Tag: homazhet

  • Erion Braçe përlotet në homazhet për Nanon: Na dha të gjithëve mundësinë të rriteshim

    Erion Braçe përlotet në homazhet për Nanon: Na dha të gjithëve mundësinë të rriteshim

    Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
    “Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.

  • LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për vdekjen e Fatos Naos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama

    LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për vdekjen e Fatos Naos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama

    Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.

    Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.
    Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.
    Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes. Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.
    Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.

    Top Channel

  • Homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrijnë figura politike në hollin e Pallatit të Kongreseve (FOTO)

    Homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrijnë figura politike në hollin e Pallatit të Kongreseve (FOTO)

    Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital.
    Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit.
    Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, ndërsa sic shihet në foto, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dh eish-bashkëshortja Rexhina. Më pas shihen bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.
    Figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu, Agron Duka dhe emra të tjerë janë ndër të parët që kanë mbërritur në ceremoninë e homazheve për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë.
    Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare.
    Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.
    Tri herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit, si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe një lider me vizion për të ardhmen e Shqipërisë.

  • FOTO-VIDEO/ Homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

    FOTO-VIDEO/ Homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

    Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital. 
    Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit. 
    Po ashtu, edhe figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu, Agron Duka, Arben Malaj dhe emra të tjerë janë ndër të parët që kanë mbërritur në ceremoninë e homazheve për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. 
    Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, ndërsa sic shihet në foto, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas  radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Më pas shihen bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. 
    Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë. 
    Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare. 
    Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm. 
    Tri herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit, si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe një lider me vizion për të ardhmen e Shqipërisë. 

  • Vdekja e Fatos Nanos, dy nëntori ditë zie/ Nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

    Vdekja e Fatos Nanos, dy nëntori ditë zie/ Nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

    Lamtumira e fundit. E diela është ditë zie me vendim qeverie në nderim të ish kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare.
    Në Pallatin e Kongreseve, kanë nisur homazhet publike, për çdo qytetar që do të dojë t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, dhe do të zgjasin deri në orën 11.
    Nga ora 11 e 15 deri ne 11 e 45 do të kryhen homazhet shtetërore, për personalitetet e larta politike e shtetërore.
    Gjatë kësaj kohe, do të mbahet një fjalim nga kryeministri Edi Rama dhe një familjar i Fatos Nanos.
    Në orën 12, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet publike dhe do të mbahet një minute heshtje. Kurse gjate gjithë ditës, flamujt në institucione shtetërore do të ulen në gjysmështize.
    Kurse 5 minuta më vonë, do të mbahet një ceremoni funebre për të përcjellë trupin e Fatos Nanos drejt banesës së fundit.

  • Ikja e Fatos Nanos, nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve

    Ikja e Fatos Nanos, nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve

    Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet publike në nderim të ish kryeministrit dheë liderit të PS Fatos Nano.
    Të pranishëm në ceremoni janë qytetarë dhe simpatizantë të PS, të cilët nderojnë figurën e ish kryeministrit.
    Homazhet publike do të zgjasin deri në orën 11:00, ndërsa më pas do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.

    E diela e 2 nëntorit është shpallur ditë zie kombëtare, flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.
    Ish kryeministri Fatos Nao mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73 vjeçare, në një nga spitalet private në Tiranë./vizionplus.tv

  • Sot homazhet për Fatos Nanon! Arkëmorti mbërrin në Pallatin e Kongreseve

    Sot homazhet për Fatos Nanon! Arkëmorti mbërrin në Pallatin e Kongreseve

    Fatos Nano

    TIRANË- Ka mbërritur në mëngjesin e sotëm në Pallatin e Kongreseve arkëmorti me trupin e pajetë të ish-kryeministrit Fatos Nano, aty ku po zhvillohen homazhet zyrtare të lamtumirës. Në hollin e Pallatit është vendosur salla e nderimit, ku familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të politikës shqiptare po i japin lamtumirën e fundit një prej personaliteteve më të rëndësishme të tranzicionit demokratik.
    Në ceremoninë mortore marrin pjesë bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00, ndërsa më pas do të mbahet ceremonia shtetërore e nderimit me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe të trupit diplomatik./ZËRI

  • Homazhet ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë nga Fieri do të marrin pjesë

    Homazhet ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë nga Fieri do të marrin pjesë

    Qytetarët e Fierit do të bashkohen në homazhet, që do të mbahen për ish-kryeministrin Fatos Nano. Shumë prej tyre janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve.
    Kjo për të marrë pjesë në nderimin e figurës së liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Bashkia Fier ka vendosur disa autobusë në dispozicion për qytetarët, të cilët do të marrin pjesë në homazhet e mbajtuar në Pallatin e Kongreseve, në Tiarnë. Qytetarët janë nisur në orën 7:00 drejt Tiranës

  • Lamtumira e fundit për Fatos Nanon/ Nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve

    Lamtumira e fundit për Fatos Nanon/ Nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve

    E diela e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare me vendim të qeverisë, në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
    Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit homazhet publike, ku qytetarë të shumtë nga kryeqyteti dhe rrethet po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00.
    Më pas, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta politike dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë kësaj ceremonie do të mbahen edhe fjalime nga kryeministri Edi Rama, pasues i Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, si dhe nga një anëtar i familjes së tij.
    Në orën 12:00, në të gjithë vendin do të ndërpriten aktivitetet publike dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të Fatos Nanos, ndërsa flamujt kombëtarë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë.
    Pesë minuta më vonë, në orën 12:05, do të nisë ceremonia funebre shtetërore, pas së cilës trupi i Fatos Nanos do të përcillet drejt banesës së fundit në një ceremoni private familjare.

  • HOMAZHET LIVE! Sot Ditë Zie Kombëtare, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit Fatos Nanos

    HOMAZHET LIVE! Sot Ditë Zie Kombëtare, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit Fatos Nanos

    Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
    Sipas njoftimit të Kryeministrisë, homazhet publike nisin në orën 08:30 dhe do të vijojnë deri në 11:00, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të nderojnë figurën e një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar.

    Në orën 11:15 është parashikuar të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik, ndërsa ceremonia funebre shtetërore do të nisë në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.
    Pas përfundimit të ceremonisë, trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
    Ish-kryeministri Nano mbylli sytë më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Ai ndërroi në një spital privat, ku po kurohej prej disa javësh nga një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.