Tag: huaja

  • Fëmijët mësojnë anglisht para shqipes, gjuhëtarët e sociologët: Ndikim negativ në zhvillimin e gjuhës amtare

    Fëmijët mësojnë anglisht para shqipes, gjuhëtarët e sociologët: Ndikim negativ në zhvillimin e gjuhës amtare

    Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, ku teknologjia dhe mediat sociale kanë një ndikim të madh, shumë fëmijë rriten duke u ekspozuar në mënyrë të natyrshme ndaj gjuhëve të huaja. Por, sipas gjuhëtarëve, mësimi i gjuhëve të huaja në moshë shumë të vogël mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e gjuhës amtare.
    “Fëmija duhet të mësojë një gjuhë të huaj pasi të ketë ngulitur mirë atë që ne e quajmë aparati i të folurit për gjuhën amtare, i themi ne baza fonetike, deri në moshën 6 vjeç fëmija nuk duhet të mësojë gjuhë të huaj, sepse nuk do ta ketë të qëndrueshme, themelore një tip shqiptimi, artikulimi. Mësimi i gjuhës së huaj është mirë pasi fëmijët të kenë mësuar edhe shkrimin në njërën gjuhë. Mosha më e përshtatshme për të mësuar një gjuhë të huaj është nga mosha 7 vjeç deri 14 vjeç.”, thotë gjuhëtari Xhevat Lloshi.
    Eva Sinanaj, sociologe, thekson faktin që prindërit duhet t’i kushtojnë më shumë kohë fizike fëmijëve, duke mbajtur kështu gjallë komunikimin verbal në gjuhën shqipe.

    “Në ditët e sotme fëmijët janë shumë të ekspozuar ndaj mjeteve teknologjike, të cilat janë në gjuhë të huaj. Ata i bëjnë që të jenë më të ndikuar nga gjuha e huaj dhe prindërit duhet t’ju kushtojnë më shumë kohë fëmijëve dhe kohës fizike me ta, por dhe kohës kuptimplotë të tyre, të fokusohen tek lojrat, tek ndërveprimet me ta, tek parku i lojrave, risocializimi, takimi me personin live dhe komunikimi verbal.”, shprehet Eva Sinanaj, sociologe.
    Gjuhëtari Xhevat Lloshi thotë se përdorimi i gjuhëve të huaja ka kaluar përtej një mjeti komunikimi të zakonshëm dhe është kthyer tashmë në “modë”.
    “Një pjesë e mirë e përdorin gjuhën e huaj për modë. Unë dëshiroj ta them në mënyrë të qartë, ju që kërkoni të përdorni fjalë të huaja për modë tregoni që nuk i dini mirë gjuhët e huaja. Mos iu nënshtroni modës, moda është kalimtare.”, shtoi Lloshi.
    Ekspertët shprehen se pavarësisht se anglishtja mund të ofrojë mundësi të reja dhe të jetë një mjet i fuqishëm komunikimi, përdorimi i saj i tepruar mund të krijojë një hendek në ruajtjen e identitetit kulturor.
    /vizionplus.tv

  • Shqipëria u dërgoi autoriteteve të huaja 702 kërkesa gjatë 2024 për ndihmë në luftë kundër krimit! Mori 659 letërporosi, 70 për SPAK, kryesojnë nga Belgjika

    Shqipëria u dërgoi autoriteteve të huaja 702 kërkesa gjatë 2024 për ndihmë në luftë kundër krimit! Mori 659 letërporosi, 70 për SPAK, kryesojnë nga Belgjika

    Krimi shqiptar jashtë territorit të vendit dhe sjellja e parasë së krimit për t’u investuar këtu, apo qoftë edhe mbledhja e provave të tjera për vepra të ndryshme penale, ka detyruar shumë shtete t’i drejtohen vendit tonë për ndihmë juridike. Autoritetet e huaja, gjatë vitit 2024 i përcollën Shqipërisë 659 letërporosi, të cilat përfshijnë Prokurorinë e Posaçme dhe ato të juridiksionit të përgjithshëm. Në mesin e tyre, 70 i erdhën SPAK-ut, për të cilat është kryer hetim dhe kthim-përgjigje për 56 prej tyre, por vijon procesi për përmbylljen e plotë të 14 të mbeturave. Nga ana tjetër, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm morën 599 letërporosi dhe për vetëm 219 prej tyre ka pasur kthim-përgjigje, duke lënë pjesën më të madhe të tyre në proces, 380.
    Për të dytin vit radhazi, Belgjika kryeson me numrin më të lartë të kërkesave drejtuar SPAK, 13 të tilla, ndjekur nga Gjermania, Franca, Holanda, Kosova, e deri tek Ekuadori. Nga ana tjetër, te prokuroritë e zakonshme kryeson Gjermania, me 112 letërporosi, ndjekur nga Kosova me 106.
    Por, Shqipëria nga ana e saj ka pasur më shumë nevojë nga autoritetet e huaja për ndihmë juridike. Në total, gjatë vitit që lamë pas u nisën 702 letërporosi, përkatësisht 163 nga SPAK dhe 539 nga prokuroritë e zakonshme. Për SPAK kryeson Franca, me 40 të tilla, por me vetëm 8 kthim-përgjigje. Lista vijon me shtete evropiane, e deri te SHBA, Brazili, Ekuadori e Republika Domenikane. Sa i takon prokurorive të rretheve, Tirana ka nisur pjesën më të madhe te tyre, 151, për të vijuar më Durrësin dhe Shkodrën.

    Vendet e huaja kërkojnë informacione nga Shqipëria, sidomos nga SPAK, kryesisht për vepra penale të trafikut të drogës, pastrimit të parave apo mashtrimit kompjuterik, ndërsa vendi ynë, përveç tyre, kërkon të di edhe për vepra të korrupsionit, nga shpërdorimi i detyrës, deri te korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, çka do të thotë se një pjesë e tyre, aktivitetin e korrupsionit e kanë shtrirë edhe jashtë./ shqiptarja
    LETËRPOROSITË NGA JASHTË 
    659 në total
    70 për SPAK
    56 të ekzekutuara
    14 në proces
    599 për prok. zakonshme
    219 të ekzekutuara
    380 në proces
    LETËRPOROSITË PËR JASHTË
    702 në total
    163 nga SPAK
    42 të ekzekutuara
    121 në proces
    539 nga prok. zakonshme
    125 të ekzekutuara
    414 në proces

  • Belgjika, Gjermania dhe Franca sjellin 3 dosje në SPAK, ja si ndërkombëtarët po ndihmojnë Dumanin për të çmontuar….

    Belgjika, Gjermania dhe Franca sjellin 3 dosje në SPAK, ja si ndërkombëtarët po ndihmojnë Dumanin për të çmontuar….

    Ndërkombëtarët mesa duket po shfaqin një rol shumë të rëndësishëm në luftën antikorrupsion në Shqipëri. Reforma në drejtësi u bë falë investimeve dhe këmbënguljes së tyre, ndërsa duket se të gjithë i kanë sytë te SPAK dhe Byrja Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme në raportin vjetor për vitin që lamë pas, ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë nisur të sjellin dosje për çështje të caktuara. Sipas SPAK, kemi 3 dosje që kanë ardhur nga Belgjika, Gjermania dhe Franca. “Gjatë vitit 2024 autoritetet e huaja të drejtësisë dhe konkretisht Belgjika, Gjermania dhe Franca, kanë transferuar 3 procedime penale, për të cilat janë regjistruar procedimet penale përkatëse në Prokurorinë e Posaçme”, thuhet në raportin e SPAK.
    Në raport nuk specifikohet se për çfarë çështjesh bëhet fjalë, por Franca dhe Belgjika kanë qenë dy shtetet që sollën të dhëna shumë të forta në vendin tonë për përgjimet e SKY ECC. SPAK vazhdon veprimet e nevojshme hetimore duke përfshirë marrjen e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrjen e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimin, zbulimin dhe administrimin e dokumentacionit të nevojshëm, si dhe analizimin me hollësi të të dhënave dhe dokumentacionit që është administruar nga platformat “Sky ECC”.
    Bashkëpunimi i SPAK me ndërkombëtarët
    SPAK thotë se gjatë vitit 2024, është rritur ndjeshëm komunikimi i drejtpërdrejtë i Prokurorisë së Posaçme me autoritetet homologe evropiane, amerikane, të rajonit dhe të Amerikës së Jugut. “Lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, nën koordinimin edhe të Eurojust, edhe gjatë vitit 2024 ka vijuar bashkëpunimi i frytshëm sa i përket krijimit të skuadrave të reja të përbashkëta hetimore dhe vazhdimit të veprimtarisë së atyre ekzistuese. Vetëm gjatë vitit 2024, ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve të huaja janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore të reja. Në total, numri i skuadrave të përbashkëta hetimore aktive në Prokurorinë e Posaçme, që nga krijimi i saj deri në vitin 2024, është 27. Gjatë vitit 2024, veprimtaria e këtyre skuadrave është fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, përfshirë edhe trafikimin e qenieve njerëzore.
    Në kuadër të veprimtarisë së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, gjatë vitit 2024 janë mbajtur 18 takime koordinuese me autoritetet e huaja palë në këto skuadra, përveç mbledhjeve të përbashkëta të realizuara nëpërmjet video-konferencës. Kjo veprimtari ka çuar në regjistrimin e 166 shtetasve si persona nën hetim si dhe në vendosjen nga ana e gjykatave të 147 masave të sigurimit personal. Vlen të theksojmë se gjatë vitit 2024, është rritur ndjeshëm edhe komunikimi i drejtpërdrejtë i Prokurorisë së Posaçme me autoritetet homologe evropiane, amerikane, të Rajonit dhe të Amerikës së Jugut. Po kështu, është intensifikuar shkëmbimi i informacionit nëpërmjet rrjeteve dhe kanaleve të sigurta të komunikimit me Eurojust, Interpol, Europol etj. Ka vijuar gjithashtu komunikimi intensiv me prokurorët dhe oficerët ndërlidhës që mbulojnë Shqipërinë, të atashuar pranë Ambasadave të huaja në Tiranë, apo jashtë Shqipërisë, duke forcuar bashkëpunimin dhe rritur efektivitetin në luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar”, thuhet në raport.

  • Belgjika, Gjermania dhe Franca sjellin 3 dosje në SPAK, ja si ndërkombëtarët po ndihmojnë Dumanin për të çmontuar…

    Belgjika, Gjermania dhe Franca sjellin 3 dosje në SPAK, ja si ndërkombëtarët po ndihmojnë Dumanin për të çmontuar…

  • Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, arrestohen dy turq në Tiranë

    Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, arrestohen dy turq në Tiranë

    Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të huaja.
    Në kuadër të operacionit “Foreigners” u arrestuan shtetasja Maral Huseynova, 27 vjeçe dhe shtetasi Sinan Bolat, 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit turq Maral Huseynova dheSinan Bolat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.
    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë.

  • Akuzohen se shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, arrestohen dy turq në Tiranë

    Akuzohen se shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, arrestohen dy turq në Tiranë

    Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se shfrytëzonin dy shtetase të huaja për prostitucion.
    Në pranga përfunduan shtetasja M. H., 27 vjeçe dhe shtetasi S. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit turq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani.
    Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në një apartament në Rrugën e Barrikadave.
    Krahas arrestimeve policia procedoi penalisht në gjendje të lirë dhe 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.
    Gjatë kontrolleve në apartament, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë.
    Pas përfundimit të operacionit, u arrestuan dy shtetasit, ndërsa dy shtetase të tjera janë përfshirë në hetime për aktivitetin e paligjshëm. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet, si dhe tre celularë të përdorur për organizimin e tij.

  • Shfrytëzonin dy shtetase të huaja për prostitucion, arrestohen dy turq në Tiranë

    Shfrytëzonin dy shtetase të huaja për prostitucion, arrestohen dy turq në Tiranë

    Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të huaja.
    Në kuadër të operacionit “Foreigners” u arrestuan  shtetasja Maral Huseynova, 27 vjeçe dhe shtetasi Sinan Bolat, 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit turq Maral Huseynova dheSinan Bolat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.

    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë./vizionplus.tv

  • Rusia hakmerret ndaj Europës, ndalon aktivitetin e 81 mediave të huaja

    Rusia hakmerret ndaj Europës, ndalon aktivitetin e 81 mediave të huaja

    Aktivitetet e 81 mediave të huaja janë ndaluar në Rusi, tha sot prokurori i përgjithshëm Igor Krasnov, duke folur në Këshillin e Federatës.

    Ndër këto media janë Politico, France Presse, Der Spiegel, Yle, El País, EUobserver, LRT, Delfi dhe media të tjera.
    Siç thekson faqja e internetit sibir realii, autoritetet ruse për herë të parë ndaluan zyrtarisht aktivitetin në vend të një numri mediash të huaja në qershor 2024, pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar “çdo aktivitet transmetimi” në territorin e tij nga tre media ruse – RIA Novosti, Izvestiya dhe Rossiyskaya Gazeta. Krasnov e përshkroi ndalimin e mediave të huaja si “hakmarrje “.
    Sipas Igor Krasnov, 71 organizata të huaja u përfshinë në listën e “organizatave të padëshirueshme”, ndërsa tre organizata terroriste dhe 172 nga degët e tyre u ndaluan. “Organizatat e padëshiruara” përfshinin median e pavarur Radio Evropa e Lirë dhe të gjitha faqet e saj të internetit, kompaninë mediatike RFE/RF, kanalin televiziv Dozd, faqen e internetit Meduza dhe gazetën “Novaya Gazeta-Europe”.
    Bllokimi masiv i faqeve, filloi në Rusi në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Rregullatori rus i telekomunikacionit Roskomnadzor ka bllokuar platformat e mediave sociale Facebook, Twitter dhe Instagram. Një gjykatë ruse e ka cilësuar si ekstremiste veprimtarinë e kompanisë amerikane Meta, e cila është ndaluar në Rusi.
    Autoritetet ruse në vitin 2024 kufizuan aksesin në një numër rekord faqesh interneti. Gjithsej 523,000 faqe interneti u bllokuan, nga të cilat rreth 106,000 u zhbllokuan më pas, ndërsa më shumë se 417,000 mbeten të bllokuara, numri më i madh i faqeve të internetit të bllokuara që nga viti 2012, shkruante faqja e internetit Verstka.

    Top Channel

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 29 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.

    Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.6 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.3 lekë, ndërsa në shitje me 65.1 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: