Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
Mediu dhe Duka janë dy opozitarët e parë në homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja. Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka kryer gjithshtu homazhe. Ai është i pari nga Partia Socialiste që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.
Tag: homazhe
-

Homazhet për Fatos Nanon, Mediu, Duka dhe Ndoja mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
-

VIDEO/ Kreu homazhe për ish-kryeministrin Fatos Nano, qytetarja largohet e përlotur
Qytetarë të shumtë kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të nderuar figurën e ish-kryeministrit, Fatos Nano. Qytetarë të shumte me lule kanë krye homazhet para se Nano të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Një qytetare pasi ka dalë ka homazhet shihet e përlotur. Një tjetër qytetare ka udhëtuar nga Berati posaçërisht për të zhvilluar homazhe për Fatos Nanon. Kryeministri, Edi Rama dhe bashkëshortja e Nanos, Xhoana do të mbajnë një fjalë në fund përpara se trupi të dalë nga Pallati i Kongreseve.
Parakalimin e fundit përpara se të drejtohet për në banesën e tij të fundit në Sharrë, do e bej përpara zyrës që dikur ka shërbyer kryeministër.
-

Sot dite zie, homazhe në nderim të Fatos Nanos! I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit
Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, do të zhvillohet sot, (2 nëntor), ceremonia funebre shtetërore në Pallatin e Kongreseve. Ish-udhëheqësi socialist, një prej figurave më me ndikim të politikës shqiptare të tranzicionit, do të përcillet me nderimet më të larta shtetërore.
Dita e sotme eshte shpallur edhe dite zie kombetare.
Personalitete, miq dhe të afërm do të nderojne me homazhe liderin historik të PS dhe ish kryeministrin, duke vendosur kurora me lule.
Sipas programit zyrtar, homazhet publike do të nisin në orën 08:30 dhe do të zgjasin deri në 11:00. Më pas, në orën 11:15, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik. Ceremonia funebre e lamtumirës do të mbahet në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve të huaj.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të shoqërojë trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit, në një ceremoni private familjare.
-

Homazhet për ish-kryeministrit kenian, policia qëllon për të shpërndarë turmën, tre viktima
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në Nairobi, Kenia, pasi policia hapi zjarr dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e mëdha që ishin mbledhur për t’i bërë homazhe ish-kryeministrit kenian Raila Odinga.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Vocal Africa, trupat e tre viktimave janë dërguar në morgun kryesor të qytetit, ndërsa mediat lokale raportojnë për një viktimë të katërt. Ende nuk është konfirmuar nëse policia përdori municion të vërtetë apo plumba gome, megjithatë Vocal Africa deklaroi se të ndjerët kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Incidenti ndodhi në Qendrën Ndërkombëtare Sportive Moi në lagjen Kasarani të Nairobit, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për të parë arkivolin me trupin e Odingës, i cili vdiq të mërkurën gjatë një vizite në Indi. Për shkak të turmave të mëdha dhe tensioneve në rritje, policia ndërhyri duke përdorur forcë, përfshirë gaz lotsjellës dhe dhunë fizike.
Një gazetar i BBC-së raportoi se pa burra me rroba civile që godisnin pjesëmarrësit, ndërsa turma njerëzish u përpoq të largohej me shpejtësi nga stadiumi.
Funerali shtetëror i Odingës, 80 vjeç, pritet të mbahet të premten me nderime të plota ushtarake. Trupi i tij do të transportohet të shtunën në qytetin Kisumu në perëndim të vendit, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën në fermën e tij familjare në Bondo.
Zëvendëspresidenti Kithure Kindiki, i cili drejton komitetin e funeralit, mbajti një konferencë për shtyp pas incidentit, por nuk përmendi kaosin apo vdekjet. Ndërkohë, presidenti William Ruto dhe zyrtarë të tjerë morën pjesë në homazhe pas qetësimit të situatës.
Raila Odinga ka qenë një nga figurat më dominuese në politikën keniane, duke shërbyer si udhëheqës i opozitës për dekada. Ai kandidoi pesë herë për president, duke humbur gjithmonë në rrethana të kontestuara, të cilat shpesh i konsideronte si rezultat i manipulimeve zgjedhore.
Për nder të tij është shpallur një periudhë zie shtatëditore, ndërsa përkrahësit e tij vazhdojnë të mbajnë homazhe duke bartur degë palme, simbol zije në kulturën Luo, të cilës i përkiste Odinga.Top Channel
-

VIDEO / Trupi i pajetë i gjyqtarit Kalaja shkon në Shkodër, mbahen homazhe sipas traditave të veriut
Jane mbatjur homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.
Miq, familjarë dhe kolegë po i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit që u vra në krye të detyrës dy ditë më parë në sallën e Gjykatës së Apelit.
Më herët gjatë ditës së sotme u mbajtën homazhe edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë politikanë e njerëz të drejtësisë, në nderim të gjqytarit. -

U vra në sallën e gjyqit, politika dhe drejtësia homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja! Do të prehet në Shkodër
Familjarë, miq dhe figura të njohur atë drejtësisë e politikës bënë homahe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë gjatë kohës që po ushtronte detyrën.
Pas mbylljes së homazheve shtetërore në Pallatin e Kongreseve, Kortezhi me trupin e tij është nisur drejt Shkodrës, ku familjarët do të presin vizita deri në orën 16:00. Më pas, Kalaja do të përcillet për në baznesën e fundit në varrezat Stom-Golem.
I pranishëm për të bërë homazhe ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili la një mesazh në librin e ngushëllimeve.
“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjjthnjë. Edi Rama”, ka shkruar Rama.
Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se humbi një mik të vjetër, por drejtësia humbi një gjyqtar me integritet.
Nga të pranishmit, u ngrit edhe çështja e sigurisë në gjykata. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero dhe se gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi.
“Patjetër që duhen marrë masa se situata është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero. E them me bindje të plotë dhe nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, u shpreh ai.
Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë e tretë në këtë çështje.
-

Kreu i SPAK, Altin Dumani homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra një ditë më parë në sallën e gjyqit. Gjyqtari u qëllua me tre plumba nga Elvis Shkambi menjëherë pasi shpalli verdiktin për një konflikt pronësie. Autori ka dëshmuar se i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet dhe se vendosi që të qëllojë kundrejt gjyqtarit, pasi vendosi kundër xhaxhait të tij, Gjon Shkambi.
-

Përkujtohet Azem Hajdari/Berisha dhe deputetët e PD mbajnë homazhe pranë monumentit të tij
Partia Demokratike zhvilloi sot, më 12 shtator, homazhe te memoriali i Azem Hajdarit në qendër të Tiranës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët e tij si dhe kreu i selisë blu, Sali Berisha por edhe mbështetës të Hajdarit.
Ata vendosën kurora me lule në memorialin në nder të tij.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për situatën aktuale në Shqipëri.
“Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrat shqiptar, për çdo deputet të PD, për çdo drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar votën e lirë, fjalën e lirë. Dhe njëherë të gatshëm për çdo sakrificë pasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica. Demokratët shqiptarë, pavarësisht nga ditët e vështira do t’i tregojnë Shqipërisë dhe botës dhe njëherë se ata janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë, me armiqtë e fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor dhe se do rikthejnë në vend vlerat e lirisë, votën e lirë, fjalën e lirë”, tha Berisha.
Azem Hajdari u vra me armë zjarri pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, më 12 shtator të vitit 1998.
Hajdari i ishte një nga qendrestarët e parë kundër regjimit komunist dhe udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës.
12 shtatori i këtij viti shënon 27 vite të vrasjes së heroit të demokracisë.
-

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti ! Homazhe për babain e kinematografisë, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie
Sot, Shqipëria i dha lamtumirën e fundit mjeshtrit të kinematografisë, Dhimitër Anagnostit. Në shenjë respekti, kjo e martë është shpallur ditë zie kombëtare dhe flamujt në institucionet shtetërore u ulën në gjysmështizë.
Homazhet u zhvilluan në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku familjarë, personalitete të artit, politikës dhe qindra qytetarë u mblodhën për të nderuar figurën e tij.
Miqtë, të afërmit dhe kolegët e kujtuan Anagnostin si një artist të jashtëzakonshëm, një njeri të urtë dhe vizionar, i cili me filmat e tij i dha identitet dhe dinjitet kinemasë shqiptare.Të pranishëm në homazhe ishin edhe presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitrës, Sali Berisha si dhe shumë autoritete të larta shtetërore.
Kreu i qeverisë nderoi Anagnostin, të cilin e ka cilësuar si babain e kinematografisë shqiptare. Ai mori pjesë në homazhe ndërsa la edhe një shënim në librin e kujtimeve.
Në mesazhet e tyre, autoritetet shtetërore theksuan se Dhimitër Anagnosti është tashmë pjesë e panteonit të kulturës kombëtare, një emër që do të kujtohet përjetë për kontributin e tij të pazëvendësueshëm.
Pas homazheve në kryeqytet, trupi i “Nderit të kombit” do të prehet në Vuno, në vendlindjen e tij, aty ku nisi rruga e jetës së një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë shqiptare./vizionplus.tv
