Tag: homazhe

  • Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

    Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

    Kryeministri Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në vend, aktorë, kineastë, si dhe shumë dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur.
    Në një dedikim të ndjerë për humbjen e tij, një ditë më parë, kryeministri Rama shkroi mes të tjerash se “Dhimitër Anagnosti ishte babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël.”
    Pak minuta më vonë, në homazhe ishte edhe kryetati i PD, Sali Berisha i cili shprehu ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e artistit të madh.
    “Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit. Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve. Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij. Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike. Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit. Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta”, u shpreh Berisha.
    Dhimitër Anagnosti u shua në moshën 89 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur personazhesh dhe rolesh të spikatura në filmat shqiptarë.

  • “Çdo familje ka të drejtë për përgjigje”/ Homazhe nga ambasadorët, para Monumentit të Personave të Zhdukur në Prishtinë

    “Çdo familje ka të drejtë për përgjigje”/ Homazhe nga ambasadorët, para Monumentit të Personave të Zhdukur në Prishtinë

    E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati dhe ambasadorë tjerë në Kosovë kanë bërë homazhe para Monumentit të Personave të Zhdukur në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.
    Homazhe bën ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves dhe ambasadori francez Olivier Guérot.
    “I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Anu Prattipati, iu bashkua kosovarëve në përkujtimin e viktimave të zhdukjeve me forcë gjatë konfliktit në Kosovë. Ne solidarizohemi me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

  • Shpëtim Idrizi dhe PDIU homazhe në Varrezat Monumentale në Kllogjer – VIDEO

    Shpëtim Idrizi dhe PDIU homazhe në Varrezat Monumentale në Kllogjer – VIDEO

    Shpëtim Idrizi dhe PDIU homazhe në Varrezat Monumentale në Kllogjer
     
    Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka marrë pjesë ditën e sotme në homozhe për viktimat e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë organizuar nga Shoqata Çamëria. Në fjalën e mbajtuar, Shpëtim Idrizi ka përmendur arritjet në 20 vite të PDIU, duke theksuar se ishte pikërisht PDIU e cila mundësoi edhe ngritjen e kësaj përmendoreje.
     

     
    Shpëtim Idrizi ka thënë gjithashtu se realitetet e reja globale dhe rajonale janë një oportunitet real që Shqipëria dhe Greqia t’i zgjidhin problemet e mbetura si ligji i luftës, demarkacioni i kufirit dhe çështja e shqiptarëve të Çamërisë
     
    Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë shqiptarë me origjinë nga Çamëria, por edhe nga Kosova dhe Turqia.
     

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Homazhe për Bujar Bukoshin/ Nderohet jeta dhe vepra e ish-kryeministrit të Kosovës

    Homazhe për Bujar Bukoshin/ Nderohet jeta dhe vepra e ish-kryeministrit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës ka organizuar këtë të enjte homazhe me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi.

    Ato nisën rreth orës 10 të paradites, ndërsa dyert e Kuvendit qëndruan hapur për disa orë, në pritje të miqve të tij jo vetëm politik, për ti bërë nderimet e fundit.

    Kryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, parti ku Bukoshi dha drejtpërdrejt kontributin e  tij krah Ibrahim Rugovëes, e cilesoi Bujar Bukoshin një politikan të vërtetë të kohës së tij.

    Bukoshi ndërroi jetë me 10 qershor, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, në moshën 78-vjeçare.

    Ai njihet si një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës dhe një nga themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90.

    Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

    Bukoshi do të mbahet mend si një ndër figurat më të përkushtuara të kohës së rezistencës paqësore dhe të periudhës së ndërtimit të shtetit të Kosovës.

    Ai la pas bashkëshorten, tri vajzat dhe dy nipërit e tij dhe vite të tëra kontribut për formimin e shtetit të lire të Kosovës.

    Bukoshi do te prehet përgjithmonë në Kompleksin e Dëshmorëve në lagjen Velania të Prishtinës.

  • Deputeti i PD, homazhe për mjekun Dritan Prifti/ Shehu: Sherbeu me devotshmëri ndaj pacientëve

    Deputeti i PD, homazhe për mjekun Dritan Prifti/ Shehu: Sherbeu me devotshmëri ndaj pacientëve

    Ligjvënësi demokrat, Tritan Shehu ka bërë homazhe në nder të mjekut dhe mikut të tij që ndërroi jetë, doktor Fatmir Prifti.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka vlerësuar karrierën dhe kontributin profesional në fushën e mjekësisë, Shehu shkruan se doktor Prifti ka shërbyer me devotshmëri të lartë si në sallat e operacionit, veçanërisht në spitalin Onkologjik, ashtu sikurse dhe në kujedsin ndaj pacientëve për t’u lehtësuar dhimbjen.

    Statusi

    Homazh per anestezistin, kolegun, mikun, Dr. Fatmir Prifti!

    Nje mjek me vlera te spikatura profesionale, etike, morale.

    Qe ka sherbyer me devocion qofte ne sallat e operacionit, ne reanimacionet spitalore, vecanerisht te onkologjise.

    Por dhe ne kujdesin e metejshem kronik per lehtesimin e dhimbjeve, vuajtjeve etj, atyre pacienteve me shume probleme.

    Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, miqve, te gjithe atyre qe e kane njohur…

    Dhe qe pa dyshim ruajne mendimet me te mira per ate.

  • Ndërroi jetë pas një ndërhyrje në zemër! Zhvillohen homazhe për Artan Lamen

    Ndërroi jetë pas një ndërhyrje në zemër! Zhvillohen homazhe për Artan Lamen

    Një figurë e njohur e botës intelektuale shqiptare, Artan Lame, u nda nga jeta disa ditë më parë pas një ndërhyrje në zemër. Lame vuante prej vitesh nga probleme kardiake.
    Sot, pranë Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhe për nder të tij, ku miq, kolegë dhe personalitete të njohura i japin lamtumirën e fundit.

    Artan Lame ka qenë një publicist i angazhuar dhe një zë i fortë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare. Ai ishte themelues i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shquhej për përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së vlerave historike të vendit. Miqtë e tij kanë paralajmëruar se në nder të tij do të ngrihet një muze pranë Gardës së Republikës.

  • Haradinaj kujton Ilir Konushevcin, ishte një nga themeluesit e UÇK-së

    Haradinaj kujton Ilir Konushevcin, ishte një nga themeluesit e UÇK-së

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj, në varrezat e Velanisë në Prishtinë.Haradinaj tha se dëshmori Ilir Konushevci ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai theksoi se Konusjevci ishte një luftëtar  i hershëm, që luftoi krahë për krahë me heroin Zahir Pajaziti, e dëshmorë të tjerë.I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se edhe doktori Hazir Mala me vetëdijën më të lartë iu bashkua UÇK-së dhe ra heroikisht me bashkëluftëtarin Ilir Konushevcin.Homazhe ka bërë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj, në varrezat e Velanisë në Prishtinë.Haradinaj tha se dëshmori Ilir Konushevci ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai theksoi se Konusjevci ishte një luftëtar  i hershëm, që luftoi krahë për krahë me heroin Zahir Pajaziti, e dëshmorë të tjerë.I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se edhe doktori Hazir Mala me vetëdijën më të lartë iu bashkua UÇK-së dhe ra heroikisht me bashkëluftëtarin Ilir Konushevcin.Homazhe ka bërë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. 

  • Elisa Spiropali kryen homazhe në Ditën e Dëshmorëve: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë

    Elisa Spiropali kryen homazhe në Ditën e Dëshmorëve: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, bëri sot homazhe dhe vendosi një kurorë pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”, në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.

    “Sot përulemi me nderim të thellë ndaj Dëshmorëve të Atdheut, djemve dhe vajzave që e deshën Shqipërinë me jetë. Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë dhe të brezave.
    Nderimi më i madh për Dëshmorët është të realizojmë amanetin për të cilin ata ranë fli: Shqipërinë e zhvilluar, të drejtë dhe demokratike, e barabartë në dinjitet me kombet e kontinentit ku përkasim.”, shkruan në mesazhin e saj Spiropali.

    Top Channel

  • Dita e Dëshmorëve të Kombit, Begaj dhe Spiropali homazhe në përkujtim të të rënëve për liri

    Dita e Dëshmorëve të Kombit, Begaj dhe Spiropali homazhe në përkujtim të të rënëve për liri

    Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, liderët e shtetit kanë kryer homazhe në përkujtim të të rënëve për liri. Presidenti Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur në shenjë nderimi  përpara monumentit simbol “Nëna Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve. Po ashtu nderime kryen edhe Ministri Pirro Vengu, Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Igli Hasani.
    5 Maji është një ditë e veçantë përkujtimore në të cilën nderohen të gjithë ata burra dhe gra që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
    Kjo datë përfaqëson mirënjohjen dhe respektin e përhershëm që populli shqiptar i kushton sakrificës së atyre që luftuan për një të ardhme më të mirë. Kjo ditë lidhet me rënien heroike të Qemal Stafës më 5 maj 1942, një figurë simbol e rinisë antifashiste, i cili ra në luftë kundër pushtuesve. Në nder të tij dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, kjo ditë u shpall Dita e Dëshmorëve.

  • Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

    Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të Papa Françeskut, që vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
    Osmani homazhet në bazilikën e Shën Pjetrit i bëri së bashku me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, dhe me kardinalin, Ernest Simonin.
    “Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, shkroi Osmani në Facebook.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë në mesin e krerëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, që do të marrin pjesë edhe në varrimin e Papa Françeskut, të shtunën më 26 prill.
    Nga vendet e rajonit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ajo e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova do të marrin pjesë në varrim, ndërkaq në varrim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri serb, Gjuro Macut.
    Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani.
    Françesku e ka lënë në testament që dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe jo në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndryshe nga shumë papë të mëparshëm.
    Viteve të fundit, kreu i Kishës Katolike ishte përballur me probleme shëndetësore. Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.
    Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.
    Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë. Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital.
    Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar./REL