Tag: hotelit

  • Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

    Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së shtunës zonën turistike të Kamarit, në Santorini, ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën tragjikisht në pishinën e një hoteli. Policia greke ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen: babain e fëmijës, menaxherin e hotelit dhe menaxherin e pishinës.

    Sipas informacioneve zyrtare, personat e ndaluar janë: babai i fëmijës, 33 vjeç; menaxheri i hotelit, 38 vjeç; dhe menaxheri i pishinës, 37 vjeç. Ky i fundit rezulton se ndodhej në një pishinë tjetër të kompleksit në momentin kur ndodhi aksidenti fatal – një fakt që po hetohet për shkelje të protokolleve të sigurisë dhe mungesë të rojes së trajnuar.

    Dyshohet për neglizhencë prindërore dhe mungesë sigurie

    Burime nga policia greke bëjnë me dije se babai i 6-vjeçarit ishte futur në ujë për t’u larë dhe më pas, kur doli, nuk e gjeti më fëmijën pranë vetes. Djali i vogël ishte fundosur në fundin e pishinës pa u vënë re nga askush. Sipas urdhrit të prokurorit, u urdhërua arrestimi i babait për të hetuar nëse ka pasur mungesë mbikëqyrjeje apo neglizhencë që çoi në tragjedinë.

    Hetimet po zgjerojnë fokusin edhe tek operacionet e hotelit, ku dyshohet për mungesë të masave të duhura të sigurisë në zonën e pishinës. Rregulloret kërkojnë që çdo pishinë hoteliere të mbikëqyret nga një person i certifikuar, por rezulton se nuk kishte një të tillë në vendngjarje në momentin kritik.

    Fëmija u gjet nga një pushues

    Skena tragjike u zbulua kur një nga pushuesit në pishinë ndjeu diçka në këmbë dhe kuptoi që kishte prekur trupin e pajetë të fëmijës. Menjëherë pas këtij momenti, në vend mbizotëroi paniku. Stafi i hotelit dhe disa kalimtarë bënë përpjekje të dëshpëruara për ta ringjallur, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke përdorur një defibrilator që ndodhej në vendngjarje.

    Brenda shtatë minutash mbërriti edhe një ambulancë e shërbimit mjekësor emergjent (EKAB), por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, fëmija u shpall i vdekur në spitalin e Thirës.

    Autoritetet greke kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe institucionale për këtë ngjarje tragjike. Fokus i hetimeve janë standardet e sigurisë që duhet të zbatoheshin në ambientet e hotelit, si dhe roli i personelit të përfshirë. Nëse vërtetohen shkelje serioze, priten akuza penale për neglizhencë me pasojë vdekjen./Prothothema

  • Serbët provokojnë para Hotelit të Kombëtares, vendosin hartën e Kosovës me flamurin serb

    Serbët provokojnë para Hotelit të Kombëtares, vendosin hartën e Kosovës me flamurin serb

    Një tjetër gjest i shëmtuar në vjen nga Serbia. Pas skandalit me flamurin shqiptar, duke mos e vendosur në stadium ditën e djeshme gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, sot një tjetër skandal është regjistruar.
    Tifozët serb siç duket nuk kanë ndermend të ndalin provokimet ndaj Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë. E gjitha ka të bëjë me hartën e Kosovës, të cilën e kanë vendosur në mes të flamurit serb siç tregohet në foto.
    Madje e kanë vendosur edhe në një zonë afër hotelit, ku është akomoduar ekipi shqiptar në Leskovac.

  • “Ka makina policie dhe civilë kudo”! Gazetari tregon situatën direkt nga Serbia: Emrin e hotelit po e mbajnë sekret…

    “Ka makina policie dhe civilë kudo”! Gazetari tregon situatën direkt nga Serbia: Emrin e hotelit po e mbajnë sekret…

    Shqipëria ka zbarkuar në Nish teksa po bëhet gati për ndeshjen kundër Serbisë. Në orën 16:30 do të mbahet konferenca e Silvinjos dhe e kapitenit të Kombëtares tonë, ndërkohë që pak më parë stafi u akomodua në hotel. Në një lidhje live për A2 Cnn, gazetari Altin Sulçe ka treguar atmosferën në Serbi.
    “I gjithë perimetri i hotelit ka makina policie, ka punojës civil që kanë marrë masat për sigurinë. Nuk duan të kenë episode të këqija, tentuan 2-3 njerëz që të lëviznin pak më tej hotelit dhe policia na tha që nuk duhet të lëviz askush jashtë hotelit. Jam brenda hotelit të Kombëtares, ku sic thashë, emri i hotelit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, po mbahet i fshehtë. Në cdo cep të hotelit ka policë, civilë. Në momentin që erdhëm ishte si shtetrrethim, tani është qetësuar pak”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/

  • Tragjedi në Itali, 27-vjeçari gjendet pa jetë në pishinën e hotelit ku punonte

    Tragjedi në Itali, 27-vjeçari gjendet pa jetë në pishinën e hotelit ku punonte

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 28 shtator, në hotelin “Minerva” në Paestum të Italisë, ku Taras Yanyshyn, një 27-vjeçar me origjinë ukrainase, u gjet i vdekur, në pishinën e hotelit ku punonte.

    Vetëm katër orë më parë, ai kishte bërë një telefonatë në orën 2:00 të mëngjesit, drejtuar nënës së tij një detaj që tani po hetohet nga autoritetet si pjesë e rrethanave të paqarta të vdekjes.
    Sipas të dhënave paraprake, Taras kishte kaluar mbrëmjen me dy kolegë, një burrë dhe një grua që janë në një lidhje mes tyre. Ata kishin pirë disa gota pranë pishinës pas përfundimit të turnit të punës.
    Të tre personat, përfshirë viktimën kishin plagë, në fytyrë dhe trup. Dy kolegët e Tarasit thanë se kishin rënë në gjumë dhe se nuk mbanin mend asgjë, ndërsa për plagët dhanë një shpjegim të dyshimtë ku thanë se u rrëzuam.
    Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë dhe kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë momentet e fundit të viktimës.
    Ndërkohë, familja e 27-vjeçarit, i cili ishte birësuar nga një familje italiane, ka angazhuar një avokat për të monitoruar nga afër hetimet dhe për të kërkuar drejtësi.

    Top Channel

  • Gjendet i vdekur ambasadori i këtij vendi në Francë, dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit

    Gjendet i vdekur ambasadori i këtij vendi në Francë, dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit

    Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, 58-vjeçari Nkosinathi Emmanuel Mthethwa , u gjet i vdekur pasi ra nga kati i 22-të i hotelit Hayat në Paris. 
    Gruaja e tij e raportoi atë të zhdukur dje pasdite pasi mori një mesazh shqetësues prej tij, sipas mediave franceze. 
    Burime policore raportojnë se një nga dritaret e sigurisë në dhomën e tij në hotelin në fjalë ishte thyer dhe se ambasadori ishte gjetur pa shenja jete. 
    Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për shkaqet që çuan në vdekjen e ambasadorit. 
     

  • Investim i rëndësishëm i FSHF/ Miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    Investim i rëndësishëm i FSHF/ Miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të dedikuar për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.
    Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e studios “Bolles & Willson GbmH & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.
    Ky hap tregon përkushtimin e FSHF-së për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

  • FSHF, miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    FSHF, miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

    21 Shtator 2025

    10:41

    Telesport

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të dedikuar për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.
    Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e studios “Bolles & Willson GbmH & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.
    Ky hap tregon përkushtimin e FSHF-së për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

  • Tritol hotelit “Pameba” të vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panikosen turistët

    Tritol hotelit “Pameba” të vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panikosen turistët

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit tek hotel “Pameba” i vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
    Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.
    Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
    Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.

  • Pranë hotelit ishte një motor i zi/ Detaje nga vrasja në Shkodër, dyshohet se autorët kishin bashkëpunëtor, informonte për lëvizjet e viktimës

    Pranë hotelit ishte një motor i zi/ Detaje nga vrasja në Shkodër, dyshohet se autorët kishin bashkëpunëtor, informonte për lëvizjet e viktimës

    Kristian Kola u qëllua disa herë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar një natë më parë në Shkodër.

    34-vjeçari sapo kishte dalë nga hoteli kur u qëllua me armë zjarri.
    Pak minuta më parë, ai kishte parkuar makinën përpara lokalit dhe ishte futur brenda për të takuar një mikun e tij. Ata qëndruan vetëm pak minuta dhe, sapo dolën së bashku, Kola u vra.
    Pranë hotelit ishte ndaluar një motor i zi dhe njëri prej personave ka qëlluar disa herë drejt të riut. Sipas policisë, vrasësi mund të ketë qenë profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore, edhe pse shumë afër viktimës ndodhej shoku i tij. Në momentin e ngjarjes, në zonë ka pasur shumë lëvizje dhe policia po merr në pyetje të gjithë kalimtarët dhe disa persona që ishin aty. Gjithashtu po hetohet, pasi dyshohet se autorët kanë pasur një bashkëpunëtor i cili i ka informuar për lëvizjet e të riut.
    Policia ka rindërtuar dinamikën e krimit, por ende nuk ka një motiv të qartë. I riu punonte bashkë me babanë, pasi së bashku kishin një firmë ndërtimi.

    Top Channel

  • Pranë hotelit ishte një motor/ Detaje nga vrasja në Shkodër,dyshohet se autorët kishin bashkëpunëtor, informonte për…

    Pranë hotelit ishte një motor/ Detaje nga vrasja në Shkodër,dyshohet se autorët kishin bashkëpunëtor, informonte për…

    Kristian Kola, 34 vjeç, sapo kishte dalë nga hoteli kur u qëllua me armë zjarri. Pak minuta më parë, ai kishte parkuar makinën përpara lokalit dhe ishte futur brenda për të takuar një mikun e tij. Ata qëndruan vetëm pak minuta dhe, sapo dolën së bashku, Kola u vra.
    Pranë hotelit ishte ndaluar një motor i zi dhe njëri prej personave ka qëlluar disa herë drejt të riut. Sipas policisë, vrasësi mund të ketë qenë profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore, edhe pse shumë afër viktimës ndodhej shoku i tij. Në momentin e ngjarjes, në zonë ka pasur shumë lëvizje dhe policia po merr në pyetje të gjithë kalimtarët dhe disa persona që ishin aty. Gjithashtu po hetohet, pasi dyshohet se autorët kanë pasur një bashkëpunëtor i cili i ka informuar për lëvizjet e të riut. Policia ka rindërtuar dinamikën e krimit, por ende nuk ka një motiv të qartë. I riu punonte bashkë me babain, pasi së bashku kishin një firmë ndërtimi.