Tag: hotelit

  • Fatmir Mediu: Rama tentoi ta merrte LaCivita-n para nesh. Historia e pagesave të hotelit, ekzagjerime

    Fatmir Mediu, u shpreh gjatë një interviste se edhe kryeministri Edi Rama tentoi që të merrte në skuadrën e fushatës së tij, Chris LaCivita-n dhe ekipin e tij.
    “Do ju them edhe këtë sekret. Nuk është se nuk ka tentuar zoti Rama t’i marrë para se t’i merrnim ne. Kanë vajtur edhe në emër të zotit Rama kanë komunikuar për t’i pasur”, tha Mediu për gazetarin Besard Jacaj.
    Chris LaCivita është bërë shpesh temë debati, teksa akuzat nga mazhoranca vijnë kryesisht për paratë që janë harxhuar nga opozita për ta sjellë në Shqipëri. Sipas Mediut, kontrata e bërë në zgjedhjet e këtij viti është pothuajse e njëjtë me të njëjtën kontratë që Partia Demokratike ka bërë që në vitin 2025.
    Teksa komentohej për drejtuesin e fushatës së PD-së në Shqipëri, Mediu i quajti të pështira dhe qesharake disa lajme të bëra për pagesat e hotelit që ka qëndruar Chris LaCivita në Shqipëri.
    “Sot ka pasur një histori domethenë sa të pështirë dhe qesharake. Merrej një faturë dhe pagesa që i ishte bërë të hotelit zotit Chris LaCivita, Paul Manafort dhe lordit Stewart Jackson që erdhën në fushatën elektorale dhe thuhej që Fatmir Mediu u ka paguar masazh edhe dhomën 1 mijë Euro. Këto janë ekzagjerime të atyre që nuk rrinë dot pa u lëpirë pas pushtetit dhe përpiqen të deformojnë lajmin”, tha ai.
    Sipas tij, Partia Republikane ka pasur detyrimet e veta në koalicionin opozitar dhe gjithçka bëhet për të krijuar një imazh se janë shpenzuar shumë para.
    “Partia Republikane është pjesë e koalicionit dhe ka pasur detyrimet e veta. Partia Republikane ka mbuluar kostot e hotelit në një hotel në Shqipëri, në Tiranë. Kostoja e dhomës ka qenë 27 mijë e 300 lekë të reja. Dhe në atë faturë ka edhe një masazh që ishte 5 mijë e 900 lekë të reja dhe tani thuhet është paguar 1 mijë e 100 euro Chris LaCivita se ka bërë masazh. 
    Unë po ju them gjë, është kaq fëminore dhe kaq e pavlefshme nga pikëpamja financiare sa është e turpshme për ta diskutuar. Pse bëhet kjo? Për të krijuar një imazh që këtu është shpenzuar. Po ta shikosh kontratën, kontributin etj, mendoj se duhet të jemi krenarë që morëm ekipin më të fuqishëm të presidentit Trump për fushatën”, tha Mediu.
    Amerikani Chris LaCivita ishte strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    LaCivita ka qenë pjesë edhe e fushatës së Donald Trump, që u zgjodh President i SHBA-ve.

  • Mediu: Rama tentoi ta merrte LaCivita-n para nesh. Historia e pagesave të hotelit, ekzagjerime

    Mediu: Rama tentoi ta merrte LaCivita-n para nesh. Historia e pagesave të hotelit, ekzagjerime

    Kreu i Partisë Republike, Fatmir Mediu, u shpreh gjatë një interviste në Klan News, se edhe kryeministri Edi Rama tentoi që të merrte në skuadrën e fushatës së tij, Chris LaCivita-n dhe ekipin e tij.
    “Do ju them edhe këtë sekret. Nuk është se nuk ka tentuar zoti Rama t’i marrë para se t’i merrnim ne. Kanë vajtur edhe në emër të zotit Rama kanë komunikuar për t’i pasur”, tha Mediu për gazetarin Besard Jacaj.
    Chris LaCivita është bërë shpesh temë debati, teksa akuzat nga mazhoranca vijnë kryesisht për paratë që janë harxhuar nga opozita për ta sjellë në Shqipëri. Sipas Mediut, kontrata e bërë në zgjedhjet e këtij viti është pothuajse e njëjtë me të njëjtën kontratë që Partia Demokratike ka bërë që në vitin 2025.
    Teksa komentohej për drejtuesin e fushatës së PD-së në Shqipëri, Mediu i quajti të pështira dhe qesharake disa lajme të bëra për pagesat e hotelit që ka qëndruar Chris LaCivita në Shqipëri.
    “Sot ka pasur një histori domethenë sa të pështirë dhe qesharake. Merrej një faturë dhe pagesa që i ishte bërë të hotelit zotit Chris LaCivita, Paul Manafort dhe lordit Stewart Jackson që erdhën në fushatën elektorale dhe thuhej që Fatmir Mediu u ka paguar masazh edhe dhomën 1 mijë Euro. Këto janë ekzagjerime të atyre që nuk rrinë dot pa u lëpirë pas pushtetit dhe përpiqen të deformojnë lajmin”, tha ai.
    Sipas tij, Partia Republikane ka pasur detyrimet e veta në koalicionin opozitar dhe gjithçka bëhet për të krijuar një imazh se janë shpenzuar shumë para.
    “Partia Republikane është pjesë e koalicionit dhe ka pasur detyrimet e veta. Partia Republikane ka mbuluar kostot e hotelit në një hotel në Shqipëri, në Tiranë. Kostoja e dhomës ka qenë 27 mijë e 300 lekë të reja. Dhe në atë faturë ka edhe një masazh që ishte 5 mijë e 900 lekë të reja dhe tani thuhet është paguar 1 mijë e 100 euro Chris LaCivita se ka bërë masazh. Unë po ju them gjë, është kaq fëminore dhe kaq e pavlefshme nga pikëpamja financiare sa është e turpshme për ta diskutuar. Pse bëhet kjo? Për të krijuar një imazh që këtu është shpenzuar. Po ta shikosh kontratën, kontributin etj, mendoj se duhet të jemi krenarë që morëm ekipin më të fuqishëm të presidentit Trump për fushatën”, tha Mediu.
    Amerikani Chris LaCivita ishte strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    LaCivita ka qenë pjesë edhe e fushatës së Donald Trump, që u zgjodh President i SHBA-ve.

  • Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malor

    Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malor

    Një gjykatë turke dënoi me burgim të përjetshëm 11 persona, përfshirë pronarin e një hoteli luksoz në resortin malor Kartalkaya, pas zjarrit që shkaktoi vdekjen e 78 personave, mes tyre rreth 30 fëmijë.
    Zjarri shpërtheu më 21 janar në hotelin “Grand Kartal”, në veri të Turqisë, duke përfshirë të gjithë godinën në pak minuta. Hetimet zbuluan se ishin shkelur rregullat e sigurisë dhe se sistemi i alarmit nuk funksiononte natën e ngjarjes.
    Përveç 78 viktimave, 137 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa familje të tëra u zhdukën në flakë. Të afërmit e viktimave vendosën fotografitë e tyre përpara palestrës në qytetin e Bolusë, ku u zhvilluan seancat gjyqësore.
    Sipas mediave turke, përveç pronarit të hotelit, dënime me burgim të përjetshëm morën edhe drejtori i hotelit dhe disa anëtarë të bordit drejtues. Një zëvendëskryetar bashkie në Bolu dhe shefi lokal i zjarrfikëses u dënuan gjithashtu me burg, ndërsa vendimi i gjykatës u prit me duartrokitje në sallë.
    Gjykata dënoi gjithsej edhe 18 të pandehur të tjerë, shumica punonjës të hotelit, me dënime nga 12 deri në 22 vjet burg, ndërsa tre persona, përfshirë dy kuzhinierë, u shpallën të pafajshëm.
    “Është një vendim historik që sjell ngushëllim për zemrat e të gjitha familjeve”, tha Bilsay Sarper Arslan, nipi i një prej viktimave.
    Pronari i hotelit, Halit Ergul, mohoi çdo përgjegjësi, duke fajësuar furnizuesin e pajisjeve me gaz.
    “Nuk kam lejuar as fishekzjarre për dasma përpara hotelit, sepse nuk doja të dëmtoheshin zogjtë”, tha ai në gjykatë.
    Zjarri, që shpërtheu në restorantin e hotelit pak para orës 03:30 të mëngjesit, shkaktoi tronditje në mbarë vendin. Dëshmitarë dhe të afërm të viktimave rrëfyen me lot në sy dhimbjen e pamasë që la pas tragjedia.
    “Shkoj çdo ditë në varreza. Asnjë psikolog nuk mund ta lehtësojë këtë dhimbje”, tha Hilmi Altin, i cili humbi bashkëshorten dhe vajzën 9-vjeçare në zjarrin vdekjeprurës.

  • Dënohet me burg të përjetshëm pronari i hotelit ku humbën jetën 78 persona në Turqi

    Dënohet me burg të përjetshëm pronari i hotelit ku humbën jetën 78 persona në Turqi

    Një gjykatë turke ka dënuar me burgim të përjetshëm pronarin e një hoteli në një qendër skijimi, si dhe 10 persona të tjerë, pas akuzave për neglizhencë të rëndë lidhur me zjarrin tragjik që përfshiu godinën në janar të këtij viti, raportoi agjencia shtetërore turke Anadolu. Zjarri shpërtheu më 21 janar, në hotelin Grand Karta, një ndërtesë 12-katëshe që ndodhej në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu, gjatë pushimeve dimërore shkollore.
    Ngjarja la pas 78 viktima dhe 133 të plagosur.
    Mes viktimave ishin 34 fëmijë, që po kalonin pushimet së bashku me familjet e tyre.
    Gjykata shpalli fajtor pronarin e hotelit, Halit Ergül, bashkë me gruan, dy vajzat e tij, si dhe disa menaxherë të hotelit, një zëvendëskryetar bashkie dhe një zëvendësshef të zjarrfikësve, të cilët u dënuan për neglizhencë me qëllim të mundshëm për vrasje.
    Secili prej të dënuarve mori burgim të përjetshëm për vdekjen e fëmijëve dhe 25 vite burg shtesë për 44 viktimat e tjera.
    Të pandehurit, që mohuan përgjegjësinë, pritet të apelojnë vendimin.
    Sipas mediave turke, salla e gjyqit shpërtheu në duartrokitje në momentin e shpalljes së vendimit, ndërsa familjarët e viktimave e përshëndetën dënimin si një hap drejt drejtësisë.

  • Tragjedia në Turqi! 78 viktima nga zjarri në hotel, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm

    Tragjedia në Turqi! 78 viktima nga zjarri në hotel, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm

    Gjyqi në Bolu të Turqisë ka dënuar 11 persona me burgim të përjetshëm për zjarrin në hotelin Grand Kartal në qendrën ski të Kartalkaya, që ndodhi në janar të këtij viti dhe la pas 78 viktima, përfshirë 36 fëmijë.
    Mes të dënuarve janë pronari dhe drejtuesi i hotelit, të cilët u gjykuan për shkelje të shumta të rregullave të sigurisë. Gjithashtu, nënkryetari i Bashkisë së Bolut dhe shefi i shërbimit të zjarrfikësve u dënuan gjithashtu me burgim të përjetshëm.
    Në total, 32 të pandehur, prej të cilëve 20 ishin në paraburgim, u ulën në bankën e të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor. Familjarët e viktimave vendosën fotografitë e të afërmve të tyre jashtë palestrës ku u mbajt seanca.

    Hetimet zbuluan se sistemi i alarmit të zjarrit në Grand Kartal nuk funksionoi natën e tragjedisë dhe disa nga instalimet e gazit nuk përputheshin me standardet e sigurisë.
    “Bënim inspektime të rregullta,” deklaroi pronari i hotelit, Halit Ergyul, i dënuar me burgim të përjetshëm, duke ia vënë fajin kompanisë që furnizonte me gaz. Ai shtoi se nuk lejonte as fishekzjarre para hotelit gjatë dasmave për të shmangur dëmtimin e kafshëve.
    Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave rrëfyen me lot për ngjarjet e 21 janarit, kur zjarri shkatërroi hotelin duke filluar nga një nga restorantet.
    “Shkoj çdo mëngjes në varrezë. Asnjë psikolog nuk mund të lehtësojë një dhimbje të tillë,” tha Hilmi Altin, që humbi gruan dhe vajzën 9-vjeçare.
    Zjarrin e hotelit Grand Kartal e humbën familje të tëra, përfshirë biznesmenë, gazetarë, mjekë dhe sportistë, të cilët ndodheshin aty për pushimet dimërore me familjet e tyre në ditën e tragjedisë.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedia në Turqi! 78 viktima nga zjarrin në hotel, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm

    Tragjedia në Turqi! 78 viktima nga zjarrin në hotel, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm

    Gjyqi në Bolu të Turqisë ka dënuar 11 persona me burgim të përjetshëm për zjarrin në hotelin Grand Kartal në qendrën ski të Kartalkaya, që ndodhi në janar të këtij viti dhe la pas 78 viktima, përfshirë 36 fëmijë.
    Mes të dënuarve janë pronari dhe drejtuesi i hotelit, të cilët u gjykuan për shkelje të shumta të rregullave të sigurisë. Gjithashtu, nënkryetari i Bashkisë së Bolut dhe shefi i shërbimit të zjarrfikësve u dënuan gjithashtu me burgim të përjetshëm.
    Në total, 32 të pandehur, prej të cilëve 20 ishin në paraburgim, u ulën në bankën e të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor. Familjarët e viktimave vendosën fotografitë e të afërmve të tyre jashtë palestrës ku u mbajt seanca.

    Hetimet zbuluan se sistemi i alarmit të zjarrit në Grand Kartal nuk funksionoi natën e tragjedisë dhe disa nga instalimet e gazit nuk përputheshin me standardet e sigurisë.
    “Bënim inspektime të rregullta,” deklaroi pronari i hotelit, Halit Ergyul, i dënuar me burgim të përjetshëm, duke ia vënë fajin kompanisë që furnizonte me gaz. Ai shtoi se nuk lejonte as fishekzjarre para hotelit gjatë dasmave për të shmangur dëmtimin e kafshëve.
    Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave rrëfyen me lot për ngjarjet e 21 janarit, kur zjarri shkatërroi hotelin duke filluar nga një nga restorantet.
    “Shkoj çdo mëngjes në varrezë. Asnjë psikolog nuk mund të lehtësojë një dhimbje të tillë,” tha Hilmi Altin, që humbi gruan dhe vajzën 9-vjeçare.
    Zjarrin e hotelit Grand Kartal e humbën familje të tëra, përfshirë biznesmenë, gazetarë, mjekë dhe sportistë, të cilët ndodheshin aty për pushimet dimërore me familjet e tyre në ditën e tragjedisë.
    /vizionplus.tv

  • Homoseksualët arrestohen dhe turpërohen publikisht në Indonezi

    Homoseksualët arrestohen dhe turpërohen publikisht në Indonezi

    Dhjetëra burra janë arrestuar në Indonezi, të akuzuar për pjesëmarrje në një festë gejsh në një hotel.

    Policia arrestoi 34 burra në Surabaya, qytetin e dytë më të madh të vendit, dhe pasi ua lidhën duart me kravata, ata u nxorën në rrugë.
    Në fakt, fotot e publikuara tregojnë burrat me bluza portokalli që përpiqen të fshehin fytyrat e tyre ndërsa fotografohen. Policia konfiskoi telefona celularë dhe pajisje elektronike.

    Në kohën e bastisjes, menaxheri i hotelit pretendoi se nuk ishin në dijeni të festës seksuale, sipas Daily Mail. Ata thanë se çdo dhomë është një hapësirë ​​private për secilin mysafir.
    Një zëdhënës i hotelit i tha medias lokale se personi që bëri rezervimin kishte marrë me qira dy dhoma që ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Ai tha gjithashtu se hoteli ishte plot me njerëz natën e incidentit.
    Policia i çoi burrat në selinë e policisë së Surabayas për pyetje të mëtejshme. Deri më tani nuk janë ngritur akuza kundër tyre.

    Top Channel

  • Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Vuçiç telefonon pronarin e hotelit, ku qëndron Kombëtarja Shqiptare

    Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Vuçiç telefonon pronarin e hotelit, ku qëndron Kombëtarja Shqiptare

    Në mbrëmjen e sotme, në Leskovac zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ka tërhequr vëmendjen e gjithë rajonit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Autoritetet serbe kanë marrë masa të forta sigurie, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka ndërhyrë direkt duke telefonuar pronarin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja shqiptare, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull dhe delegacioni kuqezi është i sigurt. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Një detaj interesant është se shefi i kuzhinës së hotelit është kosovar nga Prizreni, duke krijuar një atmosferë miqësore në pritjen e skuadrës shqiptare.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndeshja fillon në orën 20:45, nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë stadiumit të LeskovacitReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron kombëtarja kuqezi: Ndeshja do …

    Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron kombëtarja kuqezi: Ndeshja do …

    Mbrëmjen e sotme, në qytetin Leskovac, do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, një duel që ka ngjallur interes të madh në gjithë rajonin. Për këtë arsye, autoritetet serbe kanë vendosur masa të shtuara sigurie, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së takimit.
    Sipas mediave në Beograd, presidenti Aleksandar Vuçiç është përfshirë personalisht në menaxhimin e situatës dhe madje ka telefonuar vetë pronarin e hotelit ku qëndron kombëtarja shqiptare, për t’u siguruar se gjithçka është në rregull dhe se delegacioni kuqezi po trajtohet siç duhet.
    Një detaj interesant nga akomodimi i përfaqësueses shqiptare është fakti se shefi i kuzhinës në hotelin ku qëndron skuadra është kosovar nga Prizreni, çka ka krijuar

  • Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron ekipi kuqezi, shefi i kuzhinës është nga Prizreni

    Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron ekipi kuqezi, shefi i kuzhinës është nga Prizreni

    Shteti serb është përpjekur që të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sfidës Serbi-Shqipëri, ndërsa tashmë situatën në dorë e ka marrë edhe vetë presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Ai ka marrë përsipër gjithçka, teksa ka telefonuar pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, për t’u siguruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.Detajet e bukura nga vendi ku qëndron delegacioni ynë janë prezente, pasi Shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni. Sfida nis në orën 20.45 dhe vlen për kualifikueset e botërorit.