Tag: huaja

  • Ikja e njeriut të “kanaçeve” nën komunizëm, lotët e diskutueshme të një ish-komunisti ndaj tij

    Ikja e njeriut të “kanaçeve” nën komunizëm, lotët e diskutueshme të një ish-komunisti ndaj tij

    Sali Berisha, një ish-komunist prej çerek shekulli që më pas u konvertua në antikomunist, pasi morri frenat e një partie antikomuniste si PD-ja pak ps themelimit të saj në 1991, i ka thurrur lavde nekrologjike një prej emrave më të shquar të botës së “kanaçeve” nën komunizëm, formës dhe mjetit se si mund të shiheshin kanalet e huaja, Saimir Maloku.
    Ky i fundit ndërroi jetë dhe me këtë shkak është vlerësuar nga Berisha, që nga ana e tij përbën një ndër paradokset më të gjalla të post-komunizmit shqiptar, sa politik e sa karakterial.
    “Saimir Maloku, njeriu që në kushtet e errësirës së plotë informative të vendosur nga diktatura komuniste, përdori njohuritë e tij si inxhinier ndërlidhjeje dhe me guxim ndërtoi antizhurmuesin që bënte të mundur marrjen e valëve televizive të RAI-t dhe stacioneve të tjera të huaja. Shpikja e tij u përhap me shpejtësi; qarqet dhe tranzistorët për ndërtimin e ‘kanaçes’ silleshin fshehtas nga jashtë.
    Shpesh e kam kujtuar ‘Kanaçen’ e Saimir Malokut si një lloj VPN-i i kohës, që u mundësonte njerëzve të ndiqnin botën e lirë, ashtu siç shkarkojnë sot aplikacione për të ndjekur TikTok-un që Edi Rama e bllokoi në vitin elektoral.
    Për aktin e tij kundër censurës zyrtare, Saimir Maloku u arrestua, u dënua dhe vuajti shumë vite burg. Ai u angazhua që në ditët e para të lëvizjes demokratike dhe ishte aktiv në revoltën paqësore që përmbysi shtatoren e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë. Më pas, ai kontribuoi në fitoren e Partisë Demokratike dhe mbështeti vazhdimisht kauzën e saj”, shkruan ndër të tjera Berisha.
    Por vetë ai nuk thotë nëse në kushtet e të qënit komunist guxonte të shihte kanale të huaja. Apo nëse shihte, çfarë ndiqte dhe kishte më për zemër. /tesheshi.com/

  • Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten valutat e huaja

    Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten valutat e huaja

    Sot, më 17 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.
    Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 97.4 lekë.
    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 101.5 lekë, ndërsa në shitje me 103 lekë.
    Paundi britanik blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.5 lekë.
    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.
    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte në Bullgari

    Rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte në Bullgari

    Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Bullgari arritën në 1.4 miliardë euro në maj të vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme me 46.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Lajmi u raportua nga agjencia BGNES, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Inovacionit dhe Rritjes dhe Banka Kombëtare Bullgare.Për krahasim, në maj të vitit 2024, vlera totale e FDI ishte 948 milionë euro. Kjo rritje e ndjeshme e flukseve të kapitalit të huaj në vend sinjalizon rikthimin e besimit të investitorëve dhe përfaqëson një nga rezultatet më të forta të regjistruara në vitet e fundit.E matur si pjesë e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Bullgarisë, Investimet e Huaja Direkte gjithashtu shënuan rritje të konsiderueshme vjetore. Në maj 2024, FDI përbënte 0.9% të PBB-së, ndërsa në maj 2025 ajo arriti në 1.2%, që përfaqëson një rritje 33% në bazë vjetore.Një nga faktorët kryesorë pas kësaj rritjeje ishte vlera e fitimeve të riinvestuara, e cila u rrit në 1.351 miliardë euro në maj 2025. Kjo është një rritje nga 916.5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se shumë kompani në pronësi të huaj po zgjedhin të zgjerojnë apo të thellojnë aktivitetet e tyre në vend në vend që të tërheqin fitimet.Ministria e Inovacionit dhe Rritjes publikoi një pasqyrë grafike të të dhënave paraprake nga Banka Kombëtare Bullgare, duke paraqitur evoluimin e tendencave të FDI në disa kategori, përfshirë flukset neto, pjesëmarrjen në kapital, pjesën në PBB dhe vëllimin e riinvestimeve.Edhe pse shifrat janë të cilësuara si paraprake, ato theksojnë një tendencë më të gjerë rritëse të investimeve të huaja, të cilën institucionet shtetërore e monitorojnë nga afër si një tregues i stabilitetit ekonomik dhe i interesit afatgjatë të biznesit në Bullgari.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit sot, 11 gusht

    Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit sot, 11 gusht

    Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë.
    Euro do të blihet me 96.4 lekë dhe do të shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 102 lekë dhe do të shitet me 103.5 lekë
    Ndërsa paundi britanik do të blihet me 110.6 lekë dhe do të shitet me 112.2 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 60 lekë në blerje dhe me 61.5 lekë në shitje.
    Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

  • Monedhat e huaja nuk dalin nga ‘gremina’/ Këmbimi valutor 10 gusht 2025

    Monedhat e huaja nuk dalin nga ‘gremina’/ Këmbimi valutor 10 gusht 2025

    Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë.
    Euro do të blihet me 96.4 lekë dhe do të shitet me 97.5 lekë.
    Franga zvicerane do të blihet me 102 lekë dhe do të shitet me 103.5 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do të blihet me 110.6 lekë dhe do të shitet me 112.2 lekë.
    Dollari kanadez këmbehet me 60 lekë në blerje dhe me 61.5 lekë në shitje.
    Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

  • Ndërhyrjet e huaja, Braçe: Zgjedhjet hallka e dobët, donatorët e partive të deklarojnë origjinën e parave

    Ndërhyrjet e huaja, Braçe: Zgjedhjet hallka e dobët, donatorët e partive të deklarojnë origjinën e parave

    Lufta hibride është një term që ka gjetur një përhapje të gjerë dhe në rritje gjatë 10-vjeçarit të fundit, pasi shumë shtete perëndimore e panë veten objektiv të ndërhyrjeve nga jashtë dhe të fushatave dezinformuese.
    Një vend me një infrastrukturë të kufizuar teknologjike dhe me institucione të brishta, Shqipëria vendosi të përballej me këtë fenomen, vetëm vitin e kaluar. Më 11 prill të 2024-ës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me 73 votat e socialistëve ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar “Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ose siç njihet gjerësisht tashmë, Komisioni i Dezinformimit.
    “Nevoja ishte fare evidente. Ne ishim nën sulm, nën atak. Një atak që vazhdon në mënyrë konsistente. Të njëjtët aktorë vijojnë të ndërmarrin sulme edhe të natyrës së dezinformimit dhe kibernetike. Dhe prej këtej buroi nevoja për ta ngritur këtë gjë. Aty në sfond ishin qëndrimet e partnerëve tanë strategjik BE dhe SHBA-së për t’i dhënë përgjigje këtyre ndërhyrjeve”, thotë kryetari i këtij komisioni, Erjon Braçe.
    Puna e 1 viti, që konsistoi me thirrjen në seanca dëgjimore të 14 institucioneve, si Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, SHISH, AKEP, AKSH, AMA apo KQZ përfundoi me miratimin e një “Strategjie Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit” më 3 korrik, sërish vetëm me votat e socialistëve.
    “Veçanërisht pas sulmeve ruse në Ukrainë ishte e nevojshme ngritja e një sistemi që nuk ekziston deri më sot, hartimi i një strategjie që do të bashkërendojë gjithë veprimin e aktorëve të shtetit për të luftuar ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimin brenda territorit për të krijuar përcarje në shoqëri, ndarje sociale, për të destabilizuar demokracinë dhe ekonominë”.
    Ndërhyrjet në demokraci dhe proceset zgjedhore, Braçe thotë se janë shqetësimi kryesor. Sidomos zgjedhjet, sipas tij janë hallka më e dobët.
    “Demokracia është fokusi kryesor i tyre. Gjithë thelbi i ndërhyrjeve të huaja keqdashëse është delegjitimimi i demokracisë brenda një shoqërie. Elementi kyç i demokracisë që po përdoret kudo janë zgjedhjet. Ne jemi të rrezikuar sa i takon proceseve zgjedhore për sa kohë kemi patur edhe rasteve të ndërhyrjes përmes financimeve të drejtpërdrejta apo financimeve me origjinë të dyshimtë apo të pa identifikuar që janë në hetim dhe që kanë patur fokus ndikimin në rezultatin zgjedhor. Zgjedhjet janë elementi kyç i një ndërhyrje të huaj keqdashëse me fokus të qartë favorizimin e forcave politike përmes financimit. Ne jemi zbuluar në këtë aspekt”.
    Propozimet janë konkrete dhe do të vihen në tryezën e reformës zgjedhore.
    “Në momentin që do të ulemi për një reformë të plotë zgjedhore, të diskutojmë për dy elementë që janë edhe propozim i strategjisë, votimi elektronik në të gjithë vendin dhe mbrojtja e çdo sistemi elektronik që do angazhohet në zgjedhje, duke nisur nga origjina e produktit, është në Kinë? Në Rusi? Detyrimi i të tretëve për të deklaruar origjinën e parave me të cilën financojnë partit. Para me origjinë nga jashtë? Apo brenda vendit? Sot mund të jetë dikush donator i një partie politike, i një kandidati. Ne nuk i detyrojmë donatorët të tregojnë orgjinën e financimit. Detyrojmë partinë të tregojë donatorin, por jo donatorin të tregojë origjinën e parave”.
    Por në cilët sektorë rrezikon më shumë vendi ynë?
    Gazetarja Raziela Myslimaj: Në strategji preket një tjetër çështje me shumë rëndësi që është monitorimi i investimeve të huaja në sektorët kritikë të vendit që mund të prekin sigurinë kombëtare. Kemi ne investime me origjinë të dyshimtë?
    Erjon Braçe: Po! Në sektorin e komunikacionit që kanë kompanitë e internetit e që na u referua nga QKB por edhe nga DPT, që ka pronarë që vijnë nga vende të kësaj origjine, e që natyrisht me pronarët vijnë dhe flukset e kapitalit. Një fokus i posaçëm duhet të jetë këtu, në energji, në energjinë rinovueshme, nafta, gazi… të gjitha bashkë. Duhet skrutinim i kapitaleve që hyjnë në këto sektorë. Telefonia gjithashtu, telekomunikacioni. Sistemi bankar, sistemi i mikrokredive, apo institucioneve jo banka. Madje duhet të jetë nën hetim ky sektor që nuk rregullohet me ligj. Janë një seri sektorësh kritikë që janë përshkruar në strategji e që duhet të jenë në vëmendje për kontrollin. Ka aksionerë që vijnë nga vende të kësaj origjine, apo nga vende përreth, siç janë Rusia, Irani apo vende të tjera që nuk kanë qëllime paqësore kundrejt nesh. Veprimtaria e tyre duhet të jetë në vëmendje.
    Edhe këtu masat që propozohen në strategji janë të konkrete.
    “Këto janë sektorët kritikë ku ne kemi rekomanduar dy masa themelore. Një ligj që duhet të bashkojë ligjin për investimet e huaja dhe ligjin për investimet strategjike dhe që mbart në të krijimin e një mekanizmi kontrolli dhe transparence për flukset e kapitaleve që hyjnë në këto sektorë”.
    Hakerimi i sistemeve qeveritare dhe të dhënave për Shqipërinë vijon të jetë ende një fenomen shqetësues.
    “Kemi kërkuar shumë qartë: Një listë të vendeve nga ku Shqipëria të mund të importojë teknologji. Mjafton një çip për të patur akses në të gjithë shtetin, në të gjitha të dhënat e shtetit në kohë reale. Kjo listë duhet hartuar sa më parë në bashkëpunimin me partnerët veçanërisht sa i takon infrastrukturës kritike”.
    Komisioni i Dezinformimit u ngrit mes dyshimeve dhe pikëpyetjeve të mëdha nga ekspertë e opozita, se produkti i tij do të ishte një mjet kontrolli e censure për median e lirinë e shprehjes.
    “Të gjithë mendonin se do mbyllej syri, do hiqej dhëmbi, do pritej gjuha…nuk ndodhi asgjë nga këto. U tha se Erjon Braçe është vënë në krye që të mbyllë këto. Përkundrazi, strategjia e trajton dezinformimin në aspektin e lirisë së shprehjes. Nëse ka një kërcënim real liria e shprehjes është dezinformimi. Sot mediat audiovizive operojnë në bazë të një ligji dhe aty ka instrumenta të posaçëm që mediat duhet t’i nënshtrohen. Ndërkohë online, ke thuajse media audiovizive që prodhojnë video, siç prodhojnë audio dhe tekst. Këto janë jashtë kontrollit”.
    Braçe thekson se shqetësimi i punës së komisionit nuk ka qenë aspak linja editoriale e këtyre mediave
    “Nuk jam fare i shqetësuar se cfarë shkruhet në to, por ama kur cënohet siguria kombëtare apo interesat kombëtare e ndërkombëtare të Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe shumë shpejt si anëtare e BE-së, duhet të ndalemi për të krijuar një ambient ku liria është më e madhe se dezinfiormimi”.
    Gazetarja Raziela Myslimaj: Ka dezinformim të qëllimshëm në media? Që bëhen palë e interesave të caktuara?
    Erjon Braçe: Ajo që kam parë në ato dokumente të klasifikuara për 50 vjet, këto dy aspekte. Të biesh pre e dezinformimit dhe ta përhapësh atë masivisht për shkak të mungesës së burimeve financiare, njerëzore, profesionale… dhe e dyta vetëofrimi. Janë vetëofruar për ta bërë këtë gjë. Dokumentet e bëjnë të qartë këtë.
    Gazetarja Raziela Myslimaj: Ka dyshime për financimin e medias?
    Erjon Braçe: Deri këtu shkuam ne. Nuk kishim tagrin e një komisioni hetimor. Pastaj ka një fenomen tjetër që është fenomeni i mediave të huaja që adresohen në gjuhën shqipe. Për sistemin e mediave Pravda në gjuhën shqipe, që adreson politikën ruse këtu. Komisioni ka kërkuar mbylljen e tyre, njësoj siç ka vërejtur që institucionet bënin “pas”.
    Komisioni i cili iu besua Erjon Braçes e nisi dhe përfundoi punën vetëm me anëtarët socialistë, pasi kjo nismë jo vetëm nuk e mori mbështetjen e opozitës, por edhe u bojkotua prej saj duke mos shkuar në asnjë prej mbledhjeve, me argumentin se komisioni do të cënonte lirinë e medias.
    Megjithë pretendimet, në strategjinë e miratuar tashmë në kuvend nuk ka masa që cënojnë lirinë e medias, por bëhet fjalë për ndërhyrje që rrisin transparencën dhe verifikimin e informacionit të publikuar. Në planin e masave përfshihet edukimi mediatik në kurikulat shkollore parauniversitare dhe universitare, si dhe ngritja e një rrjeti komunikimi me operatorët mediatik për verifikimin e vërtetësisë së informacionit.

  • Urdhri sekret i Trump: Të përdoret forcë ushtarake për të shkatërruar plotësisht kartelet e huaja të drogës

    Urdhri sekret i Trump: Të përdoret forcë ushtarake për të shkatërruar plotësisht kartelet e huaja të drogës

    Nga Louis Casiano, FOX NEWS

    Presidenti Donald Trump ka autorizuar fshehurazi përdorimin e forcës ushtarake kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine, të cilat janë shpallur nga Shtetet e Bashkuara si organizata terroriste të huaja, sipas disa raportimeve.

    Ky veprim, i raportuar nga ‘New York Times’, do t’u jepte forcave amerikane leje për të ndërhyrë kundër karteleve, të cilat trafikojnë drogëra si fentanili përtej kufirit SHBA-Meksikë.

    “Presidenti është i vendosur jo vetëm t’i çmontojë – por t’i shkatërrojë plotësisht – kartelin e Los Soles të [diktatorit venezuelian Nicolás] Maduro dhe të zhdukë operacionet e tyre në Hemisferën Perëndimore,” tha një burim pranë Shtëpisë së Bardhë, sipas ‘New York Post’.

    Përpjekja kundër karteleve po koordinohet mes disa departamenteve, përfshirë Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Thesarin, shtoi burimi.

    “Prioriteti kryesor i presidentit Trump është mbrojtja e atdheut, prandaj ai mori hapin e guximshëm për të shpallur disa kartele dhe banda si organizata terroriste të huaja,” tha zëvendëssekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, në një deklaratë për Fox News Digital.

    Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, të premten deklaroi se ushtria amerikane nuk do të hyjë në territorin meksikan, pas raportimeve se Uashingtoni mund të ndërmarrë veprime për të luftuar kartelet.

    “Kjo nuk ka të bëjë fare me territorin meksikan,” tha ajo. “Ka të bëjë me vendin e tyre. Nuk përfshin territorin tonë.”

    Trump ka folur më parë për përdorimin e forcës ushtarake kundër karteleve të drogës, si përpjekje për të ndalur rrjedhën e drogës dhe emigrantëve të paligjshëm përtej kufirit jugor. Ai gjithashtu ka vendosur sanksione ndaj anëtarëve të lartë të kartelit Del Noreste, një nga organizatat më të dhunshme të trafikut të drogës në Meksikë dhe një organizatë e shpallur terroriste nga SHBA.

    Së fundmi, ai ka përdorur kërcënimin me tarifa doganore për të detyruar Meksikën dhe Kanadanë të marrin pjesë aktive në përpjekjet kundër trafikut.

    Në lidhje me kartelet e Amerikës Latine, administrata ka vënë në shënjestër edhe presidentin venezuelian Nicolás Maduro, i cili është i kërkuar nga SHBA. Të enjten, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi shpalli një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacione që çojnë në arrestimin e tij.

    “Maduro përdor organizata terroriste të huaja si TdA (Tren de Aragua), Sinaloa dhe Kartelin e Diellit (Cartel de los Soles) për të sjellë dhunë vdekjeprurëse në vendin tonë,” tha Pam Bondi në një mesazh video. “Ai është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare.”

    Disa javë pas marrjes së detyrës, Shtëpia e Bardhë shpalli ekstradimin e 29 anëtarëve të karteleve të ndryshme të drogës meksikane.

    “Administrata e mëparshme i lejoi këta kriminelë të qarkullonin lirshëm dhe të kryenin krime në mbarë botën. Administrata Trump po i shpall këta banditë si terroristë – sepse kjo është ajo që janë – dhe po kërkon drejtësi për popullin amerikan,” thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë.

  • Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

    Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

    Foto ilustruese

    TIRANË- Turizmi seksual lulëzon në rrugët e kryeqytetit dhe zona më të frekuentuara bregdetare ndërkohë që askush nuk i ndalon vajza të reja me shtetësi te huaj të vijnë të ushtrojnë prostitucion në Shqipëri.
    “Shoqata e pacientëve me HIV AIDS krahas turizmit në rritje është rritur turizmi seksual, në rrugë shikon plot shtetas të huaja të cilat kontaktohen në network të ndryshme me klientët e tyre”, shprehet Olimbi Hoxha.
    Përveçse vetofrohen shtetaset e huaja shfrytëzohen edhe nga pronarët e hoteleve.
    “Punësohen në shërbim si pastruese lavanderi, por pas përfundimit të punës ofrojnë shërbim seksuale në të njëjtin hotel”, shton më tej ajo.
    Por turizmi seksual pa kontroll riskon shëndetin publik pasi janë shtuar frikshëm sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
    “Ne jemi vendi i parë në rajon për infektimet me HIV”, shton ajo.
    Ligji shqiptar ndalon ushtrimin e prostitucioni, por respektimi i tij çedon.
    “Ne nuk kemi një strategji për turizmin seksual”, përfundon Olimbi Hoxha./TCH

  • Historia e vogëlushit shqiptar që habiti amerikanët, fliste pesë gjuhë të huaja

    Historia e vogëlushit shqiptar që habiti amerikanët, fliste pesë gjuhë të huaja

    Në vitin 1920 një vogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur pesë gjuhë të huaja pa shkuar ende në shkollë.

    “Ky djalosh, një zbulim gjuhësor. Ky djalë shqiptar, – lloj i klasit më të mirë, – flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është i punësuar nga punonjësit Kryqit të Kuq Amerikan si përkthyes dhe lajmëtar.

    Djali nuk ka shkuar kurrë në shkollë, por ka marrë mësime nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

    Burimi i fotos: Library of Congress Prints and Photographs Division Washington, D.C. 20540 USA /Fotografitë që kanë bërë historinë/

  • Dy turiste të huaja humbën orientimin pranë liqenit të Komanit, gjenden pas disa orësh holandezet! Njëra prej tyre e lënduar

    Dy turiste të huaja humbën orientimin pranë liqenit të Komanit, gjenden pas disa orësh holandezet! Njëra prej tyre e lënduar

    Dy turiste të huaja kanë kërkuar ndihmë emergjente këtë pasdite, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit.

    Ngjarja ka alarmuar autoritetet dhe banorët lokalë, të cilët janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë.
    Policia i shkoi në ndihmë 2 turisteve nga Holanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.
    Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve holandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

    Top Channel