Tag: huaja

  • “Për Metën është bashkëpunuar me prokuroritë e huaja”, avokati: Provat e reja, shpenzime luksi nëpër botë

    “Për Metën është bashkëpunuar me prokuroritë e huaja”, avokati: Provat e reja, shpenzime luksi nëpër botë

    Avokati Romeo Kara, i ftuar në edicionin ‘Ora e fundit’ foli lidhur me çështjet ligjore që janë nën ngarkim të çiftit Meta-Kryemadhi.
    Seanca e parashikuar për Metën do të mbahet në datë 26 qershor pasi SPAK ka prova të reja lidhur me ish presidentin. Kara tha se hetimi vazhdon dhe se ka bashkëpunime me prokurori të huaja lidhur me shpenzimet jashtë vendit që çifti ka bërë ndër vite.
    “Në këtë seancë që është shtyrë, kemi paraqitjen e një prove të re tregon që hetimi vazhdon.
    Kemi dhe një provë tjetër që e përforcon dhe do të bëj të lëviz deri në origjinë lidhur me kartën dhe shpenzimet e bëra.
    Mund të ketë dhe karta të tjera, është folur për shpenzime luksi dhe mjekësore në Austri, Francë dhe SHBA. Ka bashkëpunime me prokurori të huaja dhe është e bindur organi i akuzës që ka fshehje pasurie dhe ka përfitime të jashtëligjshme.”, tha avokati.

  • Meta kërkon lirinë, SPAK shton provat/ Avokati Kara: Hetimet vazhdojnë, ka bashkëpunime me Prokurori të huaja

    Meta kërkon lirinë, SPAK shton provat/ Avokati Kara: Hetimet vazhdojnë, ka bashkëpunime me Prokurori të huaja

    Avokati Romeo Kara, i ftuar në një edicion foli lidhur me çështjet ligjore që janë nën ngarkim të çiftit Meta-Kryemadhi. Seanca e parashikuar për Metën do të mbahet në datë 26 qershor pasi SPAK ka prova të reja lidhur me ish presidentin. Kara tha se hetimi vazhdon dhe se ka bashkëpunime me prokurori të huaja lidhur me shpenzimet jashtë vendit që çifti ka bërë ndër vite.
    “Në këtë seancë që është shtyrë, kemi paraqitjen e një prove të re tregon që hetimi vazhdon.
    Kemi dhe një provë tjetër që e përforcon dhe do të bëj të lëviz deri në origjinë lidhur me kartën dhe shpenzimet e bëra. Mund të ketë dhe karta të tjera, është folur për shpenzime luksi dhe mjekësore në Austri, Francë dhe SHBA. Ka bashkëpunime me prokurori të huaja dhe është e bindur organi i akuzës që ka fshehje pasurie dhe ka përfitime të jashtëligjshme.”, tha avokati.

  • Ndërhyrjet e huaja/ Xhafaj: T’i lëmë cic mic-et politike! Braçe: Dezinformimi të bëhet komision i përhershëm

    Ndërhyrjet e huaja/ Xhafaj: T’i lëmë cic mic-et politike! Braçe: Dezinformimi të bëhet komision i përhershëm

    Në rendin e ditës në mbledhjen e kësaj të premteje të Komisionit për Çështjet Evropiane është edhe projektligji për “Miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”. Diskutimet nisën me disa komente për bojkotin e deputetëve të opozitës në komisionet parlamentare.
    Deputeti i PD Kreshnik Çollaku deklaroi se mungesa e opozitës ka dhënë efektet e saj negative, duke shtuar se këto diskutime duhet t’i kishin bërë muaj më parë. Duke reaguar pas prezantimit të strategjisë nga Erion Braçe, Çollaku tha se në teori strategjia e prezantuar është e mirë, por nuk tregon përgatitje për të vepruar.
    Sipas deputetit të PD, një ndër pikat më nevralgjike janë mosgarantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku influencat e huaja gjejnë ‘terren’. Etjen Xhafaj tha se nuk duhet të merremi me cic-micet në politikën e brendshme, por duhet të veprojmë për të parandaluar palë të jashtme që duan të ndërhyjnë nga jashtë.
    Ndërkohë, deputeti Braçe deklaroi se brenda vitit 2025, Këshilli i Ministrave duhet të miratojë planin e veprimit për zbatimin e kësaj stratëegjie. Ai gjithashtu deklaroi se kanë propozuar që Komisioni i Dezinformimit të bëhet një komision i përhershëm i Kuvendit.
    Pjesë nga diskutimi:
    Erion Braçe: Deri tani pavarësisht se është ashtu siç thoni u se është drejtuar nga deputetë të këtij kuvendi që i përkasin PS, për arsyen se deputetët e partive të tjera, edhe pse i pritëm për muaj të tërë nuk e panë të arsyeshme të bëhen pjesë e këtij komisioni. Megjithatë, unë vij me kënaqësi në këtë komision veçanërisht për prezantime dhe doja t’ju thoja se strategjia që paraqesim sot shënon etapë të re në ndërtimin e imunitetit demokratik të shtetit përballë një prej sfidave më të vështira në 21, që ka të bëjë me ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe përhapjen e dezinformimit.
    Kreshnik Çollaku: Dua ta nis me qëndrimin tim që ka ka qenë i ndryshëm me vendimin që mori forca ime politike në atë kohë për të mos marrë pjesë në komision. Kam patur mendimin se mosprania e opozitës në komision nuk ka qenë as në vlerën e opozitës as në produktin që ju keni prodhuar. Kjo mungesë dëmtimin e ka dhënë. Raporti juaj është e mirë nga pikëpamja teorike, ngjan një lekturë e mirë, por më ndjeni zoti Braçe nuk më duket i aplikueshëm. Do kishte qenë një kontribut teorik, një fotografi e ndikimeve të huaja, por në realitetin e Shqipërisë duket si element propagandistik. Nuk më duket se ka se çfarë mund të bëjmë, në këtë rast ti nuk e di kurrë se çfarë arme përdor kundështari. Strategjia që ju paraqisni, nuk kam asnjë fjalë kundër, por nuk mendoj se ka gjetur përgjigjet e duhura për të krijuar imunitet të vendit ndaj goditjeve hibrite e destabilizuese. Çfarë mund të bëhet për ndërhyrjet për zgjedhjet? Që është një nga pistat ku infiltron ndërhyrja. Këtu mungon edhe vullneti politik për të patur zgjedhje të lira. Shqipëria është mbase vendi më i brishtë në rajon për këtë çështje. Ndaj i rikthehem edhe një herë, më vjen keq që opozita nuk ishte në komision mbase këtë diskutim do ta kishim bërë atje. Thelbi i mbrojtjes nga lufta hibride është të eliminojmë vatrat e konfliktit. Në institucionet tona kanë pafundësisht vatra konflikti të tilla, që prodhohen nga mungesa e vullnetit politik. Zgjedhjet, nuk ka pikë më nevralgjike. Përderisa këtu mungon vullneti politik për zgjedhje të lira, dhe zgjedhjet është një ndër pistat ku infiltron influenca e huaj ose lidhjet e krimit të organizuar.
    Etjen Xhafaj: Është edhe konflikti që po shohim në Lindjen e Mesme, kanë ndërhyrje të drejtpërdrejta në sigurinë kombëtare, sulme të tërthorta që bëhen nga palët e treta. Ka nevojë për struktura shtesë për të përballuar këto ndërhyrje. Vetëm vjet në verë sipas Bloomberg më shumë se 84 mijë faqe sociale dhe ëebside kanë publikuar lajme kundër 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe Shqipërisë, në hark kohor të disa javëve. Ne nuk duhet të lejojmë të krijohen vatra konflikti dhe teksa ne merremi me cic-mice, ka të tjerë që nuk duan zhvillimin e vendit, dhe teksa merremi me njëri-tjetrin duhet të shohim kush tenton t’i vërë flakën shtëpisë.
    Erion Braçe: Komisioni edhe pse ka qenë vetëm me njërën anë, është munduar ta mbajë politikën e ditës jashtë. Është marrë me faktorët e tretë në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe gjithë veprimtaria e tij është kanalizuar në vetëm këtë drejtim. Për këtë çështje është folur për herë të parë nga Sekretari Blinken në Tiranë dhe ngritja e këtij komisioni ka qenë reflektim i këtij shqetësimi. E pastaj edhe pas konfliktit të Rusisë në Ukrainë.  Po, strategjia kërkon për t’u zbatuar vullnet, buxhet, ndërveprim në parlament dhe me ndërkombëtarët. Thuhet në mënyrë të qartë që brenda 2025 Këshilli i Ministrave duhet të miratojë planin e veprimit për zbatimin e strategjisë. E ardhmja e komisionit të dezinformimit? Kemi propozuar që të jetë komision i përhershëm i Kuvendit. Nuk i merr kurrkujt kompetencat.

  • Ndërmarrjet e huaja, 2023

    Ndërmarrjet e huaja, 2023

    Kapitali europian ka thelluar më tej praninë në ekonominë shqiptare në vitin 2023, duke konsoliduar rolin e tij në shitje dhe duke ruajtur kontrollin në strukturën e punësimit.Sipas të dhënave të INSTAT për vitet 2022 dhe 2023, vërehen ndryshime si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim nga ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët.Numri i të punësuarve ka mbetur pothuajse i pandryshuar n…

  • Shqiptari në Zvicër qëlloi me armë pas ndeshjes me Serbinë! Mediat e huaja publikojnë pamjet

    Shqiptari në Zvicër qëlloi me armë pas ndeshjes me Serbinë! Mediat e huaja publikojnë pamjet

    Pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë, një incident i rrezikshëm ndodhi në qytetin e Zyrihut në Zvicër.
    Sipas mediave të huaja, një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima.
    Ndeshja e mbrëmjes së së shtunës përfundoi në barazim 0:0, por emocionet në rrugët e Zyrihut nuk munguan. Mjetet me flamuj shqiptarë mbushën rrugët e qytetit, veçanërisht në zonën pranë General-Guisan-Quai dhe Bürkliplatz, ku u panë edhe flamuj të UÇK-së.
    Në një video që po qarkullon në rrjetin social Snapchat, një i ri me qeleshe shqiptare shihet teksa qëllon në ajër plot nëntë herë me armë.
    Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it. “Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.

  • Shqiptari në Zvicër qëlloi 9 herë me armë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi! Mediat e huaja publikojnë pamjet

    Shqiptari në Zvicër qëlloi 9 herë me armë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi! Mediat e huaja publikojnë pamjet

    Pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë, një incident i rrezikshëm ndodhi në qytetin e Zyrihut në Zvicër.

    Sipas mediave të huaja, një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima.
    Ndeshja e mbrëmjes së së shtunës përfundoi në barazim 0:0, por emocionet në rrugët e Zyrihut nuk munguan. Mjetet me flamuj shqiptarë mbushën rrugët e qytetit, veçanërisht në zonën pranë General-Guisan-Quai dhe Bürkliplatz, ku u panë edhe flamuj të UÇK-së.
    Në një video që po qarkullon në rrjetin social Snapchat, një i ri me qeleshe shqiptare shihet teksa qëllon në ajër plot nëntë herë me armë.
    Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it. “Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.

    Top Channel

  • “Emigrantët sollën 251 mln euro në 3 muajit e parë”, Banka e Shqipërisë: 362 mln euro investime të huaja

    “Emigrantët sollën 251 mln euro në 3 muajit e parë”, Banka e Shqipërisë: 362 mln euro investime të huaja

    Rritja e numrit të emigrantëve, po shton edhe volumin e remitancave në vend. Vetëm në tre muajit e parë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë sjellë 251 milionë euro për të afërmit e tyre që jetojnë këtu nga 242 milionë euro në të njëjtën periudhë vjet.
    “Prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 251 milionë euro, në rritje vjetore (4%). Gjatë periudhës është vërejtur zgjerim jo vetëm në volumin e dërgesave përmes kanaleve formale (sistem bankar), por edhe prurjeve në cash”, thotë Banka e Shqipërisë.
    Por nga ana tjetër zhvlerësimi i euros po ndikon negativisht në këto transferta, pasi qytetarët kur bëjnë konvertimin e eurove në lekë, po marrin më pak para në dorë se vjet.
    Investimet e huaja edhe pse në rritje e kanë ngadalësuar ritmin e tyre. Banka e Shqipërisë thotë se në tre muajit e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën në 362 milionë euro nga 354 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë.
    “Fluksi hyrës nga investimet e huaja direkte shënon 362 milionë euro, i zgjeruar në terma vjetorë me 2%. Injektimi me kapital të ri dhe riinvestimi u zgjeruan me 8 milionë euro në terma vjetorë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
    Edhe gjatë kësaj periudhe pjesën më të madhe të investimeve e kanë rrëmbyer pasuritë e paluajtshme me 97 milionë euro të hedhura në këtë sektor. Investimet në këtë sektor janë kryesisht në formën e blerjes së pronave.
    “Gjatë tremujorit të parë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme (në masën 27%), sektorin e ndërmjetësimit financiar (në masën 21%), hidrokarbureve (në masën 14%), energjitikës (në masën 6%), si dhe komunikacionit (në masën 4%)”, thotë Banka e Shqipërisë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Investimet e huaja në rritje, të mbështetura nga pasuritë e paluajtshme e fitimet e riinvestuara

    Investimet e huaja në rritje, të mbështetura nga pasuritë e paluajtshme e fitimet e riinvestuara

    Investimet e huaja direkte u rritën përsëri në tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 354 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 2.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Megjithëse investimet e huaja vazhdojnë të ruajnë një rritje të lehtë, kjo rritje tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve.Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 214 milionë euro, ose sa 59% e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 2.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë, injektimi i kapitaleve të reja kishte vlerën e 146 milionë eurove, me një rritje vjetore me 1.3%.Rritja e investimeve të huaja në zërin e fitimeve të riinvestuara është gjithashtu e lidhur edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit. Duke qenë se fitimet e ndërmarrjeve me kapital të huaj sigurohen kryesisht në lekë, ndërsa bilanci i pagesave raportohet në Euro, rënia e kursit të këmbimit e rrit vlerën statistikore të fitimeve të riinvestuara.Forcimi i Lekut ka krijuar një lloj rrethi vicioz, sepse rritja e investimeve të huaja shpjegon pjesërisht mbiçmimin e monedhës vendase, por njëkohësisht ky mbiçmim ndikon statistikisht edhe në rritjen e vlerës së investimeve të huaja.Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 27%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, hidrokarbureve, në masën 14%,energjetikës, në masën 6%, si dhe komunikacionit, në masën 4%.Të dhënat e tremujorit të parë të vitit në vija të përgjithshme konfirmojnë tendencat e viteve të fundit. Investimet e huaja direkte po mbështeten sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse një të katërtën e vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar. Ato arritën në 325 milionë euro, në rritje me 17% më shumë krahasuar me vitin 2022.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Xhafa: Sali Berisha, komunist i zjarrtë apo “kalë troje” i shërbimeve të huaja?!

    Xhafa: Sali Berisha, komunist i zjarrtë apo “kalë troje” i shërbimeve të huaja?!

    Në një skenë ku e kaluara dhe politika bashkohen në një duel pa fund, figura e Sali Berishës vazhdon të ngjallë debate të zjarrta dhe kundërshti të thella. Ish-komunisti që sot akuzohet si “kalë troje” i shërbimeve të huaja, është një nga personazhet më kontroversë të historisë politike shqiptare. Muharrem Xhafa, ish-shefi i Edukimit në Komitetin Qendror të PPSH, i përmbys narrativat zyrtare dhe hedh dritë mbi një dosje të errët që përmban fakte dhe detaje të pakëndshme për kreun e Partisë Demorkatike, Sali Berisha.
    Në këtë intervistë ekskluzive për “SOT”, Xhafa trajton me guxim qëndrimet e Berishës ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, mohimin e 29 nëntorit si ditë çlirimi dhe lidhjet e dyshimta me ish-Sigurimin dhe agjencitë e huaja. Një portret i ndërtuar mbi fakte të hidhura, të cilat rrëzojnë legjendat dhe zbulojnë njolla të errëta në biografinë e një prej figurave më të forta dhe më të diskutueshme të Shqipërisë postkomuniste.
    Madje kjo intervistë e ish-funksionarit të Lartë të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, hap dyert e kujtesës historike, duke sfiduar atë që sot quhet e vërtetë dhe duke kërkuar drejtësi për kujtesën kolektive të kombit. Një bisedë që nuk duhet humbur për këdo që kërkon të kuptojë thelbin e politikës shqiptare dhe të kaluarës që ende ndikon në të ardhmen tonë.
     -Zoti Xhafa, pavarësisht se jemi në një klimë politike të tensionuar, do të dëshiroja një bisedë përtej aktualitetit, konkretisht për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dhe figurën e Sali Berishës, veçanërisht për periudhën para viteve ’90, por edhe për faktin se ai vijon të këtë alergji nga lufta partizane. Në mënyrë të përsëritur, Z. Berisha ka deklaruar se LANÇ ka qenë vëllavrasëse dhe ka akuzuar partizanët për gjenocid. Si e gjykoni këtë qëndrim? A deformon kjo historinë? Dhe a ka ndonjë të vërtetë në atë që thotë?
    Shiko, shoku Rigels. Kjo pyetje, ndonëse jashtë temës së ateizmit që kam trajtuar për gazetën “Sot”, është bërë me zgjuarsi dhe qëllim të qartë, ndaj do t’i jap një përgjigje të merituar. Qëndrimi i z. Berisha ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk është as i ri, as befasues. Është një qëndrim i vjetër, i përdorur dhe ripërdorur në funksion të interesave politike të tij, që sot tingëllon si një jehonë e zbehtë dhe e zhurmshme e një të shkuare që ai vetë është përpjekur ta mohojë e ta deformojë. Kjo deklaratë nuk është veçse një kopje e zvetënuar e frazave të dikurshme të tij, që në thelb synojnë të justifikojnë devijimet e qëndrimeve të mëparshme kur ishte në pushtet.
    Nuk duhet harruar se Berisha, dikur, kur pushteti popullor ishte ende në fuqi, nuk lejonte askënd të cenonte figurën e LANÇ-it apo datat historike si 29 nëntori. Por sot, ndryshe nga dje, “dallëndyshja ka kthyer drejtimin”. Historikisht, LANÇ-i është luftuar e baltosur nga organizatat balliste e zogiste, të cilat bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë dhe i shërbyen interesave të huaja. Edhe pas çlirimit, këto mbeturina politike e ideologjike vazhduan ta përçmonin LANÇ-in, edhe pse në publik shpesh hiqeshin si mbështetës të pushtetit. Me shumë gjasë, z. Berisha, në atë periudhë, ka qenë në një linjë të heshtur me këto qëndrime, edhe pse formalisht i kishte dënuar. Pas vitit 1990, kur këto forca dolën sërish hapur në skenën politike, Berisha, tashmë President, u bë zëdhënësi i tyre i ri.
    Që atëherë nisi dhe një fushatë e gjatë për ta rishkruar historinë dhe për të zhbërë lavdinë e LANÇ-it. Por është e papranueshme të cilësosh si “vëllavrasëse” një luftë që e kanë njohur dhe vlerësuar si çlirimtare vetë aleatët e mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore – SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik – dhe që nuk është cilësuar e tillë as nga vetë pushtuesit italo-gjermanë. Partizanët shqiptarë, të organizuar në 24 brigada sulmuese, luftuan për çlirimin e vendit dhe jo për hakmarrje apo krime. Po të ishin kryer gjenocide, Shqipëria do të ishte përmendur në rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, veçanërisht si vend socialist në një kontekst të përhershëm vëzhgimi.
    Këto akuza janë trashëguar nga gjuhët e humbësve të luftës – ballistë, zogistë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve – dhe sot përçohen nga trashëgimtarët e tyre ideologjikë dhe nga zëra që janë në shërbim të agjenturave antishqiptare. Por historia nuk shkruhet me inat politik apo urrejtje personale. LANÇ-i ishte, është dhe do të mbetet një nga faqet më të ndritura të historisë së popullit shqiptar. Ajo do të jetojë sa të jetojë kujtesa kombëtare dhe ndjenja e drejtësisë në këtë vend.
    – Sali Berisha duket i vetmuar në betejën e tij kundër 29 nëntorit, një datë e shenjtë për shqiptarët, që shënon çlirimin e vendit nga okupatori nazi-fashist dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe pavarësisë… Pse Berisha ka ketë urrejtje për LANÇ?
    Sali Berisha nuk është i vetëm në betejën e tij kundër 29 nëntorit; ai ka edhe mbështetës që e ndjekin në këtë qëndrim. Megjithatë, as ai dhe as ata nuk e njohin 29 nëntorin si Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, jo për shkak të mosnjohjes së së vërtetës së LANÇ-it, por sepse kështu u është urdhëruar të veprojnë nga interesat që përfaqësojnë. Unë, nga ana ime, jam kundër rendit shoqëror borgjez dhe për pasojë kundër padrejtësive që vijnë prej tij, por nuk mund të pranoj mohimin e 29 nëntorit si një datë historike e shenjtë për shqiptarët.
    Berisha dhe aleatët e tij kanë urdhëruar një narrativë të ndryshme, e cila është në kundërshtim me realitetin historik të luftës çlirimtare. Kjo luftë, që nisi në vitin 1942, kaloi kufijtë e tokës shqiptare dhe është dëshmi e lavdishme e rezistencës dhe bashkimit të popullit tonë kundër okupatorëve nazi-fashistë. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e urrejnë LANÇ-in jo sepse nuk e njohin të vërtetën, por sepse kështu u kërkohet nga ata që duan të minojnë unitetin dhe krenarinë kombëtare. Në fund të fundit, historia e vërtetë nuk mund të mohohet dhe 29 nëntori do të mbetet gjithmonë një simbol i çlirimit dhe shpresës për shqiptarët.
    -Pse PD-ja nuk e njeh 29 nëntorin si Ditë Çlirimi?
    Së pari, duhet të theksoj se 29 nëntori është një festë zyrtare dhe ditë pushimi kombëtar, e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Shqipërisë. Pavarësisht nëse dikush është dakord apo jo me këtë, zbatimi i Kushtetutës është detyrim për të gjithë, dhe më së paku, kushdo duhet të respektojë këtë fakt dhe të heshtë. Së dyti, qëndrimi i Sali Berishës për 29 nëntorin është njësoj si ai i Partisë Demokratike. Pyetja është: cilat nga arritjet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe rendit socialist i ka njohur PD-ja dhe Sali Berisha? Edhe pse brenda PD-së ka njerëz që me zemër e pranojnë 29 nëntorin, pak kush ka guxim t’i kundërvihet Berishës. Ai nuk është vetëm ish-komunisti antikomunist i PD-së; shumë prej anëtarëve të saj janë bij e bija, nipër e mbesa të ish-komunistëve dhe kuadrove të sistemit socialist.
    -A kanë dhënë ballistët dhe zogistët ndonjë kontribut në çlirimin e vendit?
    Nuk kam qenë vetë pjesë e ushtrisë partizane, por në studimet e mia kam përmendur se disa bijë të ballistëve dhe zogistëve, për shkak të bindjeve personale dhe mosmarrëveshjeve me familjet e tyre, janë bashkuar me radhët partizane dhe disa prej tyre dhanë edhe jetën për çlirimin e Shqipërisë. Megjithatë, unë i konsideroj ata pjesë të LANÇ-it, jo të ballistëve apo zogistëve, pasi kanë luftuar si partizanë. Ballistët dhe zogistët në përgjithësi nuk iu bashkuan luftës çlirimtare, përkundrazi, ata bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë dhe sulmuan partizanët dhe popullin që kërkonte lirinë. Prandaj, nuk mund të quhen kontribues të LANÇ-it ata që kanë bashkëpunuar me okupatorët.
    – A ka të dhëna që e lidhin Sali Berishën me ish-Sigurimin e Shtetit apo me agjenturat e huaja?
    Dua të theksoj qartësisht se në intervistat dhe shkrimet e mia për gazetën “Sot” nuk jam marrë drejtpërdrejt me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, as me agjenturat e huaja apo me dokumentacionin e tyre. Kjo temë është shumë sensitive dhe kërkon hetime dhe përgjegjësi të posaçme nga organet kompetente, ndaj unë nuk kam ndërmarrë ndonjë hulumtim apo denoncim të drejtpërdrejtë në këtë drejtim. Megjithatë, bazuar në informacionet që kam lexuar nga media të ndryshme dhe nga gazetat që merren me këtë fushë, përfshirë edhe publikimet e gazetës tuaj, del një tablo që Sali Berisha ka pasur lidhje me agjenturat e huaja, madje në disa raste është përmendur si agjent apo madje super agjent i tyre.
    Kjo është një çështje tepër serioze dhe e rëndësishme, që patjetër duhet të trajtohet dhe të verifikohet me përgjegjësi nga institucionet shtetërore që kanë kompetencën për hetimin e çështjeve të sigurisë kombëtare. Mungesa e ndonjë përgjigjeje apo sqarimi zyrtar nga ana e zotit Berisha, përkundrazi heshtja e tij në këtë çështje, ngjall natyrshëm shumë dyshime dhe spekulime. Është po ashtu e rëndësishme të përmendet se ata që kanë folur dhe shkruar për këto lidhje nuk janë persona të rastësishëm apo me interesa personale të parëndësishme, por figura serioze dhe institucione me peshë në arenën publike dhe mediatike, çka i bën akuzat dhe aludimet edhe më domethënëse.
    Prandaj, për të sqaruar plotësisht dhe për të vënë të gjitha faktet në vend, duhet një hetim transparent dhe i thelluar nga organet përgjegjëse, që të zbardhet e vërteta dhe të mos lihen hapësira për keqkuptime apo spekulime të mëtejshme.
    Intervistoi: Rigels Seliman

  • Agjenti që festonte çlirimin dhe sulmon luftën partizane, kush është në të vërtet Sali Berisha, komunist i zjarrtë…

    Agjenti që festonte çlirimin dhe sulmon luftën partizane, kush është në të vërtet Sali Berisha, komunist i zjarrtë…