Tag: hotit

  • Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen dy policë në doganën e Hanit të Hotit (Emrat)

    Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen dy policë në doganën e Hanit të Hotit (Emrat)

    Dy punonjës policie të pikës kufitare të Hanit të Hotit u pezulluan nga detyra dhe u vendosën në masën “detyrim paraqitjeje”, pasi lejuan kalimin e një kamioni që transportonte 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me marijuanën.

    Bëhet fjalë për: Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit” dhe Elvis Kuti, me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.

    Në një njoftim për mediat, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) tha se masat ndaj dy punonjësve lidhen me rastin e ndodhur më 5 shtator, kur kamioni me targa të Bosnje-Hercegovinës, pasi doli nga Shqipëria, u ndalua në Mal të Zi. Gjatë kontrollit në këtë vend, u zbuluan 114 pako PVC.
    “Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnje-Hercegovinës, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë, është ndaluar nga policia malazeze.
    Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike marihuanë, me peshë bruto 131.7 kg. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e AMP.
     

  • Prangoset në Hanin e Hotit 22- vjeçari, në kërkim për vjedhje parash përmes mashtrimit…

    Prangoset në Hanin e Hotit 22- vjeçari, në kërkim për vjedhje parash përmes mashtrimit…

    Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin F. T., 22 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale “Mashtrim”. Pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. R., se 22-vjeçari kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit dhe nuk ia kishte kthyer më. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 39 vjeç, pasi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura të tij.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. K., 58 vjeç, banues në fshatin Mjedë; A. F., 54 vjeç, banues në fshatin Hajmel; P. M., 29 vjeç, banues në Shkodër; dhe një 14-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Arrestohet në Hanin e Hotit 50- vjeçari në kërkim, në pranga edhe drejtuesi i motomjetit nga Shkodra

    Arrestohet në Hanin e Hotit 50- vjeçari në kërkim, në pranga edhe drejtuesi i motomjetit nga Shkodra

    Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim Tom Nikjan, 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. K., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nga Vora në Hanin e Hotit me 120 km/orë, ja kur synohet të përfundojë projekti hekurudhor

    Nga Vora në Hanin e Hotit me 120 km/orë, ja kur synohet të përfundojë projekti hekurudhor

    16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. TV SCAN ka mësuar se faza e parë e parakualifikimit të tenderit, me kompanitë që do të kalojnë në fazën tjetër, pritet të finalizohet brenda këtij muaji, me miratimin pa kundërshtime që duhet të japë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
    Në listën e aplikantëve përfshihen kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe disa konsorciume ndërkombëtare që garojnë në formë joint venture, duke bashkuar kapacitetet teknike dhe financiare për të përmbushur kriteret e kërkuara.
    Procedura e prokurimit publik për këtë projekt u hap nga BERZH në dhjetor 2024, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve u shty nga 24 janari në 24 shkurt 2025. Me mbylljen e fazës së parakualifikimit, kompanitë që do të kualifikohen do të ftohen të paraqesin ofertat teknike dhe financiare në fazat pasuese, me objektiv lidhjen e kontratës brenda vitit të ardhshëm.
    Autoritetet konfirmojnë se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore.
    Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian.
    Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.

  • Me tren në Han të Hotit

    Me tren në Han të Hotit

    Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë Projekti i hekurudhës Vorë – Hani i Hotit parashikon 13 stacione përgjatë saj, ku një pjesë e mirë e tyre janë në linjën ekzistuese por që mund të zhvendosen me pak metra për të përmirësuar qarkullimin në kontekstin që zonat ndodhen sot.Një dokument i hartuar nga konsulenti për llogari të Hekurudhës Shqiptare d…

  • EMRAT – Aksident fatal në Shkodër- Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir pasi makina përplaset me…

    EMRAT – Aksident fatal në Shkodër- Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir pasi makina përplaset me…

    Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
    Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Aksident tragjik në aksin Shkodër–Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

    Aksident tragjik në aksin Shkodër–Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, ku një aksident automobilistik i mori jetën dy personave, babë e bir.
    Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:20, drejtuesi i një automjeti, Valentin Bluda, 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një reklamë anës rrugës. Përplasja rezultoi fatale për të dhe për pasagjerin, të atin Nikoll Bluda, 76 vjeç, të cilët ndërruan jetë në vend.
    Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

  • Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

    Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

    Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit. 
    Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje, babë e bir të identifikuar si Nikoll dhe Valentin Bluda. 
    “Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet”, njofton policia. 
    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të ndodhur. 
     

  • Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!

    Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!

    NGA: AZGAN HAKLAJ

    Ku janë institucionet kulturore shqiptare??!

    “Ndihma e Zotit e pushka e Hotit”.

    Kjo kullë është e Çun Mulës, bajraktarit të bajrakut të Hotit.

    E shihni në çfarë gjendje është katandisur shtëpia e nacionalistit, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar!

    Në jetëshkrmin e tij shohim një aktivitet të shquar në betejat legjendare për liri e pavarësi me pushtues të ndryshëm dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi prej trungut amë që fuqitë e mëdha ia dhuruan armiqëve tanë shekullorë fqinjë për të kënaqur orekset e tyre grabitqare.

    Çun Mula lindi në vitin 1818 dhe vdiq në vitin 1896.

    Familja e Çun Mulës u vu në krye të fiseve të Malësisë së Madhe duke i udhëhequr ato me guxim të pashoq, trimëri të rrallë e besnikëri në luftërat e shumta me forcat osmane e serbo- malazeze.

    Ai është njëri prej 15-të delegatëve nga Shqipëria e veriut në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e thirrur me dt 10 qershor 1878.

    Çun Mula ka marrë pjesë në luftërat e Perandorisë Osmane në Krime dhe More.

    Për shkak të emrit të madh që mori Hoti dhe Malësia e Madhe e zgjodhën si përfaqësues të saj në Kuvendin e Prizrenit.

    Ky kuvend e emëroj komandat të forcave vullnetare të Malësisë së Madhe.

    Ai ka marrë pjesë në shumë beteja por po theksojmë betejën e Zharnicës ku Çun Mula dhe luftetarët e tij trima me heroizëm të rrallë thyen keqaz forcat ushtarake të Krajl Nikollës së Malit të Zi.

    Ai mbrojti me heroizëm Hotin, Grudën, Plavë-Gucinë nga copëtimi prej trungut shqiptar.

    Në një nga betejat më të mëdha kundër forcave turke është ajo e zhvilluar në Bajzë të Kastratit kundër forcave ushtarake të Bedri Pashës.

    I trembur nga Çun Mula dhe luftëtarët e tij trima Bedri Pasha e shmangu përplasjen dhe luftën dhe i hapi rrugën.

    Ky triumf i shqiptarëve mbi trupat ushtarake të Bedri Pashës së Anadollit u thur në vargje dhe u këndue me lahutë për tu bërë burim frymëzimi për brezat e ri në luftën për çlirim kombëtar nga pushtuesit e shumtë.

    Nga po vjen more Çun Mula

    Prej Kelmendit sot u ula

    Kam marrë vesh se m’është zënë rruga

    M’është zënë rruga me shumicë

    Prej n’Kastrat deri n’Kamicë

    Si zog shqipje për mbi mal

    E kish falë Zoti atë djalë

    Nuk jam burrë për me u koritë

    Jam Çun Mula pushkë me qitë.

    Malësorët historikisht janë shquar në betejat për liri e pavarësi.

    Në odat e burrave gjithmonë përkrah njëra tjetrës kanë qenë të varura pushka dhe lahuta.

    Nga Hoti kemi si testament postulatin

    “Ndihma e Zotit dhe pushka e Hotit”

    Gjithmonë malësorët kanë hyrë në betejë me këtë betim.

    Shtepia e Çun Mulës sot duhet të ishte muze e jo e katandisur në këtë gjendje.

    Meqënëse instituconet shqiptare e kanë lënë në mëshirë të fatit në vend që ta bënin shtepi muze ju bëj thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht diasporës tonë!

    Kontriboni për restaurimin e kesaj kulle legjendare e mos e leni të shembet e nën rrënojat e saj të fshihet historia e lavdishme shqiptare e ta mbulojë pluhëri i harresës.

  • Origjina e Malsisë së Madhe

    Origjina e Malsisë së Madhe

    Origjina e treves se Malsise se Madhe, ze fill qe ne antikitet. Ne te kaluaren ilire zona e Malsise se Madhe ishte pjese e “Maleve te Labeateve” (mons labeatis). Me pushtimin romak kjo zone vendoset nen administrimin e vendasve, por ne varesi romake.

    Duke ardhur drejt mesjetes, rrenjet e kesaj treve fillojne te dalin nga mjegulla dhe te behen me te prekshme. Sipas Edit Durhamit: “vendi ne veri te Shkodres, i quajtur Malsia e Madhe, eshte djepi i pese fiseve te medha: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit dhe Shkrelit. Revista “Hylli i Drites”, per Malsine e Madhe shkruan… me fjalen Malci e Madhe diftojme njato vise qe perfshijne bajraket e famshem e kreshnike te Hotit, te Grudes, te Kelmendit, te Triepshit, te Kojces, te Kastratit e te Shkrelit. Sipas autorit Nikolla Spathari, ky eshte nje kuptim i kufizuar i percaktimit te Malsise se Madhe. Ai e konsideron Malsine e Madhe si nje “federate”, ne te cilen perfshihen “pese malet” e Malsise dhe gjashte bajraket e Rranxave (Reci, Lohja, Rrjolli, Grizha, Kopliku dhe Buz e Ujit).

    Gjate historise, bajraket e Rranxave kane qene perkrah bajrakeve te “Maleve”, si ne luftra, edhe ne kuvende. Ka deshmi qe faktojne se sa here eshte kerkuar, bajraktari i Hotit ka leshuar kushtrimin jo vetem per “Malet”, por edhe per “Rranxat”. Te gjithe rreshtoheshin sipas rendit te caktuar me ne krye bajraktarin e Hotit. Jo vetem ne luftera, por edhe ne kuvende, bajraktaret e “Maleve” dhe te “Rranxave” kishin vendin e vet te caktuar sipas ketij rendi: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Reci, Lohja, Rrjolli, Grizha, Kopliku, dhe Buza e Ujit. Por duhet pranuar se “Malet” jane pjesa me homogjene dhe autoktone e Malsise se Madhe, ndersa “Rranxat”, kane pesuar ndryshime te medha demografike. Para pushtimit osman, ne shek. XV, Malsia e Madhe bente pjese ne Principaten e Pultit.

    Nga: Prof.as.dr. Tomi Treska