Tag: homazhe

  • Presidenti Begaj bën homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, shoqërohet nga përfaqësuesit e besimeve shqiptare

    Presidenti Begaj bën homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, shoqërohet nga përfaqësuesit e besimeve shqiptare

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni madhështore ku morën pjesë udhëheqës shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota.
    Në këtë nderim të lartë për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj ishte i shoqëruar nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare shqiptare – mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi – një simbol i fortë i bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, që Papa Françesku e ka vlerësuar veçanërisht gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
    Përveç Presidentit Begaj, në ceremoni morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali shqiptar Ernest Simoni, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi (Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale), Imzot Arjan Dodaj (Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit), H. Bujar Spahiu (Kreu i Komunitetit Mysliman), Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve), si dhe Gent Kruja (Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë).
    Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve shqiptarë në këtë ceremoni ngushëllimi dhe nderimi, përforcon mesazhin e unitetit fetar dhe respektit të ndërsjellë, një vlerë e rrallë që e ka dalluar Shqipërinë në rajon dhe më gjerë.

  • Krah përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare dhe Vjosa Osmanit, Presidenti Begaj homazhe për Papa Franceskun

    Krah përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare dhe Vjosa Osmanit, Presidenti Begaj homazhe për Papa Franceskun

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.
    Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shoqërohej nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën Papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
    Në ceremoninë e nderimit të Papa Françeskut, krah Presidentit të Republikës ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kardinali Ernest Simoni, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja, e të tjerë.
    Radhët e gjata e turmat e mëdha të pelegrinëve nuk munguan as këtë të Premte në Sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, në ditën e 3-të dhe të fundit të homazheve pranë trupit të Papa Françeskut.
    Që prej të Mërkurës kur nisën homazhet deri mëngjesin e kësaj të Premteje, mbi 150 mijë njerëz janë përllogaritur të kenë kaluar pranë trupit të Papa Françeskut për homazhe, një shifer e konsiderueshme.
    Homazhet e kësaj të Premteje do të vijojnë deri në orën 19:00. Më pas trupi do të përgatitet për ceremoninë e varrimit të nis në orën 10:00 të së Shtunës, ku marrin pjesë krerë shtetesh nga e gjithë bota.

  • Begaj në Vatikan, homazhe për Papa Françeskun

    Begaj në Vatikan, homazhe për Papa Françeskun

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.
    Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Begaj, shoqërohej nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën Papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
    Në ceremoninë e nderimit të Papa Françeskut, krah Presidentit të Republikës ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kardinali Ernest Simoni, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja, e të tjerë.

  • Kurti dhuron gjak, bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

    Kurti dhuron gjak, bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

    Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhuroi gjak në aksionin simbolik, të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.
    Kurti po ashtu bëri homazhe dhe vendosi lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në sheshin që mban emrin e tij.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “Do ta kujtojmë me nostalgji”/ Lushnja nderon Margarita Xhepën! Homazhe në qytetin e saj të lindjes

    “Do ta kujtojmë me nostalgji”/ Lushnja nderon Margarita Xhepën! Homazhe në qytetin e saj të lindjes

    Homazhe për artisten e popullit Margarita Xhepen u mbajtën edhe në hollin e muzeut historik të Lushnjës, qytetin e saj të lindjes.

    Qindra nxënës shkolle dhe intelektualë u përkulën përpara fotografisë së aktores me respekt.
    “Do ta kujtojmë me nostalgji”, shprehet qytetari.
    “Disa njerëz vijnë në këtë botë për të mos ikur kurrë”, shprehet një tjetër qytetare.
    Krenare që ishte vajzë lushnjare Margarita Xhepa vizitonte çdo vit vendlindjen e saj edhe pse u largua pas angazhimit artistik. Ishin të shumtë qytetarët që e njihnin nga afër e që sot thonë se do ta kujtojnë me nostalgji.

    Top Channel

  • Homazhe për aktoren Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”, i biri Ndriçim Xhepa: Kishte dëshirë të bënte edhe një film

    Homazhe për aktoren Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”, i biri Ndriçim Xhepa: Kishte dëshirë të bënte edhe një film

    Homazhet për aktoren Margarita Xhepa “Artiste e Popullit” dhe “Nderi i Kombit” u mbajtën një ditë më parë në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe politikanë, por edhe qytetarë të shumtë morë pjesë në ceremoninë e mbajtur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, yllit të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Aktori i njohur Ndriçim Xhepa djali i aktores së ndjerë Margarita Xhepa tregoi për dëshirat dhe projektet e lëna përgjysmë. “Në 91 vite jetë, 70 vite i pati në skenë dhe ekran. Punoi me dashuri dhe pasion të madh. Mbylli jetën e saj në mënyrë normale edhe pse dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën.
    Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj”, tha aktori Ndriçim Xhepa. Mes artistëve të shumtë pjesëmarrës në homazhe, e emocionuar edhe aktorja Tinka Kurti “Nderi i Kombit” i dha dje lamtumirën, koleges së saj Margarita Xhepa, por dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj shprehu gjithashtu nderim për figurën e aktores Margarita Xhepa, duke thënë se ishte ajo ishte e jashtëzakonshme. Në homazhe për aktoren e madhe, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha ndër të tjera se vepra e saj do të mbetet e paharruar për kulturën dhe artin shqiptar.
    Me marshin funebër të luajtur nga Banda e Qytetit e dhjetra artistë të njohur e qytetarë që hidhnin mbi arkëmortin e saj karafila të bardhë dhe duartrokitje, Margarita Xhepa “Nderi i Kombit” u përcoll për në banesën e fundit, varrezat e Sharrës. Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e 3 prillit një ditë pasi festoi 91-vjetorin, si pasojë e disa problemeve pulmonare. Gjatë karrierës së saj, Margarita Xhepa krijoi mbi 150 role në teatër dhe mbi 40 role në kinematografi.

  • Homazhe për Margarita Xhepa, aktorja Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe

    Homazhe për Margarita Xhepa, aktorja Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe

    Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit po mbahen homazhe në nder të aktores Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, një ikonë e kinematografisë shqiptare.
    Aktorja Tinka Kurti foli shkurtimisht për media duke u shprehur se Xhepa ishte shoqe e mikeshë, e se ndjen dhimbje të madhe.
    “E kisha vajzë, shoqe, e kisha mikeshë. Nuk kemi se çfarë bëjmë, unë jam më e madhe se ajo. Duhet të hesht, ka dhimbje të madhe shumë”, tha ajo.
    Homazhet po mbahen në Teatrin e Operës dhe Baletit që prej orës 10:00, e pritet të përfundojnë më 13:00.
    Aty kanë marrë pjesë familjarë të aktores së madhe, kolegë dhe figura të larta politike e kulturore./tvklan

  • VIDEO/ Lot dhe zhurmë çelësash! Universiteti Sapienza kryen homazhe për Ilaria Sulën, mijëra studentët mblidhen për shqiptaren që u vra nga i dashuri

    VIDEO/ Lot dhe zhurmë çelësash! Universiteti Sapienza kryen homazhe për Ilaria Sulën, mijëra studentët mblidhen për shqiptaren që u vra nga i dashuri

    Universiteti Sapienza i Roimës ka kryer homazhe për studenten 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula, e cila u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj.

    Mijëra student u mblodhën në hyrje të fakultetit, aty ku vendosën lule dhe mbajtën fjalime për shqiptaren, e cila u gjet e vdekur brenda një valixheje, pasi prej ditësh ishte shpallur e humbur.
    Djem e vajza u mblodhën bashkë në atë që quhet “heshtje e zhurmshme”, që shkaktohet vetëm nga zhurma e çelësave, që është kthyer në një simbol proteste kundër krimeve të kryer nga femrave.
    Lotët nuk munguan, teksa disa prej miqve të saj u ngjitën për të folur në nderim të Ilarias, siç shihet në pamjet e siguruara nga “Corriere della Sera”.
    Ndërkohë në Bolonja janë mbledhur qindra studentë duke bërë homazhe për Ilaria Sulën, por edhe për Sara Campanellën, e cila disa ditë më parë u vra nga një përndjekës në Mesina.

    Top Channel