Tag: hormoneve

  • Hulumtimi: Funksioni i tiroides gjatë shtatzënisë lidhet me rrezikun e autizmit

    Hulumtimi: Funksioni i tiroides gjatë shtatzënisë lidhet me rrezikun e autizmit

    Studimi ndoqi më shumë se 51,000 lindje, duke përfshirë 4,409 raste në të cilat nënat kishin nivele anormale të hormoneve tiroide para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë ose të dyjave.

    Hormonet e çrregulluara të tiroides gjatë shtatzënisë tek nënat që kishin një çrregullim të tiroides para shtatzënisë mund të rrisin rrezikun e autizmit tek fëmija, raportojnë studiuesit.

    Edhe pse një çrregullim kronik i tiroides i trajtuar në mënyrë adekuate nuk rriti mundësinë e diagnozës së autizmit tek fëmijët, çekuilibrat hormonalë të vazhdueshëm gjatë tremujorëve të shumtë rritën rrezikun, tha udhëheqësi i studimit Idan Menashe i Universitetit Ben-Gurion të Negevit në Izrael.

    Studimi ndoqi më shumë se 51,000 lindje, duke përfshirë 4,409 raste në të cilat nënat kishin nivele anormale të hormoneve tiroide para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë ose të dyjave, raporton Reuters .

    Për sa kohë që mosfunksionimi ekzistues i tiroides kontrollohej në mënyrë adekuate, ai nuk shoqërohej ndjeshëm me një rrezik më të lartë për çrregullimin e spektrit të autizmit, sipas një raporti në The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism .

    Gjithashtu, mosfunksionimi i tiroides që filloi gjatë shtatzënisë nuk duket se rriti rrezikun.

    Megjithatë, mosfunksionimi i tiroides i pranishëm si para ashtu edhe gjatë shtatzënisë shoqërohej me një rrezik më shumë se dyfish më të lartë të autizmit, zbuluan studiuesit.

    Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për gratë me funksion të reduktuar të tiroides dhe si pasojë nivele të ulëta të hormoneve tiroide.

    Sa më e gjatë të jetë periudha e hipotiroidizmit, aq më i madh është rreziku i autizmit, dhe gjasat ishin më shumë se trefish të rritura kur nivelet e hormoneve ishin të ulëta gjatë të tre tremujorëve të shtatzënisë.

    Shumë pak gra në studim kishin funksion të rritur të tiroides, kështu që ai grup nuk u analizua veçmas.

    Autorët deklaruan se hormonet tiroide të nënës janë thelbësore për zhvillimin e trurit të fetusit.

    “Këto gjetje nxjerrin në pah nevojën për monitorim rutinor dhe rregullim në kohë të terapisë për të ruajtur nivelet normale të hormoneve tiroide gjatë shtatzënisë”, tha Menashe. 

  • Nga cikli i çekuilibruar tek shëndeti i tepërt, këto janë 5 ushqimet që mbajnë nën kontroll çrregullimet hormonale

    Nga cikli i çekuilibruar tek shëndeti i tepërt, këto janë 5 ushqimet që mbajnë nën kontroll çrregullimet hormonale

    Çrregullimet hormonale mund të jetë një nga shkaktarët që keni shtuar në peshë së fundmi, prandaj duhet të keni kujdes mbi mënyrën se si ushqeheni për të balancuar hormonet. Disa nga simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni probleme me hormonet janë: dhimbje koke të vazhdueshme, luhatje të peshës, fryrje të barkut, cikël menstrual të parregullt, rrahje të shpeshta zemre etj. Kombinimi perfekt i ushqimeve që balancojnë hormonet ndihmon në lehtësimin e këtyre simptomave dhe mban sistemin e riprodhimit të shëndetshëm. Këto janë pesë ushqimet më të mira për shëndetin e gruas:

    Kosi – Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas. Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.

    Peshku – Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni.

    Perimet e pasura me antioksidues – Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i antioksiduesve. Spinaqi, zarzavatet jeshile, sallata ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve, ndërkohë që sigurojnë edhe lëndët e tjera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

    Erëzat –Kanella, xhenxhefili, hudhra janë disa nga erëzat më të mira që ndihmojnë femrat të balancojnë hormonet dhe të qëndrojnë të reja për një kohë të gjatë.

    Avokado – Ky frut është i pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në tretjen e lëndëve ushqyese. Avokadot janë gjithashtu të pasur me fibër, magnez, kalium, vitaminë E, acid folik dhe vitaminën B, të cilat janë shumë të rëndësishme për balancimin e hormoneve.

  • Si të kuptoni që keni probleme me tiroidet, pasojat që sjellin në shëndet

    Si të kuptoni që keni probleme me tiroidet, pasojat që sjellin në shëndet

    Ju kap plogështia që pa nisur dita? Jeni nervoz, keni shtuar në peshë ose ju bien shumë flokët? Apo ndodh e kundërta:
    Jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth?

    Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides.
    Ky rregullator i trupit dhe mendjes ndonjëherë del jashtë kontrollit, sidomos tek gratë, shkruan “shëndeti”.

    Marrja e trajtimit të duhur është shumë e rëndësishme për të shmangur probleme shëndetësore serioze.

    Çfarë është gjëndra e tiroides?

    Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës.
    Ajo prodhon hormone që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit – sistemi që ndihmon trupin të përdorë energjinë.
    Problemet me tiroiden mund të ngadalësojnë ose përshpejtojnë metabolizmin duke ndërhyrë te prodhimi i hormoneve të tiroideve.

    Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash.
    Shtim ose rënie drastike në peshë
    Një ndryshim i pashpjegueshëm në peshë është një nga shenjat më të zakonshme të çrregullimit të tiroides.
    Shtimi në peshë mund të sinjalizojë për nivele të ulëta të hormoneve të tiroides, një gjendje e quajtur hipotiroidizëm.
    E anasjella, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se sa trupi ka nevojë, mund të humbni peshë në mënyrë të papritur.
    Kjo gjendje njihet ndryshe si hipertiroidizmi. Hypotiroidizmi është më i përhapur te njerëzit.
    Simptomë: Ënjtje në qafëËnjtja ose një gungë në qafë është një shenjë e dukshme që diçka nuk shkon mirë me tiroiden. Gunga mund të shfaqet si në rastin e hipertiroidizmit ashtu edhe hipotiroidizmit. Ndonjëherë ënjtja në qafë mund të shfaqet edhe për shkak të kancerit të tiroides ose nodujve, gjëndra që rriten brenda tiroides. Mund të jetë edhe për ndonjë shkak që nuk lidhet me tiroiden.
    Simptoma: Ndryshime në rrahjet e zemrësHormonet e tiroides prekin thuajse çdo organ në trup dhe mund të ndikojnë në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë rrahje më të ngadalta zemre se zakonisht. Ndërsa hipotiroidizmi mund të shkaktojë përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të tensionit të gjakut dhe një ndjesi sikur zemra po del nga vendi.
    Simptomë: Ndryshime në humorÇrregullimet e tiroides mund të kenë një impakt të dukshëm në gjendjen emocionale, humorin dhe sa energjikë jeni. Hipotiroidizmi i bën njerëzit të ndihen më të plogësht, më të lodhur dhe të stresuar. Ndërsa hipertiroidizmi mund të shkaktojë ankth, probleme me gjumin dhe nervozizëm.
    Simptomë: Rënie të flokëveRënia e flokëve është një tjetër shenjë e mosbalancimit të hormoneve të tiroides. Si hipertiroidizmi ashtu edhe hipotiroidizmi mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Në shumë raste flokët fillojnë të rriten sapo trajtohet sëmundja.
    Simptoma të tjera të hipotiroidizmitHipotiroidizmi mund të shkaktojë disa simptoma, si:Lëkurë të thatë dhe thonj të brishtëMpirje ose ndjesia e shpimit si me gjilpërë të duarveKapsllëkProbleme me ciklin menstrual
    Simptoma të tjera të hipertiroidizmitHipertiroidizmi mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera, si:Dobësi të muskujve ose dridhje të duarveProbleme me shikiminDiarreÇrregullime të ciklit menstrual

  • Po ju e dini? Ja cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit

    Po ju e dini? Ja cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit

    Kolesteroli, është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por ekspertët sqarojnë se kolesteroli nuk është domosdoshmërisht i keq.
    Pikë së pari, njeriu ka nevojë për kolesterolin.
    Kjo substancë e butë e ngjashme me dyllin gjendet jo vetëm në enët e gjakut por edhe në çdo qelizë.
    Kolesteroli është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve siç është estrogjeni dhe testosteroni dhe acidet biliare që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave.
    Për më tepër, kolesteroli ndihmon edhe për kujtesën dhe është thelbësor për shumë funksione nervore.
    Thënë shkurt, nëse ke arritur të lexosh deri këtu, duhet të falenderosh kolesterolin.
    Megjithatë, duke lënë shakatë mënjanë, si çdo gjë në jetë edhe në rastin e kolesterolit, ekuilibrat janë të brishtë.
    Nëse organizmi juaj përmban sasi të larta të kolesterolit të gabuar, atëherë dëmet janë të mëdha.
    Kolesteroli i Mirë Dhe Kolesteroli i Keq
    Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.
    Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.
     
    Kolesteroli i keq jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma specifike ndaj shpesh njihet si ‘vrasësi i heshtur.’
     
    Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
     
    Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
     
    Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
     
    Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.
     
    Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.
     
    Çfarë Lidhje Ka Kolesteroli Me Tiroiden?
    Tiroidja është përgjegjëse për çlirimin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin që orienton mënyrën se si trupi e përdor energjinë.
    Hormonet e tiroides rregullojnë frymëmarrjen, peshën e trupit, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor.
    Ajo që nuk dinin studiuesit deri tani është se problemet me tiroiden nxisin rritjen e nivelit të kolesterolit të keq.
    Në disa raste, tiroidja prodhon shumë ose ndjeshëm më pak hormone të cilat shkaktojnë një sërë problemesh.
    Nëse vuani nga hipotiroidizmi, atëherë mungesa e hormoneve nënkupton më shumë kolesterol të keq në gjak.
    Hormonet e pakëta në trup nuk arrijnë të pastrojnë kolesterolin nga gjaku duke rritur ndjeshëm nivelet e tij dhe rritur rrezikun për sëmundjet e zemrës.

  • Cila është Lidhja mes Tiroides dhe Kolesterolit

    Cila është Lidhja mes Tiroides dhe Kolesterolit

    Regjim i Balancuar Ushqimor
    Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.
    Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin.
    Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.
    Ushqimet Që Duhen Shmangur
    Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.
    Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.
    Yndyrna Të Shëndetshme
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.
    Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve.
    Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.
    Gluteni
    Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.
    Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./AgroWeb.org