Tag: homazhet

  • Homazhet për Artur Zhejin, gazetarit dhe publicistit i jepet lamtumira e fundit! Miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit

    Homazhet për Artur Zhejin, gazetarit dhe publicistit i jepet lamtumira e fundit! Miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit

    Është mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.

    Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.
    Homazhet për Artur Zhejin, gazetarit dhe publicistit i jepet lamtumira e fundit! Miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit
    Në ceremoninë e homazhe kanë marrë pjesë edhe shumë miq e kolegë të tij, si dhe figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit.
    Artur Zheji u nda nga jeta para kohe ditën e shtunë, ndërsa ndodhej me pushime në Sarandë së bashku me familjen e tij.

    Top Channel

  • Homazhet për Artur Zhejin, Timo Flloko: Personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme, iku shumë shpejt

    Homazhet për Artur Zhejin, Timo Flloko: Personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme, iku shumë shpejt

    Aktori Timo Flloko ishte një ndër personalitetet që mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur,  Artur Zheji. Flloko tha në prononcimin e tij për mediat se Zheji ishte një artist i madh në shpirt. Ai tregoi se i kishte dhënë mësim, ndërsa shtoi se dijet e tij ishin të mëdha.
    “Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha. Unë i kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja për të më shumë, sepse dijet e tij ishin të tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte një bir i tij, kishte edhe një nënë të nderuar, një artiste të madhe. Kam pasur miqësi të afërt. Iku shumë shpejt”, tha Flloko.

  • Mbyllen homazhet, gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

    Mbyllen homazhet, gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

    Rreth 2 orë e gjysmë zgjatën homazhet për gazetarin Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur për shkak të një arresti kardiak.Familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit në Universitetin e Arteve të Bukura.
    Gazetari dhe publicisti, i dalluar për mprehtësinë e fjalës dhe thellësinë e mendimit, ndërroi jetë befasisht nga një arrest kardiak ditën e shtunë, në Sarandë, ku po festonte ditëlindjen e të birit.
    Zheji vinte nga një familje e shquar në botën e artit dhe letrave. I ati Petro Zheji, i përkiste plejadës si përkthyes e dijetar, ndërsa e ëma, Besa Imami, ishte aktore.
    Artur Zheji studioi për regji, e më pas punoi si dramaturg. Në vitet e para të demokracisë punoi në median italiane, për t’u rikthyer gjatë luftës së Kosovës, me emisionin “Luftë apo Paqe”. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo.
    Që nga viti 2017, Zheji drejtonte emisionin “360 Gradë”, një tryezë debati për çështjet të vendit dhe botës. Ai spikaste në debatin publik, dhe me guxim, shkruante për shumëçka, edhe për vdekjen, “Zonjën Madhështore, të pa korruptueshmen absolute”, siç e cilësonte në një refleksion, një vit më parë.

  • Homazhet në nder të Artur Zhejit, Berisha: Ishte një zë më vete në analizat e tij, personalitet i mirënjohur i gazetarisë

    Homazhet në nder të Artur Zhejit, Berisha: Ishte një zë më vete në analizat e tij, personalitet i mirënjohur i gazetarisë

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet që po kryhen në nderim të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

    Beshira u shpreh se ai ishte një zë më vete në analizat e tij.
    “Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.
    Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.
    Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha ai.

    Top Channel

  • Berisha në homazhet për Artur Zhejin: Ishte një zë më vete në analizat e tij, personalitet i mirënjohur i gazetarisë

    Berisha në homazhet për Artur Zhejin: Ishte një zë më vete në analizat e tij, personalitet i mirënjohur i gazetarisë

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet që po kryhen në nderim të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.
    Beshira u shpreh se ai ishte një zë më vete në analizat e tij.

    “Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.
    Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.
    Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha Berisha.

  • Nisin homazhet në nder të gazetarit Artur Zheji

    Nisin homazhet në nder të gazetarit Artur Zheji

    Kanë nisur këtë të hënë në orën 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.
    Gazetarja Ermelinda Hoxhaj e cila ndodhet pranë universitetit, raportoi për “Klan News” se sapo “Kanë ardhur dhe personat e parë që po i japin lamtumirën gazetarit dhe publicistit të njohur z.Zheji, i cili u nda nga jeta të shutnën e 23 gushtit”.
    Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga të shtunën në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.
    Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.
    Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
    Për vite me radhë, Zheji ka dhënë kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

  • Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

    Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

    Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa ndodhej në Sarandë. Më pas miqtë, kolegët, të afërmit dhe bashkëpunëtorët do t’i japin lamtumirën e fundit, për t’u përcjellë në Varrezat e Tufinës.
    Zheji ishte një nga zërat më të artikuluar në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpeshherë provokues në mënyrën se si i shpaloste qëndrimet e tij.
    Spikati si gazetar, publicist, analist politik, ish-drejtues mediash dhe moderator emisionesh televizive.
    Artur Zheji respektohej si nga mbështetësit, ashtu edhe nga kritikët për kapacitetin e tij për të analizuar në thellësi dhe për të thënë gjëra që shumë të tjerë i shmangnin.
    Zheji do t’i mungojë familjes e miqve, ndërsa gazetarisë shqiptare do t’i mungojë një debatues i fortë publik dhe provokues interesant në panelet e debateve mediatike.

  • Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura

    Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura

    Ditën e sotme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

    Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

    Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.

  • Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

    Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

    Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

    Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

    Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

    Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

    Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

    Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

    I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

    Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

    Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

    Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

    Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi./atsh/KultPlus.com

  • Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve

    Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve

    Artur Zheji

    TIRANË- Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, do të mbahet ditën e nesërme, 25 gusht 2025. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij. Ndërsa ceremonia private do të mbahet më pas tek ‘Alba 2000’. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji.
    Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare. Gazetari Zheji, djali i gjuhëtarit e përkthyesit të njohur Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, lindi më 29 gusht 1961 dhe u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai la pas bashkëshorten, dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.
    Përgjatë karrierës së tij televizive, Zheji njihet kryesisht për drejtimin e programit analitik “360 Gradë” i shfaqur në ekran që prej vitit 2017. Ndër të tjera, gazetari ka mbajtur dhe poste drejtuese, përmendim këtu Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si dhe ka qenë në krye të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

    Gazetari u nda nga jeta një ditë më parë pasi pësoi një arrest kardiak gjatë një dreke me familjen në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku Zheji po qëndronte me bashkëshorten dhe djalin e tij. Gjatë drekës ai ka shfaqur shenja shqetësimi dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
    Menjëherë është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit rajonal “Petro Nako” të Sarandës, por fatkeqësisht mjekët nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e nevojshme dhe ai ka mbërritur pa shenja jete./ZËRI