Tag: hoqën

  • Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ “Pjesëmarrja është e kënaqshme”, Mazniku sqaron numrin e zgjedhësve: Janë listat me diasporën

    Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ “Pjesëmarrja është e kënaqshme”, Mazniku sqaron numrin e zgjedhësve: Janë listat me diasporën

    Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku në një prononcim për gazetarët ka sqaruar numrin e zgjedhësve më shumë në lista se zgjedhjet e majit 2025.

    “U hoqën votuesit që u regjistruan në listën  votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, sqaroi socialisti.
    Ndër të tjera ai u shpreh se pjesëmarrja në votim është e kënaqshme.
    “Jemi duke kaluar një ditë të mirë për Cërrikun, deri më tani votimi është i kënaqshëm. Janë rreth 6 mijë qytetore që kanë shprehur vullnetin e tyre në të gjitha qendrat e votimit. I ftojmë qytetarët që të dalin sërish në numra dhe të shprehin vullnetin e tyre. Cërriku ka pasur një periudhë të jashtëzakonshme zhvillimore vitet e fundit, por po ashtu ka përpara më të mirën për një sërë projektesh që do të ndodhin. Ftojmë qytetarët që në mënyrën më të mirë të mundshme të vijojnë në numra dhe në volum.
    Duket se çdo gjë është në rrugë të mbarë. Jemi në numra të ngjashëm me zgjedhjet e  fundit. Pak ndryshim ka. Ne jemi në numra të ngjashëm, deri tani jemi të kënaqur.
    U hoqën votuesit që u regjistruan në listën  votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, shprehet ai.

    Top Channel

  • Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

    Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

    Nga avokat Arben Llangozi
    Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!
    Na i hoqën fjalët më të shenjta që ka njohur kombi shqiptar. Na hoqën emrin “nënë”, që ka mbajtur mbi supe gjithë dhimbjen dhe dashurinë e këtij populli. Na hoqën emrin baba, që ka derdhur djersë dhe gjak për të mbajtur gjallë shtëpinë dhe nderin.
    Na hoqën fjalën atdhe, që për ne nuk është thjesht tokë, por frymë, amanet, betim. Na hoqën besën, që na ka bërë të pathyeshëm ndër shekuj. Na hoqën nderin, që ka qenë kurora e shqiptarit të ndershëm.
    E bënë me një ligj. Me një ligj të ftohtë, të imponuar, të shkruar në zyrat e huaja dhe të votuar pa debat, pa shpirt, pa ndjenjë. Një ligj që nuk lindi nga gjiri i këtij populli, por nga frika për të mos “fyer” ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato. Por në përpjekje për të kënaqur një ambasador, ata fyejnë gjithë kombin shqiptar!
    Ky nuk është më thjesht një ligj. Ky është një sulm i hapur ndaj rrënjëve tona, ndaj historisë sonë, ndaj vetë shpirtit shqiptar. Po na shlyejnë kujtesën, po na zëvendësojnë gjakun me fjalë të huaja, po na mohojnë identitetin që e kemi mbrojtur me pushkë, me lot, me këngë.
    Sepse nëse nuk ke më nënë e baba, nuk ke as më familje. Nëse nuk ke më atdhe, nuk ke më strehë.
    Nëse nuk ke besë e nder, nuk ke më komb!
    Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë, ne, populli i Shqipërisë, krenarë për historinë tonë, me besim te Zoti, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet demokratik e social…” Por ç’vlerë kanë këto fjalë kur ligjet që miratohen në këtë vend shkelin mbi frymën e saj, mbi Zotin, mbi historinë, mbi familjen?
    Ata që e quajnë këtë “përparim”, po harrojnë se për ne përparimi nuk është shkatërrim. Ne kemi ecur përpara duke ruajtur nderin, jo duke e fshirë.
    Kemi mbrojtur nënën, jo duke e zëvendësuar me fjalë pa shpirt. Kemi nderuar babain, jo duke e përjashtuar nga ligji.
    Dikur, shqiptarët shkonin në luftë me një amanet në zemër. Mos më turpëroni emrin, mos më ndotni nderin.” Sot, një ligj po i shkel me këmbë këto fjalë të shenjta. Në vend të familjes, po na japin konfuzion. Në vend të besës, po na japin përçarje.
    Në vend të kombit, po na japin një turmë pa kujtesë.
    Unë, si qytetar i lirë i këtij vendi, bëj thirrje për referendum kombëtar në bazë të nenit 150 të Kushtetutës. Le të ngrihemi të gjithë bashkë, sepse për të shpëtuar nderin dhe shpirtin e këtij kombi duhen vetëm 50.000 firma, por mbi të gjitha duhen zemra shqiptare që nuk pranojnë të heshtin.
    Le t’u themi JO atyre që duan të fshijnë identitetin tonë! Le t’u tregojmë se Shqipëria nuk është një laborator për eksperimente sociale, por një vend me histori, me gjak, me shpirt!Sepse kombi shqiptar ka një themel që nuk lëkundet,
    Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

  • ‘Ia hoqën Belindës…’, Berisha nxjerr në Kuvend emrin që fshihet pas Nesti Angonit

    ‘Ia hoqën Belindës…’, Berisha nxjerr në Kuvend emrin që fshihet pas Nesti Angonit

    Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, duke thënë se emri i tij qëndron pas anonimit Nesti Angoni që kallëzoi Erion Veliajn në SPAK. Kur u ndërpre seanca, Berisha foli për gazetarët në hyrje të Kuvendit, dhe tha se ‘thonë se Gogu është Nesti Angoni”.
    “Për pyetjet ka disa praktika. Në shumë raste, pyetje nuk bëhen fare. Deputetët, opozita e gjykon të mos bëhen pyetje dhe ka ndodhur jo një, por në mënyrë të përsëritur. Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për t’i dhënë mundësi të pyeturit që të përgatitet. Kjo është normale. Por kjo nuk përjashton as të drejtën e pyetjes me gojë pas dëgjimit të raportit, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim. Këta janë në frikë dhe tmerr. I thashë unë, dil e betohu në Kushtetutë, por nuk del dot Nesti Angoni. Se tani thonë që ky Gogo është Nesti Angoni, ia hoqën Belindës…”, tha Berisha

  • Capello: Fitova dy tituj në fushë me Juven, që më pas m’i hoqën padrejtësisht

    Capello: Fitova dy tituj në fushë me Juven, që më pas m’i hoqën padrejtësisht

    11 Tetor 2025

    8:29

    Alfred Lleshi

    Fabio Capello, në një intervistë për “Sky Sport”, foli rreth periudhës së tij si trajner, veçanërisht vitet e mbushura me emocione te Juventusi: “Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Trezeguet. Ishte një grup i fortë lojtarësh, me mentalitet elitar. Në Italinë, kampione bote më 2006, luanin 7-8 lojtarë bardhezinj. Fitova dy tituj në fushë, që më pas m’u hoqën padrejtësisht”.
    Sa i përket karrierës së tij, Capello kujtoi lojtarët që e kanë impresionuar më shumë: “Dy që më lanë pa fjalë për mënyrën si gjuanin ishin Gigi Riva dhe Batistuta. Ndërsa lojtari që më ka zemëruar më shumë ka qenë Cassano; talent i jashtëzakonshëm, por i pamundur për t’u menaxhuar. Për 5 minuta bënte çfarë i thoje, pastaj ndalonte”.
    Duke kujtuar eksperiencën te Real Madridi, shtoi: “E largova Ronaldon, që peshonte 94 kg dhe s’donte të dobësohej, por mbetet lojtari më i madh që kam trajnuar. Në dhomën e zhveshjes, liderët janë vendimtarë; jo gjithmonë më të rëndësishmit, por ata me karizmë. Liderët negativë janë më të rrezikshmit”.
     

  • Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë (EMRAT)

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë (EMRAT)

    tom doshi

    SHKODËR- Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, hoqën dorë nga mandatet e deputetëve. Por ata nuk janë të vetmit. Pas dorëheqjes së tyre, në listën e këtij subjekti kanë filluar dorëheqjet edhe nga marrja e mandatit.
    Bëhet me dije se deri tani nuk kanë pranuar 4 kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur. Bëhet fjalë për Migena Kallacej, Osman Teta, Bledar Mezini dhe Suada Kopshti, të cilët kanë hequr dorë nga e drejta e marrjes së deputetit. Osman Teta dhe Bledar Mezini, ishin kandidatët të cilët sipas renditjes iu takonte të merrnin mandatin. 
    Dorëheqja e Doshit dhe Jorgos u bë publike nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin zyrtar të Komisionit të Mandateve gjatë seancës plenare ku do të kryhej betimi i deputetëve të Kuvendit. Nga 140 deputetë në total, u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhurit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati./ZËRI

  • Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin

    Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin

    Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
     
    Ish-prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, ka reaguar publikisht pas vendimit për shkarkimin e tij, duke e cilësuar procesin si një vendim të padrejtë dhe të motivuar nga interesa të errëta që lidhen me veprimtarinë e tij në drejtësi.
     

     
    “E pra, më në fund u krye. Drejtësia, në versionin e saj më të shtrembëruar, foli,” shprehet Llaho në një deklaratë të gjatë, ku thekson se nuk u shkarkua për arsye profesionale, pasi për profesionalizmin e tij nuk mund të flasë askush negativisht, përfshirë edhe institucionet “pseudoligjore”, siç i quan ai.
     
    Ai thekson se vendimi për largimin e tij ishte i stisur për të shpëtuar dhe shpërblyer ata që ndiheshin të cënuar nga puna e tij në Sarandë dhe nga lidhjet e tyre në Tiranë. Llaho deklaron se nuk kishte pasuri të pajustifikueshme – vetëm një apartament dhe një garazh të blerë gjatë 25 viteve të punës – ndërsa si arsye formale për shkarkimin u përdorën “pasaktësi dhe paqartësi” mbi një ndihmë financiare prej 600.000 lekësh nga nëna dhe 1.5 milionë lekë nga prindërit e bashkëshortes.
     
    “E ndërsa të tjerët me pasuri miliona euro vijojnë detyrën, mua më larguan për ndihma familjare”, shkruan ai, duke vënë në dukje standardin e dyfishtë të institucioneve të vettingut.
     
    Në deklaratën e tij, Llaho nënvizon figurën e tij si një prokuror korrekt, koleg bashkëpunues, prind shembullor dhe qytetar me integritet, duke thënë se “më hoqën një vend pune, por nuk mund të më heqin dinjitetin, as zërin tim”.
     
    Ai përfundon reagimin me tone të forta simbolike:“Le të festojnë ‘fitoren’ e tyre të vogël. Historia ka treguar gjithmonë se frika nga të drejtët i bën të mendojnë se kanë fituar, kur në fakt veç janë zbuluar.”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     
     

  • “Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit

    “Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit

    Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist.
    Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin.
    “Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokitje. Ishte dhe ajo vajza tjetër. Ajo filmohej, unë jo.
    Shkova në shkollë ndërtimi, punoja në llaç. Motra ime punonte në rrobaqepësi, më merrte ajo në punoja që këndoja unë aty. Prindërit kanë vuajtur shumë, është e vështirë kur i kujton ato kohë”.
    Kjo situatë ndikoi edhe në raportin me dashurinë e jetës, Benin.
    “Ishte një periudhë që u kris marrëdhënia, ishte 1985. Më hoqën nga skena atë vit. Beni u tremb, nuk folëm për ca kohë, se e kuptova që s’më merrte. Pas ca kohësh, u ulëm diku në Tiranë, më tha unë nuk do martohem, ti do martohesh? Jo, i thashë unë. Nuk donte të më lëndonte”, kujton këngëtarja.

  • “E hoqën qelbësirën”, Genc Pollo rishfaqet me sulme ndaj Yuri Kim, por faqja e DASH e nxjer blof

    “E hoqën qelbësirën”, Genc Pollo rishfaqet me sulme ndaj Yuri Kim, por faqja e DASH e nxjer blof

    Karriera politike e Genc Pollos është e mbështetur më shumë mbi marrëdhëniet dhe raportet me ndërkombëtarët sesa mbi ndonjë aksion të vepantë politik. Madje, edhe lëvizja e tij e vetme kur themeloi PDR-në kundër Berishës, nuk e bëri pa miratimin e një pjese të tyre.
    Mirëpo, pas futjes së stanin e Berishës dhe pas shpalljes së tij “non grata”, Pollo është metamorfizuar, duke bërë dhe thënë gjithçka edhe kundër ndërkombëtarëve vetëm për të marrë një vend të sigurt në listën e mbyllur të deputetëve. Edhe kur ajo s’ka ardhur, ai ka vijuar besnikërinë ndaj Saliut me deklarata para fushate për heqje “non grata” dhe të tilla si këto.
    Deri këtu duket se s’ka asgjë të keqe dhe është gjithçka brenda pritshmërive nga Pollo.
    Ajo që të bën çudi është se tani pas fushate, ku gjithçka është e qartë dhe është mbyllur, ai bëhet së bashku me korin e të marrëve që sulmojmë ish-ambasadoren Yuri Kim sikur t’ua ketë ajo fajin që i ka mundur për herë të katërt Edi Rama.
     “E hoqën, e hoqën, e hoqën qelbësirën.” – shkruan Pollo me gojën e Nokës apo Palokës në facebook.
    Sa të duket sikur ia kanë vjedhur paswordin dhe kanë shkruar ata nga profili i tij.
    Jo vetëm kaq, por jep edhe intervista ku tregon se si iku e poshtëruar nga puna Yuri Kim.
    Gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë, por mjafton të hapësh faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe e sheh se ish-ambasadorja Kim vijon punën si Këshilltare e Lartë për Efikasitet dhe Llogaridhënie (shih linkun zyrtar të DASH: https://www.state.gov/biographies/yuri-kim/).
    Me sa duket, Yuri Kim, thjesht ka dalë në protestë në mbështetje dhe në solidaritet me kolegët.
    Dhe këtë nuk e ka bërë as për shkak të Pollos, i cili ka tërë jetën që është me ambasadorët, as për shkak të Gencit, që edhe kur u bë kundër tyre, nuk i eci.
    E ka bërë sepse është në SHBA dhe atje solidariteti me kolegët është diçka normale dhe elementare, në dallim nga rasti i qeverisjes së Gencit, që po të mos ishe me partinë e Pollos, nuk të merrte kush në punë./TemA

  • Trump shkarkon nga puna ish-ambasadoren Yuri Kim, shpërthen Genc Pollo: E hoqën qelbësirën…

    Trump shkarkon nga puna ish-ambasadoren Yuri Kim, shpërthen Genc Pollo: E hoqën qelbësirën…

    Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është pushuar së bashku me tre mijë persona të tjerë nga puna prej Departamentit Amerikan te Shtetit (DASH).
    Pas këtij vendimi, Yuri Kim së bashku me disa persona të tjerë u shfaqën në një protestë para DASH, për të kundërshtuar vendimin e Marc Rubios.
    Pas publikimit të fotove nga REUTERS, ku shfaqeshe Juri Kim në protestë, në rrjetet sociale shumë personazhe kanë shpërthyer ndaj ish-ambasadores së SHBA.
    Ish-ministri Genc Pollo ka shpërthyer ndaj Kim në një postim në Facebook, teksa shkruan “E hoqën, e hoqën, e hoqën qelbësirën.

  • “Grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Lulit”/ Rama në mbylljen e fushatës: Bufi i kërrusur dhe i rrudhur si shtrigan

    “Grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Lulit”/ Rama në mbylljen e fushatës: Bufi i kërrusur dhe i rrudhur si shtrigan

    “Mua ato grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Lulit, ju kujtohet Luli në 2017 kur përhapte dritën e republikës së re. Në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë bezhë si këngëtarë në përvjetorët e maturës ishte bufi me kapelën e Donald Trumpit. I kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit në vitin 36.
    Me Latifin që kishte ardhur të përhapte tymin madhështor të magjisë që do të na shkatërronte të gjithëve ne dhe sot nuk do të ishim këtu fare. Dhe me syun e qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos, por tanimë fushata mbaroi dhe në fushë do të hyjë sovrani, populli me votën e tij. Vazhdimin e dimë, bufi do ta falenderojë popullin për fitoren mbrëmjen e së dielës, pastaj do ta alarmojë për vjedhjen e votave drekën e të hënës dhe do ta thërrasë në revolucion pa kthim mëngjesin e së martës. Latifi do të iki andej nga erdhi, natyrisht më i pasur se sa erdhi.
    Do harrohet edhe Latifi, njësoj si kapelja trampiste, që ia rrasi bufit në kokë, duke e bërë më qesharak se vetë Çim mjekër postiqja. Ne PS- do të marrim mandatin e 4 me të paktën 74 mandate dhe nuk do të humbim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE…”, u shpreh Rama.

    Top Channel