Tag: hoteleve

  • Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën”

    Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën”

    Botërori i vitit 2026 ka nxitur një interes të madh anë e mbanë botës duke nxitur tifozët e futbollit të kërkojnë akomodim në Meksikë.
    Si rrjedhojë, hotelet dhe bizneset akomoduese kanë vendosur t’i rrisin çmimet duke arritur dhe shifrat 3,330 euro për datat 10 dhe 11 qershor.
    Ky botëror do të nis nga data 11 qershor, ku Meksika do të  “vloj” nga tifozeria.
    Ndërkohë, një dhomë hoteli normalisht kushton 135 euro teksa në këto data do të aplikohet çmimi stratosferikë prej 3,330 euro.
    Ky duket se do jetë Botërori më i shtrenjtë në histori. Kështu do të kalohet edhe ai i Katarit, sa u përket shpenzimeve.

  • Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

    Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

    Pavarësisht rritjes së numrit të hyrjeve të turistëve të huaj në Shqipëri, sezoni turistik veror në bregdet nuk po reflekton pritshmëritë. Turistët e huaj nuk po preferojnë pushimet klasike me plazh, por eksplorimin me kosto të ulët. Kjo ka sjellë mungesë fluksi në hotele gjatë javëve, me frekuencë më të madhe vetëm në fundjava, duke detyruar shumë struktura hoteliere të ulin çmimet me 10–25% dhe të intensifikojnë reklamimin online.

    Të paktën ky është përfundimi në të cilin arrin “Monitor.al pasi kontaktoi me operatorë turistikë, struktura hoteliere si dhe krahasoi të dhënat në platformat e Booking dhe Airbnb për të parë çmimet këtë sezon, duke marrë çmimet mesatare më të ulëta dhe më të larta për një strukturë akomoduese të regjistruar formalisht dhe të kategorizuar.

    Sipas të dhënave të artikullit të publikuar këtë të dielë, më 10 gusht, arsyet kryesore të rënies së kërkesës për pushime në bregdet janë: Mungesa e turistëve nga Kosova (veçanërisht shtresa e mesme), për shkak të liberalizimit të vizave dhe zhvlerësimit të euros; Largimi i pushuesve shqiptarë drejt destinacioneve më ekonomike jashtë vendit; Ndryshimi i profilit të turistit të huaj, që kërkon eksperienca të ndryshme, jo vetëm plazh; Hyrja në treg e strukturave të reja akomoduese që kanë rritur konkurrencën dhe kanë ulur çmimet.

    Tabela e çmimeve të hoteleve për një natë dhe e shezloneve sipas zonave

    Situata sipas zonave:

    Ksamili & Saranda: Ulje çmimesh me 10–25% për shkak të mungesës së rezervimeve dhe shtimit të apartamenteve me qira.

    Borshi & Qeparoi: Të vetmet me rritje çmimesh për shkak të kërkesës së lartë.

    Vlora & Himara: Reflektim i konkurrencës me ulje të ndjeshme çmimesh deri në 50% në mesataren e sipërme.

    Durrësi & Golemi: Rezistojnë më mirë, me raport të mirë çmim/shërbim dhe fokus te turizmi i organizuar.

    Velipoja & Shëngjini: Mbështeten nga “turizmi patriotik” (Kosova). Çmimet mbeten ekonomike, por është shtuar segmenti i shtrenjtë me rritje të lehta çmimesh.

  • Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

    Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

    Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të tyre gjatë 20 viteve, raporton The Guardian.
    Shoqata e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve në Europë (Hotrec) e cila përfaqëson industrinë brenda BE dhe po ngre çështjen ligjore, së fundmi zgjati afatin deri më 29 gusht që pronarët e hoteleve t’i bashkoheshin padisë për shkak të kërkesës së lartë.
    Padia pritet të jetë një nga më të mëdhatë në sektorin e shërbimit europian dhe po mbështetet nga 30 shoqata kombëtare hotelesh.
    “Mbi 10 mijë hotele i janë bashkuar iniciativës europiane për të kërkuar dëmshpërblim për humbjet financiare të shkaktuara nga klauzolat e përdorimit të paligjshëm të ‘çmimit më të mirë’ nga Booking.com”, tha Hotrec në një deklaratë.
    Sipas saj, klauzola e “çmimit më të mirë” në Booking.com u mor me detyrim nga hotelet përmes presionit të madh për të mos ofruar dhoma me çmime më të ulëta në platformat e tjera, përfshirë faqet  e tyre.
    Industria e hoteleve thotë se platforma me bazë në Holandë i përdori klauzolat për të ndaluar klientët që të kryenin rezervime duke përdorur shërbimet e saj për të gjetur hotelin, por më pas të prenotonin direkt, pa nevojën e Booking.com.
    “Regjistrimi në padinë ligjore vazhdon të rritet dhe reagimi deri më tani tregon vullnetin e fortë të industrisë së shërbimit për të kundërshtuar praktikat e padrejta në tregun digjital”, tha Hotrec.
    Padia, për të cilën ekspertët thonë se do të jetë një betejë e vështirë, kërkon dëmshpërblim për  periudhën 2004-2024 kur Booking.com përdori  klauzolën për t’iu përshtatur Aktit të BE për Tregjet Digjitale.
    Booking.com e quajti  Hotrec dhe deklaratat e shoqërive të tjera hoteliere si “të pasakta dhe keqinformuese” duke shtuar se nuk kishte marrë “një njoftim zyrtar për padi ligjore.”
    Sipas saj, vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë nuk vendos se klauzolat e “çmimit më të mirë” ishin kundër konkurrencës “, por “thjesht shprehu se klauzola të tilla përfshihen në ligjin e BE për  konkurrencën dhe ndikimet e tyre duhet të hetohen rast pas rasti.”
    Kompania iu referua një deklarate për “përkushtimin e saj ndaj konkurrencës së drejtë” ku tha e “klauzolat e mëparshme të barazisë shërbyen për ta përkrahur çmimin konkurrues dhe jo ta kufizonin.”
    Pavarësisht situatës, Booking.com duket të jetë i pashmangshëm për hotelet për shkak të pranisë dhe shikueshmërisë online që strukturat e vogla dhe të  pavarura e kanë të vështirë ta arrijnë.
    Korporata vlen 170 miliardë dollarë, tri herë më shumë sesa Volkswagen.

  • Mijëra hotele në Evropë do të padisin Booking.com për “abuzim”

    Mijëra hotele në Evropë do të padisin Booking.com për “abuzim”

    Një padia kolektive kundër Booking.com është nisur nga më shumë se 10,000 hotele evropiane, të cilat akuzojnë platformën e njohur të rezervimeve online për praktika abuzive që kanë dëmtuar tregun për më shumë se 20 vjet.

    Shoqata Evropiane e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve (Hotrec), që përfaqëson sektorin në BE dhe ka nisur këtë proces ligjor, ka shtyrë afatin për t’u bashkuar me padinë deri më 29 gusht për shkak të interesit të madh.
    Padia mbështetet gjithashtu nga 30 shoqata kombëtare hotelerie, përfshirë edhe atë britanike, dhe pritet të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e turizmit evropian.

    Sipas Hotrec, Booking.com ka përdorur gjatë këtyre viteve klauzola të paligjshme “çmimi më i mirë” (best price), duke detyruar hotelet të mos ofrojnë çmime më të ulëta në platforma të tjera apo në faqet e tyre zyrtare. Kjo ka penguar konkurencën dhe ka dëmtuar financiarisht pronarët e hoteleve.
    Klauzolën e “çmimit më të mirë” Booking.com e përdorte gjithashtu për të parandaluar që klientët të rezervonin drejtpërdrejt me hotelin, duke anashkaluar platformën dhe komisionet e saj, shkruan The Guardian.
    Pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në 2024, që e gjeti këtë praktikë në shkelje të ligjit të konkurrencës në BE, hotelet kërkojnë tani dëmshpërblime për periudhën 2004-2024, para se Booking.com ta hiqte këtë klauzolë për t’u përshtatur me Aktin e Tregjeve Dixhitale të BE-së.
    Booking.com mohon pretendimet dhe e quan këtë iniciativë të pasaktë dhe të padrejtë, duke argumentuar se praktikat e tyre kanë ndihmuar në konkurrencën e shëndetshme dhe kanë rritur fitimet për hotelet.
    Megjithatë, shumë nga pronarët e hoteleve thonë se komisionet e larta dhe presioni i platformës kanë ngushtuar ndjeshëm fitimet e tyre, duke i bërë të vështira kushtet e punës dhe investimet.
    Booking Holding, kompania mëmë e Booking.com, kontrollonte rreth 71% të tregut evropian të rezervimeve online në 2024, duke konsoliduar pozicionin e saj si aktori kryesor në sektor.
    Ekspertët e ligjit të konkurrencës paralajmërojnë se procesi gjyqësor do të jetë i gjatë dhe kompleks, por theksojnë se padia përfaqëson revoltën e hoteleve kundër dominimit dhe praktika abuzive të platformave dixhitale.
    /vizionplus.tv

  • Propozimi nga Spahiu: Burg për pronarët e hoteleve që diskriminojnë turistët kosovarë apo diasporën

    Propozimi nga Spahiu: Burg për pronarët e hoteleve që diskriminojnë turistët kosovarë apo diasporën

    Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se Kodi i ri Penal duhet të miratohet nëpërmjet një referendumi nga populli, i cili me anë të votës së drejtpërdrejtë çimenton themelet e kodit të ri. Për të në Kodin e ri Penal duhet të shtohet një nen për dënimin me burg për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve që diskriminojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia apo nga diaspora.
    ”Sot për javë, Shqipëria ka qenë e shqetësuar për një goditje që po merr turizmi, për shkak të keqtrajtimit, manipulimit, vjedhjes, keqshërbimit, të metave të mëdha dhe me të drejtë është konstatuat se është vrarë turizmi patriotik. Unë kam të renditura edhe denoncime, që më kanë kërkuar konsulencë juridike, nga shqiptarë të Kosovës, apo të diasporës të cilët ndihen të diskriminuar, nuk pranohen në hotelet e jugut të Shqipërisë.

    Sa e marrin vesh që janë nga Kosova, Maqedonia, që janë emigrantë, që janë nga diaspora, u thonë ne nuk duam shqiptarë. Diskriminimi në shumë vende të botës është vepër penale.

    Nëse Shqipërisë po i shkatërrohet turizmi dhe mund të rrënojë ekoniminë e vendit, mund të parashikohet një vepër penale për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve që diskriminojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia apo nga diaspora”,-tha Spahiu.

  • Barinjtë e hoteleve

    Barinjtë e hoteleve

    Nga Kreshnik Spahiu

    Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar.

    Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera mbrojti nivelin C1 të gjuhës gjermane.
    A e dini pse e mësoi gjermanishten në nivel shumë të lartë?
    Sepse ai duhej të komunikonte me turistët gjermanë që pushonin në hotelet e prindërve të tij në Itali.
    Matteo kishte tre vite që bënte trajnime dhe studime për turizëmin.
    Familja e tij kishte 70 vjet që investonin në industrinë e turizmit dhe zotëronin pesë hotele në veri të Italisë (Riva del Garda, Jesolo, Venecia).
    Matteo kishte pasion për bioteknologjinë, por prindërit dhe gjyshi i tij kishin insistuar që ai të shkollonte dhe të trajnohej për turizëm, që të trashëgonte biznesin familjar.

    – M’u kujtua kjo histori kur dëgjova çmenduritë e operatorëve turistikë shqiptarë, që ankohen pse nuk kemi turizëm elitar, por të huajt vijnë me bukë me vete.
    – M’u kujtuan pronarët e hoteleve në Shqipëri, të cilët, sapo bëjnë lekët e para të sezonit, blejnë dy Range Rover: një për djalin dhe tjetrën për dashnoren.
    – M’u kujtua Janaqi nga Piqerasi, që s’kishte zbritur kurrë në Tiranë, por tallej me turistët gjermanë që “nuk dinë të hanë”.
    – M’u kujtua Thimaqi nga Dhërmiu, që nuk guxon ti hysh në lokal nga muzika e lartë që të çan daullen e veshit.
    – M’u kujtua Taqi dhe Raqi nga Himara, që kishin shitur hashash dhe me ato lekë hapën një hotel, por për të kursyer paratë e arkitektit, projektin e bënë me laps mbi mbulesën e tavolinës.
    – M’u kujtua Kiço nga Jala, që i trefishonte çmimet sapo i vinin klientë kosovarë, sepse donte vetëm turistë “elitarë”, ndonse babai i tij kishte qenë karrocier i plahrave të fshatit.
    – M’u kujtua Kokëdhima që u hodh mbi xhamin e makinës së turistëve spanjollë, sepse nuk paguanin 600 euro për një peshk të qelbur.
    – Mu kujtua edhe Fiqo debili nga Ksamili që rrahu një turist nga Tetova sepse ishte ulur mbi peshqir në breg por ky donte ta ulte me zorr në shezllon 50 euro
    – M’u kujtuan fëmijët e oligarkëve X apo Y, që çdo mbrëmje zihen me grushta në diskotekat e Palasës.
    Miku im Matteo kishte katër breza trashëgimi në biznesin turistik, por prindërit e tij kishin vendosur që ai të studionte tre vite në Gjermani, që djali i tyre të kishte një vizion të qartë mbi tipologjinë e turistëve gjermanë – të cilët ishin klientët kryesorë të hoteleve të tyre.
    Thjesht m’u kujtua dhe mendova se Shqipëria vërtet ka nevojë për një Akademi — jo për barinjtë e dhive, por për “barinjtë” e hoteleve me pesë yje, që ankohen pse nuk kanë turizëm elitar në bizneset e tyre që i menaxhojnë si lopçarë.

    Shkroi: Kreshnik Spahiu …….

  • Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

    Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

    Më shumë se 90% e hoteleve në Tiranë rezultojnë të rezervuara nga delegacionet që shoqërojnë liderët europianë gjatë vizitës së tyre në Shqipëri për Samitin e Komunitetit Politik Europian, që mbahet më 16 dhe 17 maj në kryeqytet.
    Në ditët e fundit është vërejtur një fluks i shtuar jo vetëm në hoteleri, por edhe në rezervimet e restoranteve dhe në kompanitë që ofrojnë shërbime transporti.
    Ky samit politik shihet si një mundësi e madhe për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si një destinacion turistik dhe mikpritës për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
    Parashikimet për turizmin në vend janë optimiste, me rreth 14 milionë turistë të huaj që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë vitit 2025.

  • “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë

    “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës për të diskutuar për sezonin veror, që nis së shpejti.

    Teksa pohoi se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm, Rama tha se ka ende shumë për të bërë.
    “Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë”.
    Rama kërkoi më shumë cilësi në shërbim, ndërsa tha se nuk mund të mbetet më prioritet sasia.
    “Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama.

    Top Channel

  • “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë! Tani duhet cilësi, jo sasi

    “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë! Tani duhet cilësi, jo sasi

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës për të diskutuar për sezonin veror, që nis së shpejti.

    Teksa pohoi se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm, Rama tha se ka ende shumë për të bërë.
    “Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë”.
    Rama kërkoi më shumë cilësi në shërbim, ndërsa tha se nuk mund të mbetet më prioritet sasia.
    “Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama.

    Top Channel