Tag: hollywood

  • Ndahet nga jeta aktorja e Hollywood

    Ndahet nga jeta aktorja e Hollywood

    Aktorja e njohur Valerie Mahaffey, e vlerësuar me çmimin Emmy për kontributin e saj në televizion, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

    Lajmin e hidhur e ka konfirmuar familja e saj dhe publicisti i saj për The Hollywood Reporter.
    Mahaffey ndërroi jetë të premten në Kaliforni, duke lënë pas një karrierë të pasur pesëdekadëshe në televizion, film dhe teatër.

    Valerie Mahaffey ishte e njohur për rolet e saj në seriale të suksesshme si “Desperate Housewives”, “Young Sheldon”, “Big Sky”, si dhe në dhjetëra produksione të tjera televizive. Ajo fitoi një çmim Emmy në vitin 1992 për interpretimin e saj në serialin “Northern Exposure” dhe më parë kishte fituar edhe një Emmy gjatë ditës për rolin e saj në telenovelën The Doctors.
    Aktorja u shfaq gjithashtu në filma të njohur si “Sully”, “Seabiscuit” dhe “French Exit” – ku u nominua për një çmim Independent Spirit në vitin 2020 për rolin e saj si Madame Reynard.

    Në një deklaratë për Variety, bashkëshorti i saj Joseph Kell u shpreh: “Kam humbur dashurinë e jetës sime dhe Amerika ka humbur një nga aktoret e saj më tërheqëse. Ajo do të na mungojë.”
    Edhe vajza e tyre, Alice, reagoi në rrjete sociale: “Kanceri është i tmerrshëm. Do të të kërkoj në të gjitha momentet e bukura të jetës. E di që aty do të jesh.”
    E lindur në Sumatra të Indonezisë, nga një nënë kanadeze dhe baba amerikan, Mahaffey u zhvendos në Teksas si adoleshente dhe nisi karrierën në aktrim në vitin 1977 me filmin “Tell Me My Name”.
    Rolet e saj të paharrueshme përfshijnë atë të Alma Hodge në “Desperate Housewives” dhe Victoria MacElroy, mësuesja në “Young Sheldon”. Kontributi i saj në ekran do të mbetet një trashëgimi e rëndësishme për botën e televizionit dhe artit.

  • Hollywood zbulon Shqipërinë! (FOTO)

    Hollywood zbulon Shqipërinë! (FOTO)

    “Hollywood zbulon Shqipërinë!Pas takimeve të suksesshme në Tiranë, përfaqësues nga gjigantët e industrisë së filmit – HBO, Warner Bros, Amazon, Disney, Paramount, NBCUniversal dhe të tjerë, u ndalën në Beratin e “Një mbi Një Dritareve”!Mes ndalesave, një moment i veçantë ishte vizita në Muzeun Ikonografik “Onufri”, një nga perlave të trashëgimisë sonë kulturore!Përfaqësuesit e industrisë globale të filmit panë nga afër potencialin unik që Shqipëria ofron – jo vetëm si skenë natyrore, por edhe si pasuri kulturore me vlera të jashtëzakonshme për rrëfime filmike.FamTourAlbania vijon në qytete të tjera të vendit për të zbuluar mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare”, shkruan ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

  • Ministri Gonxhja: Hollywood vjen në Shqipëri!

    Ministri Gonxhja: Hollywood vjen në Shqipëri!

    “Për herë të parë, përmes nismës #FamTourAlbania, po mirëpresim emra të mëdhenj të industrisë globale të filmit nga HBO, Warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount, NBCUniversal e shumë të tjerë!Përgjatë turit të tyre disaditor në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ata janë këtu për të zbuluar nga afër bukuritë natyrore, historinë dhe traditat, lokacionet unike dhe mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur Shqipërinë në radarët e industrisë globale kreative. Takimet, vizitat në terren dhe shkëmbimet me profesionistët më të mirë të fushës po hapin rrugën për projekte të reja, investime dhe bashkëpunime që mund ta kthejnë vendin tonë në një qendër të re të produksionit filmik në Europë“, shkruan ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.

  • Mourinho thumbon trajnerin e Gallatasaraj: Edhe në Hollywood e panë reagimin e tij

    Mourinho thumbon trajnerin e Gallatasaraj: Edhe në Hollywood e panë reagimin e tij

    7 Prill 2025

    10:23

    Telesport

    Pas eliminimit nga Kupa e Turqisë, skuadra e Fenerbahçe e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho, iu rikthye fitoreve në kampionat. Ata mposhtën 4-1 me përmbysje rivalët e Trabzonspor.
    Ndeshja u vendos nga “trigolëshi” i Talisca dhe goli i ish-lojtarit të PSG, Milan Skriniar, ndërkohë që më herët pa shënuar Dragusit për miqtë. Pas ndeshjes, vetë “Special One” foli për mediat turke.
    Mourinho iu rikthye episodit të Kupës së Turqisë, kur ai kapi nga hunda trajnerin e Gallatasaraj, Buruk, që reagoi duke rënë në tokë. Imazhe që bënë xhiron e botës.
    “Një imazh sa njëmijë fjalë. Pamjet flasin vetë. Të gjithë e panë, jam i sigurt që e panë edhe në Hollywood”, tha Mourinho.
    Më tej, ai foli për garën për titullin në Superligën turke. “Lufta për titull? Nuk dua të përgjigjem. Përgjigja që jap për këtë mund të jetë e rrezikshme”, tha Mourinho.