Tag: homazhet

  • Përfundojnë homazhet. Arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër

    Përfundojnë homazhet. Arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër

    Kronikë E Mërkurë, 8 Tetor 2025 11:42
    Kanë përfunduar sot në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës.
    Pas përfundimit të ceremonisë mortore, arkëmorti me trupin e tij të pajetë është nisur drejt Shkodrës, ku Kalaja do të prehet në banesën e fundit.

  • Përfundojnë homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, arkëmorti niset drejt Shkodrës

    Përfundojnë homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, arkëmorti niset drejt Shkodrës

    Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja.

    Trupi i gjyqtarit të ndjerë do të prehet në vendlindjen e tij në Shkodër.
    Presidenti Begaj, kryeministri Rama, kreu i SPAK Altin Dumani, figura të politikës dhe drejtësisë morën pjesë në homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaj, i cili u vra në krye të detyrës, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë.

    Top Channel

  • Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

    Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

    sokol sadushi

    TIRANË- Janë duke u mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, homazhet në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
    Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.
    “Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.
    Homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja do të mbahen edhe në Shkodër, ku ai do të prehet në varrezat e qytetit.

  • Familjarë, kolegë e politikanë në homazhet për gjykatësin e vrarë , Rama shoqërohet nga Lamallari

    Familjarë, kolegë e politikanë në homazhet për gjykatësin e vrarë , Rama shoqërohet nga Lamallari

    Në Pallatin e Kongereseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e gjyqit. Familjarë, kolegë e politikanë po i japin lamtumirën e fundit gjykatësit të Apelit. Homazhet do të zgjasin deri në orën 11:00, ndërsa në orën 16:00 është parashikuar edhe funerali, që do të zhvillohet në Shkodër, shkruan A2 CNN.
    Në homazhe morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deputeti i PD dhe ish-prokurori Arjan Ndoja dhe të tjerë.
    Kalaja u vra në sallën e gjyqit ditën e hënë, pasi po jepte një vendim për një çështje pronësie. Për ngjarjen u arrestua Elvis Shkambi, 30 vjeç, i cili ishte pjesë në proces. Ai gjithashtu plagosi Rakip dhe Elvis Kurtajn, palë kundërshtare në proces.
    Policia arrestoi edhe xhaxhain e Elvisit, Gjon Shkambin, i cili ishte i pranishëm në sallë kur ndodhi vrasja. Gjithashtu u arrestua edhe roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj, i cili akuzohet se ka lejuar Shkambin të futet në gjykatë me armë, pa i kryer kontrollet e duhura.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit Astrit Kalasë/ Sot homazhet, gjyqtari do të prehet në qytetin e tij të lindjes

    Sot i jepet lamtumira e fundit Astrit Kalasë/ Sot homazhet, gjyqtari do të prehet në qytetin e tij të lindjes

    Astrit Kalaja

    TIRANË- Sot do të mbahen homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pasi u qëllua me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ishte në krye të detyrës. Homazhet do të mbahen në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ceremonia do të nisë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 11:00. 
    Përfaqësues të lartë të shtetit, kolegë nga sistemi gjyqësor, familjarë dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja. Ndërkohë, vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, prej orës 14:00-16:00. Ndërsa pas përfudimit të ceremonisë në Tiranë, arkivoli me trupin e tij do të përcillet drejt qytetit të lindjes, Shkodrës, ku në orët e pasdites (14:00–16:00) do të bëhet edhe varrimi. 
    Por, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja?
    Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Kalaja ishte një emër i njohur në sistemin gjyqësor shqiptar, me një karrierë të gjatë e të respektuar, prej gati 32 vitesh. Ai është emëruar për herë të parë si magjistrat më 24 nëntor të vitit 1993 në Shkodër. Aty, ai shërbeu për shumë vite, para se të emërohej në Gjykatën e Apelit Tiranë. 
    62-vjeçari shërbente si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ai kishte kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke vijuar ushtrimin e detyrës si pjesë e trupës gjyqësore që kishte kaluar filtrat e reformës në drejtësi.
    Kalaja, e ka kaluar Vettingun në vitin 2019 dhe u rikonfirmua në detyrë. Por, pavarësisht rikonfirmimit, komisioneri publik kërkoi shkarkimin e Kalajës nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke. Bëhej fjalë për një një apartament me sipërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2.
    Në vitin 2022, gjyqtari u konfirmua në detyrë nga KPA-ja. Po kështu, Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.
    Ndërkohë, sa i përket jetës personale, Astrit Kalaja ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ndërsa sipas burimeve, Kalaja ishte bërë gjysh vetëm pak kohë më parë.
    Si ndodhi ngjarja?
    Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

  • Nesër mbahen homazhet në Pallatin e Kongreseve, gjyqtari Astrit Kalaja do prehet në vendlindjen e tij

    Nesër mbahen homazhet në Pallatin e Kongreseve, gjyqtari Astrit Kalaja do prehet në vendlindjen e tij

    Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndërkohë që sot do të mbahen vizitat private në familjen e Kalasë.
    Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.
    “Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, shkruhet në njoftimin e vdekjes të publikuar nga familjarët e gjyqtarit.

  • ”Personalitet i papërsëritshëm”, Gazmend Leka në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Strukturë e pathyeshme, ishte si beton

    ”Personalitet i papërsëritshëm”, Gazmend Leka në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Strukturë e pathyeshme, ishte si beton

    Piktori Gazmend Leka mori pjesë në homazhet e regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

    Leka tha se veprat e tij janë një xhevahir jo vetëm i kinematografisë shqiptare, por edhe i asaj botërore.
    “Ishte personalitet i papërsëritshëm. Humbje shumë e madhe për të tërë. Por përveçse ishte një person me staturë të madhe, kishte një strukturë të pathyeshme. Ishte si beton. Ishte shumë aventurier, liberal sa i përket artit aq më tepër filmit. Ato gjëra që na kanë lënë ai, janë xhevahir dhe nuk diskutohet për kinematografinë shqiptare, por janë xhevahir edhe në artin botëror të kinematografisë. E kam dhimbjen edhe si Gazi se shkëmbenim biseda dhe ishte vazhdimisht në ekspozitat e mia. Duke ardhur me Artan Peqinin, ish-dekanin tim, përmendi Fellinin kur ka vdekur në Romë. U bë bllokim total i TV-ve dhe jepnin vetëm për të. Dhe po thoshim se është si Fellini shqiptar”, tha Leka.

    Top Channel

  • Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin/ Kolosi i kinematografisë shqiptare përcillet me duartrokitje dhe karafila të bardhë (video)

    Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin/ Kolosi i kinematografisë shqiptare përcillet me duartrokitje dhe karafila të bardhë (video)

    Sot u zhvilluan homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.

    Familjarë, kolegë, politikanë apo qytetarë nderuan regjisorin në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit në homazhet që nisën në orën 10:00 të kësaj të marte.

    Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

    Kush ishte Dhimitër Anagnosti?

    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.

    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.

    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

    Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti./tch

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, DHIMITËR ANAGNOSTI