Në homazhet për vdekjen e Fatos Nanos këtë të dielë, mbajtur në Pallatin e Kongreseve, mes të shumtëve që folën për median ishte dhe Tori, sicc njihet prej vitesh në rrethet gazetareske, ish-truproja e Fatos Nanos.
Nën dëshpërim për njerun që i ndenji afër për vite me radhë, edhe në kohërat e vështira ‘97-’98, Tori – Viktor Agolli, përmendi tre emra ish-socialistësh, njëri ikur nga jeta, si njerëz që sipas tij nuk e deshën të ndjerin.
“Jetën politike nuk ia shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë”, tha Tori, duke vlerësuar me superlativa ish-shefin e tij ikur nga kjo botë.
“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit nga rruga(në thonjëza) dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte shtatë gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton, Erdogan dhe Berlusconi”.
Në fund, ai tregoi edhe pengun politik të Nanos: “A kishte peng? Normal, presidenti. Duket kush nuk e vuri, përveç PD dhe partia e majtë nuk donte që Fatos Nano të ishte president.” /tesheshi.com/