Dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi.
Ky vendim shkaktoi tensione në gjyq dhe nuk u pranua nga familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi. Në një intervistë për A2CNN nëna e të ndjerit tregon se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit.
Po ashtu familja e 20-vjeçarit hedh akuza ndaj sistemit të drejtësisë se kanë manipuluar të vërtetën dhe se po fshehin edhe dy autorët e tjerë Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt dhe Ensi Mazen.
Nëna e të ndjerit akuzon edhe prokurorin Albert Demirneli se ka manipuluar ngjarjen. Fakt që vërtetohet edhe në dosjen hetimore ku në konkluzionet perfundimtare prokurori thotë që nxjerrja e mjetit prerës është bërë nga viktima dhe ky i fundit ka sulmuar i pari Akselin. Ndërkohë që Aksel Hoxhaj ka pohuar vetë në gjyq që thika ishte e tij dhe e mbante sepse hapte kutiat e kremit te dyqani i babait. Po ashtu sipas ekspertit të videos Akseli ka sulmuar i pari.
Familja e Stiven Toshkëzit akuzon babain e Ensi Mazes për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë për të amnistuar autorët e vrasjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur konflikt me Stiven Toshkëzin pasi ky i fundit ishte konfliktuar fizikisht me mikun e tyre Arbër Murataj.
Më 18 prill dy të rinjtë Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale për të riun.
Tag: hoxhaj
-

Apeli uli dënimin për Axel Hoxhajn, familja e viktimës akuza drejtësisë: Beteja jonë nis tani!
-

Apeli uli dënimin për Hoxhajn, familja e viktimës: Beteja jonë nis tani
Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi. Ky vendim shkaktoi tensione në gjyq dhe nuk u pranua nga familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi. Nëna e të ndjerit tregon se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit. Po ashtu familja e 20-vjeçarit hedh akuza ndaj sistemit të drejtësisë se kanë manipuluar të vërtetën dhe se po fshehin edhe dy autorët e tjerë Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt dhe Ensi Mazen.
Nëna e të ndjerit akuzon edhe prokurorin Albert Demirneli se ka manipuluar ngjarjen. Fakt që vërtetohet edhe në dosjen hetimore ku në konkluzionet përfundimtare prokurori thotë që nxjerrja e mjetit prerës është bërë nga viktima dhe ky i fundit ka sulmuar i pari Akselin. Aksel Hoxhaj ka pohuar vetë në gjyq që thika ishte e tij dhe e mbante sepse hapte kutitë e kremit te dyqani i babait. Po ashtu sipas ekspertit të videos Akseli ka sulmuar i pari.
Familja e Stiven Toshkëzit akuzon babain e Ensi Mazes për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë për të amnistuar autorët e vrasjes. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur konflikt me Stiven Toshkëzin pasi ky i fundit ishte konfliktuar fizikisht me mikun e tyre Arbër Murataj. -

12 vite burg për vrasësin e Stiven Toshkëzit, familjarët reagojnë ashpër në gjykatë, shoqërohen në Polici
Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkëzi
TIRANË-Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi I Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie. Ulja e dënimit ka shkaktuar tension në gjyq, ku policia ka bërë shoqërimin në komisariat të familjarëve të të ndjerit Stiven Toshkesi. Aktualisht në komisariat ndodhen nëna e të riut Toshkesi, vëllai dhe kunata.
Fajtor për “moskallëzim krimi” është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut.20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill 2024 në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.
Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte. -

PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme për të zgjedhur Kryetarin e ri. Kjo Konventë vjen, pasi më 12 nëntor Memli Krasniqi dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik. Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për lider të kësaj partie.
Hamza ka deklaruar se e ndërmerr këtë hap me “përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë”, duke theksuar se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.
Edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar të partisë, por sipas tij kjo është e kushtëzuar me shtyrje të Konventës.
Hoxhaj i ka bërë thirrje Kryesisë së PDK që ta shtyjë për një javë Konventën për një javë, kërkesë që kjo nuk duket se është aprovuar, pasi nuk ka një njoftim zyrtar nga kjo parti për një gjë të tillë.
Enver Hoxhaj e kishte ftuar Bedri Hamzën në një debat televiziv mes atyre dyve.Se kush do të marrë drejtimin e PDK-së, pritet të bëhet e ditur sot në orën 17:00 me nisjen e punimeve të Konventës. -

REL: Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.
Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime.
Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.
“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.
REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës.
Por, të premten më vonë, Hoxhaj duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, la të kuptohej se ai do të luftojë për ta bindur partinë ta shtyjë mbajtjen e Konventës, për ta siguruar mbështetjen e delegatëve të partisë për të garuar.
Sipas statutit të PDK-së, një kandidat duhet t’i ketë nënshkrimet e 50 delegatëve dhe kandidaturën duhet ta paraqesë deri në pesë ditë para mbajtjes së Konventës.
Kjo nënkupton se, nëse Konventa mbahet të hënën, Hoxhaj nuk do të mundë të garojë.
“Është në natyrën njerëzore të luftojmë në situata të tilla. Unë do ta bëj betejën time deri në fund”, tha Hoxhaj.
Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.
Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.
Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.
“PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.
Kandidatura eventuale e Hoxhajt
Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.
Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.
Nëse Hoxhajt i mundësohet të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.
Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.
“Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.
A mund të sjellë ndryshime Hamza?
Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet.
“Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.
Nën udhëheqjen e Krasniqit – nga viti 2021 – PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.
Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal.
Brenda PDK-së kishte përçarje në Drenas, të cilat u bënë të qarta kur partia nuk e nominoi për kryetar Ramiz Lladrovcin, njeriun i cili e kishte udhëhequr këtë komunë qysh nga viti 2016.
Lladrovci garoi si i pavarur dhe e mposhti të nominuarin e PDK-së, Petrit Hajdarin, duke e fituar garën bindshëm në rundin e parë më 12 tetor.
Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.
“Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.
Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.
Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.
“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.
PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.
Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës.
Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.
Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020./REL -

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa
Enver Hoxhaj ka bërë me dije sot më 14 nëntor se mund të hyjë në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, por vetëm nëse data e Konventës do të zgjatet.
Ai deklaroi në intervistën e dhënë për Klan Kosova se largimin e Memli Krasniqit nga drejtimi i partisë e ka mësuar përmes mediave.
PDK-ja tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjen e udhëheqësit të ri, pas dorëheqjes së papritur të Krasniqit. Ndërkohë, Bedri Hamza ka shpallur më herët ambicien e tij për të marrë drejtimin e partisë, duke synuar ta kthejë atë në “forcën kryesore politike të vendit”.
Të mërkurën, Memli Krasniqi, që mbante detyrën e kryetarit, dha dorëheqje në mënyrë të befasishme dhe caktoi Konventën për 17 nëntor, duke theksuar se partia ka nevojë për një energji të re dhe një kapitull të ri për “familjen demokratike”.
Vetëm një ditë pas kësaj, Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, konfirmoi se do të hyjë në garë për të marrë drejtimin e partisë, me premtimin për ta rikthyer PDK-në në pozicionin e saj kryesor në skenën politike të Kosovës. -

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.
Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime.
Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.
“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.Enver Hoxhaj.
PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.
REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës.
Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.
Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.
Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.
“PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.
Kandidatura eventuale e Hoxhajt
Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.
Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.
Nëse Hoxhaj vendos të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.
Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.
“Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.
A mund të sjellë ndryshime Hamza?Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet.
“Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.
Nën udhëheqjen e Krasniqit – nga viti 2021 – PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.
Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake.Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.
“Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.
Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.
Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.
“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.Bedri Hamza (majtas) e synon pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.
Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës.
Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.
Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020./REL -

REL/ Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.
Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime.
Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.
“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.
REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës.
Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.
Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.
Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.
“PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.
Kandidatura eventuale e Hoxhajt
Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.
Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.
Nëse Hoxhaj vendos të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.
Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.
“Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.
A mund të sjellë ndryshime Hamza?
Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet.
“Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.
Nën udhëheqjen e Krasniqit – nga viti 2021 – PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.
Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake.
Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.
“Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.
Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.
Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.
“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.
PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.
Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës. Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.
Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020. -

Gili Hoxhaj: Ata që e jetuan jetën para nesh…
Ata që e jetuan jetën para neshkanë gjithmonë një mënyrëpër të na rrëfyertë shkuarën e tyrese sidashuria peshontemë rëndë në zemërdhe më pak mbi fjalëtSi bota ishte më e madhee malli dhe më i madhshtëpia më e vogëlpër aq shumë njerëz,por që ruante vend dhe për të tjerëKur ata flasin, mallëngjehemiveç me mënyrën e rrëfimitpër të jetuar kandshëmmomentinkur bota ndalej në një filxhan kafejeku dikush besonte se di tëlexojë rrugët që e presin tjetrinAtëbotëLajmet përcilleshin ngadalëdhe deri kur vinin,më e keqja kishte kaluarAty dashuria mbillejdhe rritej në shtëpidhe s’jepej ‘hua’e fotografitë ishin veç kujtimeqë s’ishte e thënë t’i pëlqenin dikujtJeta matej me veprimetë voglaku secili kishte aqsa kishte për t’i dhënë tjetritAta që jetuan jetën para neshdhe e jetojnë pjesën e mbetur me nekur zhyten në kujtimesikur i ecin me këmbëe jo mendje shekujt pas neshE vështirë është rruga e kthimitkëtu ku shkruajmë më shumëe flasim më pak, ne, me njëri-tjetrin.
ObserverKult
Lexo edhe:
KENNETH PATCHEN: “AJO QË DOJA TË DIJA ËSHTË”
-

Gjykata Speciale? Enver Hoxhaj: Nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja!
Në një intervistë për RTSH ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, analizoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, si dhe ecurinë e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Ai u shpreh se procesi gjyqësor në Hagë ka treguar qartë se nuk ka prova të besueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe se drejtësia do të triumfojë.
“Procesi deri tani ka treguar që Prokuroria nuk ka dëshmi të mirëfillta dhe jeni të sigurt që z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi do të jenë triumfues në fund të procesit dhe do t’i kthehen familjes, por edhe jetës politike në Kosovë,” deklaroi Hoxhaj.
Ai e cilësoi këtë proces si një goditje në raport me Kosovën dhe me imazhin e saj ndërkombëtar, duke shtuar se Gjykata Speciale ka tejkaluar mandatin dhe misionin e saj.
“Kjo ka qenë një goditje në raport me Kosovën. Peizazhi ndërkombëtar, qoftë edhe situata brenda shteteve perëndimore dhe kudo në botë, tregon që kjo Gjykatë është e tepërt në mandatin dhe misionin e saj,” tha ai.
Hoxhaj shprehu shpresën se pranvera e vitit të ardhshëm do të sjellë lajme të mira për liderët që ndodhen në mënyrë të padrejtë në Hagë.
“Unë shpresoj që në pranverën e vitit të ardhshëm ky proces të mbyllet me lajme të mira për liderët që ndodhen në mënyrë të padrejtë në Hagë.”
Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, Hoxhaj theksoi se ajo ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, dhe se ishte më e udhës të themelohej nga institucionet e Kosovës sesa nga OKB.
“Ka qenë një kërkesë që më mirë të themelohej nga Kosova sesa të themelohet një gjykatë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mendoj se këtu duhet të kërkohet një përgjigje e tillë, dhe jo në Tiranë.”
Hoxhaj vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë në protestën e zhvilluar në Tiranë për nder të luftës së UÇK-së, duke shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që iu bashkuan këtij akti simbolik të kujtesës dhe solidaritetit.
Në lidhje me debatin politik mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Hoxhaj u shpreh se Kurti duhet të kishte bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën për UÇK-në në Tiranë, dhe jo të përpiqej ta godiste atë përmes një lufte hibride.
“Mendoj se Kurti duhet të bënte thirrje për rritjen e pjesëmarrjes masive në protestën e UÇK-së në Tiranë dhe mos ta godiste nëpërmjet një lufte hibride këtë gjëmë madhështore që po zhvillohej në Tiranë.”
Ish-ministri Hoxhaj, kërkoi reflektim politik dhe institucional për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së dhe për të garantuar drejtësi për liderët që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në paraburgim.