaj aleatëve.
Zyrtarët e Trump kanë ndërhyrë vazhdimisht në politikën evropiane për të denoncuar atë që e shohin si shtypje të udhëheqësve të krahut të djathtë, përfshirë në Rumani, Gjermani dhe Francë, duke akuzuar autoritetet evropiane për censurimin e pikëpamjeve të tilla si kritika ndaj ligjeve të emigracionit./ZËRI -

Marco Rubio lëshon udhëzimin: SHBA, jo më deklarata publike për zgjedhjet në vendet e huaja
SHBA-të planifikojnë të ndalojnë së komentuari mbi drejtësinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja, një ndryshim i madh nga një praktikë dekadashe e promovimit të zgjedhjeve demokratike jashtë vendit.
Një udhëzim i ri, i dhënë në një memorandum të enjten të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, urdhëron që deklaratat mbi zgjedhjet e huaja të përqendrohen në përgëzimin e kandidatit fitues dhe “të shmangin dhënien e mendimeve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”.Departamenti i Shtetit duhet të bëjë deklarata publike në lidhje me zgjedhjet e huaja vetëm nëse “ekziston një interes i qartë dhe bindës i politikës së jashtme të SHBA-së për ta bërë këtë”, sipas memorandumit, i cili përmendte “theksimin e administratës mbi sovranitetin kombëtar”. Një kopje e urdhrit u shqyrtua nga The Wall Street Journal.
Ky veprim vazhdon një riorganizim të mjeteve të politikës së jashtme nën Presidentin Trump, që ka përfshirë çmontimin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe agjencisë mëmë të Zërit të Amerikës, si dhe shkurtime të thella të personelit në Departamentin e Shtetit.
Qëllimi, të paktën pjesërisht, është të sinjalizojë se SHBA-të janë më pak të interesuara të bëjnë presion mbi qeveritë e huaja për të bërë reforma të brendshme, të tilla si lejimi i zgjedhjeve konkurruese, gjë që ka qenë një shenjë dalluese e politikës së jashtme të SHBA-së nën të dyja partitë që nga Lufta e Ftohtë. Trump ka kritikuar ndërhyrjen e SHBA-së jashtë vendit, duke argumentuar për një qasje më pragmatike që minimizon atë që ai e përshkruan si përpjekje të dështuara për të përhapur vlerat e SHBA-së në vendet e tjera.
Në një deklaratë në lidhje me urdhrin e Rubios, Departamenti i Shtetit tha: “Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen fort vlerave të tyre demokratike dhe do t’i festojnë ato vlera kur vendet e tjera të zgjedhin një rrugë të ngjashme.” Departamenti shtoi se “Presidenti e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin partneritete me vendet ku përputhen interesat tona strategjike. -

Bilanci i pagesave, T I 2025
Investimet e huaja direkte në vend po mbahen në këmbë vetëm nga blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt, që në fakt, përveç valutës që sjellin në Shqipëri nuk ndikojnë në krijimin e vendeve të punës apo në vlerën e shtuar të ekonomisë.Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pas…