Tag: hoxhaj

  • Hoxhaj: Çmimet e medikamenteve janë të larta dhe ka mungesë efektiviteti

    Hoxhaj: Çmimet e medikamenteve janë të larta dhe ka mungesë efektiviteti

    I ftuar në Syri TV, me moderator Bled Marku, gazetari Juljan Hoxhaj foli për problemet serioze që lidhen me konsumimin e ilaçeve pa kontroll në Shqipëri.

    Hoxhaj theksoi se kjo situatë është pasojë e dobësive të përgjithshme të sistemit shëndetësor dhe ngriti shqetësimin e qytetarëve të Fierit për cilësinë dhe efektivitetin e medikamenteve, si dhe për çmimet e tyre shumë të larta në krahasim me vendet e tjera.

    “Kjo nuk është situatë e shkurtër, sepse vjen në vazhdën e të gjithë problemeve që lidhen me sistemin shëndetësor në Shqipëri. Nëse flasim për një sistem shëndetësor që ka problem në të gjitha aspektet e tij, nuk mund të mungojë as ky që duket si një pjesë e jashtme e sistemit shëndetësor, por që është pjesa më e rëndësishme e furnizimit me barna. Qytetarët e Fierit kanë ngritur një shqetësim në lidhje me cilësinë e ilaçeve dhe çmimin e tyre. Sot Shqipëria është një nga vendet që renditet me kostot më të larta përsa i përket shërbimeve shëndetësore në përgjithësi, por edhe kostove të medikamenteve. Një problem tjetër është edhe efektiviteti i medikamenteve që përdoren. Qytetarët tregojnë që medikamentet nuk janë efektive dhe ky është një problem i madh.” – tha Hoxhaj.

     

  • Farsa zgjedhore/ Hoxhaj: Shqipëria është në një pikë kritike nga gjithë masakra zgjedhore e 11 majit

    Farsa zgjedhore/ Hoxhaj: Shqipëria është në një pikë kritike nga gjithë masakra zgjedhore e 11 majit

    Në një intervistë për Syri TV, me moderatore Armela Ferko, gazetari Julian Hoxhaj ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se ato shënuan një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

    Ai u shpreh se, përveç manipulimeve dhe shkeljeve të drejtpërdrejta, qytetarët shqiptarë janë shtypur dhe blerë në mënyrë masive përmes përdorimit të pushtetit në zgjedhje. Hoxhaj theksoi se ky fenomen ka pasoja të rënda për demokracinë dhe shtetin ligjor, duke vënë në dukje se denoncimet e bëra dhe raportet e OSBE-OHDIR duhet të kenë një ndikim të fortë për të adresuar manipulimin e votës dhe përdorimin e shtetit për qëllime elektorale.

    “Ky është një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria sot është në një pikë kritike, jo vetëm për atë që ndodhi më 11 maj nën vetvete me të gjithë farsën dhe të gjithë maskaradën zgjedhore, por në të gjitha aspektet e demokracisë dhe të funksionimit të shtetit ligjor. Sot qytetarët shqiptarë, masivisht kanë dashur ndryshim, por në rrethana të ndryshme, janë shtypur, janë trysnuar, janë joshur dhe janë blerë në të gjitha format që ka përdorur pushteti në këto zgjedhje.

    Duhet patjetër të kuptojmë sa e rëndësishme është, po themi, kjo lloj joshjeje dhe kjo lloj blerjeje e momentit në raport me të ardhmen e fëmijëve të tyre që po rriten përditë. Ky lajm i mirë nga PPE duhet të përfshijë jo vetëm manipulimet që janë bërë publike dhe denoncimet, por mbi të gjitha duhet të shohë aspektet e tjera të përdorimit që e saktësoi raporti i OSBE-OHDIR. Ata thanë që shteti përdori të gjitha makineritë që ka në dispozicion për të blerë votën dhe kjo gjë duhet të merret parasysh.” – tha Hoxhaj.

     

  • Hoxhaj: ‘Treni Bullgar’, hedh në erë gjithë procesin e votimeve

    Hoxhaj: ‘Treni Bullgar’, hedh në erë gjithë procesin e votimeve

    I ftuar në edicion e lajmeve në Syri tv ka qene Gazetari Julian Hoxhaj. Në bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka komentuar problemin “Trenit Bullgar” në fletët e votimit që u zbuluan gjatë ditës së sotme në Tiranë.

    Julian Hoxhaj: Ky element tregon se në njësinë, në qendrën ku po qëndronte Ministri i Brendshëm, një nga njerëzit e akuzuar publikisht për përdorimin e aseteve shtetërore ne shërbim të tij, duke shpërndarë fletëpalosje me makinat e gardës dhe sigurisht duke përdorur edhe gjithë infrastrukturën shtetërore dhe pikërisht në këtë zonë dalin fletë të manipuluara. Flete të manipuluara, të falsifikuara që kanë manipuluar dhe kanë hedhur në erë të gjithë rezultatin.

    Pse e them këtë. Sepse mjafton një fletë e vetme e këtij sistemi që të komprometojë të gjithë qendrat e votimit të asaj zone.  Pra nëse janë gjetur tre fletë do të thotë që aty mund të janë futur me qindra e qindra fletë të plotësuara nga jashtë. Dhe ky është, të themi, një nga pikat kulminante të manipulimit të këtyre zgjedhjeve që u faktua sot. Por jo vetëm kaq. Ne kemi parë edhe që Edi Rama e dinte rezultatin. E  dinte sepse nuk  mund të ndodhë ndryshe që një kryeministër që kontrollon katër nga hallkat kryesore të shtetit sot që janë, një – bandat, dy – bashkitë, tre  – ministritë dhe të gjithë zinxhiri i drejtorive që ne i kemi denoncuar në “PLUG” se si drejtorët dhe gjithë pothuajse drejtoritë e rëndësishme u zhvendosën në Fier me Belinda Ballukun apo në qarqe të tjera dhe patjetër edhe elementë të tjerë të kapjes së shtetit janë kthyer sot në makineri elektorale. E pamë se çfarë ndodhi se çfarë ndodhi me 10 maj, e pame se çfarë ndodhi me 9 maj në Dibër. E pamë se si paratë e qytetarëve shqiptarë që shkojnë për tendera e investime publike, përfundojnë si para të pista për të blerë votën e tyre për të deformuar vullnetin e tyre dhe kjo është shumë skandaloze. Pamë se si drejtësia u bë një aktor, pa ja kërkuar kush SPAK-ut u bë aktor në këto zgjedhje dhe u bë aktor me idenë që se do të dilte garant i këtij procesi. Pra nëse ne sot kemi humbur besimin tek institucionet që organizojnë që nga KQZ që për mendimin tim është bërë palë e maskaradës zgjedhore e deri tek institucionet e tjera. Doli SPAK e u bë aktor para nisjes së fushatës dhe u bë aktor dhe cenoi në një farë mënyre besimin e qytetarëve shqiptarë….

  • Hoxhaj: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

    Hoxhaj: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

    Gazetari Juljan Hoxhaj, nga studio e edicionit informativ të mesditës në Syri TV, u shpreh se tregu i ndërtimit në Shqipëri ka hyrë në një periudhë stanjacioni, duke reflektuar një rënie të ndjeshme të numrit të shitjeve në krahasim me vitin e kaluar.

    Hoxhaj theksoi se në dy vitet e fundit, sektori ka regjistruar vetëm 2000-3000 kontrata shitjesh, një shifër shumë më e ulët se në vitin 2023, duke sugjeruar kështu një rënie të ndjeshme të aktivitetit dhe një ngadalësim të ritmit të ndërtimit dhe shitjes.

    Ai theksoi se ky është një sinjal i qartë për një problem të mundshëm në sektorin e ndërtimit, ku ndërtuesit, të cilët zakonisht ndërtojnë për të shitur, po përballen me një pasiguri në treg.

    Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi se një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë stanjacion është pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërtimit.

    Sipas tij, këto pasuri të dyshimta kontribuojnë në krijimin e një destabiliteti financiar në tregun imobiliar, i cili mund të sjellë pasojë negative për të gjithë ekonominë e vendit.

    Deklarata e plotë:

    “Prej së paku një viti ka nisur një farë stanjacioni sa i përket tregut imobiliar.  Ky stanjacion kishte disa elemente. Së pari, nuk kishte më shitje, kishte nisur rënia e numrit të shitjeve. Pra, në dy vitet e fundit, janë realizuar 2000-3000 kontrata shitjesh, pra akt marrëveshjesh që bëjnë ndërtuesit me blerësit etj., më pak se në vitin 2023.

    Ky ishte sinjali i parë që po jepej nga sektori i ndërtimit, që po shikohej se kishte një problem.

    Ndërtuesi që ndërton sigurisht do të ndërtojë për ta shitur, dhe në momentin që ka një lloj hezitimi sa i përket shitjes së ndërtimit, kjo është edhe flluska e parë që pasohet me elementë të tjerë.

    Elementi tjetër i rëndësishëm është ajo për të cilën kemi folur shpesh herë, pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit.

    Të gjitha raportet ndërkombëtare, edhe vetë SPAK, kanë ngritur më shumë shqetësimin se në sektorin e ndërtimit pastrohen para, ku nuk dihet burimi i tyre.

    Në emisionin “PLUG” kemi investiguar miliarda afera euro dhe një pjesë e madhe e këtyre parave të korrupsionit ka përfunduar në sektorin e ndërtimit.

    Goditja e këtyre parave, por edhe ajo që krimi i organizuar, përmes kompanive, arrin t’i depërtojë dhe t’i investojë në tregun imobiliar, ka krijuar një lloj destabiliteti financiar të ndërtuesit.

    Gjatë ditëve të fundit, kemi parë se pak kohë më parë, qeveria ka miratuar leje ndërtimi për disa kulla shumëkatëshe në kryeqytet dhe ka ndodhur që shumë ndërtues nga ata që kanë përfituar leje ndërtimi kanë hezituar të kryejnë investimet.

    Kjo do të thotë se janë përballur me një situatë të paprecedentë, që nuk ka ndodhur më parë, ku ndërtuesit tërhiqen nga ndërtimi i kullave”.

  • E qëlluan në derën e shtëpisë pa asnjë mbrojtje, si e gjeti vdekja Renato Hoxhajn nga dora e një vrasësi të huaj me…

    E qëlluan në derën e shtëpisë pa asnjë mbrojtje, si e gjeti vdekja Renato Hoxhajn nga dora e një vrasësi të huaj me…

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Dyshohet se autori i ngjarjes është një shtetas rumun, i cili ka kryer atentatin kundrejt pagesës. Renato Hoxhaj u qëllua në derën e banesës në Vlorë, ndërsa punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Fillimisht u dyshua se vrasja e tij ndodhi për çështje pronësie, por më vonë rezultoi se bëhet fjalë për një vrasje mafioze të porositur nga Dubai nga grupe kriminale. Dyshohet se Ronato Hoxhaj ishte informator i familjes Sinomati në Vlorë dhe të jetë ekzekutuar nga grupi kundërshtar.
    Çfarë ka ndodhur?
    Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Nga pamjet e sigurisë, autori i maskuar me kapele dhe shall ndërsa fytyrën e kishte mbuluar me një maskë kirurgjikale, qëlloi viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Viktima bënte një jetë modeste ndërsa ishte i pambrojtur me armë, një ngjarje e ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit, pa lëvizje dhe pa dëshmitarë.
    Pas krimit makabër policia gjeti në vendin e ngjarjes 4 gëzhoja, nga të cilat dy janë 9 mm ndërsa dy të tjerat janë të kalibrit të një arme tjetër. Kjo gjë ka çuar grupin hetimor në përfundimin se autori ka qenë vrasës profesionist me pagesë për vetë faktin se ka qëlluar me dy armë, por edhe për shkak se dy plumba viktima i ka marrë në kokë. Të tilla goditje kryhen nga vrasës me pagesë të cilët i shkojnë deri në fund atentatit. Sipas të dhënave është zbuluar nga kamerat e sigurisë se autori ka përdorur një makinë tip Range Rover para dhe pas krimit. Por pavarësisht kontrolleve ky automjet nuk është gjetur. Burimet thonë se agresori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë që sipas hetuesve është vënë në dispozicion nga i ndaluari i vetëm Eris Mehmetaj.
    Automjeti tip Range Rover sport është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë që mund të çojë në gjetjen e tij. Nga verifikimet e kryera është provuar se ky mjet është blerë në Tiranë rreth 3 javë para krimit të rëndë. Për këtë hetuesit kanë marrë edhe dokumentacionin e plotë. Pavarësisht pretendimeve Eris Mehmetaj vijon t’i qëndrojë faktit se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje kriminale, ngjason me vrasjen e biznesmenit Ardian Nukulaj, i cili u ekzekutua më 19 prill në lokalin e tij në zonën e Shëngjinit, nga një shtetas portugez. Biznesmeni i ndjerë u mbajt në mbikëqyrje të plotë nga aglezi Steven Hun, i cili qëndroi në hotelin e biznesmenit deri në ekzekutimin e tij.

  • Vrasja e  Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

    Vrasja e Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

    Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.
    Emisioni “Në Shënjestër” , ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.
    I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.
    Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.
    Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.
    Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.
    Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.
    Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.
    Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.
    Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.
    Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.
    Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?

  • Kush po i vret dëshmitarët e fundit? / Renato Hoxhaj informator i një bande…lidhja me Roan Brahimin e vrarë në Greqi

    Kush po i vret dëshmitarët e fundit? / Renato Hoxhaj informator i një bande…lidhja me Roan Brahimin e vrarë në Greqi

    Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.
    Emisioni “Në Shënjestër” në News24, ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.
    I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.
    Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.
    Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.

    Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.
    Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.
    Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.
    Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.
    Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.
    Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.
    Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?
    =

  • Vrasja në Vlorë/ Renato Hoxhaj u qëllua me dy armë të ndryshme

    Vrasja në Vlorë/ Renato Hoxhaj u qëllua me dy armë të ndryshme

    58-vjeçari, Renato Hoxhaj u qëllua nga dy armë zjarri, mëngjesin e 17 prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
    Kjo e dhënë është zbuluar nga policia dhe prokuroria e Vlorës, pas ekspertizës së 3 predhave që i morën jetën 58-vjeçarit, nga ku rezultoi se vrasësi ka përdorur dy armë të ndryshme.
    Për hetuesit, kjo shton akoma më shumë dyshimet, se vrasësi ka qenë qitës profesionist dhe me pagesë.
    Ndonëse lëvizjet e autorit janë ekspozuar në disa pamje kamerash sigurie në zonën ku ndodhi ngjarja, policia ende nuk ka mundur të identifikojë atë.
    Grupi hetimor është vënë në kërkim të automjetit që ai ka përdorur si para dhe pas ngjarjes.
    Bëhet fjalë për një fuoristradë “Range Rover”, e cila rezulton e blerë në Tiranë në muajin Prill. Ky automjet sipas burimeve i është vënë në dispozicion vrasësit nga Eris Mehmeti, i arrestuar nga policia e Vlorës.
    Gjetja e kësaj makine, për hetuesit konsiderohet me tepër rëndësi pasi sipas tyre, përmes saj mund të shkohet në identifikimin e vrasësit të 58-vjeçarit.
    Renato Hoxhaj, i cili më herët ka mbajtur emrin Alfred, u qëllua me 3 plumba sapo doli nga banesa e tij mëngjesin e së dielës së shkuar.
    Ndonëse ai nuk rezultonte një person me precedent, hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i tij mund të ketë ardhur për shkak të lidhjes që ai kishte me një grup kriminal.
    Tv Klan

  • Renato Hoxhajn e ekzekutoi vrasësi me pagesë? Kush e porositi vrasjen e 58-vjeçarit në Vlorë

    Renato Hoxhajn e ekzekutoi vrasësi me pagesë? Kush e porositi vrasjen e 58-vjeçarit në Vlorë

    Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e datës 27 prill në Vlorë ku u ekzekutua pranë banesës së tij 58 vjeçari Renato Hoxhaj.
    Në vendngjarje për ekzekutimin e Renato Hoxhaj janë gjetur 4 gëzhoja, nga të cilat dy janë 9 mm ndërsa gëzhojat e tjera janë te kalibrit të një arme tjetër.
    Kjo ka çuar grupin hetimor ne konkluzion se autori ka qenë vrasës profesionist me pagesë për faktin se ka qëlluar me dy armë por edhe se dy plumba viktima i ka marrë në kokë.
    Të tilla goditje kryhen nga vrasës me pagesë të cilët i shkojnë deri në fund atentatit.
    Grupi hetimor konfirmon se janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa dyshohet se vrasja është urdhëruar nga një grup kriminal.

  • Renato Hoxhajn e ekzekutoi vrasësi me pagesë? Kush e porositi eliminimin e 58-vjeçarit në Vlorë

    Renato Hoxhajn e ekzekutoi vrasësi me pagesë? Kush e porositi eliminimin e 58-vjeçarit në Vlorë

    Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e datës  27 prill në Vlorë ku u ekzekutua pranë banesës së tij 58 vjeçari Renato Hoxhaj.

    Në vendngjarje për ekzekutimin e Renato Hoxhaj janë gjetur 4 gëzhoja, nga të cilat dy janë 9 mm ndërsa gëzhojat e tjera janë te kalibrit të një arme tjetër.
    Kjo ka çuar grupin hetimor ne konkluzion se autori ka qenë vrasës profesionist me pagesë për faktin se ka qëlluar me dy armë por edhe se dy plumba viktima i ka marrë në kokë.
    Të tilla goditje kryhen nga vrasës me pagesë të cilët i shkojnë deri në fund atentatit.
    Grupi hetimor konfirmon se janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa dyshohet se vrasja është urdhëruar nga një grup kriminal.

    Top Channel