Tag: holandeze

  • Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Pas shumë orë diskutime juria ndërkombëtare, si projektin më të mirë për transformimin e “Asllan Rusit” zgjodhi kompaninë arkitekturore holandeze MVRDV.

    Në Konkursin Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, ishin 6 skuadra finaliste, të cilat prezantuan projekt-idetë arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare.
    Në përditësim…

    Top Channel

  • FSHF e Ambasada e Holandës organizojnë event të veçantë me rastin 55-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe ndeshjes 17 Nëntori-Ajaks

    FSHF e Ambasada e Holandës organizojnë event të veçantë me rastin 55-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe ndeshjes 17 Nëntori-Ajaks

    Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua sot një event i veçantë i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Holandeze dhe 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

    Kjo ngjarje përkoi gjithashtu me përvjetorin e ndeshjes historike mes “17 Nëntorit” dhe Ajax-it, e zhvilluar dekada më parë dhe që mbetet një kujtim i paharruar për tifozët shqiptarë.

    Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z.Reinout Vos, ish-futbollistë të dy skuadrave të asaj kohe si Arie Haan, i cili ka qenë edhe trajner i ekipit tonë kombëtar (2008-2009), Ruud Krol, Niko Xhaçka, Arben Çela, si edhe shumë ish-futbollistë të shquar, personalitete, gazetarë etj.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë historike të kësaj ndeshjeje që ka mbetur në kujtesën e futbollit shqiptar, duke përshëndetur protagonistët e asaj kohe, si dhe figurat e njohura të futbollit holandez, Rudi Krol dhe Arie Haan, të pranishëm në ceremoni.

    Ai theksoi se futbolli ka një fuqi të veçantë për të bashkuar popujt dhe për të ndërtuar ura miqësie përtej politikës, duke nënvizuar se “futbolli i paraprin diplomacisë dhe krijon lidhje që shkojnë përtej fushës së lojës”.

    Presidenti Duka vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Holandës, si në aspektin diplomatik ashtu edhe në atë sportiv, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë me Federatën Holandeze të Futbollit dhe shembuj konkretë si finalja e parë e Conference League të zhvilluar në Tiranë, ku mori pjesë edhe klubi Feyenoord.

    Në mbyllje, Presidenti Duka falënderoi ambasadën holandeze për partneritetin dhe theksoi se Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që promovojnë kulturën, sportin dhe miqësinë mes popujve.

    “Është kënaqësi për mua që, në emër të futbollit shqiptar, t’ju përshëndes të gjithë pjesëmarrësit në këtë sallë, ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, përfaqësuesit e ambasadës, ambasadorin e Ukrainës, figurat e futbollit, duke nisur me protagonistët e ndeshjes së vitit ’70, Rudi Krol, Arie Haan, që për Shqipërinë është një emër i njohur jo vetëm si futbollisti i Ajax-it në vitet ’70 dhe i Kombëtares, apo për dy golat fantastikë që ka shënuar kundër Gjermanisë dhe Italisë në Botëror, por edhe si pjesë e historisë së futbollit shqiptar, duke qenë se ka drejtuar Kombëtaren shqiptare për një vit. Gjithashtu, protagonistët e asaj kohe, Xhakën, Celën, Konomin dhe të gjithë ata që e kanë përjetuar dhe që janë këtu.

    Në fakt, këtu slogani thotë “historia përtej futbollit”. Nuk e di pse, por mbase futbolli është më shumë se historia. Pse sot Federata e Futbollit, në përvjetorin e marrëdhënieve diplomatike, është bashkëorganizatore e këtij eventi? Sepse futbolli është më shumë se politika, sepse futbolli i paraprin diplomacisë. Futbolli është një lojë magjike, por është një lojë që realizon shumë gjëra të tjera, bashkon popuj, krijon lidhje, i paraprin diplomacisë, dhe unë për këtë jam shumë i lumtur që ambasada na ka përzgjedhur si partner për të hapur javën kulturore holandeze me një kujtim të aktiviteteve sportive.

    Marrëdhëniet e Shqipërisë me Holandën janë të shkëlqyera edhe sot. Padyshim që në 55 vite ka patur zhvillime të mëdha dhe sot ato janë të shkëlqyera. Gjithashtu edhe në aspektin sportiv janë të tilla. Ne kemi shumë shkëmbime me Federatën, kemi marrëdhënie shumë të mira me Federatën dhe Presidentin e Federatës Holandeze, Frank Paauë, i cili vetëm në vitin e fundit ka vizituar dy herë Shqipërinë. Kemi zhvilluar shumë aktivitete. Ju rikujtoj që Feyenoord do të mbetet në histori si pjesëmarrës në finalen e parë të Conference League që u luajt në Tiranë.

    Gjithashtu, mbase është një lajm që ju nuk e dini. Javën e ardhshme ekipi i vajzave të PSV Eindhoven do të luajë në “Shtëpinë e Futbollit” një ndeshje të Women’s Europa Cup ndaj Minsk. Aktivitetet tona të përbashkëta vazhdojnë, do ta forcojnë akoma këtë bashkëpunim dhe do ta ndihmojnë diplomacinë në marrëdhëniet e dy popujve. Të punosh rreth futbollit nuk është shumë e vështirë. Vërtet ka impenjim, por nuk është shumë e vështirë, sepse futbolli është një lojë shumë e bukur, magjike, që vërtet mund të kryejë dhe realizojë shumë objektiva për përmirësimin e jetës së shoqërisë dhe marrëdhënieve në përgjithësi.

    Dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe dua t’ju garantoj që këto marrëdhënie dhe ky kontribut i përbashkët do të vazhdojnë dhe do të jenë të tilla. Uroj të keni sa më shumë suksese”, – tha Presidenti Duka.

    Vazhdo leximin

  • FSHF & Ambasada e Holandës, event të veçantë për 55-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike

    FSHF & Ambasada e Holandës, event të veçantë për 55-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike

  • Legjendat e Holandës së viteve 1970 po vijnë Shqipëri!

    Legjendat e Holandës së viteve 1970 po vijnë Shqipëri!

    Nga data 9 deri më 11 tetor, në Tiranë zhvillohet Java Kulturore Holandeze, një seri aktivitetesh që shënojnë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Holandës dhe Shqipërisë. Programi përfshin ekspozita, diskutime dhe evente që ndërthurin artin, sportin dhe dialogun kulturor, duke sjellë më afër dy vendet përmes krijimtarisë dhe kujtesës historike, raporton A2.
    Aktivitetet nisin më 9 tetor, ora 11:00, në Stadiumin Air Albania, me ceremoninë hapëse të ekspozitës “Ajax – 17 Nëntori / Tirona – Ribashkim dhe Ekspozitë Fotografike”. Ky aktivitet kujton ndeshjen historike të vitit 1970 mes Ajax dhe 17 Nëntorit, që përfundoi 2–2 dhe u bë simbol i miqësisë dhe diplomacisë sportive. Legjendat Arie Haan dhe Ruud Krol rikthehen në Tiranë për t’u ribashkuar me ish-lojtarët shqiptarë, në një ribashkim që përfshin panel diskutimi dhe ekspozitë me imazhe të papublikuara nga ajo periudhë.
    Në të njëjtën ditë, më 9 tetor, ora 17:30, në Vila 31, hapet ekspozita “Amsterdam Rainbow Dress”, një vepër unike e krijuar nga flamujt e vendeve ku orientimi queer ende është krim. Ekspozita përfshin 30 fotografi nga nëntë vitet e fundit dhe do të shoqërohet me prezantim nga Arnout Van Krimpen më 10 tetor, ora 17:00. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 10–11 tetor, në oraret 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00.
    Java mbyllet më 11 tetor, ora 17:00, në Vila 31, me aktivitetin “Dialogë me Artistë – Lidhjet mes së kaluarës dhe së ardhmes”, ku kuratorja Kim Knoppers dhe dizajnerja holandezo-shqiptare Felice Emanuels diskutojnë lidhjen midis kujtesës, traditës dhe inovacionit në art dhe dizajn. Knoppers trajton konceptin e kurimit transhistorik dhe rolin e qendisjes si mjet kujtese dhe rezistence, ndërsa Emanuels prezanton mënyrën se si motivet tradicionale shqiptare rimendohen përmes teknikave moderne të dizajnit industrial holandez.
    Java Kulturore Holandeze sjell në Tiranë një kombinim të veçantë të artit, sportit dhe dialogut ndërkulturor, duke theksuar vlerat e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
    Hyrja në të gjitha aktivitetet është e lirë. Pas përfundimit të Javës Kulturore Holandeze, Tirana do të mirëpresë Javën Kulturore Japoneze, nga 12 deri më 18 tetor, një javë e dedikuar trashëgimisë së pasur të Japonisë.

  • Policia holandeze përplaset me protestuesit anti-imigracion në Hagë, përdoret gaz lotsjellës dhe topa uji. 30 në pranga

    Policia holandeze përplaset me protestuesit anti-imigracion në Hagë, përdoret gaz lotsjellës dhe topa uji. 30 në pranga

    Policia holandeze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm anti-immigracion në Hagë të shtunën. Rreth 30 persona u arrestuan dhe dy efektivë policie u lënduan gjatë përplasjeve, ku protestuesit hodhën gurë dhe shishe. Rreth 1,500 persona bllokuan një autostradë që kalon në qytet, ndërsa një makinë policie u dogj, sipas agjencisë së lajmeve holandeze ANP, që citoi burime policore.
    Kryeministri Dick Schoof dënoi “imazhet e tronditshme dhe të çuditshme të dhunës pa turp”, duke e quajtur atë “krejtësisht të papranueshme”. Kreu i partisë së djathtë, Geert Uilders, i cili fitoi zgjedhjet e mëparshme në Holandë dhe është në avantazh në sondazhet para votimit më 29 tetor, u ftua të fliste në protestë, por nuk mori pjesë. Ai gjithashtu dënoi dhunën ndaj policisë si “krejtësisht të papranueshme”, duke e quajtur atë punë e “idiotëve”.

    Protesta u organizua nga një aktivist i djathtë, duke kërkuar politika më të rrepta migracioni dhe goditje më të fortë ndaj azilkërkuesve. Dhuna shpërtheu kur grupe të mëdha protestuesish, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj holandezë dhe flamuj të lidhur me grupe të djathta ekstreme, teksa u përballën me forcat e sigurisë. Protestuesit thyen edhe xhamat e selisë së partisë të qendrës së majtë D66, që nga e djathta ekstreme shihet si një parti që përfaqëson elitën progresive.

    Kreu i D66, Rob Jetten, tha se dëmi brenda ishte i madh dhe u bëri thirrje protestuesve të “qëndrojnë larg partive politike”. “Nëse mendoni se mund të na trembni, fatkeqësisht jo. Ne kurrë nuk do të lejojmë që banditë ekstremistë të marrin vendin tonë të bukur,” shkroi ai në rrjetin social X.

    Asnjë person nuk ishte në zyrat e D66 gjatë protestave, sipas zyrtarëve të partisë. Qeveria holandeze u rrëzua në qershor pasi Uilders tërhoqi partinë e tij të djathtë PVV nga koalicioni qeverisës pas një mosmarrëveshjeje mbi migracionin. Mosmarrëveshja erdhi pas kërkesave të Uilders për 10 masa të reja për azilkërkuesit, duke përfshirë ngrirjen e aplikimeve, ndalimin e ndërtimit të qendrave pritëse dhe kufizimin e ribashkimit familjar. Koalicioni qeverisës qëndroi në detyrë për më pak se një vit.

  • Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

    Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

    Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë.

    Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, policia holandeze ika ndaluar shqiptarët që të mblidhen përpara Gjykatës Speciale.
    Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes.
    Janë 15 dëshmitarë të cilët pritet te dëshmojnë në favor të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

    Top Channel

  • Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet në Argjentinë, reklamimi i shtëpisë për ta shitur nxori në pah grabitjen

    Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet në Argjentinë, reklamimi i shtëpisë për ta shitur nxori në pah grabitjen

    Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian është zbuluar në faqen e internetit të një agjencie pasurish në Argjentinë, që reklamonte një shtëpi për shitje.

    Bëhet fjalë për veprën “Portreti i një gruaje” (Contessa Colleoni) nga piktori barok Giuseppe Ghislandi, i njohur edhe si Fra’ Galgario. Piktura shfaqet e varur mbi një divan në dhomën e ndenjes së shtëpisë, në një qytet bregdetar pranë Buenos Aires.
    Gazeta holandeze AD tha se pas një hetimi të gjatë, arriti të gjurmojë veprën e artit. Ky portret është pjesë e një databaze të arteve të humbura dhe sipas ministrisë holandeze të kulturës është ende i pazbuluar që nga Lufta e Dytë Botërore.
    Portreti i përkiste Jacques Goudstikker, një prej tregtarëve më të njohur të artit në Holandë, i cili iku nga vendi në maj 1940 për të shpëtuar nga nazistët, por vdiq tragjikisht gjatë udhëtimit drejt një zone të sigurt. Pas luftës, shumë vepra u gjetën dhe iu kthyen trashëgimtarëve, por ky portret nuk u identifikua kurrë.
    Dokumentet e kohës tregojnë se piktura ka qenë në pronësi të Friedrich Kadgien, një zyrtar nazist, i cili më pas u zhvendos në Brazil dhe Argjentinë, ku ndërtoi familjen dhe biznesin e tij. Kadgien vdiq në vitin 1978.
    Historia mori kthesë kur gazeta AD pa foton e portretit në faqen e një agjencie imobiliare që po shiste shtëpinë e Kadgien në Argjentinë. Ekspertët e artit thonë se piktura është origjinali i humbur, por për konfirmim të plotë duhet ekzaminimi direkt i veprës.
    Kjo zbulim është një hap i rëndësishëm në historinë e artit të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Top Channel

  • Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar(Emri)

    Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar(Emri)

    Një 56-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shkëlqim Vokri, banues në Dërmenas, Fier, është arrestuar në Belgjikë.
    Vokri, që posedonte dokument me shtetësi holandeze, rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për të vuajtur 686 ditët e mbetura të dënimit, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në Holandë.
    Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes FAST Albania, rrjetit ENFAST dhe homologëve ndërkombëtarë nga FAST Holanda dhe FAST Belgjika, duke siguruar shkëmbim të informacionit në kohë reale.
    “Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në shtetin e Belgjikës i shtetasit shqiptar Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze.
    Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e shtetit holandez, pasi, bazuar në urdhrin e arrestit europian dhe ndërkombëtar (EAW/IAW), duhet të vazhdojë vuajtjen e dënimit prej 686 ditësh burgim të mbetura, lidhur me veprën penale të ‘hkeljes së aktit për drogat’ (trafikim të lëndëve narkotike), të parashikuar nga Kodi Penal Holandez, në lidhje me transportin e 250 kg kokainë në shtetin holandez.”– njofton policia.

  • 8 javë pushime luksi në Greqi, shpërthejnë kritikat ndaj familjes mbretërore holandeze

    8 javë pushime luksi në Greqi, shpërthejnë kritikat ndaj familjes mbretërore holandeze

    Familja mbretërore holandeze është në qendër të kritikave nga publiku, pasi Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima kaluan pothuajse të gjithë verën e këtij viti, 8 javë rresht, në vilën e tyre luksoze në Peloponez të Greqisë.
    Pushimet e tyre të gjata kanë ndezur reagime nga shtypi dhe opinioni publik, duke ringjallur kritikat e vjetra.
    Zgjedhja e familjes mbretërore holandeze për të kaluar verën në Greqi nuk është një fenomen i ri. Në vitin 2012 , pasi shitën shtëpinë e tyre në fshat në Mozambik, çifti mbretëror zgjodhi Greqinë, duke blerë një vilë në Kranidi, me vlerë 5 milionë euro. Që atëherë, çdo udhëtim që ata kanë bërë në Peloponez është shoqëruar me kritika.

    Qëndrimi i tyre këtë vit nuk bën përjashtim, me mediat holandeze që e quajnë atë një “pushim luksoz” dhe e krahasojnë sjelljen e çiftit mbretëror me atë të monarkëve të tjerë evropianë.
    Një artikull i kohëve të fundit në një revistë holandeze vëren se shumica e anëtarëve të familjeve mbretërore evropiane po qëndrojnë në shtëpi gjatë verës. Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës po kalojnë pushimet në Majorka, Mbreti Carl Gustaf dhe Mbretëresha Silvia e Suedisë në ishullin Åland, Mbreti Harald dhe Mbretëresha Sonja e Norvegjisë në Pallatin Oscarhall në Oslo, ndërsa Princi Albert i Monakos zgjedh pronën Roc Agel, vetëm 20 minuta larg pallatit të tij.
    Artikulli përfundon me një pyetje kritike: “A duhet që Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre dhe t’i kalojnë pushimet më afër shtëpisë?”.

    “Ata mund të mësonin shumë nga anëtarët e tjerë të familjeve mbretërore. Holanda ka vende të bukura – Zeeland, Limburg, Terschelling. Por dyshoj se do ta bëjnë ndonjëherë”, tha ekspertja mbretërore Justine Marcela.
    Pallati, nga ana e tij, thekson se mbreti është i disponueshëm 24 orë në ditë dhe se, në rast të një krize kombëtare, ai do të kthehet menjëherë në Hagë.
    Paraqitja e tij e vetme e planifikuar është më 15 gusht, në një ceremoni për dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
    Megjithatë, “ndjeshmëria” që rrethon “strehën” greke të familjes mbretërore nuk është e re. Në tetor 2020, në mes të një pandemie dhe me ndalime udhëtimi në fuqi, çifti udhëtoi për në Greqi, duke shkaktuar një protestë publike. Presioni ishte i tillë që ata u kthyen njëri pas tjetrit dhe kërkuan falje në një mesazh publik, duke e quajtur udhëtimin “shumë të papërshtatshëm”.

    Vila që shkaktoi reagime ndodhet pranë Spetses, ku u zhvillua dasma e Princit Nikolla të Greqisë me Tatiana Blatnik në vitin 2010. Flitet se ishte ajo koha kur çifti mbretëror holandez u dashurua me zonën dhe kërkoi “strehën” e tyre në Greqi
    Prona prej 4,000 metrash katrorë, me pamje të pakufizuara të detit Egje, është bërë simbol i luksit dhe izolimit. Javën e kaluar, vajza e madhe e çiftit, Princesha Amalia, u pa në zonë me miqtë, duke nxitur thashethemet për një qëndrim familjar në pronë.

  • Cila ishte kompania më e pasur në histori?

    Cila ishte kompania më e pasur në histori?

    Shekulli XVII-të ishte Epoka e Artë e kolonializmit evropian. Disa nga kompanitë më të mëdha në historinë botërore u krijuan pikërisht në këtë periudhë kohore, e cila u solli atyre nivele të atilla të ardhurash, që i kalonin shumë herë të ardhurat e super-kompanive aktuale.

    Nivelet e jashtëzakonshme të të ardhurave, do t’i lejonin disa prej këtyre të nisnin të vetë-administroheshin, shpesh duke vepruar jashtë autoritetit të vendit që i krijoi ato. Shumënjerëz kanë dëgjuar me siguri për kompaninë e famshme britanike të Indisë Lindore, e cila do të arrinte nivele të paimagjinueshme të pasurisë, dhe do të sillte një epokë të artë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Por ato nivele të ardhurash, nuk krahasohen me vlerën e paparë monetare që arriti Kompania e Indisë Lindore e Holandës. Vereenigde Oostindische Compagnie në holandisht, ishte një mega–korporatë e krijuar nga qeveria holandeze, e cila anuloi konkurrencën e lirë dhe krijoi një monopol.

    Pas bashkimi në një mega-kompani VOC do të bëhej kompania e parë në botë e listuar publikisht në bursë, dhe që do e lejonte publikun të blinte aksione në ekspeditat që vazhdoi. Shumë historianë të ekonomisë i referohen kësaj ngjarje si fillimi i globalizimit siç e njohim ne sot, teksa shumë kompani sot përdorin modelin VOC kur menaxhojnë strukturën e tyre, duke shënuar edhe origjinën e kompanive në pronësi publike.

    VOC vazhdoi të bëjë tregti në mbarë botën, duke u fokusuar kryesisht tek Inditë Lindore Holandeze dhe zotërimet e tjera holandeze në Lindjen e Largët. Portet e Batavias dhe Kejp Taunit, u përdorën si pikat kryesore për operacionet e tyre kur zhvendosnin mallrat nga Inditë Lindore në Evropë.

    Në kulmin e tij, VOC do të arrinte një vlerë prej 7.8 trilion dollarësh, që e rregulluar ne nivelin e inflacionit, është gati 8 herë më shumë sesa vlera aktuale e kompanisë së mirë-njohur amerikane Apple. Duke e diversifikuar vazhdimisht aktivitetin e vet, VOC vazhdoi të ndërtonte një monopol ndërkombëtar, ku shumë kompani të tjera u mbështetën tekshërbimet e saj për ndërtimin e anijeve, transportit apo projekteve arkitekturore.

    Me një fuqi të atillë, holandezët ishin në gjendje të ndikonin shumë politikisht dhe ekonomikisht mbi botën, duke iu dhënë atyre shumë pushtet në skenën ndërkombëtare.

    Kjo ishte diçka shumë e rëndësishme për një vend të përmasave të saj.

    Mallrat që nuk mund të gjendeshin në Evropë, apo që mund të ishin më të lira në një pjesë tjetër të botës, do të transportoheshin në sasi të mëdha drejt Evropës, duke arkëtuar fitime tëjashtëzakonshme, dhe duke çuar në rritjen e vlerës së ekonomisë holandeze. Portet holandeze u bënë porta evropiane për produktet ekzotike nga Lindja e Largët.

    Kjo fuqi do të ishte shumë e dobishme pasi Vendet e Ulëta ndodheshin në një gjendje konflikti me shumicën e fqinjëve të tyre, që po përpiqeshin të fitonin pavarësinë. VOC i dha mundësinë holandezëve të kishin mbështetjen e duhur ekonomike për të luftuar dhe për tafituar një luftë të tillë. / History of Yesterday – Bota.al