Tag: huaja

  • Seanca e fundit e parlamentit, Kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator

    Seanca e fundit e parlamentit, Kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sot Parlamenti po zhvillon seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Në rend janë 10 çështje për t’u diskutuar mes të cilave raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.
    Në rend dite janë një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila mori “Ok” pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, në rend dite është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.
    Krahas rendit të ditës, diskutime pritet të ketë edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.
    Projektligjet e tjera që janë parashikuar janë ai për investimet e huaja, për rezervat materiale të shtetit, për markat tregtare, për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe ai për pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.
    Në 10 shtator do të mblidhet parlamenti i ri e 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të nisin mandatin për 4 vitet e ardhshme./ZËRI

  • Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

    Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

    Sot parlamenti do të zhvillojë seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e te, por nga java e ardhshme nuk do të kenë më ‘fuqi’ për të miratuar ligje.
    Seanca nis në orën 10:00 dhe në rend dite është janë një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila mori “Ok” pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, në rend dite është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.
    Krahas rendit të ditës, diskutime pritet të ketë edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.
    Projektligjet e tjera që janë parashikuar janë ai për investimet e huaja, për rezervat materiale të shtetit, për markat tregtare, për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe ai për pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.
    Gjithashtu, në axhendë janë përfshirë dy marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me kërkimin-shpëtimin ajror dhe lehtësimin e tregtisë elektronike.
    AXHENDA:
    II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.
    2. Njoftime.
    3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.
    4. Akti normativ nr. 6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025″”, i ndryshuar.
    5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.
    6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.
    7. Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.
    8. Projektligji “Për markat tregtare”.
    9. Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.
    10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
    11. Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.
    12. Projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.
    13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i ndryshuar.
    14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

  • Mblidhet Kuvendi të enjten. Diskutohen investimet e huaja dhe strategjia kombëtare kundër dezinformimit

    Mblidhet Kuvendi të enjten. Diskutohen investimet e huaja dhe strategjia kombëtare kundër dezinformimit

    Kuvendi mblidhet ditën e enjte më 3 korrik.
    Në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, bëhet me dije se në rendin e ditës do të diskutohet për disa çështje, përfshirë projektligjin për investimet e huaja dhe strategjinë kombëtare kundër dezinformimit.

    Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.2. Njoftime.3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.4. Akti normativ nr. 6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit2025″”, i ndryshuar.5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillittë Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë sëRepublikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë sëVeriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës sëSllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin nëfushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.6.Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjessë Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.7. Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.8. Projektligji “Për markat tregtare”.9. Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetete drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, indryshuar.11. Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.12. Projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dheDezinformimit”.13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, indryshuar.14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimine anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen edokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

  • Këmbimi valutor/ Me sa shiten e blihen valutat e huaja sot

    Këmbimi valutor/ Me sa shiten e blihen valutat e huaja sot

    Sot, më 2 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë.
    Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.3 lekë.
    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.
    Paundi britanik blihet me 113.1 lekë dhe shitet me 114.5 lekë.
    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.3 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.
    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për valutat e huaja kryesore:

  • Lufta ndaj dezinformimit, Braçe paraqet në Kuvend pas 14 muajsh pune dokumentin e strategjisë kombëtare

    Lufta ndaj dezinformimit, Braçe paraqet në Kuvend pas 14 muajsh pune dokumentin e strategjisë kombëtare

    14 Muaj pas krijimit komisioni i posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në demokracinë e vendit, e ka një produkt final strategjinë kombëtare 2025-2030.

    Erion Brace i bëri një përmbledhje shtyllave kryesore të strategjisë e cila do ti shkoj për votim parlamentit.
    “Strategjia Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030 është dokumenti i parë gjithëpërfshirës në Shqipëri që adreson drejtpërdrejt fenomenet e FIMI. Ajo synon të përcaktojë një platformë të unifikuar veprimi, ku përfshihen objektivat, prioritetet dhe masat kryesore për mbrojtjen e shtetit, shoqërisë dhe qytetarëve nga ndërhyrjet e huaja keqdashëse, përfshirë dezinformimin.
    Strategjia respekton plotësisht shtetin e së drejtës dhe liritë kushtetuese – ajo mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë”, tha Erion Braçe.
    Sipas Erion Braces kjo strategji lidhet ngushtësisht me sigurinë Kombëtare.
    “OBJEKTIVI I: Ngritje dhe konsolidim i kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore. Përforcimi i mbrojtjes ligjore dhe mekanizmave të monitorimit për proceset zgjedhore.
    Rritja e transparencës dhe krijimi i mekanizmave për mbikëqyrjen e financimeve politike.
    Forcimi i përgjegjësisë dhe koordinimi ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.
    OBJEKTIVI II: Mbrojtja e Sigurisë Kombëtare nga ndërhyrjet e huaja keqdashëse
    OBJEKTIVI III: Mbrojtja e ekonomisë kombëtare dhe sektorëve të tjerë kritike
    Përforcimi i kuadrit ligjor dhe praktikës për mbrojtjen nga ndërhyrjet e huaja në investime strategjike dhe infrastrukturë kritike
    Adresimi i kërcënimeve ndaj sektorëve strategjikë dhe sistemit financiar të ekonomisë   
    OBJEKTIVI IV: Mbrojtja dhe forcimi i lirisë së shprehjes, lirisë së medias, si dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit publik kundër dezinformimit
    Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të luftuar dezinformimin
    Mbështetja e gazetarisë investigative dhe kërkimit të pavarur të fakteve në luftën kundër dezinformimit
    Promovimi i informacionit të besueshëm, rritja e ndërgjegjësimit e edukimit mediatik, si dhe fuqizimi i aftësive digjitale të qytetarëve, me qëllim forcimin e rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit”, shpjegon Braçe.
    Kjo strategji është produkt i kontributin e ekspertëve, shoqërisë civile dhe mbështetjen teknike të OSBE dhe BE-s.
     
     
     
     

    Top Channel

  • ‘Dezinformimi’/ Miratohet strategjia kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Forcon sigurinë kombëtare

    ‘Dezinformimi’/ Miratohet strategjia kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Forcon sigurinë kombëtare

    Në mbledhjen e fundit për këtë legjislasturë, Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, miratoi Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit. Kryetari i komisionit, Erion Braçe specifikoi 4 objektivat kryesorë dhe efektet që priten nga implementimi i strategjisë.
    “I pari ngritja dhe konsolidimi i kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore, përforcimi i mbrojtjes ligjore dhe mekanizmave të monitorimit, rritja e trasnparencës dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e financimeve politike, forcimi i përgjegjësisë dhe koordinimi për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja. I dyti, mbrojtja e sigurisë kombëtare nga ndërhyrjet e huaja. I treti, mbrojtja e ekonomisë dhe sektorëve të tjerë kritikë. I katërti, mbrojtja dhe forcimi i lirisë së shprehjes dhe medias dhe rritja e ndërgjegjësimit së opinionit publik kundër dezinformimit.”, tha ai.
    Ai solli si shembull ndikimin e lajmeve të rreme gjatë pandemisë së Covid-19 dhe konflikteve të armatosura, si lufta në Ukrainë, ndërsa shtoi se do të rrisin bashkëpunimin me NATO-n dhe BE në adresimin  e rreziqeve hibride.
    “Në cilësinë e një vendi partner, Shqipëria synon të intensifikojë bashkëpunimin me NATO-në dhe BE-në për adresimin e rreziqeve hibride. Kjo nënkupton shkëmbimin e informacionit, ndarjen e praktikave më të mira dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj fushatave keqdashëse informative në nivel rajonal dhe global”, theksoi Braçe.
    Braçe theksoi gjithashtu se, “është parashikuar ngritja e një Komiteti ndërinstitucional ose mekanizmi koordinues që do të mbikëqyrë zbatimin e strategjisë hap pas hapi në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin”.

  • Pronat “gllabërojnë” paratë e të huajve në Shqipëri! Turqia, Holanda dhe Italia kryesojnë me investimet

    Pronat “gllabërojnë” paratë e të huajve në Shqipëri! Turqia, Holanda dhe Italia kryesojnë me investimet

    Më shumë turq, holandezë, italianë e austriakë po investojnë në Shqipëri. Sipas shifrave të fundit të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në mars vlera e investimeve të huaja ishte 362 milionë euro nga 354 milionë euro vitin e kaluar. Nga totali i investimeve të huaja, rezulton se një në shtatë leke të investuara nga të huajt në Shqipëri në tre muajit e parë erdhi nga Turqia. Edhe pse në rënie në raport me 3-mujorin e parë të 2024-ës, Turqia renditet e para me 50 milionë euro investime të huaja, ndjekur nga Holanda me 49 milionë euro, Italia 46 milionë dhe Austria me 31 milionë euro.
    Shifrat e Bankës së Shqipërisë sinjalizojnë për një ngadalësim të investimeve në tremujorin e parë të vitit, pasi janë në rënie në raport me prill-dhjetor 2024. Shkak për këtë janë bërë pasiguritë e shtuara në botë, që i kanë bërë të huajt më të kujdesshëm në investimet që bëjnë. Por edhe pse paratë po shpenzohen më me kujdes, përsëri sektori i pasurive të patundshme triumfon. Një në tre lekë të investuara në Shqipëri nga të huajt në tre muajit e parë të vitit, shkoi për blerje pronash. Shifrat e Bankës qendrore tregojnë se investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme nga janari në mars arritën në 104 milionë euro nga 84 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë. Sektori i dytë me vlerën më të madhe të investimeve është ai i aktiviteteve financiare dhe sigurimit me 75 milionë euro me rritje të lehtë në raport me vjet. Më pas është industria nxjerrëse me 51 milionë euro të hedhura aq sa ishte vlera edhe vjet në këtë tremujor.

  • VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    Disa ditë më parë, kryeministri Rama u shenjestrua nga disa media se jahtet apo anijet e huaja që ankorohen në Shqipëri, e marrin naftën me çmim vetëm 60 lekë për litër.
    I kthyer nga një udhëtim pune me anijet e flotës “Rozafa”, biznesmeni i njohur Gjegj Luca, tregon se edhe anijet e tij, në portet e huaja ku janë ankoruar, janë furnizuar me naftë thuajse me të njëjtin çmim.
    
    Jo vetëm kaq, Luca ka bërë publike edhe një faturë, ku tregon se anijet e tij e kanë marrë naftën me çmim 0.59 euro për litër, duke u rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.
    “Kujtuat që ju harrova? Ja sapo erdha nga Malta mendjen te ju e kam. Desha t’u kujtoj se edhe anijet edhe skafet apo jahtet shqiptare kudo ku të duan nëpër portet e botës furnizohen me naftë njësoj si këtu te ne, ashtu siç furnizohen të huajt. Mbajeni mend këtë informacion, nuk u gënjej se s’jam as portal e as gjobvënës!”, shkruan Gjergj Luca në publikimin e tij në rrjetet sociale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Investimet e huaja në Shqipëri/ Zbuloni tre vendet që kryesojnë në listë

    Investimet e huaja në Shqipëri/ Zbuloni tre vendet që kryesojnë në listë

    Investimet e huaja kapën vlerën e 362 milionë eurove në tremujorin e parë të vitit 2025.
    Pjesa më e madhe e financimeve shkoi për pasuritë e paluajtshme, ndërsa shteti që kryesoi investimet ishte Turqia.
    Gjatë periudhës janar-mars 2025, fluksi i parave nga jashtë rezulton rreth 15% më i ulët krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, çka tregon për një frenim të investimeve të huaja.
    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori më i financuar ishte ai i pasurive të paluajtshme, duke përqendruar pjesën më të madhe të kapitalit të huaj.
    Nga totali, 104 milionë euro ose 29% e shumës u kanalizua drejt ndërtimit, 21% në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 14% në industrinë nxjerrëse dhe 9% në industri përpunuese dhe tregti.
    Sa i përket vendeve investuese, Turqia kryeson me 49 milionë euro, duke përfaqësuar 14% të totalit të investimeve, ndjekur nga Holanda me 13.5%, Italia me 12.7% dhe Austria me 8.6%.
    Ndërkohë, investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan në nivelin më të ulët që nga viti 2022, duke zënë vetëm 3% të totalit.

  • 362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj

    362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj

    Investimet e huaja direkte vijojnë të qëndrojnë në nivele historike edhe për tremujorin e parë të këtij viti.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një fluks investimesh të huaja të cilat arrijnë vlerën e 362 milionë eurove, me një rritje prej 2.3% me bazë vjetore.
    Ashtu sikundër raportohet edhe nga INSTAT, aktiviteti i pasurive të paluajtshme listohet me kontributin më të madh të tërheqjes së investimeve të huaja direkte.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, ky zë regjistron 104 milionë euro investime.
    Më pas vijnë investimet në aktivitetin financiar dhe të sigurimit me 75 milionë euro, si dhe industria nxjerrëse me 51 milionë euro.
    Nga ana tjetër, forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor ka rritur edhe vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
    Sa i takon hartës prej nga vijnë investimet, lista kryesohet nga Turqia me rreth 50 milionë euro investime në Shqipëri, ndjekur nga Holanda, Italia e Gjermania, ndërsa për rreth  69 milionë euro investime nuk tregohet vendi i origjinës për arsye konfidencialiteti.
    Tv Klan