Tag: homazhe

  • Për “mort” në PS, nuk bëhen homazhe në PD

    Për “mort” në PS, nuk bëhen homazhe në PD

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Festa e 29 Nëntorit/ Rama homazhe në varrezat e Dëshmorëve

    Festa e 29 Nëntorit/ Rama homazhe në varrezat e Dëshmorëve

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve në ditën e Çlirimit të Shqipërisë.
    Kreu i qeverisë shoqërohej nga presidenti i vendit, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe anëtarë të kabinetit të tij.

  • 29 Nëntori/Homazhe në varrezat e Dëshmorëve për ditën e Çlirimit të vendit. Të pranishëm Begaj, Rama dhe Peleshi

    29 Nëntori/Homazhe në varrezat e Dëshmorëve për ditën e Çlirimit të vendit. Të pranishëm Begaj, Rama dhe Peleshi

    Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë. Ashtu si çdo vit, figurat më të larta të shtetit po zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.
    Të pranishëm janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
    Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim përmes postimit të përditshëm të mëngjesit në rrjete sociale, i cili teksa ka ndarë një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”, ka shkruar:“Me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”.
    Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.
    Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944. Tirana u çlirua më 17 nëntor të atij viti, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.
    Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që arriti të çlirohej kryesisht me forcat e veta, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit u ndihmuan nga Ushtria e Kuqe.

     

  • Homazhe për Diogo Zhotën, shoku i tij emocionon me mesazhin

    Homazhe për Diogo Zhotën, shoku i tij emocionon me mesazhin

    Çabi Alonso, dikur lojtar i Liverpulit dhe sot trajner i Real Madridit, së bashku me Trent Aleksandër Arnold (ish-lojtar i Liverpulit) vizituan stadiumin përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve që do të luhet sonte.
     
    Së bashku me Emilio Butragueno dhe Dean Huijsen ata bënë homazhe në memorialin e përkohshëm në “Anfield” për Diogo Zhotën, i cili vdiq së bashku me vëllanë e tij në një aksident me makinë në korrik. Ata vendosën lule dhe mesazhe në zonën e përkujtimit për vëllezërit, të cilët vdiqën tragjikisht.
     

  • Ambasada në Prishtinë homazhe në nder të Nanos, Malaj: E kisha mik, ishte njeri i dimensioneve…

    Ambasada në Prishtinë homazhe në nder të Nanos, Malaj: E kisha mik, ishte njeri i dimensioneve…

    Këtë të hënë, më 3 nëntor, Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, do të zhvillojë homazhe në nder të tij.
    Kështu, siç raporton gazetarja Blerta Dalloshi në një raportim live në Klan News, ambasada ka hapur Librin e ngushëllimeve në ambientet e Ambasadës.
    Libri do të jetë i hapur sot dhe nesër, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00. Ndërkohë lidhur me këto homazhe ka folur në një lidhje për Klan News vetë ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.
    “Unë e kam pasur mik personal, nga ana tjetër kam bashkëpunuar me të. Kemi qenë të dy pedagogë në Akademinë e Arteve të Dikurshme. E kam patur koleg. Ruaj shumë kujtime me të. Ishte një persion i dimensioneve, krijonte situarta, politikën e shikonte si art. Ajo çfarë vlerësoj tek ai është se ai shikonte më tej. Mbaj mend që në një nga ato ceremonitë, takimet elektroale iknin dritat dhe unë isha I ri, kisha emocione dhe fillova të kem emocione. Ishte viti 2005. Më thotë çfarë ke, ikën dritat i them. Këtu do kujtoj edhe një mikun tjetër timin të ndjerë Andis Harasani. Po çke ti tha. Ai nuk ia heq dritat dikujt tjetër, mi heq mua. Nga unë Fatos Nano ka vetëm vlerësime, ai moderoi të majtën shqiptare.”, tha Malaj.
    Ai shtoi. “Përveç asaj që ne pamë shumë qytetarë të Kosovës apo politikanë të Kosovës, unë kam marrë konfirmime nga persona të ndryshëm, që do vijnë dhe do lënë ngushëllimin përkatës në librin e ngushëllimeve që ne kemi hapur këtu në Kosovë.”

  • Homazhe në Pallatin e Kongreseve në nderim të Fatos Nanos

    Homazhe në Pallatin e Kongreseve në nderim të Fatos Nanos

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur sot homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Në ceremoninë shtetërore të nderimit për Fatos Nanon, po zhvillojnë homazhe dhe vendosin kurora me lule qytetarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme, ndërkohë që në vijim, nga ora 11:15-11:45, u zhvilluan homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.
    Në homazhe morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ministrja e Brendshme Albana Koçiu si dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.
    Po ashtu homazhe zhvilluan edhe ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe personalitete me kontribute ne këtë forcë politike.
    Në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, në Pallatin e Kongreseve zhvilluan po ashtu homazhe edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
    Të pranishëm në homazhe ishin edhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, si dhe politikanë të tjerë nga opozita, si Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, apo Fatmir Mediu i Partisë Republikane, po ashtu dhe ish kreu i PD, Lulzim Basha. Në homazhe morën pjesë dhe drejtues të pushtetit lokal. Po ashtu të pranishëm në homazhe ishin edhe kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.
    Po ashtu në homazhe mori pjesë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe ish-presidenti Bamir Topi.
    Në homazhe parakaluan dhe politikanë nga rajoni, si kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, apo Ali Ahmeti i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.
    Ndërkohë përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, akademikë, artistë, gazetarë e përfaqësues të fushave të ndryshme ishin të pranishëm në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe kaluan me radhë për të kryer nderimet e fundit në kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Në një prononcim për mediet, pas homazheve, ish-kryeparlamentari Ruçi u shpreh se Fatos Nano ishte themeluesi dhe reformuesi i PS-së. “Nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vite t’i kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet, pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike, si asnjë forcë tjetër politike simotër në Evropën lindore. Do të mbahet mend si i pari që tezën se ai tha që kur erdhi në pushtet për të krijuar shtet, e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet, duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS-së për tu bërë kryeministrá”, tha Ruçi.
    Në një prononcim për mediet pas homazheve, deputeti socialist Erion Braçe vlerësoi rolin e Fatos Nanos në reformimin e Partisë Socialiste. Braçe tha se Nano nuk i mohoi askujt mundësinë për t’u rritur, zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS-së.
    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh për mediet e Fatos Nano do të kujtohet si një figurë politike kyçe e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.
    Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30, ndërsa në përfundim të ceremonisë në orën 12:05, trupi i pajetë i Nanos do të niset drejt banesës së fundit, në Sharrë.
    Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.
    Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.
    Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
    Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

  • LIVE- Kabineti qeveritar homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

    LIVE- Kabineti qeveritar homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej orës 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor. 
    Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të kryer homazhe në ndër të Fatos Nanos. 
    Ministrat e qeverisë, Belinda Balluku, Albana Kociu, Mirela Kumbaro dhe të gjithë me radhë u takuan me familjarët e ish-kryeministrit Nano. 
    Pas ceremonisë, arkëmorti do të vendoset në shtratin e një topi dhe do përcillet për në banesën e fundit. 
    Ky është nderimi më i lartë që i bëhet një personaliteti shtetëror i cili ka mbajtur detyrën e kryeministrit 
     

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Lulzim Basha pret në radhë për të kryer homazhe

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Lulzim Basha pret në radhë për të kryer homazhe

    Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha ka mbërritur në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Basha po merr pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. 
    Basha shihet teksa pret në radhë për të kryer homazhe. Ai është i shoqëruar me ish-deputeten e PD-së, Orjola Pampurin. 
    Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka janë dy opozitarët e parë që shkuan për homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka  mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja.