Tag: homazhet

  • Nisin homazhet për Papën në Shën Pjetër, mbi 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e tij

    Nisin homazhet për Papën në Shën Pjetër, mbi 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e tij

    Arkivoli me trupin e Papa Franceskut, i ndarë nga jeta të hënën si pasojë e një goditje në tru dhe arresti kardiak, u transferua në Bazilikën e Shën Pjetrit në një procesion solemn nga rezidenca e tij e Santa Martës në Vatikan.

    Kardinalë me kapelet e kuqe, arqipeshkv, priftërinj me qirinj në duar, dhe rojet zvicerane me helmet, ecën me ngadalë në sheshin e madh para bazilikës, të shoqëruar nga psalme, lutje në latinisht dhe kambanat….

    14 persona me doreza të bardha e kostume të zinj, mbajtën arkivolin prej druri me trupin e Papës, teksa mijëra besimtar të mbledhur në sheshin Shën Pjetër duartrokisnin e thërrisnin shenjt menjëherë. Procesioni u drejtuar nga Camerlengo, Kardinali Kevin Farell, i cili do të drejtojë Vatikanin deri në zgjedhjen e një kreu të ri.

    Një meshë u zhvillua pasi arkmorti kaloi përmes dyerve gjigande të bronxta duke u vendosur në brendësi të Bazilikës. Nga ora 11 dyert u hapën për të gjithë ata që duan ti japin lamtumirën kreut të Selisë së Shenjtë. Homazhet për publikun do të lejohen deri në orën 19 të së premtes, pasi në orën 20, siç bëri të ditur Vatikani, do të zhvillohet riti i mbylljes së arkivolit nga Camerlengo.

    Të shtunën në orën dhjetë është caktuar ceremonia e varrimit, në të cilën priten të marrin pjesë të paktën 250 mijë njerëz. Me dhjetëra mijëra kanë mbërritur tashmë në Vatikan për ti bërë respektin Papës popullor, me 100 delegatë e liderë botërorë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

    Do të jenë gjithashtu të pranishëm, patriarkë, kardinalë e arqipeshkëve nga i gjithë globi, e mesha do të drejtohet nga kreu i kolegjit të Kardinalëve Giovanni Battista Re.

    Një konklavë për zgjedhjen e Papës së ri nuk pritet të nisë para 6 majit. Kardinalët që mblidhen tani në Romë do të vendosin datën pas atyre që shpesh janë diskutime të gjata. Nuk ka pretendentë të qartë për pasimin e Franceskut, por kompanitë britanike të basteve përmendin Luis Antonio Tagle, reformistin filipinez dhe italianin Pietro Parolin si favoritë. Të dy ata ishin pranë njëri-tjetrit në bazilikë, të rrethuar nga 80 kardinalë të tjerë. 

  • Nisin homazhet për Papën në Shën Pjetër, mbi 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrim

  • Fotolajm/ Homazhet për Papa Françeskun! Mijëra qytetarë mblidhen në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë

    Fotolajm/ Homazhet për Papa Françeskun! Mijëra qytetarë mblidhen në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë

    Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan u mbush sot me mijëra qytetarë, pelegrinë dhe figura të njohura nga mbarë bota, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, një nga figurat më të dashura dhe më ndikim në historinë moderne të Kishës Katolike.

    Ceremonia e homazheve nisi në orët e para të mëngjesit dhe u karakterizua nga një atmosferë e thellë qetësie, respekti dhe dhimbjeje.
    Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të Kishës Katolike, liderë botërorë, përfaqësues të besimeve të tjera, si dhe një numër i madh qytetarësh që kishin udhëtuar nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në këtë moment historik.
    Qytetarët vendosën lule, ndezën qirinj dhe u lutën në heshtje për Papën, duke kujtuar mesazhet e tij të paqes, përulësisë dhe solidaritetit me më të varfrit.
    Papa Françesku, emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio, u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 2013 dhe do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj reformave në Vatikan, luftës kundër varfërisë, mbrojtjes së ambientit dhe afrimit me të gjitha komunitetet fetare.
    Homazhet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ceremonia zyrtare e varrimit pritet të mbahet në Vatikan, me pjesëmarrjen e qindra liderëve botërorë dhe përfaqësuesve të lartë të kishës.

    Top Channel

  • Personalitet i arsimit dhe jetës publike shqiptare, mbahen homazhet për Menduh Dërgutin në Shkodër

    Personalitet i arsimit dhe jetës publike shqiptare, mbahen homazhet për Menduh Dërgutin në Shkodër

    Në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku ai kontribuoi për dekada me radhë, u zhvilluan homazhet në nderim të Prof. Menduh Dërgutit, një prej personaliteteve më të ndritura të arsimit dhe jetës publike shqiptare.

    Politikanë, pedagogë, studentë, intelektualë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit një njeriu që la gjurmë për Shkodrën dhe Shqipërinë.
    Prof. Dërguti nuk ishte vetëm një udhëheqës akademik. Në një periudhë vendimtare për vendin, siç ishin fillimet e demokracisë, ai shërbeu për dy legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Për dy ish-deputetët Romeo Gurakuqi dhe Gezim Luli, ai është një model i rrallë i politikanit, për të cilin Shqipëria ka sot nevojë.
    Në arsim, Prof. Dërguti kontribuoi me përkushtim si studiues, pedagog, autor tekstesh dhe redaktor shkencor, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore.

    Top Channel

  • Lamtumira e Margarita Xhepës! Homazhet për ikonën e kinematografisë në Teatrin e Operas e Baletit

    Lamtumira e Margarita Xhepës! Homazhet për ikonën e kinematografisë në Teatrin e Operas e Baletit

    Aktorja Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, që ndërroi jetë një ditë u përcoll sot në banesën e fundit.

    Për tre orë në hollin e TKOB u mbajtën homazhet në nder të ikonës së kinematografisë, në praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve të shumtë.
    Ndriçimi Xhepa, që ndoqi hapat e së ëmës në skenë, kujton dashurinë e që Margarita pati për artin deri në muajt e fundit, kur sëmundja e gjunjëzoi.
    Mes dhimbjes, lotëve dhe mirënjohjes, artistët nderuan Mbretëreshën e Teatrit.
    Mes qindra të pranishmëve, ishin dhe qytetarë lushnjarë, që vendosën lule pranë arkmortit të artistes, që qytetin e lindjes s’e harroi kurrë.
    Aktorja që dha shpirtin në skenë, me qindra role në teatër dhe kinematografi nuk është më mes nesh fizikisht, por mbetet përjetësisht në kujdesën e artdashësve.

    Top Channel

  • Lamtumirë Margarita Xhepa! Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, aktorja dërgohet drejt banesës së fundit

    Lamtumirë Margarita Xhepa! Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, aktorja dërgohet drejt banesës së fundit

    Homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa kanë përfunduar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Arkëmorti me trupin e saj u nis drejt banesës së fundit, ku do të prehet, në Varrezat e Sharrës.
    Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.
    Nga pamjet e siguruar nga Top Channel, familjarët, miq, kolegë, artistë dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe.
    Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
    Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.
    Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës.
    Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
    Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.

    Top Channel

  • Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon ‘pengun’ e fundit: Kishte dëshirë edhe për…

    Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon ‘pengun’ e fundit: Kishte dëshirë edhe për…

    Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.
    Ai ka treguar për periudhën e fundit të jetës së saj, duke theksuar se “mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore; lodhjet e viteve bëjnë të vetën.”
    Ai ka ndarë gjithashtu disa mendime mbi natyrën e saj të veçantë: “Kishte një natyrë të çuditshme. Madje, kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte se për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një.”
    Ai ka përmendur se filmi “Bolero në vilën e pleqve” është vepra që përkon me fundin e jetës së saj, duke e theksuar pasionin e saj të pandalshëm për artin deri në momentet e fundit.

  • Përfundojnë homazhet, ikona e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit

    Përfundojnë homazhet, ikona e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Lamtumirë Margarita Xhepa! Homazhet për ikonën e kinematografisë, i biri Ndriçim Xhepa tregon pengun e aktores

    Lamtumirë Margarita Xhepa! Homazhet për ikonën e kinematografisë, i biri Ndriçim Xhepa tregon pengun e aktores

    Për nder të Margarita Xhepës, një prej figurave më të shquara të artit shqiptar, homazhet janë zhvilluar sot, duke filluar nga ora 10:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB). Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta më 3 prill, në moshën 91-vjeçare, la pas një trashëgimi të pasur në botën e kinematografisë dhe teatrit.
    Në TKOB janë mbledhur familjarë, miq, kolegë, dhe shumë qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktorës së njohur. Ndriçim Xhepa, djali i Margarita Xhepës, mbajti një fjalë ngushëlluese para gazetarëve, duke theksuar se nëna e tij ka kaluar nga jeta në mënyrë të qetë, pavarësisht disa shqetësimeve shëndetësore të vogla në muajt e fundit. Ai shtoi se Margarita Xhepa e kishte pranuar mbylljen e karrierës së saj në teatër, por gjithmonë ka mbajtur një dëshirë për të realizuar një film të ri.
    “Në 91 vite jetë, 70 vite i pati në skenë dhe ekran. Punoi me dashuri dhe pasion të madh. Unë vetë jam i biri i saj dhe kam përshtypjen se në përmasat që kishte, kam frikë se nuk e kam të jem i sinqertë.. Mbylli jetën e saj në mënyrë normale edhe pse se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj“, tha aktori./vizionplus.tv

  • Homazhet për aktoren Margarita Xhepa/ Flet i biri Ndriçim Xhepa: Dëshira e saj edhe një film!

    Homazhet për aktoren Margarita Xhepa/ Flet i biri Ndriçim Xhepa: Dëshira e saj edhe një film!

    Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.
    Ndriçim Xhepa: Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj.