Tag: homazhet

  • Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve

    Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve

    E hëna e 26 gushtit do të jetë një ditë në nder të Artur Zhejit.

    Nga ora 10:00 deri në mesditë, në mjediset e Universitetit të Arteve organizohen homazhet për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të publicistikës moderne.
    Ceremonia private do të mbahet më pas tek ‘Alba 2000’. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji. Shqipëria humbi një mendimtar të rrallë, analist, gazetar me karrierë të gjatë e të suksesshme, që u largua nga jeta befas në një moshë të re 63-vjeçare, duke lënë një boshllëk në jetën publike.
    E quante “zonjë madhështore” vdekjen, në shkrimin dedikuar ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë, e një vit më vonë çfarë ai përshkruante si lutje e heshtur e njeriut për të shtyrë takimin me të, nuk u dëgjua. Nuk arriti dot të festonte më 29 gusht ditëlindjen e tij të 64.
    Si pasojë e një arresti kardiak, Artur Zheji u nda nga jeta të shtunën në një moment pushimi me familjen në Sarandë, lajm që ka tronditur jo vetëm të dashurit e zemrës por edhe mbarë shoqërinë shqiptare kudo ndodhur.
    Artur Zheji e kishte të trashëguar dashurinë për kulturën e dijen, i lindur në Tiranë me babanë gjuhëtar dhe të ëmën aktore, bazat e tij ishin të forta për të pasur një rrugëtim që la gjurmë në gazetari dhe filozofi politike, me mendimet e tij kritike të vyera.
    I diplomuar për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, puna e parë e tij u shënua në Teatrin Kombëtar si dramaturg. Më tej zhvilloi karrierën  në median italiane gjatë viteve 90. Ishte lufta në Kosovë që e riktheu në Shqipëri ku me përvojën ndërkombëtare i dha një frymë të re televizionit me emisionin “Luftë apo paqe në Kosovë”.
    Artur Zheji nuk e ndali hapin vetëm në një fushë, por dha kontribut të çmuar në disa institucione kryesore mediatike.
    Në rolin e drejtuesit në RTSH, në agjencinë telegrafike shqiptare dhe në gazetën mapo, ai u dallua për stilin e mprehtë dhe analizat e thelluara. Vitet e fundit u identifikua me emisionin “360 gradë”.
    Për penën e tij të mençur, intelektin e shquar, ai ishte edhe një bashkëpunëtor i ngushtë me Top Channel, që do të mbahet mend për lidhjen e fortë me Shqipërinë dhe do të mbetet një pikë referimi për gazetarinë shqiptare.

    Top Channel

  • U nda nga jeta pas një arresti kardiak, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

    U nda nga jeta pas një arresti kardiak, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

    Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00.
    Gazetari u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej me pushime në Sarandë. Zheji po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant dhe nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të qytetit, por mbërriti atje pa shenja jete.
    Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reaguan figura të medias, por edhe të politikës.
    Artur Zheji ishte i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik “360 Gradë”, një tryezë debati dhe analize për çështjet të vendit dhe botës.

  • Homazhet për Artan Lamen! Familjarë, miq e kolegë i japin lamtumirën e fundit

    Homazhet për Artan Lamen! Familjarë, miq e kolegë i japin lamtumirën e fundit

    Në mjediset e Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhet në nderim të Artan Lames, i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrjeje në zemër në Gjermani.
    Familjarë, miq, kolegë dhe figura publike i japin lamtumirën e fundit një personaliteti që për dekada me radhë kontribuoi në jetën institucionale, shoqërore dhe kulturore të vendit.
    Homazhet do të vijojnë deri në mesditë, për t’u ndjekur më pas nga ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit.
    Pjesë homazhe ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se vendi dhe shoqëria civile ka humbur një njeri që luftonte për kauzat e mëdha publike.
    “Artan Lame ishte miku im i debateve konstruktive dhe miqësore. Vendit do i mungojë një njeri i ditur, që kishte mendim për gjithçka dhe vetëofrohej për kauza të mëdha publike e kombëtare. Vinte në shërbim jo vetëm njohjet dhe diturin, por dhe pasionin që kishte për t’i mbrojtur këto çështje. Shoqëria civile ka humbur një aktivist të shkëlqyer. Lame ishte një njeri unik, një intelektual dhe mbi të gjitha ishte një patriot i lindur që dinte të mbronte çështjet kombëtare”, tha Manja.
    Edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe e konsideroi Artan lamën si një “kujdestar i trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare”.
    “Sot vendi ka humbur një kujdestar të rrallë të trashëgimisë kulturore dhe historike. Jam tërësisht i dërrmuar, do mbështes amanetin e tij për muzeun e koleksioneve dhe historisë e kulturës shqiptare që Lame e donte më shumë se çdo gjë tjetër”, tha Gonxhe.
    Gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të rëndësishme. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Turizmit, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
    Po ashtu ka qenë veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa ka dhënë edhe kontribut si publicist, opinionist dhe studiues i historisë shqiptare.
    Në vitin 2012, Lame u dekorua nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e 100-vjetorit të Pavarësisë.

  • Homazhet për Artan Lamen, Manja:Shqipërisë do i mungojë një njeri i mençur e patriot

    Homazhet për Artan Lamen, Manja:Shqipërisë do i mungojë një njeri i mençur e patriot

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lamës ka theksuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai pati në jetën publike dhe institucionale të vendit.
    Manja theksoi se Shqipërisë dhe Tiranës sot i mungon një njeri i ditur, intelektual dhe patriot, i cili mbrojti me pasion kauzat kombëtare.
     “Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur dhe patriot, që vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë në Shqipëri. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një njeri unik. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.
    Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja.

  • Paskal Milo në homazhet për Artan Lamen: Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale

    Paskal Milo në homazhet për Artan Lamen: Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale

    Ditën e sotme pranë Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhe për nder të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, ku miq, kolegë dhe personalitete të njohura po i japin lamtumirën e fundit.
    Lame u nda papritur nga jeta pak ditë më parë në moshën 58-vjeçare.

    Historiani i njohur, Paskal Milo ka marrë pjesë në këto homazhet dhe shprehet se me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale.
    “Për fat të keq njerëz të tillë të përkushtuar dhe kaq të talentuar kanë fatin e keq që jeta u ndërpritet në mes në mënyrën më brutale të mundshme duke mos i lejuar që të gëzojnë jetën e tyre, që familjet e tyre të mos i kenë pranë dhe që të gjithë ne të tjerët të humbasim një koleg të nderuar dhe respektuar dhe Shqipëria të humbasë një vlerë shumë dimensionale.
    Për këtë shprehim keqardhjen dhe themi frazën tradicionale i qoftë dheu i lehtë”, tha Paskal Milo.

  • Homazhet për Artan Lamen, Gonxhe zbulon bisedat e fundit me të: Folëm për…

    Homazhet për Artan Lamen, Gonxhe zbulon bisedat e fundit me të: Folëm për…

    Ministri Blendi Gonnxhja, i pranishëm në ceremoninë ku po mbahen homazhet në nder të Artan Lames, u shpreh se Shqipëria ka humbur një kujdestar unik të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.
    Ai u shpreh se ngjarja ishte një tragjedie vërtetë për familjen dhe miqtë, ndërsa siguroi se nuk do të mungojë mbështetja për muzeun e koleksionit të tij, një punë që Lame e la në gjysmë me ndarjen e tij nga jeta.
    “Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtëë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar.Minimumi që të gjithë ne do btë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha ai.

  • I jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames, homazhet tek Akademia e Shkencave

    I jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames, homazhet tek Akademia e Shkencave

    Përcillet sot për në banesën e fundit, publicisti dhe ish-zyrtari Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58- vjeçare.
    Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Akademisë së Shkencave, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
    Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku nuk mundi t’ia dalë pas një tjetër ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër.
    Artan Lame ishte publicist, opinionist, studiues i dashuruar pas historisë shqiptare dhe pronar i një koleksioni të rallë të arkefakteve historike, por dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
    Karriera e tij si zyrtar nisi si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës e me pas nga 2000-2002 nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.
    Nga 2013 e deri në largimin në 2023 drejtoi ALUIZNIN e më pas Kadastrën.

  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, më 27 maj mbahen homazhet në Akademinë e Shkencave

    Ndarja nga jeta e Artan Lames, më 27 maj mbahen homazhet në Akademinë e Shkencave

    Do të mbahen më 27 maj homazhet në Akademinë e Shkencave homazhet në nder të Artan Lames.
    Ish-kreu i Kadastrës dhe një prej kontribuuesve të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare teksa ndodhej në Gjermani për një ndërhyrje në zemër.
    Homazhet në nder të Lames do të nisin në orën 10:00 deri në orën 12;00 të ditës së martë, ku gjithashtu do të mbahet edhe fjalimi i Lamtumirës në kujtim të tij.
    I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, një figurë e njohur në jetën publike të vendit, 58-vjeçari ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Turizmit, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
    Po ashtu ka qenë veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa ka dhënë edhe kontribut si publicist, opinionist dhe studiues i historisë shqiptare. Përveç angazhimeve shtetërore, ai njihet edhe për pasionin e tij të thellë për historinë dhe për kontributin si një nga koleksionistët më të mirë në vend.
    Si publicist, në vitin 2010 ai u vlerësua me çmimin “Book of the Year” nga MIC London për librin “Medaljet Shqiptare 1914–2002″. Në vitin 2012, Lame u dekorua nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e 100-vjetorit të Pavarësisë.

  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit

    Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit

    Homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lames do të mbahen të martën në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave. Familja e studiuesit dhe historianit njoftoi se të hënën do të mbahen pritjet në nderim të tij, nga ora 10:00-20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në rrugën e Durrësit.
    Të martën, pas homazheve, në orën 12:00, pritet të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
    Artan Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
    Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
    Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia. Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

  • Basha merr pjesë në homazhet e Ambasadës së Vatikanit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Basha merr pjesë në homazhet e Ambasadës së Vatikanit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Basha merr pjesë në homazhet e Ambasadës së Vatikanit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ai la dhe një mesazh ngushëllimi ku vlerësoi jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë si një figurë universale të paqes dhe mëshirës.
    Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë.
    Postimi i plotë i Bashës:
    Në homazhet për Papa FrançeskunMe mirënjohje dhe respektin më të thellë, nderova sot jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë, një figurë universale që la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen shpirtërore dhe njerëzore të kohës sonë.Në thjeshtësinë dhe përkushtimin e tij ndaj më të varfërve, të harruarve dhe të braktisurve, ai mishëroi thelbin e mëshirës dhe dinjitetit njerëzor.Zëri i tij ishte një thirrje e fuqishme për paqe, drejtësi dhe një botë më të mirë – përtej kufijve, feve apo përkatësive.Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë.Lamtumirë, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë në vlerat që mbrojte dhe në zemrat që preke.