Tag: hotelit

  • Nuk doli kurrë nga dhoma për takimin e planifikuar/ Si u gjet i vdekur në hotel diplomati gjerman

    Nuk doli kurrë nga dhoma për takimin e planifikuar/ Si u gjet i vdekur në hotel diplomati gjerman

    Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum.
    Ai ka ndërruar jetë gjatë natës, në dhomën e tij të hotelit ku po qëndronte në Kavajë, pas një ftese që kishte marrë nga kryetari i kësaj bashkie.
    Sot paradite ai ka pasur një takim me një peron, në hollin e hotelit, dhe personi në fjalë në orën 10:20 është paraqitur në recepsion.
    Zoti Wermer Daum nuk u përgjigj në telefon dhe pasi stafi është futur në dhomën e tij të shqetësuar, e kanë gjetur të pajetë në shtrat.

  • Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e tij ish-ambasadori gjerman

    Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e tij ish-ambasadori gjerman

    Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum.

    Ai ka ndërruar jetë gjatë natës, në dhomën e tij të hotelit ku po qëndronte në Kavajë, pas një ftese që kishte marrë nga kryetari i kësaj bashkie.
    Sot paradite ai ka pasur një takim me një peron, në hollin e hotelit, dhe personi në fjalë në orën 10:20 është paraqitur në recepsion.
    Zoti Wermer Daum nuk u përgjigj në telefon dhe pasi stafi është futur në dhomën e tij të shqetësuar, e kanë gjetur të pajetë në shtrat.
     

    Top Channel

  • Ledri Vula rrit temperaturat, ”djeg” me një foto. Tregon muskujt nga dhoma e hotelit

    Ledri Vula rrit temperaturat, ”djeg” me një foto. Tregon muskujt nga dhoma e hotelit

    Showbiz E Shtunë, 5 Korrik 2025 18:33
    Ai është një nga artistët më të suksesshëm në vend, por edhe një nga djemtë e bukur të showbizzit. Fjalën e kemi për Ledri Vulën, i cili është në krye të lajmeve rozë, si nga bashkëpunimet muzikore, ”lidhja e dashurisë”, por këtë herë ai ka provokuar me një foto nga dhoma e hotelit. Ai ka postuar një selfie, ku shihet trupi i formuar me muskuj. Sakaq, artisti dhe Era Istrefi kanë bashkuar sërish forcat për një tjetër hit veror. “T’lo” mban titullin bashkëpunimi i tyre më i ri që ishte një prej hyrjeve të kësaj jave. Ky është projekti i dytë i dyshes që pas “Shumë Pis”. E në fakt kjo e fundit patjetër që rezultoi një sukses, që edhe sot është një prej këngëve më të dëgjuara nëpër clube e jo vetëm. Nga ana tjetër, “T’lo” është po ashtu një projekt shumë i pëlqyer nga fansat, që me dëgjimin e parë. Por a do ta arrijë suksesin e “Shumë pis”?

  • DETAJE- Plumbat në lokalin në Fushë Krujë, djali i pronarit po flinte nga krahu që u sulmua, autorët qëlluan nga kodra

    DETAJE- Plumbat në lokalin në Fushë Krujë, djali i pronarit po flinte nga krahu që u sulmua, autorët qëlluan nga kodra

    pamje nga vendngjarja

    FUSH-KRUJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të Mondi Vogës, që rezulton të ketë qenë shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja.
    Autorët dyshohet të kenë qenë dy dhe mësohet se kanë qëlluar me kallash nga kodra përballë lokalit dhe hotelit. Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku breshëria e plumbave kapi katin e parë ku ndodhet restoranti dhe katin e dytë, po flinte gjumë djali i pronarit. Ndërsa Mandi Voga dhe pjesa tjetër e familjes po flinin në dhomat, në anën e pasme të hotelit.
    Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes, apo arsyet e sulmit ndaj biznesit të Mandi Vogës, njeri me precedentë penalë./ZËRI

  • Policia rrethon hotelin ku qëndron ekipi serb në Tiranë

    Policia rrethon hotelin ku qëndron ekipi serb në Tiranë

    Ekipi i Serbisë është vendosur në një hotel pranë zonës së njohur si “Pallati me shigjeta” duke refuzuar hotelin e sugjeruar nga FSHF në afërsi të stadiumit.
    Policia ka bllokuar zonën përreth hotelit dhe forcat speciale janë në çdo qoshe të hotelit. Masat janë ekstreme, ndonëse asgjë nuk iu ndodh sërbëve pasi shqiptarët kanë jo vetëm detyrimin ligjor, por edhe atë mikpritjes.

    Gjithsesi forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ata po qëndrojnë.
    Shikoni fotot se si ruhen nga forcat speciale.

  • Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen qytetarët! Policia: Pas kontrollit, rezultoi se…

    Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen qytetarët! Policia: Pas kontrollit, rezultoi se…

    Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës.

    Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.
    Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda.
    Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.
    “Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”-njofton policia.
    Pas verifikimit, rezultoi se alarmi ishte fals.
    “Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme”.

    Top Channel

  • Alarmi për bombë te “Plaza” rezulton i rremë, Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë

    Alarmi për bombë te “Plaza” rezulton i rremë, Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë

    Një alarm për një bombë të dyshuar në ambientet e hotelit luksoz “Plaza” ka vënë në lëvizje forcat e rendit pasditen e sotme në kryeqytet, duke shkaktuar momente shqetësimi dhe paniku në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.
    Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, ngjarja ka nisur rreth orës 19:35, kur një punonjëse e stafit të hotelit ka telefonuar në Sallën Operative, duke raportuar një thirrje anonime të marrë në recepsion, ku pretendohej se në parkimin e hotelit ishte vendosur një sasi eksplozivi.
    Menjëherë pas telefonatës, në vendngjarje janë dërguar forca të shumta policore dhe njësitë xheniere të specializuara për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese. Policia ka ndërmarrë masa sigurie për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve dhe stafeve të bizneseve në zonë. Zona përreth hotelit është rrethuar, ndërkohë që është realizuar një evakuim i pjesshëm i ambienteve përreth, si dhe ka nisur boshatisja e godinës së hotelit në mënyrë të kontrolluar.
    Forcat xheniere kryen një kontroll të plotë të parkimit dhe zonave të tjera të hotelit, për të identifikuar ndonjë mjet apo objekt të dyshimtë.
    Përfundon kontrolli, nuk u gjet asgjë e dyshimtë
    Pak orë pas ndërhyrjes, Policia e Shtetit doli një njoftim përditësues, ku sqaroi se nuk është konstatuar asgjë e jashtëligjshme apo ndonjë mjet i dyshuar eksploziv në ambientet e kontrolluara.
    “Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere, nuk u konstatua asgjë e jashtëligjshme në parkimin apo ambientet e tjera të hotelit,” — thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Tiranës.
    Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të identifikuar autorin ose autorët e thirrjes anonime, që çoi në një ndërhyrje të gjerë të forcave të sigurisë dhe pezullimin e përkohshëm të aktivitetit në një zonë të frekuentuar të qytetit.

  • Detaje nga alarmi për bombë në qendër të Tiranës, policia dyshon të jetë fals

    Detaje nga alarmi për bombë në qendër të Tiranës, policia dyshon të jetë fals

    Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë këtë të premte për një bombë në parkimin e hotel “Plazës”, në qendër të kryeqytetit.
    Autoritetet dyshojnë se alarmi është fals, por megjithatë kanë marrë masa paraprake.
    Siç duket nga pamjet, efektivë të policisë kanë rrethuar zonën. Ndërkohë janë evakuuar klientët dhe stafi i hotelit, të cilët qëndrojnë përtej perimetrit të sigurisë.
    “Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit”, njoftoi policia.
    Disa prej tyre janë kapur edhe në befasi, siç është rasti i këtij qytetari që ka dalë me rrobëdëshambër.
    Siç ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, telefonata anonime ka mbërritur në recepsionin e hotelit.
    Në hotel ndodhen aktualisht edhe efektivë të forcave RENEA që po kryejnë kontrolle.
    “Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”, njoftuan uniformat blu, të cilat i kanë nisur verifikimet për këtë rast.
    Autoritetet dyshojnë se alarmi është i rremë pasi mendojnë se mund të ketë telefonuar ndonjë klient që ka humbur shuma parash pasi ka luajtur në ambientet e kazinosë që ndodhet në këtë hotel.
    Megjithatë ky është ende një dyshim pasi deri më tani nuk dihet ekzaktësisht nëse në vendngjarje ka lëndë plasëse apo jo.
    Kujtojmë se më herët, në ambientet e një shkolle private në kryeqytet dhe pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë patën njoftime për bombë nëpërmjet adresave elektronike, të cilat rezultuan të rreme të dyja.

  • Bo*bë te parkimi i hotel Plaza? Policia rrethon zonën, dyshohet për alarm fals

    Bo*bë te parkimi i hotel Plaza? Policia rrethon zonën, dyshohet për alarm fals

    Një telefonatë anonime ka ngritur në alarm forcat e rendit në Tiranë. Bëhet fjalë për një njoftim për një bombë të dyshuar në hotelin luksoz “Plaza”. Forcat xheniere janë nisur drejt vendngjarjes. Zona është rrethuar, ndërsa është bërë evakuimi i pjesshëm i ambienteve përreth, ku po boshatiset godina e hotelit. Telefonata është bërë në recepsionin e hotelit për një bombë në parkim, më pas personeli ka njoftuar policinë. Dyshimet janë për një alarm fals.

  • Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, policia në vendngjarje

    Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, policia në vendngjarje

    Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një njoftim për një bombw tw dyshuar shpërthyes pranë hotelit luksoz “Plaza”.
    Forcat xheniere janë nisur drejt vendngjarjes. Zona është rrethuar, ndërsa është bërë evakuimi i pjesshëm i ambienteve përreth, ku sipas burimeve të Report Tv po boshatiset godina e hotelit.
    Nga ana tjetër nga Report Tv bëjnë me dije se dyshohet për një alarm të rremë, por po kryhen të gjitha verifikimet në terren për të përjashtuar çdo mundësi rreziku.