Tag: huaja

  • Investimet e huaja në sektorë kritikë, propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror

    Investimet e huaja në sektorë kritikë, propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror

    Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me sektorë strategjikë dhe të ndjeshëm për vendin. Konkretisht, propozimi parashikon që në nenin 10 të ligjit të shtohet një paragraf i ri, sipas të cilit investimet e huaja që prekin infrastrukturën publike kritike, teknologjitë kritike, furnizimet me mallra të rëndësishme apo aksesin në informacion sensitiv mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi ose ekzaminimi nga autoritetet shtetërore. Investimet që lidhen me infrastrukturë publike kritike përfshijnë energjinë, transportin, ujin apo rrjetet dixhitale.
    Po ashtu, përfshihen investime që lidhen me teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, pra civile dhe ushtarake, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacion sensitiv ose mbi lirinë e medias. Këto investime, sipas propozimit, mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi të posaçëm, sipas rregullave të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Praktika të ngjashme janë tashmë të zbatuara në vende të Bashkimit Evropian, ku investimet e huaja në fusha si teknologjia, infrastruktura dixhitale apo mediat monitorohen për ndikimin e mundshëm në rendin dhe sigurinë publike. Ndërkohë që, ekspertët sugjerojnë që çdo instrument kontrolli të shoqërohet me udhëzime të qarta, transparencë procedurale dhe kohë të përcaktuara për shqyrtim, për të mos dekurajuar investime të vlefshme në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

  • Apartamenti në Vlorë kthehet në ‘fole’ prostitucioni,  arrestohet i riu, shpallet në kërkim kinezja

    Apartamenti në Vlorë kthehet në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet i riu, shpallet në kërkim kinezja

    DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.
    Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar dhe shpallet në kërkim një shtetase me kombësi kineze, të cilët kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.
    Procedohen penalisht edhe 3 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.
    Në bazë të kontrolleve të mbështetura në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të dhënies me qira të ambienteve për ushtrim prostitucioni, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor të koduar “Secret Flat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.
    Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim, shtetasi F. S., 28 vjeç, banues në Tiranë. Po për të njëjtat vepra penale, u shpall në kërkim edhe shtetasja F. G., 51 vjeçe, me kombësi kineze.
    Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.
    Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Prostitucioni”, në ngarkim të tre shtetaseve të huaja H. G., B. A. dhe L. M., të cilat shfrytëzoheshin nga këta dy shtetas dhe ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • Bizneset e huaja zotërohen nga italianet, por me 2023 u rriten me shumë ato nga Turqia dhe SHBA

    Bizneset e huaja zotërohen nga italianet, por me 2023 u rriten me shumë ato nga Turqia dhe SHBA

    Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri arriti në 6,938 në fund të vitit 2023, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në Librin e Ndërmarrjeve, duke shënuar një rritje prej 6.6% krahasuar me vitin 2022.Kapitali europian vijon të mbizotërojë në tregun shqiptar, por të dhënat tregojnë gjithashtu një prani në rritje të bizneseve nga vendet jashtë BE-së, veçanërisht SHBA, Turqia dhe Zvicra.Nga 6,938 ndërmarrje të huaja të huaja gjithsej, 4,378 vijnë nga vendet e Bashkimit Europian që përbëjnë rreth 63% e totalit.Pothuajse 70% e tyre, 3360 janë tërësisht me kapital 100% të huaj. Italia vijon të jetë investitori më i madh në Shqipëri, me 3,026 biznese, ndjekur nga Greqia 329, Gjermania 277, dhe Austria 101. Italia është unike për përqindjen shumë të lartë të bizneseve me kapital të përbashkët, çka tregon për partneritete të shumta me aktorë vendas.Rritje më të fortë në numër e kishin bizneset e huaja nga Turqia, Italia dhe Zvicra. Në vitin 2025 bizneset turke në Shqipëri u zgjeruan me 41 për qind dhe ato nga Zvicra me 15 për qind.Për shkak të bazës së ulët ndërmarrjet nga Kanadaja u rriten me 267 për qind duke arritur ne 11 në vitin 2023 nga 3 që ishin në 2022. Numri i bizneseve spanjolle arriti në 26 në vitin 2023 me rritje 53%. Gjithashtu numri i sipërmarrjeve nga SHBA arriti në 214 në 2023 me rritje 28 % nga 2022.Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një prani më të kufizuar në Shqipëri me gjithsej 761 biznese, nga të cilat 519 janë me kapital 100% të huaj. Kosova përfaqëson pjesën dërrmuese me 519 biznese, ose rreth 68% të totalit nga rajoni.Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndjekin më pas me numër të vogël ndërmarrjesh, ndërkohë që Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë praninë më modeste.Ndër vite, bizneset me kapital të përbashkët janë kryesisht nga vendet e BE-së, veçanërisht Italia dhe Greqia, ndërsa shtetet jashtë Europës kryesisht krijojnë biznese me kapital 100% të huaj.Të dhënat tregojnë se sektori i shërbimeve është më i përfaqësuari, me 5,446 biznese në total në vitin 2023. Sektorët e tjerë të rëndësishëm për investimet e huaja janë tregtia, me 1,506 biznese dhe informacioni dhe komunikacioni, me 659 biznese, me pjesëmarrje të dukshme nga BE dhe vendet e tjera jashtë rajonit.Sektorët si ndërtimi dhe industria paraqiten më pak tërheqës për investitorët e huaj. Në vitin 2023. Në ndërtim ishin vetëm 501 biznese, nga 574 në 2021 – me një rënie të qëndrueshme çdo vit.Të dhënat tregojnë një orientim të qartë të investitorëve të huaj drejt sektorëve të shërbimeve dhe tregtisë, me dominimin e kapitalit europian. / B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Skandali i Vuçiç në Sky Ecc, presidenti serb ofendon rëndë zyrtaren e BE: Nuk di të flasë

    Skandali i Vuçiç në Sky Ecc, presidenti serb ofendon rëndë zyrtaren e BE: Nuk di të flasë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është përfshirë në një skandal të denoncuar nga opozita. Sipas disa publikimeve, pretendohet se ai bashkë me vëllain dhe persona të tjerë të afërt ka përdorur aplikacionin Sky ECC për të komunikuar me kriminelë dhe kartele droge.
    Nuk ka munguar dhe reagimi i Vuçiç, që natyrisht është distancuar nga ky pretendim, por nuk ofroi asnjë provë për ta vërtetuar pastërtinë e tij.
    Në konferencën urgjente për media, presidenti serb pretendoi se kjo është vazhdimësi e asaj që e quajti “revolucion me ngjyra” të sponsorizuar nga shtete të huaja që duan rrëzimin e tij.
    “Kur e kuptuan se ekuilibri i pushtetit po prishej. Ndërsa Serbia bëhej më e fortë, ata nuk mund të përballonin dot ritmin, kështu që nervozizmi në qarqet e huaja po rritej, kështu që ata duhej të përdornin kartelet e drogës dhe partitë opozitare. Autoritetet në Serbi nuk ishin dakord me pavarësinë e Kosovës. Ata bënë të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur të shembin të gjitha institucionet”, tha Vuçiç.
    Ai komentoi edhe kritikat e Komisioneres së Bashkimit Europian për zgjerimin, Marta Kos, lidhur me udhëtimin në Rusi, si dhe takimin me Putinin. “Kur takohemi, ajo nuk është aq elokuente. Vetëm përsëritet si papagall. Jam i lumtur që po ndjekim politikat tona”, theksoi presidenti serb.

  • SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

    SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi vendosjen e kufizimeve të reja për viza nga administrata Trump ndaj autoriteteve të huaja që, sipas tij, janë “bashkëfajtorë” në censurimin e amerikanëve.
    “Për shumë kohë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar dhe madje janë ndjekur penalisht nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e shprehjes,” shkroi Rubio në platformën X.
    “Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe personave të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e shprehjes është thelbësore për mënyrën e jetesës amerikane – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet.”
    “Qytetarët e huaj që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve, nuk duhet të gëzojnë privilegjin për të udhëtuar në vendin tonë,” shtoi diplomati më i lartë amerikan.
    “Qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që përpiqen të dëmtojnë të drejtat e amerikanëve kanë marrë fund.”
    Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar prej kohësh censurën dhe shtypjen nga Partia Komuniste Kineze, Rusia, si edhe regjimet në Iran dhe Kubë, por kohët e fundit administrata Trump ka shtuar kritikat edhe ndaj aleatëve në Evropë.
    Nënpresidenti JD Vance ka argumentuar se Akti i Shërbimeve Digjitale i Bashkimit Evropian mund të eksportojë një model censurimi në stil evropian edhe në SHBA, përmes presionit ndaj kompanive teknologjike amerikane.
    Në muajin shkurt, Vance akuzoi liderët evropianë në Konferencën për Sigurinë në Mynih se shtypin mendimet ndryshe duke i kategorizuar ato si “dezinformim” apo “keqinformim.”
    Nënpresidenti përmendi konkretisht ndjekjen penale në Mbretërinë e Bashkuar për një lutje të heshtur pranë një klinike aborti, anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Rumani për vitin 2024 për shkak të ndërhyrjeve të huaja të pretenduara, dënimin e një aktivisti të krishterë në Suedi për djegien e Kuranit dhe patrullimin nga autoritetet gjermane të qëndrimeve antifeministe në internet.
    “Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda – tërheqja e Evropës nga disa prej vlerave të saj më themelore,” deklaroi Vance asokohe.
    Ai i përsëriti shqetësimet për lirinë e fjalës edhe gjatë takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer në Zyrën Ovale me ish-presidentin Trump po atë muaj.
    Ndërkohë, gjatë protestave dhe trazirave në Mbretërinë e Bashkuar kundër emigracionit masiv, që shpërthyen verën e kaluar pas vrasjes fatale të tre vajzave të reja gjatë një klase vallëzimi me temë Taylor Swift, autoritetet britanike kërcënuan me mundësinë e ekstradimit dhe burgosjes së qytetarëve amerikanë për përhapje të “dezinformimit” online që shkel ligjet britanike kundër gjuhës së urrejtjes. Sipas raportimeve, i dyshuari 17-vjeçar ishte lindur në Mbretërinë e Bashkuar nga prindër me origjinë nga Ruanda.

  • Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

    Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

    Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të lejohen të hyjnë në territorin e Gazës “menjëherë”.

    Sipas mediave të huaja, deri më tani, nuk ka raportime se ndonjë nga kamionët ka mbërritur në destinacion.

    OKB-ja ka paralajmëruar se Gaza është në prag të urisë dhe njerëzit me të cilët kemi folur thonë se po përpiqen të përballojnë urinë.

    Mjekët në spitalet që janë ende në funksion në territor kanë thënë se po u mbarojnë me shpejtësi furnizimet thelbësore mjekësore.

    “Unë dhe fëmijët e mi jemi shumë të uritur”, tha më parë një burrë në Gazën jugore për mediat e huaja, duke fajësuar si Izraelin ashtu edhe Hamasin për situatën e krijuar në territor.

    Një gazetar në Khan Younis, në jug, e përshkroi situatën atje si “shumë të keqe”, duke thënë se deri më tani nuk kishte parë asnjë ndihmë të hynte në vend. 

  • Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

    Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

    Autoritetet e huaja që kanë identifikuar në vendet e tyre grupe kriminale shqiptare, kryesisht të përfshira në trafikun e drogës, kërkojnë sekuestrimin e pasurive që ata kanë krijuar në vendin tonë. Gjatë 2024, me kërkesë të prokurorisë belge dhe gjermane, SPAK regjistroi 5 hetime pasurore.
    Ndërkohë përveç verifikimeve, SPAK ka sekuestruara për llogari të autoriteteve të huaja, Belgjikës dhe Italia disa pasuri të identifikuara në pronësi të personave të arrestuar dhe dënuar në vendet përkatëseDeri më tani përfshijnë 6 prona të paluajtshme, mbi 145 mijë euro në kesh dhe në llogari bankare, si dhe makina.

    Ato janë në administrimin dhe menaxhimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe vetëm pas marrjes së një vendimi konfiskimi, autoritetet do të duhet të përcaktojnë se çfarë ndodh me to.
    Nëpërmjet letër-porosive, disa prej të cilave Tv Klan ka lexuar, autoritetet e huaja rezultojnë të kenë identifikuar saktësisht këto pasuri, aktivitetet ekonomike me të cilat merren personat nën hetim dhe të afërm të tyre në Shqipëri.
    Nga ana tjetër, SPAK thotë se pas vendosjes së sekuestros ka kërkuar informacion të vazhdueshëm për proceset penale atje në mënyrë që të marr një vendim për fatin e hetimit pasuror në vendin tonë.
    Tv Klan

  • Rama iu ul në gjunjë Melonit, mediat e huaja: Elon Musk do të jetë bërë xheloz!

    Rama iu ul në gjunjë Melonit, mediat e huaja: Elon Musk do të jetë bërë xheloz!

    Kryeministri Edi Rama përshëndeti dhe mirëpriti më shumë se 40 udhëheqës evropianë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.
    Ndërkohë një video e mënyrës se si kryeministri Edi Rama e mirëpriti kryeministren italiane Giorgia Meloni, është bërë virale në mediat sociale dhe mediat e huaja i kanë kushtuar shkrime këtij momenti.

    “Videoja e tregon atë të gjunjëzuar dhe me duart e kryqëzuara për të mirëpritur udhëheqësen italiane, një gjest që shumë përdorues të medias pretenduan se do ta bënte Elon Musk xheloz, duke iu referuar thashethemeve për një marrëdhënie romantike midis miliarderit të teknologjisë dhe politikanit.”, shkruajnë mediat e huaja
    Një mikpritje e tillë “e përzemërt” nuk ishte vetëm për Melonin, kjo sepse video të tjera në mediat sociale tregojnë se si Rama e priti presidentin francez Emmanuel Macronin me një përqafim vëllazëror.

  • Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë/ “Evropa e re në një botë të re”

    Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë/ “Evropa e re në një botë të re”

    Tirana është bërë kryeqyteti i Europës, ku 47 liderë dhe krerët e mëdhenj janë mbledhur për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin gjatë këtij samiti një ditor.
    Ky samit është vënë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat e huaja. Prestigjiozja Associated Press që mbahet këtë të premte në Tiranë. “Do të flitet gjithashtu edhe për mënyrat për të përmirësuar për të luftuar emigracionin e paligjshëm”, shkruan Associated Press.
    Sipas Associated Press vendi ynë po pret samitin pasi Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ajo shton se kryeministri Edi Rama e sheh samitin si frymëzim dhe motivim për të vazhduar më tej dhe për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 5 vitesh.

  • Këmbimi valutor/ Si këmbehen sot valutat e huaja

    Këmbimi valutor/ Si këmbehen sot valutat e huaja

    Sot, më 09 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.3 lekë dhe shitet me 87.6 lekë.
    Euro blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.6 lekë.
    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.
    Paundi britanik blihet me 114.6 lekë dhe shitet me 116 lekë
    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.
    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: