Tag: huaja

  • Bankat orientojnë investimet jashtë/ Ekspertët: Të nxitet ekonomia e Shqipërisë, jo më jashtë vendit

    Bankat orientojnë investimet jashtë/ Ekspertët: Të nxitet ekonomia e Shqipërisë, jo më jashtë vendit

    2024 ishte një vit i begatë për sektorin bankar teksa fitimi në vlerë absolute arriti në 36.2 miliardë lekë, 27% më shumë se 1 vit më parë.

    Por një tendencë e bankave vihet re vitet e fundit teksa investimet e tyre gjithnjë e më shumë po drejtohen edhe në tregjet e huaja.
    “Rritje të investimeve të bankave jo vetëm kredi por dhe në tituj financiar brenda dhe jashtë vendit. Një prej porosive të FMN është të diversifikohen këto portofole për të menaxhuar rrezikun. Dhe të ulet ekspozimi ndaj shteteve të huaja të cilat mund të rrisin ekspozimin e tërheqjes së parave nga tregu vendas për të financuar këtë treg këtë ekonomi”, tha eksperti banker Artur Ribaj.
    Më shumë investime të bankave në tregun vendas do e nxiste më shumë ekonominë shqiptare sipas ekspertëve të tregut. Të cilët sugjerojnë një orientim të investimeve në Shqipëri për të zhvilluar më shumë sektorët në nevojë.
    “Nëse paratë e investuara jashtë Shqipërisë do të ishin potencial në vendin tonë, do të rriste presionin ndaj bankave për të aplikuar norma interesi kredie më të reduktuara. Por nga ana tjetër më shumë sektorë të cilët janë edhe në nevojë siç është ai i bujqësisë do të përfitonin më shumë financim në kredi”, tha Ribaj.
    Rreth 40% e totalit të aktiveve të bankave investohen në tituj financiar të cilat shkojnë për borxhin e jashtëm por dhe investime në tregje të huaja.

    Top Channel

  • “Dalin natën, me makina të huaja”, Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i verë në përgjim

    “Dalin natën, me makina të huaja”, Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i verë në përgjim

    Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku akuzoi zyrtarë të Partisë Socialiste se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit.
    Në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kaluar, ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të theksuar kriminalë dhe i armatosur.
    Ish-gjyqtari kishte dhe një thirrje për institucionet e drejtësisë që të vendosin në përgjim personat e denoncuar prej tij apo demokratëve të tjerë për shkelje të kodit zgjedhor.
    “Problemi është në orët e vona nga drejtues vendorë dhe qendrore apo drejtorë që drejtojnë drejtori rajonale. Natën, punonjës të bashkësi, nënkryetari me një makinë me targa të huaja, me një person të dalë nga burgu me armatim që arriti të largohej, ishte në banesat e qytetarëve në Kolsh. Njerëzit në terren janë në vëzhgim për lëvizjet e dyshimta.
    Nuk është normale që nënkryetari i bashkisë të jetë në orën 23:00 me makinë me targa të huaja. Ai nuk mund të shoqërohet me persona me precedentë penalë. Ne kemi foto të personave që dalin natën. Tani kanë ndryshuar strategji dhe ka dalë një makinë me targa gjermane, me drejtues të tatimeve në Gjadër.
    Nuk e kuptoj që drejtues të arrijnë të dalin me makina të huaja, kur kanë makinat personale. Këta persona që ne kemi identifikuar duhet të vendosen në përgjim. Ne na vijnë informacione çdo ditë”, tha Gjin Gjoni.

  • Analiza/ Investitorët e huaj përballë burokracisë dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar

    Analiza/ Investitorët e huaj përballë burokracisë dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Që nga viti 2020, kompania Simtex, me bazë në Zvicër, punëson dhjetëra punëtorë në Kosovë. Por, edhe pas rreth 17 milionë eurosh investime, pronarët e Simtex shprehin pakënaqësi me pengesat në biznesbërje në Kosovë. Menaxheri i kompanisë, Reshad Cej, thotë se institucionet shtetërore në Kosovë nuk kanë ofruar ndonjë ndihmë apo lehtësim për kompaninë. Ai madje thotë se çdo kërkesë apo procedurë has në vonesa të gjata nga institucionet.
    “Po ua jap vetëm një shembull: Kur kemi aplikuar për lejen e tensionit të lartë të energjisë elektrike, kemi pritur nëntë muaj për ta marrë. Kjo është një sfidë jashtëzakonisht e madhe dhe humbje për kompaninë”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.
    Aktualisht me 150 punëtorë, kjo kompani eksporton prodhimet e saj të tekstilit në vendet e Bashkimit Evropian. Problemet, sipas Cejit, janë shtuar edhe më shumë pas liberalizimit të vizave, në janar të vitit 2024, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe ekspertëve të tekstilit.
    “Jemi të varur nga inxhinierë të huaj. Aktualisht, kemi 25 inxhinierë të tekstilit nga Turqia”, shprehet ai. Ai ankohet se punëtorët që i merr kompania dhe i trajnon për tre deri në gjashtë muaj, në fund e lënë kompaninë për të emigruar jashtë vendit. Ceji nuk është i vetmi që përballet me probleme të tilla. Ish-ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ismet Mulaj, thotë se procedurat burokratike vazhdojnë të mbeten pengesë për investitorët edhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Për të zgjidhur këtë problem dhe për të tërhequr më shumë investime të huaja, Mulaj propozon krijimin e një zyre të veçantë që do të përshpejtonte të gjitha shërbimet për bizneset e huaja.
    Një zyrë e tillë, sipas tij, do ta zvogëlonte burokracinë dhe do përmirësonte imazhin e Kosovës si vend i sigurt dhe fitimprurës për investime.
    “Kërkesat e investitorëve të huaj kalojnë nëpër procedura të shumta administrative, të cilat mund të zgjasin mbi dy vjet. Investitorët seriozë nuk kanë kohë të presin kaq gjatë. Për shembull, për të tërhequr një investitor të huaj në fushën e energjisë së ripërtëritshme, duhet të kalohen 28 procedura, dhe vetëm afati kohor minimal është dy vjet”, thotë Mulaj për Radion Evropa e Lirë.
    Investimet e huaja në rritje, të përqendruara në patundshmëri
    Pavarësisht këtyre sfidave, investimevet e huaja në Kosovë janë shtuar në vitet e fundit. Sipas Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), këto investime arritën në mbi 856 milionë euro vitin e kaluar, nga 840 milionë euro sa ishin në vitin paraprak. Nga të gjithë sektorët, më së shumti investime të huaja janë bërë në sektorin e patundëshmërisë, sipas të dhënave të KIESA-s. Fokusi në patundshmëri nuk është gjë pozitive, sipas Mulajt. Ai beson se më e dobishme do të kishte qenë nëse investimet do të bëheshin në sektorë që krijojnë vende të reja pune apo nxisin zhvillim ekonomik.
    “Investitorët nga diaspora kryesisht po investojnë në blerjen e banesave, shtëpive dhe tokave”, thotë ai.
    Me të pajtohet Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, i cili beson se investimet në patundshmëri nga diaspora ndodhin kryesisht për shkak të mungesës politikave lehtësuese për biznesbërje ose mosinformimit të investitorëve mbi sektorët potencialë për investim. Sipas Ahmetit, pasiguria e furnizimit me energji elektrike, situata e paqëndrueshme politike, trazirat e herëpashershme në veriun e Kosovës, procedurat burokratike dhe sundimi i paqartë i ligjit e bëjnë vendin më pak tërheqës për investime në prodhim apo aktivitete që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike.
    “Përmirësimi i mjedisit për investimet e huaja mund të ndihmojë në uljen e shkallës së papunësisë, rritjen e prodhimit dhe eksporteve, si dhe reduktimin e numrit të punëtorëve të pakualifikuar në tregun e punës”, shprehet Ahmeti.
    Shumica e investimeve të huaja në Kosovë vijnë nga shtetet ku është e përqendruar diaspora kosovare. Në vitin 2024, nga Gjermania janë investuar rreth 200 milionë euro, ndërsa nga Zvicra rreth 190 milionë euro. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në Kosovë janë 13.388 biznese të regjistruara më pronarë të huaj. Prej tyre, 7.245 janë aktive.
    Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 167 biznese të reja, që sipas Ministrisë, tregon një trend pozitiv dhe interes të vazhdueshëm nga investitorët e huaj për sektorë të ndryshëm. Si sektorë të mirë për investime të huaja në Kosovë, eksperët e ekonomisë theksojnë ato të energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), agrokulturën dhe turizmin./REL

  • Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

    Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

    Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

    Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që agjencitë e huaja të “zbulonin” vendin e shqiponjave me bukuri të larmishme natyrore dhe trashëgimi kulturore e historike. Bumi i vërtetë u shënua pas pandemisë, me hyrjet e shtetasve të huaj që e kaluan për herë të parë shifrën 10 milionë në 2023 dhe 11.7 milionë në 2024.

    Turizmi i ndryshoi tërësisht imazhin Shqipërisë, që tashmë në mediat e huaja u etiketua si “Maldivet e Europës”, me kosto të lirë. Parablerjet e agjencive të huaja nxitën investimet e hoteleve që nisën të zbatonin modelin të gjitha të përfshira. Në fund të vitit 2023, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” arriti në 3.6% të PBB-së, me një rritje të shpejtë nga 2016, kur treguesi ishte 1.54%.

    Të ardhurat nga udhëtimet e të huajve në 2024-n arritën në rekordin e 5 miliardë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një bilanc (duke hequr shpenzimet e shqiptarëve jashtë) që mbetet pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh.

    Të nxitura nga interesi për turizmin, investimet u shtrinë me shpejtësi vitet e fundit, por në pjesën më të madhe janë në fshatra turistikë, të cilat sjellin kthim të shpejtë për investitorët, por më pak vlerë të shtuar për ekonominë.

    Në strategjinë e fundit të turizmit, qeveria pranon se aktualisht, projektet e investimeve në shkallë të gjerë po e bazojnë fizibilitetin e tyre financiar kryesisht në shitjet e pasurive të paluajtshme/rezidencave, ose në kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar në këtë fazë nuk ofrojnë një burim të përshtatshëm financimi për projekte të tilla, si në aspektin e periudhave të shlyerjes, po ashtu edhe të normave të interesit.

    Për rrjedhojë, projektet e zhvillimit të turizmit në shkallë më të vogël kanë opsione financimi të kufizuara, ndërsa projektet në shkallë të gjerë janë të fokusuara më së shumti në komponentin rezidencial, çka do të thotë se perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si “resorte” dhe jo në zhvillimin profesional të resorteve turistike të shfrytëzimit të miksuar.

    Çmimet ende më të lira në krahasim me rajonin po tërheqin të huaj për blerjen e pasurive të paluajtshme. Në tre vitet e fundit (2022-2024) të huajt kanë blerë gati 1 miliard euro pasuri të paluajtshme në vend, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

    Turizmi ka nxitur dhe biznesin e qiradhënies ditore. Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në vitin 2024, nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 85 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 85%.

    Në dhjetor 2024, jepeshin me qira përmes Airbnb 21.3 mijë njësi banimi, me rekordin e shënuar në shtator 2024, me gati 24 mijë. Ky numër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 5.5% të apartamenteve në pallate (432 mijë). Çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 43 euro në shkurt në 81 euro në gusht, përfshirë pastrimin, por pa kostot e tjera të shërbimit.

    Zgjerimi i shpejtë i turizmit mbart dhe rreziqet e veta. Infrastruktura nuk po i përgjigjet këtij ritmi, duke krijuar vonesa në trafik. Çmimet po rriten me shpejtësi, duke dëmtuar si vendasit, sidomos për qiratë afatgjata, ashtu dhe turistët, që u tërhoqën nga Shqipëria për koston e lirë.

    Rreziku më i madh është që vendi po humb avantazhin e bukurive të saj natyrore, me bregdetin, sidomos atë të Jugut që po betonizohet me shpejtësi. Mediat e huaja kanë filluar ta theksojnë këtë tendencë. Gazeta britanike “Telegraph” shkruante së fundmi se Shqipëria mund të jetë në prag të një makthi nga mbingarkesa turistike.

    “Maldivet e Europës”, “Plazhe si ato të Tajlandës”. Kisha lexuar shumë fraza të tilla për Ksamilin – një qytet i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë – përpara se të shkoja atje.

    Me pritshmërinë për të gjetur një fshat autentik shqiptar buzë detit, u përballa me bare plazhi të shndritshme dhe shishe bosh birre përgjatë shëtitores.

    Kur hodha sytë përreth, pamja nuk ndryshonte: çdo copëz plazhi ishte zënë nga bare të dendura, dhe pas tyre ngriheshin hotele shumëkatëshe ose skela ku po ndërtoheshin të reja”, shkruan autorja Rebecca Astill.

    Qeveria nuk e ka të qartë as se çfarë modeli turizmi do të shfrytëzojë, teksa po tenton të kalojë drejt turizmit elitar, në një vend që ende nuk ka infrastrukturën e përshtatshme, ka probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe ka mungesa të forcës së punës së kualifikuar.

    Por, një gjë është e dukshme, interesi turistik për Shqipërinë po shfrytëzohet si një motiv apo mjet për “Golemizimin” e gjithë bregdetit shqiptar, gjë që mund të kthehet në një bumerang në një të ardhme afatmesme. Rreziku është i ngjashëm dhe për zonat malore, që pritet të kenë një hov tjetër ndërtimesh nga projekti i fundit për “paketën e maleve”./ Monitor

  • Rreziku i ‘Golemizimit’ në të gjithë bregdetin shqiptar

    Rreziku i ‘Golemizimit’ në të gjithë bregdetin shqiptar

  • “Investimet e huaja në Shqipëri mbi mesataren e rajonit”, Rama: Eksportet janë rritur 3 herë më shumë se sa kur morëm detyrën

    “Investimet e huaja në Shqipëri mbi mesataren e rajonit”, Rama: Eksportet janë rritur 3 herë më shumë se sa kur morëm detyrën

    ”Pabarazia gjinore, ishim vendin e 83 në klasifikimin e Kombeve të Bashkuara, sot jemi ne vendin e 23. Shumë vende të BE janë shumë pas nesh, rajoni nuk diskutohet. Papunësia për gratë është përgjysmuar, ka zbritur në njëshifrore. Pjesëmarrja e grave në forcat e punës, vetëm 50 % merrnin pjesë sot janë gati 70 përqind. Paga mesatare e grave është rritur në mënyrë të ndjeshme. Investimet e huaja, tregojnë për kapacitetet e reja që ka treguar ekonomia. Shqipëria ka një nivel më të lartë se mesatarja e rajonit. Eksportet, shumë thonë se këtu nuk prodhohet asgjë, por nëse shohim eksportet janë 3 herë më shumë se sa kur morëm detyrën’, tha Rama.

  • Kryeministri Rama publikon shifrat: Ja projeksioni ynë për Shqipërinë 2030!

    Kryeministri Rama publikon shifrat: Ja projeksioni ynë për Shqipërinë 2030!

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe studentët.
    Në vazhdën e fushatës elektorale, Rama në fjalën e tij prezantoi ambicien që Partia Socialiste ka për Shqipërinë 2030.
    Kryesocialisti u ndal në disa sfera të ekonomisë së vendit, sic janë prodhimi i brendshëm bruto, pagat, investimet e huaja etj.
    Pjesë nga fjala e Ramës:
    Të ardhurat për frymë sot janë 3 fish më të larta sesa kur erdhën në pushtet. Në 2030, 15 mijë euro për frymë.
    332 euro ka qenë paga ku morëm detyrën sot është 840 euro. Jemi në 400 euro për pagën mesatare, më vendin e trettë në rajon. Në janarin e vitit të ardhshëm do shkojmë 500 euro pagën minimale. Projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është që të mos ketë pagë nën 650 euro.
    Në rajon gjatë periudhës së krizës patëm nivelin më të ulët të inflacionit, por edhe këtu çmimet u rritën. Por po të shikoni Shqipëria ka nivelin më të ulët të inflacionit.
    Sa i takon eksporteve kemi 3 fishin e eksporteve krahasuar me fillimin e punës sonë. Nga 2.8 në 9.1 miliard euro eksporte.
    Tek investimet e huaja çdo krahasim me të kaluarën këtu është i tepër, ndërkohë që pasi dëgjoni shumë jo Maqedonia, Serbia, ky e ai, mesatarja e rajonit në investimet e huaja direkte është 6.1% e prodhimit të brendshëm, në Shqipëri është 8%.
    Borxhi është një sfidë shumë e madhe. Sot jemi në nivelin 54 % dhe projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është që borxhin ta cojmë tek 50% që është një shifër normale dhe më mirë sesa mesatarja e BE.

  • Fitimet e investitorëve të huaj arritën në më shumë se 1.1 miliardë euro për 2024

    Fitimet e investitorëve të huaj arritën në më shumë se 1.1 miliardë euro për 2024

    Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri vitin e kaluar arritën në më shumë se 1.1 miliardë eurove dhe prekën një nivel të ri rekord historik vitin e kaluar.
    Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimet për vitin 2024 arritën vlerën e 1.1 miliardë eurove, në rritje me 9.8% krahasuar me një vit më parë.
    Kjo shumë përfshin fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.
    Nëse nga shuma totale e të ardhurave nga investimet zbresim vlerën e fitimeve të riinvestuara (853 milionë euro), shuma e tërhequr nga investitorët e huaj vitin e kaluar mund të llogaritet në 256 milionë euro, me një rritje prej 21.3% krahasuar me vitin 2023.
    Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për vitin 2024 u rritën në 294 milionë euro, 47% më shumë krahasuar me vitin 2022.
    Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 815 milionë eurove, në nivele të përafërta me vitin 2023.
    Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, ndaj bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.
    Rimëkëmbja e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri, duke ndikuar në rritjen e fitimeve. Megjithatë, një pjesë e mirë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.
    Në fund të vitit 2024, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ishte 5.5% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në Lekë, ndërsa fitimet për aksionerët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i Lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Për këtë arsye, mes aktorëve që kanë përfituar nga rënia e Euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj.
    Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i Lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2024 fitimi i riinvestuar arriti në 853 milionë euro osa pothuajse sa 54% të totalit të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 6.3% krahasuar me vitin 2023. Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara kanë kaluar në vlerë flukset e reja të investimeve të huaja direkte./MONITOR

  • VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, detajet e para

    VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, detajet e para

    Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson këtë të enjte, njoftojnë mediat e huaja.
    Sipas reagimeve të shumta në rrjete sociale, është dëgjuar një “tingull i fortë”, në momentin kur avioni është rrëzuar.
    Menjëherë njësitë tokësore dhe detare si edhe ekipet e departamentit të Zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes duke kryer një operacion shpëtimi.

    Footage from the scene of the helicopter crash in Manhattan, New York, on the Hudson River. pic.twitter.com/tXG9ZU9zEP

    — Breaking News (@TheNewsTrending) April 10, 2025

    Sipas raportimeve nga mediat e huaja nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Hetimi i politikanëve dhe krimit, SPAK kërkoi 163 herë ndihmë juridike nga 32 vende të botës

    Hetimi i politikanëve dhe krimit, SPAK kërkoi 163 herë ndihmë juridike nga 32 vende të botës

    Për të hetuar politikanët dhe prokurët e korruptuar, abuzimet me tenderat, apo fshehjen e pasurisë nga zyrtarë të vendit, Struktura e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ndihmë edhe nga drejtësitë e vendeve të huaja.
    Sipas raportit vjetor të vitit 2024 të SPAK, vetëm gjatë vitit të shkuar kjo strukturë ka drejtuar 163 kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të 32 shteteve të huaja për një gamë të gjerë veprash penale.
    Lista e atyre nga të cilët SPAK ka kërkuar informacion apo dikumente përmes letër-porosive përbëhet nga vendet fqinje dhe vende të Bashkimit Europian, por nuk mungojnë as ato në Amerikën Latine e deri në Lindjen e Largët.
    Shteto që ka pritur më shumë kërkesa për ndihmë në hetimet penale nga SPAK gjatë vitit 2024 është Franca, me 40 të tilla, lidhur kjo me dosjet penale për të cilat Struktura e Posaccme ka kërkuar materiale nga bisedat e dekriptuara të platformës SKY ECC.
    I dyti vend në radhë është Italia, autoriteteve të së cilës SPAK i ka kërkuar ndihmë në 21 raste, e më pas Holdanda me 14 kërkesa dhe Anglisë me 11 kërkesa, shkruan A2 CNN.
    Numri më i ulët i letërporosive është regjistruar drejt vendeve më të largëta. Sipas të dhënave, me të paktën një shkresë, SPAK i është drejtuar për ndimhë juridike drejtësive të 15 vendeve mes të cilave, Kolumbisë, Paraguajit, Singaporit dhe Malajzisë.
    Nga ana tjetër, SPAK jo vetëm ka kërkuar ndihmë juridike, poe edhe ka dhënë. Sipas raportit vjetor, në 70 raste, në SPAK kanë mbërritur kërkesa nga drejtësi të huaja, ku kryeson Italia me 13 kërkesa, e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania me nga 10 të tilla.
    Referuar të dhënave, kërkesat e ardhura nga autoritetet gjyqësore të huaja kanë shërbyer për nisje hetimesh pasurore në Shqipëri, bazuar në ligjin Antimafia, sic ka ndodhur në 5 raste, pas letërporosive të ardhura nga Gjermania dhe Belgjika.
    Po ashtu, viti 2024 ka shtuar me 10-të numrin e 27 skuadrave të përbashkëta hetimore të SPAK me prokurori të huaja të formuara në harkun 2020-2023.