Tag: holandezi

  • Gakpo: Kur luan me Liverpool nuk është e pranueshme të pësosh 3 humbje radhazi

    Gakpo: Kur luan me Liverpool nuk është e pranueshme të pësosh 3 humbje radhazi

    7 Tetor 2025

    12:34

    Telesport

    Te Liverpool situata nuk është fort e mirë pas humbjeve të fundit. Holandezi Cody Gakpo ka folur për ndeshjen e fundit, ku “reds” u mundën nga Chelsea në minutat shtesë.
    “Luajtëm më mirë se ata në pjesën e dytë. Por ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Të pranosh gol në minutën e fundit është e vështirë për t’u pranuar”, tha holandezi.
    “Nuk mundëm ta mbanim vrullin, ndaj duhet të analizojmë si ose pse. Disi e humbëm pak dhe ata na shtynë prapa”, shtoi më tej Gakpo.
    Më tej, ai komentoi: “Nuk dua të them se kemi pak vetëbesim, por gjërat tani nuk po shkojnë mirë. Por kjo është pjesë e futbollit. Duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse e dimë cilësinë që kemi”.
    “Kur luan në një klub kaq të madh, të humbasësh tre ndeshje radhazi nuk është mjaftueshëm mirë. Ne e dimë këtë si lojtarë. Do të analizojmë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën përsëri”, tha Gakpo.

  • Verstappen nuk ndalet së fituari, këtë herë me një Ferrari në pistën e Nürburgring

    Verstappen nuk ndalet së fituari, këtë herë me një Ferrari në pistën e Nürburgring

    Në debutimin e tyre në klasën GT3, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, dhe shoku i tij i skuadrës Chris Lulham, triumfuan në garën 4-orëshe të Nürburgring. E vecanta është se ai garoi me një Ferrari. Holandezi mori licencën për të garuar në GT3 në pistën legjendare gjermane pak javë më parë.
    Pasi u largua nga gara e F1 në Azerbajxhan, të cilën holandezi e fitoi, Max u kthye në Nordschleife për debutimin e tij me Ferrari. “Jam i apasionuar pas garave edhe jashtë Formula 1. Cdo xhiro në Nordschleife ishte një lloj përvoje e ndryshme”, tha Verstappen pas garës.
    Për Max, këto hapa të parë janë përgatitje për “24 Orët e Nürburgring”, në të cilën Verstappen do të donte të garonte që në vitin 2026 pavarësisht angazhimeve të tij në Formula 1.
    GARA – Holandezi e nisi garën nga vendi i tretë. Në fillim të “4 Orëve”, ai mori menjëherë kryesimin, të cilin e mbajti deri në flamurin me kuadrata së bashku me shokun e skuadrës Chris Lulham, i cili drejtoi pjesën e fundit të garës.
    Verstappen menjëherë tregoi një ritëm mbresëlënës: pas katër xhirosh, Ferrari i tij nr. 31 kishte tashmë një epërsi prej 10 sekondash, dhe pas 14 xhirosh, diferenca ishte rritur në 62 sekonda.
    Edhe pse konkurrenca nuk është në nivelin e asaj që holandezi do të hasë në garën legjendare 24 Orë vitin e ardhshëm, përvoja e tij e parë midis të mëdhenjve të “Ferrit të Gjelbër” rezultoi një sukses.
    Dhe buzëqeshja e Max, në shkallën më të lartë të podiumit, është e mjaftueshme për të garantuar se kampioni i Red Bull u argëtua shumë gjatë fundjavës së tij të lirë nga Formula 1.

  • Maks mbyll zërat për largim: Na shihni në 2026…

    Maks mbyll zërat për largim: Na shihni në 2026…

    Në konferencën e djeshme në Hungaroring holandezi pozicionohet për të ardhmën.

    Kampioni i katërfishtë në Formula 1 Maks Verstapen ka zyrtarizuar qëndrimin e tij te Red Bull. Spekullimëve të muajve të fundit për një largim të tij drejt Mercedes por jo vetëm, holandezi i ka paraprirë me deklaratën; “Është koha t’u japim fund thashethemeve”.

    Piloti ecën: “Ishte e qartë se do të qëndroja, kjo ka qenë ndjesia e përgjithshme dhe nuk kam pasur kurrë dyshime. Ne diskutuam vetëm se çfarë mund të bëjmë me makinën. Kështu që, nëse je i interesuar të qëndrosh, nuk do të flasësh për gjëra të tilla. Nuk fola kurrë, sepse kam më shumë mundësi për të punuar dhe për të ecur përpara. Kjo është arsyeja pse nuk fola kurrë për atë që është në kontratën time”, shtoi Maks.

    Ai pranoi se makina e MekLaren për momentin është më e mira por nuk harroi të shprehet se Red Bull-i i vitit 2026 do të kthehet në një tjetër histori.

    Vazhdo leximin

  • Tour de France/ Etapa e dytë për holandezin Mateu van der Pul, Pogaçar i dyti…

    Tour de France/ Etapa e dytë për holandezin Mateu van der Pul, Pogaçar i dyti…

    Holandezi arrin vendin e parë dhe merr fanellën e verdhë

    Etapa e dytë e ‘Tour de France’ dukej si një etapë e projektuar për t’u fituar nga Mateu van der Pul dhe holandezi nuk priti gjatë për ta bërë këtë. Ai praktikisht i përshkoi 800 metrat e fundit në krye, pozicioni më pak ideal për të fituar një sprint.

    Fuqia e tij, megjithatë, ishte e mjaftueshme për t’iu kundërvënë sulmeve të Alaphilippe dhe shtytjes së Almeida në ato 250 metra me një pjerrësi prej 12%. Për van der Pul, kjo është fitorja e dytë në Tour të karrierës së tij, e para kishte ardhur katër vjet më parë: edhe në atë rast ai e kishte mposhtur Pogaçar dhe kishte marrë fanellën e verdhë.

    Ndërkohë kampioni i botës, slloveni Tadej Pogacar, i cili tenton të fitojë edhe në sprint, u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me vetëm pak centimetra prapa holandezit ndërsa Jonas Vingegaard përfundoi i treti. Emrat e mëdhenj përpiqen të shfaqen që në start të këtij Turi teksa gara e gjatë ka ‘pedaluar’ vetëm në etapen e dytë.

    Sakaq, 10 më të mirët e etapës së sotme plotësohen nga: Gregoire, Alaphilippe, Onley, Aurelien Paret-Peintre, Vauquelin (autor i disa sulmeve në kilometrat e fundit), Velasco dhe Berckmoes.

    Vazhdo leximin

  • Verstappen heq dorë: Nuk mendoj më për titullin, aksidente të tilla janë pjesë e sportit tonë

    Verstappen heq dorë: Nuk mendoj më për titullin, aksidente të tilla janë pjesë e sportit tonë

    30 Qershor 2025

    10:21

    Telesport

    Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1 zgjati vetëm tre kthesa për Max Verstappen. Piloti i Red Bull u përplas nga Kimi Antonelli, që në start, por gara e 4 herë kampionit të botës në pistën e Spielberg parashikohej e vështirë, pasi nisej i shtati.
    Megjithatë, pas garës holandezi nuk u duk aspak nervoz ose i zemëruar. Ai përdori fjalë mirëkuptimi dhe respekti të madh për pilotin e ri italian. “Kur dolëm nga makina, e pyeta se çfarë kishte ndodhur sepse ishte e vetmja makinë që ishte aty me mua dhe i ishte hequr një rrotë”, shpjegoi Verstappen.
    “Këto aksidente janë gjëra që ndodhin. Të gjithë kanë bërë një gabim të tillë në karrierën e tyre. Kimi është një talent i madh, kështu që ai do të mësojë nga kjo dhe kjo është në rregull. E pashë çfarë ndodhi. Askush nuk i bën këto gjëra me qëllim. Mund të ndodhin”, shtoi Verstappen.
    Nga kjo garë ai doli me 0 pikë, por tashmë holandezi nuk mendon më për titullin: “Nuk kam menduar kurrë këtë sezon. Ne i marrim gjërat garë pas gare dhe përpiqemi të përmirësojmë performancën e makinës, të mësojmë nga të gjitha gjërat që po bëjmë dhe të shohim se çfarë ndodh“.

  • Verstappen: Na duhet një kualifikim i mirë, asgjë nuk është e mbyllur në Botëror

    Verstappen: Na duhet një kualifikim i mirë, asgjë nuk është e mbyllur në Botëror

    12 Qershor 2025

    12:05

    Telesport

    Rikuperimi i 49 pikëve nga Oscar Piastri dhe 39 nga Lando Norris nuk është i lehtë për askënd, madje as për katër herë kampionin e botës në Formula 1, Max Verstappen. Gara e radhës është në Montreal, pistë ku holandezi i Red Bull ka fituar tre edicionet e fundit.
    Verstappen duhet të marrë disa rreziqe dhe të jetë agresiv për t’u rikuperuar. “Gara e Barcelonës ishte një zhgënjim për ne dhe, nuk shkoi ashtu siç do të donim. Po presim me padurim Kanadanë, një pistë unike dhe ka shumë mundësi parakalimi“, tha Verstappen.
    “Përshtatja e makinës do të jetë e rëndësishme dhe është gjithmonë një sfidë më e madhe me zonat e mëdha të frenimit. Gara e vitit të kaluar ishte shumë emocionuese, ne arritëm të fitonim dhe shpresojmë se mund të marrim një performancë pozitive përsëri këtë vit”, shtoi holandezi.
    “Ne duhet të bëjmë një kualifikim më të mirë dhe kemi punuar për këtë. Moti në Kanada mund të jetë befasues, por duket se mund të jetë mjaft i thatë dhe i qëndrueshëm për një herë, gjë që duhet të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona”, shtoi Max Verstappen.

  • Holandezi Casper van Uden fiton etapën e Giro d’Italia në Leçe

    Holandezi Casper van Uden fiton etapën e Giro d’Italia në Leçe

    Pati dy momente kritike gjatë etapës së sotme por në fund Mads Pedersen ruan fanellën ‘rozë’.

    Giro d’Italia numër 108 zbarkon në Itali pas garës tre-ditore në Shqipëri dhe rinis me një etapë tërësisht në Pulja: fillon nga Alberobelo dhe mbërrin në Leçe pas 189 kilometrash, me një profil që të bën të mendosh për një sprint të plotë në grup.

    Nisja e ditës materializohet menjëherë, por ka vetëm një protagonist: Françisko Munoz (Polti). Spanjolli nuk gjen shoqërues për aventurën, por nuk ngrihet dhe kalon i pari në GPM të Putignano-s. Pas tij është një sprint midis Sylvain Moniquet dhe Lorenzo Fortunato: belgu fiton, por italiani i Astanës mbetet lider i klasifikimit të fanellës blu. Lidl Trek dhe Alpecin marrin me përtesë udhëheqjen e grupit, vonesa arrin një kulm maksimal prej pesë minutash.

    Etapë e sheshtë me vetëm një ngjitje të shkurtër deri në Putignano. Në Leçe fiton mes kaosit holandezi Casper van Uden teksa arin fitoren më të rëndësishme të karrierës së tij, me një sprint të fuqishëm.

    Çiklisti i Picnic lë pas Olav Kooij, Maikel Zijlaard dhe Mads Pedersen, i cili mbetet me fanellën rozë. Ditë e qetë për emrat e mëdhenj, Primoz Rogliç fiton dy sekonda në sprintin e ndërmjetëm.

    Vazhdo leximin

  • “Dështoi” me Man. United, Erik ten Hag drejt Serie A! Holandezi do marrë drejtimin e klubit të njohur

    “Dështoi” me Man. United, Erik ten Hag drejt Serie A! Holandezi do marrë drejtimin e klubit të njohur

    11 Prill 2025

    18:19

    Telesport

    Edhe pse me në krye Claudio Ranieri-n, Roma ka shkëlqyer duke marrë disa fitore rresht në Serie A, 73-vjeçari do ta mbyllë në fund të sezonit kapitullin si trajner i verdhekuqve, të cilët i drejtoi për herë të dytë në karrierën e tij.
    Mediat italiane raportojnë se Roma ka zgjedhur Erik ten Hag si trajnerin e ri. Holandezi është parë në tribunë fundjavën e kaluar gjatë ndeshjes Roma-Juventus, aty ku ishte i ftuar nga familja Friedkin, pronarë të klubit. Edhe pse insistohet se ishte një vizitë joformale, mediat vendase janë të sigurta se ishte më shumë sesa thjesht për mirësjellje.
    Roma ka përjetuar një sezon të karakterizuar nga paqëndrueshmëri në fushë por edhe në stol, pasi ka ndërruar tre trajnerë këtë sezon dhe tani është në kërkim të një profili me përvojë ndërkombëtare dhe aftësi për të drejtuar një projekt konkurrues.
    Zyrtarizimi i Ten Hag në krye të stolit të verdhekuqve pritet të ndodhë javët në vijim. Edhe pse emra si Allegri, Gasperini apo Pioli janë përmendur gjithashtu për të marrë drejtimin e Romës, pronarët e klubit kryeqytetas kanë zgjedhur trajnerin holandez.

  • De Jong i premton besnikëri Barcelonës, udhëzon agjentin e tij të refuzojë çdo ofertë në merkato

    De Jong i premton besnikëri Barcelonës, udhëzon agjentin e tij të refuzojë çdo ofertë në merkato

    Në shtëpinë e Barcelonës po flitet shumë për të ardhmen e Frenkie De Jong. Me shpërthimin e Casadò dhe paraqitjet prej veteranësh, pavarësisht moshës së re, të Pedrit e Gavit, holandezi dukej se do të ishte një nga të sakrifikuarit e klubit. Por këtë sezon, me ardhjen e Hansi Flick, ai është kthyer në qendër të hierarkisë dhe tani e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë me ngjyrat blaugrana.
    Jo rastësisht, siç raporton “Mundo Deportivo”, lojtari i ka dhënë udhëzime agjentit të tij, Ali Dursun, të mos dëgjojë asnjë ofertë në merkato, pasi dëshiron t’i japë përparësi rinovimit me Barcelonën.
    Drejtuesit e klubit janë të gatshëm të ulen në tryezë për të diskutuar, por drejtori sportiv Deco, sipas gazetës, do t’ia lërë vendimin përfundimtar trajnerit Flick. Gjithsesi, nuk duket se ka ende kohë të pjekur për negociata të avancuara dhe të dyja palët do të presin të paktën fundin e sezonit për të parë si do të paraqitet lojtari i lindur në vitin 1997 në kampionat dhe në Champions League.
    Megjithatë, edhe pse është joshur nga Manchester United, Liverpool-i dhe disa klube arabe, enturazhi i De Jong ka dashur të hedhë poshtë çdo dyshim mbi mundësinë që ai të largohet si lojtar i lirë në fund të kontratës. Holandezi ka sqaruar se, për korrektësi, nuk po e merr fare në konsideratë idenë për të ikur nga Barcelona pa i sjellë përfitim klubit katalanas.