Tag: hotele

  • Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve

    Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve

    Më shumë turistë se një vit më parë por jo drejt synimit të 15 milionë të huajve deri në fund të vitit. Ecuria e turizmit në vendin tonë në muajin gusht ka qenë edhe më e suksesshme se e gjithë periudha tjetër e vitit. 3.36 milionë turistë shtuan ndjeshëm sipas INSTAT edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese shqiptare.

    Me 35.1% u rrit ky tregues në të cilën përqindjen më të madhe e zënë të huajte.
    “Fundi i gushtit deri tani ka qenë më mirë. Kemi një rritje 30% krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim janë të stepur nga rrjetet sociale por kur vinë në Shqipëri ndryshojnë mendim”, tha Jetmira Hoxha, eksperte ekonomie.
    Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.
    “Turistët qëndrojnë në hotele se janë udhëtime të organizuara. Për strukturat akomoduese që pronotohen online kanë patur një rënie për shkak të turistëve që vojnë në mënyrë individuale dhe zgjedhin vet ku do të shkojnë. Nëse flasim për individët që kanë ardhur dhe kanë preferuar bregdetin kanë qenë me ture ditore. Por dhe vende të tjera që shfaqin histori si berati.”
    Më së shumti të huajt kanë preferuar të vizitojnë Tiranën, pasuar më tej nga vendet historike si dhe bregdeti.

    Top Channel

  • Turizmi/ Qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    Turizmi/ Qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    Strukturat akomoduese në vendin tonë regjistruan një sezon të mbarë matur nga net-qëndrimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se kishte një rritje si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të netëve të qëndrimit në korrik 2025. Vizitorët gjithsej u rritën me 34,6%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 45,3% dhe rezidentë 11,2% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar.
    Net qëndrimet gjithsej pësuan rritje vjetore me 33,5%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 44,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 9,8%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+50,3%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+41,1%).
    Në profilin e tregjeve, Kosova vijon të udhëheqë me 21% të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Polonia (11%) dhe Italia (10%). Gjermania dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 6%, ndërsa 45% e turistëve vinin nga vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.
    Edhe norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele shënoi përmirësim, duke u ngjitur në 52,9% nga 49,3% në Korrik 2024, një tregues i qartë i kërkesës në rritje.
    Strukturat akomoduese turistike klasifikohen dhe përshkruhen në grupe Hotele dhe akomodime të ngjashme. Kjo klasë përfshin hotele, kompleks turistike, hotele suita, motele.
    Grupi tjetër “Akomodime për pushime dhe të tjera” përfshin shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore. Grupi i tretë i njësive akomoduese përfshin hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.
    Shqipëria ka pasur zhvillime pozitive në sektorin e turizmit vitet e fundit. Ritmet e rritjes së numrit të turistëve kanë rënë këtë vit, por qëndrimet në hotele po rriten edhe nga formalizmi dhe deklarimi më i lartë i strukturave akomoduese./Monitor.al

  • Turizmi, net-qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    Turizmi, net-qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    Strukturat akomoduese në vendin tonë regjistruan një sezon të mbarë matur nga net-qëndrimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se kishte një rritje si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të netëve të qëndrimit në korrik 2025.Vizitorët gjithsej u rritën me 34,6%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 45,3% dhe rezidentë 11,2% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar.Net qëndrimet gjithsej pësuan rritje vjetore me 33,5%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 44,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 9,8%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+50,3%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+41,1%).Në profilin e tregjeve, Kosova vijon të udhëheqë me 21% të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Polonia (11%) dhe Italia (10%). Gjermania dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 6%, ndërsa 45% e turistëve vinin nga vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.Edhe norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele shënoi përmirësim, duke u ngjitur në 52,9% nga 49,3% në Korrik 2024, një tregues i qartë i kërkesës në rritje.Strukturat akomoduese turistike klasifikohen dhe përshkruhen në grupe Hotele dhe akomodime të ngjashme. Kjo klasë përfshin hotele, kompleks turistike, hotele suita, motele.Grupi tjetër “Akomodime për pushime dhe të tjera” përfshin shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore. Grupi i tretë i njësive akomoduese përfshin hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.Shqipëria ka pasur zhvillime pozitive në sektorin e turizmit vitet e fundit.Ritmet e rritjes së numrit të turistëve kanë rënë këtë vit, por qëndrimet në hotele po rriten edhe nga formalizmi dhe deklarimi më i lartë i strukturave akomoduese.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli, do të strehohen nëpër kazerma

    Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli, do të strehohen nëpër kazerma

    Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen prej hoteleve.

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey konfirmoi lajmin se një skenar i tillë po diskutohet nga ekzekutivi i Keir Starmerit edhe pse po shqyrtohen gjithashtu edhe objekte jo-ushtarake për të ofruar një strehë për emigrantët që kërkojnë azil.
    Aktualisht, mbi 32,000 azilkërkues janë të strehuar në hotele në Britaninë e Madhe, pothuajse 40 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.
    Qeveria e kryeministrit Starmer është përballur vazhdimisht me kritika për këtë situatë, e prej disa muajsh ka pasur edhe protesta të vazhdueshme ndaj kësaj qasjeje të qeverisë.
    “Çfarë dreqin janë duke bërë këta, po u japin hotele me katër yje? Po vijnë këtu, po marrin dhe akomodim me mëngjes, po u ofrohen edhe lehtësira të tjera…nuk është faji i njerëzve, sepse ata vijnë në kërkim të një jete më të mirë, unë këtë e kuptoj. Problemi në këtë rast është qeveria”, tha një protestues.
    Starmer pati njoftuar më herët se më e shumta deri në fundin e 2029-tës, nuk do të strehonte më azilkërkuesit në hotele.

    Top Channel

  • Angli/ Jo më hotele për azilkërkuesit: Do të strehohen nëpër kazerma

    Angli/ Jo më hotele për azilkërkuesit: Do të strehohen nëpër kazerma

    Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen prej hoteleve.

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey konfirmoi lajmin se një skenar i tillë po diskutohet nga ekzekutivi i Keir Starmerit edhe pse po shqyrtohen gjithashtu edhe objekte jo-ushtarake për të ofruar një strehë për emigrantët që kërkojnë azil.
    Aktualisht, mbi 32,000 azilkërkues janë të strehuar në hotele në Britaninë e Madhe, pothuajse 40 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.
    Qeveria e kryeministrit Starmer është përballur vazhdimisht me kritika për këtë situatë, e prej disa muajsh ka pasur edhe protesta të vazhdueshme ndaj kësaj qasjeje të qeverisë.
    “Çfarë dreqin janë duke bërë këta, po u japin hotele me katër yje? Po vijnë këtu, po marrin dhe akomodim me mëngjes, po u ofrohen edhe lehtësira të tjera…nuk është faji i njerëzve, sepse ata vijnë në kërkim të një jete më të mirë, unë këtë e kuptoj. Problemi në këtë rast është qeveria”, tha një protestues.
    Starmer pati njoftuar më herët se më e shumta deri në fundin e 2029-tës, nuk do të strehonte më azilkërkuesit në hotele.

    Top Channel

  • Keir Starmer do të “zbrazë” hotelet që strehojnë emigrantët! Çfarë do të ndodhë me azilkërkuesit?

    Keir Starmer do të “zbrazë” hotelet që strehojnë emigrantët! Çfarë do të ndodhë me azilkërkuesit?

    Keir Starmer

    BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka shprehur synimin për të përshpejtuar eliminimin e praktikës së strehimit të emigrantëve që kërkojnë azil nëpër hotele në territorin britanik.
    Qeveria është zotuar të zbrazë të gjitha hotelet që aktualisht strehojnë emigrantë deri në fund të Parlamentit, që mund të jetë deri në vitin 2029, por Kryeministri sugjeroi se donte ta “nxisë këtë çështje”.
    “Kur bëhet fjalë për hotelet që përdoren nga azilkërkuesit, dua që ato të zbrazen. Kam qenë shumë i qartë për këtë. E kuptoj plotësisht pse njerëzit janë kaq të shqetësuar për këtë çështje. E vetmja mënyrë për t’i zbrazur ato është një punë e rregullt dhe sistematike me rastet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe më pas kthimi i atyre azilkërkuesve të paligjshëm që nuk duhet të jenë këtu. Mënyra për ta bërë këtë është duke punuar për të kapërcyer çështjet e prapambetura deri në fund të mandatit të këtij parlamenti”, tha Starmer.
    Pakënaqësia me mënyrën se si Qeveria e ka menaxhuar krizën e anijeve të vogla dhe i ka strehuar emigrantët në hotele ka çuar në një valë protestash gjatë verës dhe kritika nga kundërshtarët politikë të Partisë Laburiste.
    Duke folur për Matt Chorley të BBC Radio 5 Live, Kryeministri tha se i kuptonte shqetësimet në lidhje me migracionin, duke i përshkruar ato si një “çështje vërtet serioze”. 
    Aktualisht, Britania e Madhe po përballet me një numër rekord kërkesash për azil, me shtimin e mbërritjeve të azilkërkuesve në anije të vogla.
    Pavarësisht premtimeve të qeverisë për të zvogëluar varësinë nga strehimi i përkohshëm, 32,059 azilkërkues po qëndronin në hotele në të gjithë vendin në fund të qershorit, sipas të dhënave zyrtare.
    Kjo shifër është 8% më e lartë se një vit më parë, megjithëse pak më e ulët se tremujori i mëparshëm dhe shumë nën kulmin prej 56,042 në shtator 2023./ZËRI

  • “Hotele që kanë marrë kredi”/ Ekspertja e ekonomisë: Turizmi solli numër të madh vizitorësh, por jo fitime për…

    “Hotele që kanë marrë kredi”/ Ekspertja e ekonomisë: Turizmi solli numër të madh vizitorësh, por jo fitime për…

    Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, në një intervistëtelevizive, tha se pavarësisht rritjes së numrit të turistëve, bizneset e sektorit janë të pakënaqura për shkak të të ardhurave të ulëta dhe qëndrimit të shkurtër të vizitorëve.
    “Nëse flasim për sezonin turistik në fakt strukturat akomoduese, ato të cilat janë zonat bregdetare dhe të themi që kanë investuar sepse ne kemi një të dhënë që është rritja e kreditimit dhe kjo rritje sidomos nga aspekti i biznesit, një pjesë e mirë e kreditimit është rritur për shkak dhe vetë të turizmit, pra bare restorante, struktura akomosuese pra hotele të cilët kanë marr kredi dhe kanë investuar për të rifreskuar apo rimodeluar sipas standarteve të ballkanit perëndor.
    Çështja është që janë munduar të investohen në turizëm qoftë në burim njerëzor, qoftë në trajnime të burimeve njerëzore, si aspekt shumë i rëndësishëm, por edhe në vetë investime fizike për të pasur atë akomoditeti.
    Të gjitha bizneset që merren me turizëm janë të pakënaqur. Pra, dukej sikur ky vit do të ishte një boom turistësh. Sipas statistikave kemi një numër të madh turistësh por çështja është se tipologjia e turistëve në Shqipëri janë të tipit me nivel të ulët të ardhurash, së dyti me pak ditë qëndrimi dhe një pjesë e mirë e tyre janë përqëndruar në disa atraksione turistike, siç mund të jetë për shembull vetë tirana dhe më pas turistët e huaj, zgjedhin të bëjnë turizëm ditor në një qytet, duke u larguar nga një qytet në një tjetër”, u shpreh Radonshiqi.

  • Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele, tensione të ashpra

    Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele, tensione të ashpra

    Bota E Shtunë, 9 Gusht 2025 20:13
    Një valë protestash ka përfshirë qytete në mbarë Britaninë pas arrestimit të një shtetasi etiopian, të akuzuar për sulm seksual në hotelin “The Bell” në Epping, ku strehohen azilkërkues burra. Rreth 200 hotele në vend përdoren aktualisht për strehimin e tyre, një politikë e qeverisë që ka nxitur pakënaqësi në disa komunitete.
    Banorë dhe aktivistë lokalë, si anëtarja e Reform UK Orla Minihane, shprehin shqetësime për sigurinë publike, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për rritjen e retorikës raciste dhe dhunës së ekstremit të djathtë.

    Në disa protesta janë raportuar përplasje dhe kërcënime ndaj azilkërkuesve. Disa prej tyre, si Wael nga Libia, thonë se kërkojnë vetëm mundësinë për të punuar dhe ndërtuar jetë të sigurt, por të tjerë përballen me ngacmime dhe fyerje në publik.

  • Më shumë se 10.000 hotele në Evropë padisin ‘Booking’

    Më shumë se 10.000 hotele në Evropë padisin ‘Booking’

    FOTO ILUSTRUESE

    EUROPË-Më shumë se 10.000 hotele në Evropë i janë bashkuar një padie kolektive kundër platformës së rezervimeve online “Booking”, duke argumentuar se kompania për vite me radhë ka kufizuar mundësinë e hotelierive për të ofruar çmime më të ulëta për shërbimet e tyre në kanale të tjera shitjeje.
    Padia, që pritet të jetë një nga më të mëdhatë e ngritura ndonjëherë në sektorin evropian të mikpritjes, mbështetet gjithashtu nga 30 shoqata kombëtare hoteliere, përfshirë atë britanike, shkruan The Guardian.
    “Hotelieritë evropianë kanë vuajtur për vite me radhë nga kushtet e padrejta dhe kostot e tepërta. Tani është momenti të luftojmë së bashku për kompensim”, tha Aleksandros Vasilikos, kryetar i Shoqatës Evropiane të Industrisë Hoteliere “Hotrek”, e cila ka ngritur padinë kolektive.
    Pretendohet se premtimi i “çmimit më të mirë” në Booking.com u nxor nga hotelet nën presion të madh për të mos ofruar dhoma me çmime më të ulëta në platforma të tjera, përfshirë faqet e tyre të internetit. Padia, të cilën ekspertët thonë se do të jetë një betejë e vështirë, kërkon dëmshpërblim për periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2024, kur Booking.com hoqi klauzolën e çmimit më të mirë për t’u përputhur me Aktin e Tregjeve Dixhitale të BE-së.
    Në korrik, kompania “Booking” me seli në Amsterdam i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se beson që bëhet fjalë për një “interpretim të gabuar të vendimeve të mëparshme gjyqësore”./ZËRI

  • Vidhte në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese! Kapet hajduti serial

    Vidhte në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese! Kapet hajduti serial

    Një hajdut serial ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

    21-vjeçari O.H., vidhte në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.
    Autori i dyshuar, rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për disa ngjarje të tjera.
    Në total janë zbardhur 11 vjedhje të kryera në qarqet Durrës dhe Tiranë nga ky shtetas, i cili rezulton autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit korrik.
    Në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është neutralizuar dhe vënë në pranga.
    Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

    Top Channel