Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e ditës së sotme, Ditë Zie Kombëtare, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano që u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në orën 08:30 – 11:00 do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve homazhet publike.
Ndërsa homazhet shtetërore dhe nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45.
Është parashikuar që në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, ndërsa 5 minuta më pas në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin.
“Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë:• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin për mediat.
Tag: homazhet
-

Shqipëria 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos/ Përcillet sot për në banesën e fundit ish-kryeministri (Agjenda)
-

Sot homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrin në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit (VIDEO)
Sot mbahen homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano që u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
Arkëmorti me trupin e tij spao ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku do të mbahen homazhet në nderim dhe në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit.
Sipas agjendës, homazhet do të nisin në orën 08:30 – 11:00 ndërsa homazhet shtetërore dhe nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45.
Është parashikuar që në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, ndërsa 5 minuta më pas në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin.
Në hollin e Pallatit të Kongreseve janë të pranishëm familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, të afërm dhe miq të ngushtë të familjes.
Homazhet do të vijojnë gjatë paradites, ku qytetarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve do të kenë mundësi t’i japin lamtumirën e fundit një prej themeluesve të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit që ka lënë gjurmë në tranzicionin politik të vendit.
Ceremonia funebre do të pasohet nga një shërbim zyrtar në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi do të përcjellë trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit, në një ceremoni private familjare. -

Sot ditë zie kombëtare për ikjen e Fatos Nanos, homazhet në Pallatin e Kongreseve
Kjo e dielë do të jetë ditë zie kombëtare, në nder të ish kryeministrit dhe liderit të ps Fatos Nano, i cili ndërroi jetë këtë të premte. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.
Në nderim të liderit historik të PS Fatos Nano do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve homazhe publike të cilat do të nisin në orën 08:30. Më pas nga ora 11:15-11:45 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik. Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili është dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe personalitete politike nga Kosova.
Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë.Fatos Nano ndërroi jetë të premten e 31 tetorit në një prej spitaleve private në kryeqytet ku po qëndronte prej 24 ditësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm pas problemeve kronike kronike respiratorë. Së fundmi ai pësoi arrest kardiak e më pas vdekje klinike të trurit.
4 herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i të majtës, vizionar për Shqipërinë dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës gjatë periudhës së tranzicionit./vizionplus.tv -

A do jetë nesër Sali Berisha në homazhet për Fatos Nanon? Ja kush pritet të jetë në Pallatin e Kongreseve
Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.
Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
Nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli b%jnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00. -

Homazhet nesër për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama do të mbajë fjalim, kush pritet të marrë pjesë nga opozita
Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.
Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
Sipas burimeve të Top News, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli b%jnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.Top Channel
-
Homazhet për Nanon/ Rama do të mbajë fjalim, ja kush pritet të marrë pjesë nga opozita
Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.
Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
Sipas burimeve, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli bejnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00. -

Vdekja e Fatos Nanos, 2 nëntori shpallet ditë zie, të dielën homazhet për ish-kryeministrin
Qeveria ka shpallur 2 nëntorin ditë zie, në nder të ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano.
Po ditën e diel do të mbahen në Pallatin e Kongreseve edhe homazhet të cilat do të nisin në orën 08;30.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë
•08:30 – 11:00 – Homazhe publike
•11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
•12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës -

Shuhet Fatos Nano, të dielën mbahen homazhet në nderim të tij
Të dielën, më dy nëntor do të mbahen homazhet në nderim të ish-liderit socialist Fatos Nano, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.
Mesohet se homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
Ish-kryeministri Nano, prej disa kohësh ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.
Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen. -

Nisin homazhet në nderim të gjyqtarit Kalaja në Shkodër, i jepet lamtumira e fundit
Kanë nisur homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.
Miq, familjarë dhe kolegë po i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit që u vra në krye të detyrës dy ditë më parë në sallën e Gjykatës së Apelit.
Më herët gjatë ditës së sotme u mbajtën homazhe edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë politikanë e njerëz të drejtësisë, në nderim të gjqytarit.
Astrit Kalaja do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.Top Channel
-

“Një tragjedi e madhe për shtetin”/ Zbulohet mesazhi që la Rama në homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja
Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajtën sot homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.
Kreu i qeverisë shkruan se vrasja e gjyqtarit të Apelit është një tragjedi e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për shtetin.
“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë. Edi Rama”.Top Channel