Tag: hollywood

  • Quentin Tarantino zbulon cili është filmi i tij më i mirë

    Quentin Tarantino zbulon cili është filmi i tij më i mirë

    Regjisori i njohur i Hollivudit, Quentin Tarantino, ka zbuluar se cilin nga filmat e tij e konsideron më të mirin, dhe ndoshta nuk është ai që do të prisnit.

    Regjisori amerikan ka fituar dy çmime Oscar: një për skenarin e “Pulp Fiction” në vitin 1994 dhe një tjetër për skenarin e “Django Unchained” 18 vjet më vonë.

    Por, asnjë nga këta nuk është filmi që ai e konsideron më të mirë, madje as të preferuarin e tij.

    Në vend të tyre, Tarantino tha se filmi i vitit 2009 “Inglourious Basterds” është vepra e tij më e mirë, ndërsa i preferuari i tij është filmi i fundit që ka realizuar, “Once Upon a Time… in Hollywood”. Ai i bëri këto komente gjatë një interviste në podkastin “The Church of Tarantino”, në një episod të publikuar të premten.

    I pyetur se cili film i tij është i preferuari, regjisori 62-vjeçar u përgjigj:“‘Once Upon a Time… in Hollywood’ është i preferuari im, ‘Inglourious Basterds’ është më i miri, por mendoj se ‘Kill Bill’ është filmi më ‘Quentin’ nga të gjithë, askush tjetër nuk mund ta kishte bërë atë.”

    I vendosur në Francën e pushtuar nga nazistët dhe me Brad Pitt e Christoph Waltz në rolet kryesore, “Inglourious Basterds” ndjek një grup ushtarësh hebrenj amerikanë që planifikojnë të vrasin liderët nazistë. Tarantino shtoi se çdo aspekt i historisë së dy pjesëve të “Kill Bill”, ku Uma Thurman luan një vrasëse që kërkon hakmarrje pasi zgjohet nga koma, buron nga imagjinata, pasionet dhe dashuritë e tij.

    “Prandaj mendoj se ‘Kill Bill’ është filmi që kam lindur për ta bërë. Mendoj se ‘Inglourious Basterds’ është kryevepra ime, por ‘Once Upon a Time… in Hollywood’ është i preferuari im,” tha ai.

    Megjithatë, disa nga filmat e tij kanë marrë edhe kritika.

    I pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga veprat e tij, Tarantino pranoi se kishte bërë disa gabime gjatë rrugës.

    “E vetmja gjë që më ‘pickon’ është disa pamje të vogla në ‘Reservoir Dogs’ dhe ‘Pulp Fiction’,” tha ai, duke shtuar se të dy kishin disa elemente “amatore”. Edhe pse ai “i do” të dy filmat, pranoi se ishin bërë në fillimet e karrierës së tij, kur “nuk e dija çfarë nuk dija.” Ai nuk deshi të tregonte gabimet specifike, por përmendi pajisje të dukshme në skenë, hijen e mikrofonit boom dhe shenjat në dysheme për pozicionimin e aktorëve.“Të duhen të paktën dy filma për të kuptuar se si bëhet,” tha me shaka.

    Gjatë intervistës, Tarantino tha se projekti i tij i fundit, “The Adventures of Cliff Booth”, vazhdim i “Once Upon a Time… in Hollywood”, ka nisur tashmë xhirimet.

    “Once Upon a Time… in Hollywood” kishte në rolet kryesore Leonardo DiCaprion si aktorin televiziv në rënie Rick Dalton, dhe Brad Pitt si dublanti i tij Cliff Booth. Së bashku, përpiqen të rifitojnë famën dhe suksesin.

    Tarantino kishte thënë më parë se filmi i radhës që do të regjistronte do të ishte edhe i fundit i tij. Fillimisht ishte përfolur se do të ishte një skenar i titulluar “The Movie Critic”, por ai e hoqi dorë nga ideja vitin e kaluar.

    Duke shpjeguar pse e anuloi projektin, ai tha se humbi interesin për ta sjellë atë histori në ekran.

    “E tërhoqa prizën,” tha ai.“Isha shumë i entuziazmuar për shkrimin, por nuk isha edhe aq i ngazëllyer për ta dramatizuar atë që kisha shkruar kur nisëm përgatitjet. Pjesërisht sepse po përdorja të njëjtën qasje që kisha mësuar nga ‘Once Upon a Time… in Hollywood’,” shtoi ai, duke shpjeguar se “The Movie Critic” do të ishte vendosur në të njëjtën kohë dhe vend./CNN/KultPlus.com

  • ‘Jam 32-vjeç…’/ Reflekton Leo DiCaprio: Duhet të rrezikosh të jesh i sinqertë

    ‘Jam 32-vjeç…’/ Reflekton Leo DiCaprio: Duhet të rrezikosh të jesh i sinqertë

    Leonardo DiCaprio ndihet më i ri nga ç’është në të vërtetë.
    Në një intervistë me regjisorin e tij të filmit “One Battle After Another”, Paul Thomas Anderson, për numrin e revistës “Esquire” të titulluar “Mavericks of Hollywood”, regjisori i kërkoi DiCaprio-s të përgjigjej “sa më shpejt” që mundej: “Nëse nuk e di sa vjeç je, sa vjeç je tani?” “Tridhjetë e dy vjeç”, u përgjigj aktori.
    DiCaprio më vonë reflektoi mbi ditëlindjen e tij të 50-të, duke pranuar se ndihej sikur mbushte “emocionalisht 35 vjeç”.
    I pyetur nëse mbushja e 50 viteve e ka bërë të reflektojë mbi jetën e tij, DiCaprio tha: “Epo, të krijon një ndjesi sikur ke dëshirë të jesh më i ndershëm dhe të mos humbasësh kohën”.
    “Mund ta imagjinoj vetëm se si do të përparojnë dekadat e ardhshme“, shtoi ai.
    DiCaprio tha se e sheh nënën e tij Irmelin si një “shembull”, duke vënë në dukje se si “ajo thjesht thotë saktësisht atë që mendon dhe nuk humb kohë. Nuk shpenzon kohë duke u përpjekur ta imitojë”.
    Për fituesin e Çmimit të Akademisë, kjo përfshin “të qenit më i sinqertë dhe të rrezikosh që gjërat të shkatërrohen, ose të rrezikosh mosmarrëveshjet, ose të rrezikosh të ndjekësh rrugë të ndara nga çdo lloj marrëdhënieje në jetë’
    “Është se thjesht nuk doni të humbni më kohë,” shtoi ai.
    DiCaprio sigurisht që ka pasur mjaft përvojë në Hollywood, duke filluar me role televizive në fund të viteve 1980 dhe duke arritur sukses të madh me filmin e vitit 1993 ” What’s Eating Gilbert Grape” , i cili i siguroi atij nominimin e parë për çmimin Oscar në moshën 19 vjeç.
    Ai u nominua gjashtë herë të tjera dhe ka fituar një herë: në kategorinë e Aktorit më të Mirë, për filmin epik perëndimor të Alejandro G. Iñárritu -t të vitit 2015, The Revenant.

  • Keanu Reeves dhe Alexandra Grant: Historia e tyre e dashurisë që ka mahnitur Hollywood-in

    Keanu Reeves dhe Alexandra Grant: Historia e tyre e dashurisë që ka mahnitur Hollywood-in

    Keanu Reeves dhe artistja Alexandra Grant kanë ndërtuar në heshtje një nga historitë më të admiruar të dashurisë në Hollywood, të bazuar në respekt të ndërsjellë, krijimtari dhe një dëshirë të përbashkët për të mbajtur larg dritat e reflektorëve.
    Dyshja u takuan për herë të parë në një darkë në vitin 2009, dhe më vonë filluan të bashkëpunonin në projekte arti dhe poezie. Ata bënë debutimin e tyre publik si çift në vitin 2019.
    Ndërkohë që Keanu ka kaluar disa tragjedi personale dhe ka jetuar një jetë të mbushur me famë të pandalshme, Alexandra ka mbetur një prani e qëndrueshme dhe e balancuar në jetën e tij.
    Miqtë e çiftit thonë se lidhja e tyre lulëzon përmes bisedave të thella, bashkëpunimit krijues dhe angazhimit të përbashkët për të ruajtur privatësinë, duke zgjedhur momente të rralla në tapetin e kuq dhe duke preferuar jetën e përditshme mbi spektaklin e Hollywood-it.

  • Antonio Banderas, nga Malaga në majat e Hollywood-it

    Antonio Banderas, nga Malaga në majat e Hollywood-it

    Më 10 gusht 1960, në qytetin bregdetar të Malagës, në jug të Spanjës, lindi José Antonio Domínguez Bandera, i njohur sot në mbarë botën si Antonio Banderas. Ai do të bëhej një nga aktorët më të njohur spanjollë në kinemanë ndërkombëtare dhe një simbol i suksesit të artistëve evropianë në Hollywood.

    Djallëzia e natyrshme, sharmi mesdhetar dhe energjia shpërthyese që ai do të sillte në ekran kishin rrënjët në fëmijërinë e tij të zakonshme në Malaga. Banderas u rrit në një familje modeste: i ati ishte polic, ndërsa nëna mësuese. I apasionuar pas futbollit, ai ëndërronte një të ardhme si sportist, por një dëmtim në këmbë i preu rrugën sportive. Pikërisht atëherë, në adoleshencë, zbuloi teatrin, një pasion që do t’i ndryshonte jetën, transmeton KultPlus.

    Pas studimeve në Shkollën e Artit Dramatik në Malaga, ai u zhvendos në Madrid në fillim të viteve ’80, ku iu bashkua Teatrit Kombëtar të Spanjës. Fati i buzëqeshi kur takoi regjisorin Pedro Almodóvar, i cili do ta kthente në një ikonë të kinemasë spanjolle me filma si “Labirinti i dëshirës” (Laberinto de pasiones) dhe “Ligji i dëshirës” (La ley del deseo).

    Por ishte viti 1992 kur Banderas bëri hapin e madh drejt Hollywood-it, me filmin “The Mambo Kings”, ndjekur nga rolet në “Philadelphia”, “Desperado”, “Evita”, “The Mask of Zorro” dhe shumë të tjerë. Ai u bë një nga aktorët e parë hispanikë që arriti sukses të madh në tregun amerikan, duke ruajtur identitetin dhe stilin e tij të veçantë.

    Lindja e Antonio Banderas nuk është thjesht data e një aktori, është dita kur kinoja europiane fitoi një zë të ri dhe Hollywoodi zbuloi një yll të ndritshëm nga jugu i Spanjës. Që prej 10 gushtit 1960, rrugët e Malagës janë më të pasura me kujtimin e një djali që ëndërroi të bëhej legjendë, dhe ia doli./KultPlus.com

  • Neal McDonagh zbulon: Më ndaluan të hyja në Hollywood sepse refuzova të puthja gratë

    Neal McDonagh zbulon: Më ndaluan të hyja në Hollywood sepse refuzova të puthja gratë

    Neil McDonagh, i njohur për serialet Band of Brothers, Yellowstone dhe Suits, foli për “listën e zezë” që, siç pretendon ai, Hollywood e ka futur për shkak të vendimit të tij personal për të mos i puthur gratë në filmat dhe serialet në të cilat merr pjesë.
    Aktori 59-vjeçar shpjegoi në podkastin “Nothing Left Unsaid” se e kishte përfshirë në mënyrë të qartë këtë ndalim në kontratat e tij shumë herët në karrierën e tij, edhe nëse gruaja e tij, Rueve Robertson, nuk kishte problem me një gjë të tillë. Megjithatë, siç thotë ai, ishte ai që ndjeu se nuk mund të ishte “vetvetja” nëse e shkelte këtë parim.
    “Kur nuk munda ta bëja dhe ata nuk e kuptonin, Hollywoodi thjesht më ktheu shpinën”, tha ai. “Ata nuk më donin më. Nuk munda të gjeja punë për dy vjet. “Humba gjithçka – jo vetëm pasuritë materiale, por edhe vetëbesimin tim, identitetin tim si aktor.”
    McDonagh zbuloi gjithashtu se, ndërsa nuk pinte kurrë në sheshxhirim, e gjeti veten në një “cikël shkatërrues” të kërkimit të strehimit në alkool. Pavarësisht kësaj, ai e ruajti sensin e humorit, duke thënë: “Gruaja ime është e bukur. Asgjë nuk krahasohet me të.”
    Puthja e tij e parë në ekran ishte me gruan e tij
    Mundësia për të “anashkaluar” kushtin që i kishte vënë vetes erdhi me filmin “The Last Rodeo”. Skenari parashikonte një puthje midis heroit dhe gruas së tij, dhe McDonagh nuk donte ta pranonte. Kështu, ai u sugjeroi producentëve që t’ia jepnin rolin e partneres së tij në film gruas së tij në jetën reale. Rouvet jo vetëm që pranoi, por mori pjesë edhe në prodhimin e filmit, i cili është edhe debutimi i saj në film.
    “Ishte një nga momentet më të preferuara që kam përjetuar ndonjëherë në shesh xhirimi. Të isha protagonist, të drejtohesha nga regjisori im i preferuar, Jon Avnet, dhe të puthja gruan time në film. Ishte e mrekullueshme” , tha ai për revistën Woman’s World.

  • Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

    Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

    Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.
    Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.
    “Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.
    Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.
    “Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.
    Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

  • Brady & Sweeney: Çifti i ri i Hollywood-it që askush s’e priste?

    Brady & Sweeney: Çifti i ri i Hollywood-it që askush s’e priste?

    Tom Brady dhe aktorja Sydney Sweeney janë bërë qendra e thashethemeve të fundit, pasi u panë duke kërcyer së bashku deri në orën 2 të mëngjesit në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.
    Të nesërmen, dyshja u fotografua në një shëtitje në rrugët e qytetit, të shoqëruar nga aktori Orlando Bloom. Burime nga festa thonë se mes tyre kishte një afërsi të dukshme, veçanërisht nga ana e Brady-t ndaj aktores 27-vjeçare, e cila së fundmi është ndarë nga i fejuari i saj, Jonathan Davino.
    Edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, pranimi i tyre në publik ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me reagime të ndryshme, nga kureshtja, te ironia për diferencën e moshës dhe stilin e jetesës.
    Nëse kjo marrëdhënie merr formë zyrtare, pritet të jetë një nga çiftet më të komentuara të vitit.

  • Hollywood zbarkon në Gjirokastër (FOTO)

    Hollywood zbarkon në Gjirokastër (FOTO)

    Hollywood vjen në Gjirokastër sepse tanimë Gjirokastra nuk është vetëm krenari, por dhe një skenë magjike ku historia dhe pasioni për artin takojnë sytë e botës.
    Producentët më të famshëm të kinemasë — nga Warner Bros, Amazon, HBO, Disney, Paramount, NBCUniversal panë nga pranë një vend ku Perëndia ka qenë arkitekt dhe njeriu ka ndërtuar skenën e magjishme për artin e imazhit, me mundësinë për ta përfshirë në hartën e filmave botërorë
    Me mikpritjen e ngrohtë të Bashkisë Gjirokastër dhe energjinë unike të qytetit, #FamtourAlbania u kthye në një udhëtim emocionesh, frymëzimi dhe ideve të reja për kinemanë.” – shkruan Rama.

  • ‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

    ‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

    Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ‘Hollywood vjen në Gjirokastër’, pasi sipas tij ky qytet tanimë nuk është vetëm krenari, por dhe një skenë magjike ku historia dhe pasioni për artin takojnë sytë e botës.
    Ai shkruan në këtë postim se në qytetin e gurtë kanë qënë të pranishmë producentët më të famshëm të kinemasë.
    ‘Producentët më të famshëm të kinemasë — nga Warner Bros, Amazon, HBO, Disney, Paramount, NBCUniversal — panë nga pranë një vend ku Perëndia ka qenë arkitekt dhe njeriu ka ndërtuar skenën e magjishme për artin e imazhit, me mundësinë për ta përfshirë në hartën e filmave botërorë.’, shkruan Rama.
    ‘🎬Hollywood vjen në Gjirokastër ❤️🇦🇱 sepse tanimë Gjirokastra nuk është vetëm krenari, por dhe një skenë magjike ku historia dhe pasioni për artin takojnë sytë e botës 🌎
    Producentët më të famshëm të kinemasë — nga Warner Bros, Amazon, HBO, Disney, Paramount, NBCUniversal — panë nga pranë një vend ku Perëndia ka qenë arkitekt dhe njeriu ka ndërtuar skenën e magjishme për artin e imazhit, me mundësinë për ta përfshirë në hartën e filmave botërorë 📸
    🏰 Me mikpritjen e ngrohtë të Bashkisë Gjirokastër dhe energjinë unike të qytetit, #FamtourAlbania u kthye në një udhëtim emocionesh, frymëzimi dhe ideve të reja për kinemanë 🎥🍿🎞️’, shkruan Rama.